E marte, 23.04.2024, 12:46 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Turbolencat serbe-ruse në veri të Kosovës

E hene, 06.12.2010, 10:58 PM


TURBOLENCAT  SERBE-RUSE  NE VERI TE KOSOVËS

 

Nga Albert Shabanaj

 

Nga një analizë sado provizore mund te kuptohet  se  Rusia është e interesuar dhe po punon të mbajë të ndezur vatrën e krizës në pjesën veriore të Kosovës, është kjo një gjë e pa mohueshme, meçe edhe në rrethet diplomatike bindjet e tilla janë te  pa diskutueshme. Rusia ka plane  konkrete, taktike dhe politik për destabilizimin e Kosovës, duke i mbrojtur  tensionet permanente në  veriun e  Kosovës. Dekonstruktivitetin  Rus e kemi vërejtur qe nga viti “99” qe nga uzurpimi i Aeroportit te Prishtinës,dhe sjellja tyre absurde diplomatike ne pozicionet ndërkombëtare ne përgjithësi dhe ne OKB, ne veçanti. Se fundi infantilitetin Rus e betonon ambasadori  Rusë në OKB  Çurkin, i cili në  mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së  12 nëntor, qe diskutohej për Kosovën, ai  ishte aty vetëm e vetëm për te minuar,deformuar dhe gënjyer mbi te vërtetat ne Kosove. Politika ruse, ndaj Kosovës,dëshmon çart se është arkaike  dhe makaber ,lidhur me politikën aktuale dhe me politikën e ardhshme të Moskës ndaj Kosovës. Intriganti  dhe renegati  Rusë,ne OKB,u rideshmua me paragjykimin dhe thirrjeve për dënim, përpjekjet e Prishtinës për të shtrire  juridiksionin e vet në tere Kosovën duke përfshi dhe veriun. Thirrjet Ruse, për te mos ndryshuar statuskuone ekzistuese në veri të lumit Ibër dhe gjithë andej enklavave të  populluara nga serbët e Kosovës,janë kërcënime dubioze te shtetit dhe diplomacisë ruse. Te njëjtën ndërhyrje ne politiken e brendshme te Kosovës e beri edhe Tadiq i Serbisë,duke u kërcënuar me ndërprerje te bisedimeve dhe bashkëpunimit me BE. Nga këto ndërhyrje  paradoksale te vazhdueshme  ruso-serbe,mundemi te konkludojme  dhe konstatojmë  elemente të rrezikshme, që ka të bëjë me përcaktimin dhe ndarjen e kufirit ne veri të Mitrovicës nga territori i Kosovës,  tendenca  këto te cilat  kanë  të bëjë me Bosnjezimin e Kosovës,duke shpallur pjesën e Mitrovicës Veriore dhe enklavave si territore të pavarura serbe. Konceptet diplomatike ruso-serbe përbëjnë ekspansionizëm te kulluar duke  shkelur ne menyr flagrante  të gjitha dokumentet e  OKB-së dhe të Këshillit të Sigurimit ne njërën ane dhe nga ana tjetër te gjitha dokumentet e dala nga institucionet e me lart cekura për Kosovën, të cilat i ka nënshkruar edhe vetë Rusia. Ato (rusia-serbia) ne vazhdimësi i referohen  rezolutës se OKB-se 1244, të cilën diplomacia ruse dhe serbe e paraqesin si bazë të  çështjes së Kosovës. Edhe ne këtë pik ato hienat ( ruso-serbet) bien ne ndesh me veten e tyre,sepse në asnjë rezolutë apo dokument  të OKB-së dhe të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, nuk shprehet apo njihet se Mitrovica e Veriut ose ndonjë enklavë serbe kanë  kufi ndarës me Kosovën si "territore të pavarura".  Ndonëse OKB-ja,  asnjëherë nuk e ka vene në dyshim  territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe  Veriun e Mitrovicës. Sipas mendimit time,kurset djallëzore qe po luhen tregojnë se ndodhemi para situatave eskalative të turbulencave ruso-serbe,te një shkallëzimi provokativ dhe agresiv të politikës së Rusisë në çështjen e Kosovës por edhe në rajon, ku sipas mendimit time,Mitrovica e Veriut paraqitet si një Arenë e mundshme  me kufij ndarës për te demostru ndikimin pse jo dhe forcën  ne Kosovë  dhe rajon…  Këtu , nëse shqiptarët,  nuk arrijnë qe te krijojnë një qeveri unike,te qëndrueshme dhe vërtetë te interesave kombëtare,si pasoj serbo-ruset do ta copëtojnë Kosovën edhe me keq se ne mendojmë dhe besojmë. Këto qëndrime  negative të Rusisë dhe suspekti i gjere të antagonizmave, aversioneve të thella dubioze të shtetit dhe diplomacisë ruse lexo: Mediokritetin infantil dhe patologjik të aversioneve ,diskrepancave dhe paradokseve ruso-pansllaviste…Na detyron të mos gabojmë dhe te mos  harrojmë, përsa i përket një zgjidhjeje te qëndrueshme  dhe konstruktive të çështjes madhore të Kosovës ne njërën ane dhe ne anën tjetër  janë ndërhyrje makaber në punët e

brendshme të një shteti të pavarur dhe jo rastësisht intensifikohen tani!? Meçe në Kosovë janë shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 12 dhjetor, të cilat janë dhe një rast-test  për minoritetin serb të Kosovës për të demonstruar gatishmërinë e tyre, për të marrë pjesë në planet e errëta kundër  shtetit demokratik të Kosovës.  Edhe për kundër faktit se, gjitha shtetet kryesore të Botes i kanë bërë thirrje minoritetit serb të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës,por me sa shihet ata dot ju rrinë besnik komploteve ruso-serbe. Këtu Moska dhe Beogradi  jo vetëm se po krijojnë ndërhyrje  flagrante ne punët e brendshme te një shteti, por  po cenojnë edhe integritetin territorial dhe  sovranitetin e shtetit të Kosovës, me përpjekje të jashtëligjshme për "territore të pavarura"  me kufij të ndarë  mbi lumin Ibër!? Moska dhe Beogradi, kërkojnë të krijojnë një realitet faktik për një entitet  të veçantë administrativ dhe politik  në Kosovë, krejtësisht i pavarur nga  shteti i Kosovës. Moska dhe Beogradi,jo vetëm se inkurajon por edhe i shtyn  forcat ekstremiste,çetnike  serbe  të Kosovës dhe te Serbisë, për ekspansion ne Kosovë . Dore heqjen e banorëve  serb  nga bandat paralele ne Kosove, për të ndërtuar së bashku organet e shtetit të Kosovës nuk e dëshirojnë Beogradi e Moska. Këto fakte i shprehu hapur ambasadori rus  Çurkin, kur në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit atakoi  qeverinë e Prishtinës dhe NATO-n, për planin e përbashkët te ndërtimit  shtëpive për banorët e Mitrovicës,si dhe  dënoi edhe planin e misionit të BE  “EULEX “për të krijuar rend ne veri  për t’ hapur gjykatën në at pjesë te Mitrovicës. Ndonëse, mafia diplomatike ruso-serbe, duke shfrytëzuar pjesëmarrjen e përfaqësuesve rusë në përbërje të UNMIK-ut, ka punuar dhe vazhdon te  punon në terren për të penguar dhe sabotuar  stabilizimin e situatës në Mitrovicë,dhe gjithandej enklavave serbe, duke kundërshtuar dhe sabotuar  mekanizmat stabilizuese të EULEX-it ne ato pjesë. Pra në kuadër të UNMIK-ut, shërbimet mafioze rusë i kanë mbrojtur dhe i kanë inkurajuar bandat (strukturat) e paligjshme paralele serbe në veri. Dhe nga ndikimi i diplomacisë mafioze te Moskës,është arritur qe Stafi lokal i UNMIK-ut në veri të Kosovës te ketë një përbërje qesharake… siç janë: Një rus,një tjetër  nga Ukraina, një serb nga Kroacia ,ndërsa  shefi i administratës së UNMIK-ut në veri të Kosovës, është rus,si dhe  përfaqësuesja komunale e UNMIK-ut në Leposaviq dhe përfaqësuesi komunal në Zveçan janë rus!!! Ndonëse këshilltari politik i shefit te UNMIK-ut Zanier, është  rus.  Sipas mendimit time,ne Kosovën tone,nuk ka asgjë te rastit,nuk kemi te bëjmë vetëm me diplomaci miqësore perëndimore,por edhe me diplomaci evasive,e përzier me mafie ruse-ndërkombëtare…që shprehin interes të veçante  për destabilizimin e Kosovës. Diplomacia mafioze ruse e tensioneve te errëta në Kosovë, por dhe në Ballkan, synon të rikthej dominimin qoftë artificial,qe mund të përdoret si pretekst i pranisë dhe  angazhimit rus në rajon. Nga historitë e kaluara dihet botërisht se Ruso-sllavet,nuk i zgjedhin format dhe metodat qofshin ato animale  për interesa dhe  infiltrim të saj gjeopolitik dhe strategjik. Jo rastësisht para ca muajve shefi i këshillit nacional serb te Kosovës Ivanivic ju drejtua Rusisë për ashtu te quajtur “Shpëtim te serbeve te Kosovës“ dhe ne një intervistë nëse nuk gaboi për RTK, ai u shpreh hapur se, të gjithë serbët e Kosovës, dëshirojmë  të aplikojmë për shtetësi ruse, sepse, sipas Ivanoviçit, Rusia din t'i mbrojë shtetasit e saj kudo që ndodhen,duke aluduar ne Gjeorgji. Ndërhyrja ruse pa  Precedent ne Gjeorgji,flitet se ju është premtuar si një opsion edhe serbeve te Kosovës nga qarqe te larta  Beograd-Moske dhe sipas një burimi serioz informativ,mësohet se kisha serbe me atë ruse i kane ndërmarr  hapat e nevojshëm, sipas të cilëve, shndërrimi i minoritetit serb në një minoritet me shtetësi ruse, dot  legjitimon format dhe modalitetet  për ndërhyrje të Rusisë në terren. Te nderuar lexues,kjo dot dukej  hipotetike, nëse nuk kemi faktin  parasysh se,i ashtuquajturi“ Kuvendi Kombëtar i komunave serbe në Kosovë“ qe ishte

pikërisht i ftuar për  peticion ndaj ministrisë së Jashtme të Serbisë,qe  t'i dërgojë Rusisë kërkesë zyrtare për hapjen e një konsullatë ruse në Mitrovicën e Veriut sa me par. Pra këto janë fakte që ndriçojnë një strategji ekspansioni turbulent  ruso-serbe në drejtim të Kosovës dhe rajonit. Megjithatë  me një qeveri te shëndetshme dhe me një politike unike Kosova, dot qëndroj vertikalisht para sfidave te mëdha ruso-serbe.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora