E merkure, 24.04.2024, 02:11 PM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Ujku i Kosovës dhe karakteri shqiptar

E diele, 05.12.2010, 08:59 PM


Ujku i Kosovës dhe karakteri shqiptar

 

Nga Baki Ymeri

 

Besnikëria ndaj vendit ku ke lindur është një vlerë e shenjtë. Ta duash kombin tënd dhe ta ndihmosh si individ dhe mikrokosmos, është detyra e çdonjërit nga ata që e kupton se nuk ka lindur vetëm për ti bërë hije tokës ku ka lindur. Kosova sipas një veterani të lirikës shqipe është Ishulli i Shqipërisë, njësoj siç është Basarabia ishulli i Rumanisë, dy zona të kafshuara nga dhëmbi i keq i ujkut serb në verilindje të Shqipërisë, dhe i ujkut sovjetik në verilindje të Rumanisë. Kaherë nuk kam qenë në zemër të Dardanisë, por, siç ma përshkruan një mike që banon atje, ishulli respektiv është një zonë magjike e mbrujtur me dashuri ndaj njeriut dhe atdhedashuri ndaj atdheut, atdheu i shqiptarit duke qenë vatra e familjes, gruaja dhe fëmijët, prindërit dhe farefisi, besa dhe nderi, flamuri dhe gjuha, gjuha e shenjtë që na e lanë si trashëgim të përjetshëm të parët tanë. Në këtë kontekst, faqet e Kosovës letrare që u lind në vigjilje të Ditës së Flamurit, do të defilojnë vlera minore dhe vlera madhore, fjala shqipe dhe sentimenti lirik i botës rumune, Kosova si një zonë magjike, legjendare, artistike, origjinale dhe e famshme.

 

Kosova letrare lind në prag të zgjedhjeve në Kosovë, në kohën kur Ujku i Kosovës, duke shfrytëzuar faqet e ndryshkura të disa mediave që plasojnë fyerje, shpifje dhe sintagma raciste (cameria, sterkala dhe kosova/albemigrant.com), i skërmit dhëmbët e ujkut me kërcënime të reja kundër vlerave shqiptare që e kanë hedhur në koshin e plehërave të historisë. Nuk e kemi ndërmend të ndotim faqet e revistës me emrin e bukur të një shejtani të zi, vegël qorre e shërbimit sekret serb (Flori Bruqi), por duam të themi se Kosova krahas ujqërve ka edhe engjëj. Bajame Çeliku (me origjinë nga Lushnja), na shkruan nga zemra e Evropës se ka njohur një familje kosovare në Belgjikë, me të cilën janë vëllazëruar. Duke bërë fjalë për korbat e sigurimit komunist, njëri ndër ta duke qenë edhe ujku i sipërpërmendur, ajo na thot: “Unë servilët, spiunët, ata që s'dinë të ruajnë një sekret, dhe që ngatërrojne familje të tëra me shpifje, nuk i dua, ngase besnikerinë e kam të rrënjosur thellë në karakterin tim.”

 

Cili është karakteri i shqiptarit sipas një autori të huaj?

 

Shqiptari, sipas shkrimtarit rumun Dem. Abeleanu, është mbret i maleve, gjuetar, bari, ushtar trim, apo kaçak. Ai e nënvlerëson punën e detyrueshme, që e shndërron njeriun në skllav. Nuk din t’u nënshtrohet, veçse zakoneve të veta, dhe se dëgjon tjetër kend, veç armës së vet. Roli i tij historik, është i ndërlidhur ngushtë me natyrën e vet, dhe natyra e vet, me atë të vendit të vet. Shqiptari, që banon në një zonë malore, pa patur kontakt me qytetet, pa arsim dhe pa kurrfarë kulture, ka qenë dhe ka mbetur një popull trim, që meriton të jetojë, ngase te ai gjejmë: karakterin lojal, sinqeritetin dhe fjalën e dhënë, gjë kjo që zatetet rrallë, te popujt e kulturuar të Evropës. Kur Shqipëria e përfitoi pavarësinë, kombi i shpalli të drejtat e shenjta të individit. Shqipëria nuk mund të jetojë e izoluar. Një gjë e tillë, është kundër interesave të saja kombëtare. Arbëria e Skënderbeut nuk do të zhduket kurrë. Ajo ka njohur kohëra të errëta, dhe ardhmëria, është e atyre që nuk dëshprohen. Me këto fjalë, në vitin 1928, e mbyll librin Albania, shkrimtari bukureshtar, Dem. Abeleanu.

 

Në spektrin e revistave të shtypura dhe elektronike shqiptare, krahas Zërit të Shqipërisë, Gazetës Kritika dhe Tribunës Shqiptare, shdnrit edhe Zemra Shqiptare. Ilir Dardani hyn në analet e historisë me disa shkrime të denja për një tezë doktorate, njësoj siç hyn në analet e historisë edhe Kadri Mani me artikullin polemik Më shumë vlen një kokë dashi se sa një kokë udbashi. Iliri e përmend djallin, ndërsa Kadriu shejtanin, respektivisht Ujkun e Kosovës, kriminelin elektronik Flori Bruqi që merret me thyerje paswordesh, ishudbashin e Beogradit që s’e njeh shqipen si duhet, duke u munduar t'i afrohet edhe policisë së Kosovës për ta spiunuar në kuzhinat antishqiptare të Beogradit. Flori Bruqin e njohin shqiptarët si "paren e kuçe", antishqiptarin e Kosovës që mundohet t'ia bëjë sherrin Kosovës edhe përmes linjës islamike, antikristiane dhe antiamerikane. Ja se si e godet këtë kufomë të gjallë Isa Mulaj në një shkrim të tij analitik: „Është qind për qind e vërtetë se këtyre UDB-asho – çetnikëve shqipfolës nuk u vjen turp ama hiq dhe nuk u hanë palla deri sa e kanë mbështetjen e mafisë ruso-serbe, prandaj kanë vazhduar deri në ditët e sotme si thi hajvana me cinizëm të paparë të bëjnë krime, sepse këta përfaqësojnë interesat e rusëve dhe UDB-së.  Prandaj edhe veprojnë si kriminelë të çartur, pesë pare s’i japin dhe mburren shumë me këtë.”

 

ARGUMENTE

http://forumi.zemrashqiptare.net/showthread.php?t=4056

 



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora