E marte, 23.04.2024, 02:24 PM (GMT+1)

Mendime

Besnik Prishtina: Reagim në sulmin e burokratëve ndaj Kadri Manit

E diele, 05.12.2010, 08:58 PM


Reagim në sulmin e burokratëve ndaj Kadri Manit

 

SI TË MBROHEMI NGA REGJIMI I RI ME MAFINË E VJËR BRENDA ?

 

Nga Besnik Prishtina

 

Duke e lexua këtë letër të Kadri Manit ndjeva një dhimbje të thellë për popullin tim. Kur burokracia parazite sillet kështu me Kadri Manin, i cili ter jetën e vet ia ka kushtua popullit të vet, atëherë si sillen ata mijë të zyrave të komunës me një shtetas të zakonshëm?!

 

Kadri Mani është njeri nga ata që e detyroi regjimin titist qe të e njeh dygjuhësinë, sepse nuk pranoi që shqiptari shqiptarit ti lëshon dokumentin serbisht. Ai shkoi nëpër burgjet e diktaturës titiste barazi me Adem Demaçin. Familja e ti vuajti nga regjimi më shumë se vet Kadri Mani. Por këto vuajtje pak kush i diti dhe edhe me pak i ndien.

 

Mu kujtua Kadri Mani kur mbas 1999 isha në komunën e Prishtinës dhe kur burokratet shqiptar të UNMIK-ut mua ma lëshuan një dokument anglisht. Aty e kuptova se Kosova nuk është çliruar por është sh´liruar nga zëvendësimi i sundimit të Beogradit me këtë të Brukselit. Shkova te kryetari i komunës me u ankua, dhe aty me priten zv. Kryetari Shefki Gashi dhe Kryeshefi i ekzekutivit z. Hamiti, me qe Kryetari mungonte. U tregova dokumentin në anglisht dhe protestova për ketë. Ata qeshen me cinizëm dhe fajin e hedhen te Ministria për Punë Publike, edhe pse fajin e ka secili shqiptar që pranon t´i shkruan apo flet me një gjuhë tjetër shqiptarit!

 

Aty e kuptova se në Kosovë nuk ka ndodhur liria por zëvendësimi i sundimeve koloniale. Edhe nga fakti se aty i pash tera ato fytyra te pa fytyra te ish regjimit titist, mu forcua bindja se sundimi i huaj ka ndryshua vetëm gjuhen dhe flamurin dhe se tani e tutje burokratet nuk duhet e mendojnë serbisht por brukselisht.

 

Liria vjen vetëm kur më në administratën e shtetit nuk gjendet as një nëpunës i regjimit të vjetër, duke fillua nga portieri e pastruesi e deri te kryetari i shtetit. Por, ndodhi që Brukseli në Kosovë e krijoi një burokraci të përzier nga mafia titiste që e ndryshoi ermin nga LKJ në LDK dhe mafia e profiteve të luftës që i krijuan bandat e veta partiake, përmes të cilëve Brukseli e vazhdoi sundimin kolonial të Beogradit. Luftëtarët e lirisë të përbërjeve të ish të burgosurve e të përndjekurve e arratisurve politik dhe të UÇK që nuk u pajtuan me sundimin e ri kolonial të Brukselit, nga Adem Demaçi, anëtarët e Shtabit të Përghithshëm (që njoh personalisht) e deri te Albin Kurti, u përjashtuan nga pjesëmarrja në vendimmarrje!

 

Unë e kuptova shumë shpejt këtë dhe që nga ajo kohe e kam luftua dhe do ta luftoj ketë sundim te ri kolonial të Brukselit me burokrat e regjimit te vjetër të Beogradit, pa ja nda. Fatkeqësisht se Kadri Mani nuk e kuptoi atë me kohë! Prandaj ai i mësuar te vepron vetëm drejte i godiste te gjithë rreth vetes që ai mendonte se e kanë keq, pos LDK. Sepse dikush e kishte bindur se ata janë më të ndershëm dhe ai nuk e shihte se fjala është për dhelpra titiste që vet Kadri Manin e kishin kalbur burgjeve dhe qe tani ishin shndërruan në bukla e mace shtëpiake sepse ua donte puna kështu. Ndoshta tani kur pushteti i LDK e ka plaçkitur dhe ka dashur ta rrah në komunën e Prishtinës Kadri Manin pse ka kërkua drejtësi, Kadri Mani e ka kuptua se pushteti i LDK është vetëm vazhdim i pushtetit të LKJ.

 

Nuk është Kadri Mani i vetmi që ka besua në LDK, sepse edhe brenda LDK ka pas njerëz të mirë që kanë besua se ndryshimet pozitive vine nga brenda. Por jeta e demantoi këtë! Prandaj, duhet të bindemi të gjithë se këto struktura mafioze titiste dhe ahitasariste (LDK-PDK etj.) duhet eliminuar nga pushteti me votat e popullit, duke e votuar Lëvizjen Vetëvendosje. Jo për shkak të Albin Kurtit sepse edhe ai mundet te shndërrohet nesër kur te vjen në pushtet në një tiran e diktator, por për shkak të parimit të VETËVENDOSJES, të cilin nëse nesër e shkel edhe Albin Kurti, ka me dhanë përgjegjësi para popullit. Nëse votat falsifikohen, atëherë ky regjim po demonstron se me dhunë po mban pushtetin prandaj atë vetëm me dhunë mundemi ta heqim nga pushteti.

 

Nuk ka besim blanko as nuk ka njerëz të shenjët! Ka vetëm ideale të shenjta të cilat i bashkojnë apo ndajnë njerëzit me këtë arsye! Kadri Mani i takon revolucionarëve të vjetër që gjithmonë mbesin të ri, sepse gjithmonë e përkrahin atë që është më progresive dhe e luftojnë atë që është me regresive! Prandaj edhe ai edhe secili duhet të rreshtohen mbas progresives dhe kundër regresives, nëse donë ta ruan respektin për vete. Nëse rreshtoheni gabimisht vet keni faj!

 

Shpresoj se ky koment i imi do të arrin deri te zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe që të i mobilizon ata për mbrojtje nga sundimi i ri kolonial i Perandorisë Globaliste e Brukselit e cila ndaj shqiptarëve i ka po ato qëndrime që i kishte Perandoria Ruse dhe Perandoria Turke!

 

Në fund do të parafrazoi urtësinë e rilindësve tan: ?...shqiptar... leni kisha e xhamia (dhe partia), se feja e shqiptarit është shqiptaria (bashkimi dhe mëvetësia)...?! Kush na sjellë nën sundimin e BE dhe NATO-ën nuk ka dallim prej atyre që na sollën nën Bashkimin Sovjetik e Traktatin e Varshavës dhe prej atyre që me qallmet e fesat pashallarëve e vezirëve na mbajtën nën sundimin Osman për 500 vjet!

 

Sundimi i Brukselit në Kosovë mendon të vazhdoi për 501 vjet, nëse ne e durojmë të huajin në vatër që të na korit me grua e me motër! Prandaj kthejani ju shpinën përçarjeve në partia, sepse partia e shqiptarit është shqiptaria! Kjo nuk është thirrje për romantizëm por thirrje për ruajtjen e ekzistencës tonë kombëtare e cila po rrezikohet sot nga perëndimi si dje nga lindja! Ne duhet të sigurojmë vetes një jete të barbarët mes te barabartëve, e jo duke dal nga një sundim kolonial dhe duke hy nën një sundim tjerë kolonial - që flet shqip e mendon brukselisht, që flet shqip e mendon serbisht apo që flet shqip e mendon turqisht.

Kjo dhembje që ju ka shkaktua Kadri Manit nga ?shqipëfolsit? e Bruksel/Beogradit në Komunën e Prishtinës dhe harrimi i partive politike që Adem Demaçin e Kadri Manin t´i kandidojnë për Deputet të Kosovës tregon se këtë regjim reaksionar duhet me e dënua ose me votë ose me dru! 



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora