E enjte, 18.04.2024, 09:38 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Ata që me djersën e popullit ndërtuan pallate duhen larguar nga skena politike

E hene, 06.12.2010, 10:59 PM


ATA  QE  ME DJERSEN E POPULLIT  NDERTUAN  PALLATE

DUHEN  LARGUAR  NGA SKENA POLITIKE E SHTETERORE

 

Nga Ramiz Dërmaku

 

Nuk jam marrë kurr me politikë,dhe nuk  e kam ndërmend që të përzihem në politikë. Nuk jam analist , dhe nuk  kam për qëllim tu bëja konkurencë analistëve. Mirëpo, edhe të heshtë për shumë dukuri negative, për të ( pa ) bërat ,të cilat, me që apo pa qëllim ,(nuk) u ndërmorrën e ( nuk) u vunë në jetë, e nuk u realizuan nga ata të cilëve populli ua dha besimin në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë. Të gjithë deputetët, pa përjashtim u betuan se do të angazhohen maksimalishtë për realizimin e detyrave që ka deputeti, premtimeve që i dhanë elektoratit si dhe të atyre që kërkon atdheu. Disa deputetë të Parrlamentit të Kosovës, e disa lider qeveritarë folën nga një herë ??? lagën gojën??, thënë shkurt nuk i realizuan premtimet e veta, dhe nuk i kryen detyrat që kërkoheshin nga ta. Eshtë keqë të shkruhet, mirëpo në mesin e deputetëve ka të tillë që gjatë diskutimeve të tyre jo që thyen normat demokratike por në disa raste shkelën edhe mbi ligjin.Që nga zgjedhjet e fundit e deri më sot, Ministria e Punëve të Jashtme ( por edhe ministritë tjera) jo  që nuk u angazhua për internacionalizimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare, por në disa raste, tentoi t?i pengoj të gjithë ata që orvateshin të lobojnë  për njohjen e shtetit të Kosovës.Që nga zgedhjet e kaluara e deri më sot, marrëdhëniet në mes Qeverisë, e partive, mbrenda partiake, takimet me qytetarë, ato me mërgimtarë( u harruan), udhëtimet ???zyrtare?? nuk u ndalën kurrë. Takimet (vizitat) më përfaqësuesë të institucioneve të ndryshme të pa mbajtura asë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Gjatë kësaj kohe qeverisjeje, këta nuk treguan vendosmëri, pjekuri, interesim, angazhim e dashuri për realizimin e detyrave që kishin marrë mbi vete, si dhe nuk i realizuan premtimet e tyre dhënë elektoratit para zgjedhjeve. Siq po shihet gjatë zgjedhjeve në Kosovë, në vend se të rritet numri i zgjedhësve..,tek ne po bie. Kjo ndodhë nga shkaku se populli po e humbë besimin ndaj liderëve; partiakë, qeveritarë, ministrorë, presidencialë, komunalë.., etj. Delegatët e zgjedhur pa marrë parasysh se cilës parti i takojn më duket se akoma edhe sot nuk e kanë të qartë përgjegjësin që kanë marrë mbi vete. Delegat të nderuar dhe ju qeveritarë, si lejuat që kryetar shteti të zgjidhet njeriu që mbante dy poste? ! Pra fjala është për Fatmir Sejdiun ? ! . Eshtë më tragjike edhe për z. Fatmir Sejdiu, i cili pranoi një gjë të tillë. Duhet cekur edhe këtë; Ish. Kryeministri i Kosovës, gjatë mandatit të tij, çdo herë në takimet, konferencat për shtypë, intervistatë dhënë mediave të shkruara dhe atyre elektronike, deklaronte se ne ? qeveria,  jemi duke zhvilluar luftë të madhe ndaj korrupcinit, familjarizmit, karierizmit, si dhe shumë e shumë dukurive tjera negative.

  Do ta pyesja ish. kryeministrin e Kosovës, z. Hashim Thaqi, sa njerëz që punuan në qeverinë e tij i suspendoi nga puna, për shkakë të korrupcionit?, sa liderë e ministra.., që kanë nderuar pallate, u larguan nga puna. Sa ministra, sa mjekë, sa rektorë univerziteti, sa profesor, mr, dhe Dr. shkencash mbanin ( e mbajnë dhe sot ) nga dy poste. Le të më tregoj z. ish. kryeministër, sa kuarda të cilat i cituam më lartë kërkojnë punë e bredhin rrugëve të fshatrave apo të qyteteve duke kërkuar edhe punë krahu. Deri kur do të ndalesh me ato premtime boshe ? Në demokraci nuk guxon të pengohet fjala e lirë, por edhe demokracia ka rregullat dhe ligjet demokratike të cilat duhet respektuar. Demokracia nuk lejon që dikush të pasurohet , (siq po ndodh tani me anërët Qeverisë, ministrat tuaj, ( jo të gjithë ), e dikush të vdesë për një kafshat goje. Deri kur do të ndalesh me këto gënjeshtra. Mos harro, se populli e ka kuptuar se kush punon për çështje kombëre, dhe atij do t?ia epë votën.

 

Weingarten 3.12.2010



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora