E marte, 16.04.2024, 11:36 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Zgjedhjet dhe Treguesi i zgjedhjeve

E diele, 05.12.2010, 06:51 PM


Zgjedhjet dhe Treguesi i zgjedhjeve

 

Nga Faik Krasniqi

 

Demokracia karakterizohet nga dalja e pushtetit nga  populli. Pra populli vendos. Tingëllon thjesht por mesa duket jo në praktikë?

 

Zgjedhjet janë institucioni qendror numër një forme demokratike qeverisjeje. Pse? Sepse në një vend demokratik, autoriteti i qeverisë buron i tëri nga pëlqimi i të qeverisurve. Mekanizmi kryesor që e shndërron këtë pëlqim në autoritet shtetëror, është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.

 

Zgjedhje zhvillohen në të gjitha vendet demokratike të kohës sonë, por jo të gjitha zgjedhjet janë demokratike. Zgjedhje zhvillohen edhe nga diktaturat e krahut të djathtë, regjimet marksiste dhe shtetet njëpartiakë, që të përligjin sundimin e tyre. Në zgjedhje të tilla, paraqitet vetëm një kandidat ose një listë kandidatësh, pa pasur mundësi tjetër zgjedhjeje.

 

Në këto zgjedhje mund të paraqitet një numër kandidatësh për çdo detyrë shtetërore, por nëpërmjet kërcënimeve apo manipulimeve arrihet të zgjidhet vetëm kandidati për të cilin ka dhënë pëlqimin qeveria. Mund të zhvillohen edhe zgjedhje të drejta, por vetëm brenda partisë në pushtet. Këto nuk janë aspak zgjedhje demokratike.

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora