Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Kripa: Kryetari klloun i opozitës

| E hene, 06.12.2010, 10:59 PM |


Kryetari klloun i opozitës

 

Nga Reshat Kripa

Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të Përndjekurve Politik Demokratë të Tiranës

 

Nuk kisha ndërmend të shkruaja por u detyrova kur dëgjova Kryetarin e Partisë Socialiste të dërdëlliste disa shprehje që, besoj, edhe ai vetë nuk i kuptonte. I ngrati kryetar, nuk e di as vetë ku e ka kokën! Flet e flet dhe askush nuk e kupton se çfarë thote. Flitka edhe për përmbytjet në Shkodër dhe akuzoka qeverinë për paaftësi. Nuk e di sepse por para syve mua më dalin disa skena të tmerrshme të periudhës së qeverisë socialiste.

            Tragjedia e Jonit. Televizionet buçasin për të ndihmuar  fatkeqët    kanë  mbetur       

në mëshirën e detit të tërbuar.  Por qeveritarët flenë. Le të vdesin qytetarët! Gjumi i qeveritarve të mos prishet. Dhe rezultati. Njëzetetetë jetë të humbura. 

            Tragjedia e studentëve kosovarë që kishin ardhur për të vizituar Shqipërinë mëmë. Ditë zie në gjithë Shqipërinë. Flamujt në gjysmë shtize. Por kryeministri i vendit nuk mund të prishë programin e tij. Pikërisht atë ditë zie, dëfrente në buzuqet e Selanikut duke iu hedhur të holla pa i numëruar kërcimtareve lakuriq.

            Mund të vazhdoja edhe më tej, por besoj se mjafton me kaq. Kryetari i opozitës mund të më thotë se nuk paska drejtuar atëherë opozitën dhe fajin t’ia hedhë ish kryetarit. Ç’rëndësi ka? A nuk ishte po kjo parti që ai sot drejton? A nuk kanë qenë po këta bashkëpuntorë të asaj ngjarje që ai sot i mban rreth vetes së tij? Midis tyre edhe ish Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, përgjegjësi kryesor i katastrofës, që në parlamentin shqiptar do të deklaronte se të pushkatuarit pa gjyq pas vitit 1944, që do të përfitonin nga ligji i dëmshpërblimit, paskan qenë “plehra”. Dhe kjo thuhej në një kohë kur bukuroshet e kryetarit, me porosinë e tij, deklaronin se në vijën e partisë socialiste do të kishte një rishikim të qëndrimit ndaj të përndjekurve politikë.

            Më falni se harrova. Me të vërtetë në gjirin e Partisë Socialiste janë futur të përndjekurit politikë. Anuk janë ish kryetari i të përndjekurve politikë, Kurt Kola dhe Kryetari i  Partisë  Demokristiane, Nard Noka të tillë? A nuk është i tillë Spartak Ngjela, që deri më sot ka ndërruar disa parti?

           Po ata janë të përndjekur politikë. Madje ndonjëri prej tye i përket edhe një familje me tradita nacionaliste. Por ç’ti bëshë? Luga e çorbës së prishur që mund të kenë ngrënë në të kaluarën, apo kushedi se çfarë interesa të tjera të ulta, fatkeqët i kanë detyruar të përulen deri në atë gradë. Mos harroni 97-ën. Ato fytyra i kemi parë edhe në atë vit të zi në të njejtin pozicion që janë sot.

            Kryetari socialist fryhet dhe fryhet dhe deklaron me pompozitet për opozitën e bashkuar. Po me cilët është bashkuar? Me fantazma që dalin nga varret ku janë mbuluar. Me kryetarë partish që veç vetes së tyre nuk kanë asnjë antar, madje as familjarët e tyre.

            Duke parë fytyrën e Kryetarit të Partisë Socialiste, para syve më dalin pamjet e një filmi serial që e kam parë disa viite më parë. Ishte një film për rininë e diktatorit fashist Benito Musolini. Edhe ai paskësh qenë socialist në rininë e tij. Edhe ai militonte për triumfin e klasës puntore mbi borgjezinë kapitaliste. Por, çuditërisht, si pasojë e egoizmit të tij, pa pritur dhe pakujtuar na u ktheka në themelues dhe drejtues të Partisë Fashiste, armike e betuar e socialistëve.

            Ashtu edhe miku ynë. Nuk e di se ç’ka qenë në të kaluarën. Por në ditët e para të ndryshimeve demokratike e kam parë në krye të tyre. Madje ishte një nga  paktët  lider 

asaj kohe që bënte thirrje me të madhe për likujdimin e të gjithë komunistëve. Ndërsa,  një ditë të bukur vere, pa pritur dhe pa kujtuar na u shndruaka në socialist, duke u vendosur në krye të tyre, duke i shpallur luftë së djathtës që ai përkiste disa vite më parë.

            Natyrisht habia ime më e madhe është se si socialistët u katandisën në atë gjendje sa të pranojnë një klloun në krye të tyre. Megjithatë kjo është puna e tyre. Vetëm një gjë doja t’u thoja. I kanë hipur kalit së prapthi dhe, shpejt a vonë, ai kale do t’i hedhi në greminë. Megjithatë, e përsëris, kjo është zgjedhja e tyre.