E premte, 19.04.2024, 01:29 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Heqja e regjimit të vizave për Shqipërinë

E hene, 06.12.2010, 10:58 PM


HEQJA E REGJIMIT TË VIZAVE PËR SHQIPËRINË

 

Nga Halit Bogaj

 

Këto ditë Kosova përjetoi një gëzim të madh i cili i erdhi nga Shqipëria, përkatësisht nga Këshilli i Europës i cili hoqi regjimin e vizave për Shqipërinë dhe hodhi në baltë atë mendimin pesimist të disa njerëzve tanë të cilët flisnin kuturu se kinse Europa nuk po i lë shqiptarët të ecin përpara nga shkaku se jemi muslimanë dhe dokrra të tjera të ngjashme të cilat janë bërë një demagogji bajate dhe e paduruar nga disa të cilët nuk shohin më larg se para syve të tyre.Heqja e vizave për qytetarët shqiptarë ishte një ngjarje shumë e madhe për të gjithë ne ngase kur nëna bëhet e fortë atëherë forcohen edhe bijt dhe bijat e saj kudo që janë.Siç e pamë të gjithë, vërtet gëzimi nuk kishte fund por për fate të keq ai nuk erdhi edhe nga opozita shqiptare, e cila, siç duket e kishte parasysh atë thënien''Për inat të resë më dektë djali''dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta pranonte si arritje të madhe heqjen e vizave të cilën e ka bërë oponenti Sali Berisha të cilin/mjerisht/  Edi Rama  e urren më tepër se serbët dhe grekët.Një atmosfere e tillë indiferente nga ana e opozitës u pa në  një mbrëmje të organizuar nga Televizioni KLAN në të cilin morën pjesë nga dy përfaqësues të pozitës dhe opozitës, me ç'rast ata të Edi Ramës ''nxirrnin gaca nga goja'nga sikleti që ishin hequr vizat, duke thënë se ato i ka hequr qafet Evropa dhe se një veprim i tillë i shkon për shtati pikërisht asaj/Evropës/.!!!Ta merrte mendja se diçka të tillë , çfarë e thoshte Preç Zogaj ,nuk do ta thoshin as fëmijët dhjetëvjeçarë!.Në vend se të gëzoheshin, ata dy flisnin gjepura dhe fjalë të pështjellta të cilat nuk mund t'i kuptonte askush!.Dy opozitarët, e frustruar pa kurrfarë nevoje, njëmend nuk e dinin se çka donin dhe çka kërkonin, ndaj edhe ishin ashtu të padefinuar./Ai tjetri ishte mërrolur sikur t'ia kishte vrarë dikush babain.Ata dy , jo vetëm  që nuk i pranonin të arriturat që i ka bërë deri sot Shqipëria në aspektin e integrimit euroatlantik, por donin  që edhe heqjen e vizave ta trajtonin si një problem më pak për Evropën, thuajse nuk qenka bërë  kurrfarë  përparimi për qytetarët shqiptarë!.Kur i dëgjonim ata dy, i luteshim Zotit që mos të kenë shumë bashkëmendimtarë të tillë rreth vetes, ngase, edhe nëse e urrejnë Sali Berishën,  qytetarët  shqiptarë janë gëzuar shumë me rastin e heqjes së vizave dhe si  të mos gëzohen me një të arritur të tillë aq të jashtëzakonshme pikërisht për Shqipërinë e izoluar aq gjatë nga regjimi antikombëtar dhe stalinist.Ata dy nuk do të duhej të flisnin ashtu kur edhe vetë kanë qenë pjesë e një persekutimi të tillë aq tronditës, deri në arritjen e një dite dhe një ëndrre aq madhështore.Paraqitjet dhe mendimet e tyre të mjera para opinionit  shqiptarë ishin si gjithmonë të njejta dhe pa risi të nevojshme.Qëllimi kryesor ishte vetëm ta sulmonin mazhorancën, duke mos treguar kurrfarë sensi diplomatik!.Por ajo që na habit më sëtepërmi është fakti se si i duron opinioni  njerëzit e tillë dhe nuk i sheh se sa të tepërt janë bërë me inatet e tyre kontradiktore që shpiejnë/parasëgjithash/në theqafjen e tyre të sigurtë.Heqja e vizave për Shqipërinë është interes i njejtë për të gjithë qytetarët e vendit, ndaj një arritje të tillë  epokale do të duhej ta përqafonin edhe votuesit e Edi Ramës narcisoid, i cili shpeshherë, me teket e tij të çuditshme, është në gjendje t'i lë anash edhe interesat madhore të vendit të vetë.

 

Në fund duhet theksuar se heqja e vizave ishte një gëzim i shprehur edhe në zemrat tona dhe një shpresë tjetër e afërme se edhe ne së shpejti do të udhëtojmë në Evropë  pa viza , në mënyrë që vetëm Kosova mos të mbetet një vrimë e zezë midis Evropës siç tha këto ditë edhe Tanja Fajon.Dhashtë Zoti që kjo të bëhet sa më shpejtë,por natyrisht, duhet të punojmë edhe ne për ta arritur atë qëllim kolosal.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora