E premte, 19.04.2024, 09:10 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani : Krenaria dhe turpi

E marte, 07.12.2010, 10:57 PM


Vështrim

 

Krenaria dhe turpi

/Ramadan Haziri: ”KRENARIA”, roman, FERIZAJ, 2007,  f. 280/

 

Nga Kadri Mani 

 

Trupi i Tushit atdheut i shtoi një grusht pluhur. Dhashtë Zoti, Shpirti t’i bëjë dritë përjetë!

Po, ai do të ndriçojë, do të shndrisë ndër breza...

 (Ramadan Haziri)

 

Me të drejtë është thënë se s’ka libër të trashë e të hollë, por ka libër të keq e të mirë, libër që të lodh e libër që të freskon, të mban të tendosur derisa i bie në fund. Këto cilësimet e dyta për të mirë, shkojnë në adresën e autorit e të librit në shqyrtim.

Libri i është kushtuar veprimtarit dhe atdhetarit numër një- Tushit, (Metush Krasniqit), e pret në radhë romnai që duhet kushtuar veprimtarit e atdhetarit numër dy, të madhit Ismail Dumoshit, të cilin turpërisht e kanë anashkaluar e mohuar ish-bashkëpunëtorët e vet si dhe familja e tij!?!

Rrjedhës dinamike e të lezetshme, ia shton vlerën e kënaqësinë- gjuha, në nivel të lartë.

“Të gjithë emrat që përmenden këtu janë realë, pos dy-tri nofkash. Kam ndjekur parimin për t’iu shmangur një kronike të zakonshme, siç mund të pretendojë ta ketë bërë, o ta bëjë ndonjë gazetaruc i kohës së pashallarëve të kuq, që me dinakërnë e lindur e të kultivuar prej zvarraniku, dëshiron me kullotë edhe nëpër livadhe të buta në perandorinë e tij të turpit, siç ka kullotur para luftë së fundit. Këta kanë zënë ngoje Tushin për të përmirësuar biografitë e tyre, për të ndërruar furrikun, por nuk ndërrohet ndërgjegjja për ca ditë a muaj, sikur që ka mundësi të ndërrohet identiteti me operacion plastik. Edhe përmendja e ndonjë emri të tillë, në këtë rast, më duket më se e pështirë, sado që ndonjë mundohet ta mbulojë të kaluarën me vellon e të qenit nxënës i Tushit.”- f. 17.

“U përpoq të rivendoste lidhje të reja e të domosdoshme me Shqipërinë (me Ajet Haxhinë, udhëheqës i lartë në qeverinë komuniste), me përpjekje të bashkëveprimtarëve e miqve të tij, për të cilët nuk foli kurrë. Njëri ndër ta isha edhe unë.”- f. 19.

“Njëherë ihte takuar me Kadri Osmanin. Erdhi nevrik nga bisedë e rëndë me të, nga paraqitja revolucionare e kategorike e tij, ndoshta edhe euforike për t’u imponuar. Herën tjetër kishte pasur një takim me Hydejet Hysenin. As me të nuk kishte arritur të ndahej mirë. Hydajeti ishte atëherë në ilegalitet. Mbi të gjitha e kishte nevrikosur këmbëngulja e Hydajetit për të mos e ndërruar vendqëndrimin e tij, sepse, sipas Tushit, aty ku ishte, do të zbulohej shpejt. Në këto dy raste, ai ishte kthyer nervoz e si i kalamendur, jo për shkak se ata ishin të majtë në orientimin e botëkuptimet e tyre, por për moskuptimet për disa gjëra të parëndësishme, për ca gjëra të papeshë. Ato yçkla Tushin e nxirnin nga vrulli e kënaqësia që ndiente sa herë takohej me veprimtarë të çështjes kombëtare.

Mbase ata ishin të rrëmbyer e kategorikë në mendimet e bindjet e tyre revolucionare, siç i porosiste teoria merksite-leniniste, ndoshta Parti(a) e Punës e Shqipërisë. Ishin të ngashnjyer nga vrulli i majtizmit që kishin thithur prej shtetit amë. Edhe unë isha i majtë, por kurrë në atë masë si i përshkruante Tushi këta veprimtarë, të cilëve ua kisha dëgjuar emrat. Dija ca për veprimet e tyre, por nuk kisha pasur rast të takohesha me ta asnjëherë.”- të pandehim se ka qenë ashtu! Paçka se s’ka qenë: te Metush Krasniqi, në zyrën e tij të sekretarit të shkollës “19-Nëntori”, në prishtinë, jemi takua: më ka marrë në shtëpi e më ka çua atz Hysen Shabani- Nallbani, kur jemi takuar për të parën herë dhe jemi njohur sheshazi- karikaturë pa fjalë. Më pastaj jemi takuar kalimthi në rrugë: unë e pata blerë shtpinë e Metush Hysenit, dhëndër i dajkovcit, dhe Tushi na tregonte humore... por për politikë- kurrë.

Të pandehim se ka qenë ashtu! Por unë me Hydajet Hysenin me kompani jam ndarë ditën e dytë të Deklaratës Kushtetuese (7-8 korrik 1990), kur ky elemnt e ka ngritur taktikën e strategjinë për marrjen e kalasë nga brenda- me masakër e me terror, që do të harroeshin masakrat serbe; kurse me Ramadan Hazirin kam kontaktuar në Tiranë- në banesën e tij, disa herë, kur ai po e lozte personin e painformuar, për të mos thënë të hallakatur!?- kohë kjo (në vitet ’95), kur bashkëpunoja në gazetari me të lemin e të blemin!?! Sivjet e festuam 10-vjetorin e revistës “Shiqpëria etnike”- ku nuk figuron Ramadan Haziri!?!

Përse, pra, këtë periudhë Ramadan Haziri (Dani, Danushi), nuk  ma mori si rrethenë lehtësuese, gjë që edhe gjytësit vepronin kështu?- kurse ai e di se nga Tirana në atë kohë tok me gruan time e denonconim enverizëm-satlinizmin, nuk i kujtohet!?- as nuk e ditka se vëllai im, Ramiz Osmani me kushërinjtë tanë nga pozitat endesheiste qenë dënuar më 1949? Ndërkaq, hydajet hysenët këtej e hysni milloshët përtej kufirit shqiptaro-shqiptar, fesojnë aktualisht 100-vjetorin e diktatorit dhe në qytetin e Danit (Ferizaj) themeoljnë Partinë e Punës!!

Kurse unë me shokët tanë po e festojmë 10-jetorin e resivtës “Shqipëria etnike”  dhe aderoj te NDSHja me në krye kryetarin zotni Pashk Staka, kandidat për feputet në zgjessjet e 12.12.2010; ku jam anëtar i Kryesisë e zëdhënës.

Lëre pastaj se romani në shqyertim është botuar më 2007, kurse unë jam kthyer nga mërgata më 12.08.2005, dhe tok me Danin jetojmë në Prishtinë!?

“nga paraqitja revolucionare e kategorike e tij, ndoshta edhe euforike për t’u imponuar.”- i vogli të madhin e quan- Bacë, dhe autoritetit nuk i imponohet, apojo?

“Edhe unë isha i majtë, por kurrë në atë masë si i përshkruante Tushi këta veprimtarë,”- cila “masë”!?- cila gradë!? (thuhet në shkollë e në fjalor, kurse në

Mejtep thuhet: sa “elif-migdari” zgjatet zëri)?- atëherë (në anët tona) s’ka vepruar endeshe-ja, e nuk vepron as sot si duhet, ngase pengohet nga ramadan hazirët... 

Dhe nuk e kuptoj pse autori i këtij morani e ka zët “paraqitjen revoluvionare”!? As e kuptoj si duket paraqitja jorevolucionare!?

Në karrierën time të gjatë agzetareske-letrare nuk ka mund të më përgënjeshtrojë askush, kurse Ramadanin e ka përgënjeshtruar Sadri ALIU, Talinoci i Jerlive:

 

Një shkrim tendencioz dhe qëllimkeq

Reagim në shkrimin e datës 13.4.2001, në gazetën „Rilindja“, me titull:

„Tali i Nocit“ të Ramadan Hazirit

 

Ishe kjo një ndërhyrje e domosdoshme, ngase heshtja është- pranim.

Ngjarja në oroman zhvillohet, kryesisht, në vozitje me veturën e Skënderit për ta gjetur Tushi të birin: kryepersonazhi herë fjetur e herë zgjuar, e herë me sytë mbyllur midis ësndrës e zhgjëndërës, mendimon në vegiem të kaluarën, tenton ta retushojë vende-vende, që t’i shtresojë e trasojë shtigjet depërtuese drejt triumfit të lirisë mbi robërinë e gjatë, që kishte arritur t’i rrëgjonte, për të mos thënë squlloste, disa shtresa lojale, edhe jashtë, e të mos flasim brenda burgjeve:

“Burgjet e hetuesisë u ngjasonin dërstilave: ato shtypnin, copëtonin mishin e kockat, prodhonin tortuara e poshtrim, derisa burgjet ku bëhej vuajtja e dënimit i ngjasonin mullirit, i cili pa ngutje të madhe, me durim, si në heshtje, por sigurt, bluan trupin e shpirtin e njeriut. Po uria? Ajo ishte tmerri tjetër dhe po të mos ishin dërgesat e “pakove ushqimore”, një herë në muaj, shumë të burgosur nuk do ta përballonin urinë.

Edhe familjet e të burgosurve kishin halle dhe uri në shtëpitë e tyre, për të dërguar ushqimet në burg, duhej sakrificë e përpjekje e skajshme. Zakonisht dërgohej bukë dy herë e pjekur dhe gjalpë buallice, përndryshe uria depërtonte dalëngadalë në gjithë qenien, të dridhej shtati e leqet e këmbëve, fishkëllenin zorrët, ndoshta koka e ndiente atë fishkëllimë, por ajo shihej, ishte e dukshme dhe të vriste sapo të gjeje ndonjë  rast të ngopeshe, do të mbrëthente me shrëngime në lugth, pështjellim zorrësh i thoshin.”-(f. 95-96). 

Këtu edhe qëndronte dhembaja e Tushit atëherë dhe jona sot: duke qenë shokë të ilegales e të burgjeve, siç thuhet, peshq të një tigani ku jemi fërguar dje, për shkaqe ideologjike jemi të ndarë e të hasmuar sot!?! E që nuk jemi sikurqë ishim dikur, sërish po citojmë romanin në shqyrtim.

Mllefi, pezmi e hakmarrja u shpreh në revoltën kaçake, nëpërmjet luftës së tyre. Ndër të parët kaçakë, ndoshta më i veçanti, më vetëmohuesi, më pikanti, gjithësesi duhet të ishte Ibrahim Shatrolli- Kaçaku, nga fshati Pleshinë e Ferizajt. Ai e kishte lajmëruar pushtuesin, pushtetin e Serbisë:

Nga Mitrovica e në Han të Eleizt, çdo shkja që është vrarë e që do të vritet, dijeni se unë e kam vra! Ta dini se nuk do të pushoj së vrari edhe shkje të tjerë. Nuk të lë tjetri në folenë e vet. Sa ta kam shpirtin, asnjë ardhacak i Serbisë nuk do të flejë i qetë me gruan e tij. Kush e do kokën mbi supe, le të kthehet andej nga ka ardhur. Sot e bëj vetëm unë punën e spstrimit të truallit  nga ferrat e këqia, nesër do të dalin edhe të tjerë, sepse do të lodhen nga dhuna e ju pushtuesve.”-(f. 103)

“Po të merret fillimi i dhunës sllave mbi ne që nga vitet e largëta 1876/78, vargoi i vuajtjeve tona do ta arrinte vetë diellin. Medet, as perënditë e as bota nuk u mallëngjyen nga lotët tanë.”-(f. 127)

“Miqtë, atdhetarët e këdo që e pësonte nga pushteti për veprimtari lridashëse, Tushi e admironte, e respektonte dhe nuk e harronte kurrë. Me emrin  e tij fillonte bisedën dhe me të e mbaronte, ndër ndeja e kudo që ndodhej. Habiteshe si i mblidhte gjithë ato të dhëna, prej nga i merrte, ku i gjente, si i komentonte, si e dëshmonte dhe si e çmonte sakrificën, e jehonën që sillnin ato. Kështu ndodhi edhe me evrasjen e të riut 16-vjeçar, Murat Mehmetit në demonstratta e gjashtëdhjetëetetës. Vrasja e tij qe e dhmebshme për Tushin e gjithkënd. Ajo nxiti revolta në mjedise nga më të ndryshmet.”-(f. 195-196)

“Kjo bindje e tij për luftë erdhi duke marrë formë të organizuar, që kur kishte formuar partinë Revolucionare për bashkimin e tokave shqiptare me shtetin amë dhe kishte bërë përpjekje për veprim të organizuar.”-(f.  2001).

“Në një çast iu kujtua ajo anekdota arabe që ia pat treguarn një hoxhë atdhetar: një prind e kishte djalin të dhënë pas ëmbëlsirave. Mirëpo, ato nuk i bënin mirë. I kishte folu të birit t’i braktiste ëmbëlsirat, por ai vazhdone të ëmbëlsohej. Kishte vendosur të kërkonte ndihmln e profetit Muhamed dhe i kishte shkuar në shëpti së bashku me të birin. Pasi i kishte treguar si e kishte hallin, profeti i kishte thënë që t’i shkonin nëser, sepse nuk mund t’u kryente punën atë ditë. Të nesërmen profeti i kishte folur djalit, mbase e kishte bindur të mos përdorte më ëmbëlsira? I ati i djalit i kishte thënë pefortit:

“Të lutëm, porfeti im, a më tregon përse nuk ma kreve dje punën, siç e bëre sot”?

“Dje e kisha barkun plot hurma dhe nuk mund të flisja kundër asaj që e kisha bërë vetë po atë ditë”.

Çështje parimesh e karakteri provokonte anekdota arabe. Ishte një përvojë morale e padiskutueshme ndër njerëz normalë në rrethana normale.”- (f. 232-233).

-----------------

    

 Ramadan Haziri u lind më 10 prill 1940 në Muhoc të Ferizajt. Mbaroi studimet e larta në Shkencat Historike, në Universitetin e Prishtinës. Një kohë punoi si mësimdhënës në Ferizaj e Kaçanik.

Me politikën antishqiptare të ish Jugosllavisë u ndesh që në vitin e largët 1957. Kjo ishte e vetmja arsye pse u largua nga puna, pse u burgos disa herë dhe u eliminua nga jeta publike.

U dënua me 12 vjet burg, prej të cilave 6 i mbajti. Ramadan Haziri startoi me publicistikë:{"Arti i atdhedashurisë", Tiranë, 1999) Për të vazhduar pastaj në fushën e romanit. Në konkursin letrar të shtëpisë botuese BUZUKU, për romanin "Vrasësit e dashurisë", mori çmimin e tretë. Aktualisht jeton në Prishtinë.

 

Veprat letrare

§                     "Arti i atdhedashurisë", publicistikë, Tiranë, 1999

§                     "Moçalet e Sazlisë", rrëfime, 2002

§                     "Oaza e Ilirisë", roman, 2003

§                     "Njerëz dhe minj", roman, 2004

§                     "Streha e shpëtimit", roman, 2004

§                     "Imazhi i vëllait në sytë e motrës",roman, 2005

§                     "Ikje tej fatit", roman, 2005

§                     "Dragoi i shportës, roman, 2005

§                     "Kalorësit e mjegullës I,II,III", roman, 2006

§                     "Krenaria", "Anton Pashku", 2007

§                     "Pushka e Hasimes", "Anton Pashku", Prishtinë, 2007

§                     "Vrasësit e dashurisë", "Buzuku", Prishtinë, 2007

§                     “KRENARIA”, roman, “Anton Pashku”, Ferizaj, 2007



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora