E shtune, 20.04.2024, 07:45 AM (GMT+1)

Sport

Rregull i thellë

E hene, 31.12.2007, 04:17 AM


Merrni NBA-në, futbollin, skinë dhe volejbollin, studioni evolucionin e rregullave dhe do të kuptoni se pse në darvinizmin e sporteve më të rëndësishëm të botës shënojnë (pothuajse) gjithmonë konservatorët

"You cannot be serious!!!". Kështu tenisti John McEnroe e kish zakon të kundërshtonte arbitrin e pamatur që guxonte ta gjykonte jashtë topin e tij. E gjitha kjo ndodhte 30 vjet më parë dhe tashmë duket sikur kanë ndodhur shekuj. "Syri i fajkoit" ose më thjesht "moviola" është në gjendje të përcaktojë me një marzh gabimi të rendit të papërfillshëm, nëse topi e ka prekur vijën apo jo. Tenistët mund t'ia kërkojnë përdorimin tri herë gjatë setit kur nuk janë dakord me arbitrin. "You cannot be serious" sot mund të humbiste çdo kuptim. Megjithatë, midis të gjithë sporteve ekzistuese, tenisi është ai që ndoshta mban vendin e parë përsa u përket rregullave, rregulloreve dhe konservatorizmit. Tenisi vazhdon dhe do të vazhdojë të ruajë të paprekur liturgjinë e tij. Nëqoftëse përjashtohet futja e tie-break në vitin 1979, dinamika e pikësimit ka mbetur praktikisht e pandryshuar. Origjina e 15, 30, 40 nuk është e qartë, por mendohet se ka rrënjë mesjetare dhe franceze. Një shpjegim i mundshëm bazohet mbi praninë e një ore në fushë. Një lëvizje prej ¼ të akrepave (një për lojtar) bëhej pas çdo pike dhe rezultati kalonte nga 15 në 30 në 45 (me kohën e shkurtuar në 40). Kur arrihej tek 60, cikli ishte plotësuar dhe po kështu edhe loja. Rinovim tjetër i rëndësishëm ka qenë ajo e përgjysmimit të lartësisë së rrjetës në vitin 1883. Pesë vjet më vonë do të lindte shoqata e parë tenistike angleze. Kanë ndryshuar materialet e vëna në dispozicion të atletit, por bëhet fjalë për një fenomen aksesor që nuk e ka modifikuar në thelb natyrën e tij. Tenisi lind si sport elite, njëlloj me polon apo me golfin dhe nuk e ka përqafuar kurrë atë dimension nacionalpopullor që është e tyrja, e disiplinave të tjera si puna e futbollit. Nuk ka qenë kurrë populli ai që i ka përcaktuar as popullaritetin, as zhurmshmëria mediatike nuk ia ka arritur që t'i ndryshojë shpirtin. Tenisi nënshtrohet periodikisht për kënaqësinë e publikut më të edukuar dhe e braktis pa shkaktuar shumë bujë. Herët a vonë do të kthehet. Kurse rasti i basketbollit është paksa ndryshe. Basketbolli është një sport i lindur thelbësisht nga gjenia e një njeriu të vetëm, doktorit James Naismith, profesor gjimnastike kanadez. Në vitin 1891, zoti Naismith punonte me cilësinë e mësuesit në një qendër sportive të rrjetit YMCA: YMCA International Training School të Springfield në shtetin Massachusetts. I kërkohet që të kërkojë diçka që të mund të mbante në stërvitje gjatë sezonit dimëror lojtarët e bejzbollit dhe futbollit amerikan (akoma sportet kombëtare në Amerikë) në alternativë të ushtrimeve të mërzitshme gjimnastikore. I frymëzuar pjesërisht nga një lojë që kish njohur kur ishte fëmijë në Ontario të Kanadasë, të quajtur "Duck-on-a-Rock" (fjalë për fjalë "patë në një shkëmb"), basket ball (në fillimet e tij të dyja fjalët qenë të ndara), sipas Naismith, e pa dritën më 15 dhjetor të vitit 1891, me një rregullore të përbërë nga vetëm 13 rregulla, një kosh prej degësh për pjeshkat i varur në të dyja ekstremitetet e palestrës së qendrës sportive dhe dy skuadra me nga 9 lojtarë. Emri i lojës basket ball, nga fjala basket që do të thotë kosh në anglisht, u krijua nga Frank Mahan, një prej nxënësve të James Naismith, pasi shpikësi kish refuzuar që ta quante Naismithball. Më 15 janar të vitit 1892, Naismith botoi rregullat e lojës: është datëlindja zyrtare e basketbollit. Ndeshja e parë e historisë përfundoi 1 me 0. Në fillim koshi ishte një kanistër, domethënë i mbyllur, lështu që çdo herë që shënohej pikë, topi duhet të merrej me ndihmën e një shkalle të instaluar prapa tabelës. Pastaj kanistra me kalimin e viteve u zëvendësua nga një unazë metalike në të cilën ishte lidhur një rrjetë, edhe ajo e mbyllur. Ideja për t'ia prerë fundin rrjetës, për të rekuperuar topin, arriti vetëm në vitin 1912, njëzetë vjet pas shpikjes së lojës. Sporti në fjalë u bë shumë popullor në Shtetet e Bashkuara brenda një kohe shumë të shkurtër, duke filluar menjëherë që të përhapej në të gjithë botën, nëpërmjet rrjeteve të hosteleve YMCA-së. Nxënësit e Naismith u bënë misionarë në kuptimin e vërtetë të fjalës: ndërsa udhëtonin nëpër botë për të përcjellë mesazhin kristian, arrinin që t'i përfshinin të rinjtë në lojën e re. Në vitet '20 qenë qindra skuadrat e basketbollit në Shtetet e Bashkuara që luanin në nivel profesionist, megjithatë nuk kishte akoma shumë organizim për aktivitetin garues midis skuadrave të ndryshme, të cilat luanin akoma në struktura të pluhurosura, të ndërtuara për vallëzime. Në fundin e viteve '30, Naismith qe njëri prej protagonistëve të lidhjeve të para profesioniste. Ideja e Naismith ishte që të propozonte diçka të ndryshme nga futbolli amerikan. Një sport në të cilin të mund të merrnin pjesë të gjithë jo mbi bazën e forcës, por të aftësisë për të futur një top në një kosh të vendosur në 10 këmbë lartësi. Një tjetër datë për t'u kujtuar për basketbollin, është patjetër viti 1936. Faktikisht, në atë vit futet për herë të parë në programin e Lojërave Olimpike të Berlinit. Dhjetë vjet më vonë lindi NBA-ja (National Basketball Association), me qëllimin që të krijojë skuadra profesioniste dhe ta përhapë sportin në të gjithë vendin. 61 vjet më vonë, basketbolli është njëri nga sportet më të praktikuar në botë dhe ndër më spektakolarët. Pavarësisht përhapjes planetare, basketbolli nuk paraqet uniformitet nga pikëpamja e rregullave. Rregullat europiane janë lehtësisht ndryshe nga ato amerikane. Mbi të gjitha, në Shtetet e Bashkuara katër katërshet janë prej 12 minutash, jo prej 10, dhe një lojtar ka në dispozicion gjashtë faulle përpara se në vend të pesë (por raporti me minutazhin është identik). Veç kësaj, në NBA mbrojtja në zonë është lejuar vetëm nga viti 2002, përpara fishkëllehej si faull teknik për "mbrojtje të parregullt", nëqoftëse mbrojtësi nuk e markonte një për një kundërshtarin e tij. Rregullat e ndryshme amerikane kanë mbi të gjithë synimin që ta bëjnë lojën më shumë spektakolare: për këtë hapat, në veçanti hapat e nisjes, rrallë fishkëllehen. Një diferencë tjetër e rëndësishme qëndron në largësinë më të madhe të vijës së gjuajtjes për 3 pikë në Amerikë. Në Europë është vendosur në largësinë 6.25 metra dhe është futur në sezonin 1983-1984, ndërsa në Amerikë ndodhet në largësinë 7.20 metra (në realitet variabël, pasi që në anë, vija nuk ndjek formën e gjysmërrethit), por midis viteve 1994 dhe 1997 largësia është reduktuar në 6.75 metra. NBA e futi gjuajtjen për 3 pikë në sezonin 1979-1980, duke ndjekur shembullin e të sapombyllurës ABA, lidhjes konkurrente, e cila e kish futur qysh në vitin 1967. Ashtu si basketbolli, volejbolli i ka pasur paraardhësit e tij në një kolegj të Shteteve të Bashkuara, në fillimet e shekullit të kaluar dhe, njëlloj si basketbolli, ia detyron lindjen e tij shpikjes së një njeriu të vetëm, në këtë rast zotit William Morgan, mësues edukimi fizik njëlloj me Naismith. Loja e re (nuk mund të flitej akoma për sport në kuptimin e vërtetë të fjalës) do të donte ta quante Minonette (nga minon, që kish qenë emri i një loje të praktikuar nga fisnikë dhe zonja dy shekuj më parë në Francë). Një karakteristikë e veçantë ishte ajo e mosparashikimit të kontaktit fizik midis pjesëmarrësve, sipas së cilës aftësia, shpejtësia e reflekseve, aftësia e përqëndrimit dhe shkathtësia zinin vendin e cilësisë, deri më atëherë parësore në aktivitetet sportive: forcës. Minonette ishte kështu e destinuar për atletë jo më masivë e të rëndë, por të zhdërvjellët, me një kërcyeshmëri të mirë, të aftë të demonstroheshin në lojën akrobatike. Por ka qenë Alfred T. Halstead ai që i ka ndryshuar emrin e minonette, paksa tepër femëror, në volleyball (fjalë për fjalë top i qëlluar). Ai arriti që ta imponojë këtë sport në kolegjet YMCA, të përhapura pothuajse në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Dy vjet më vonë, volejbolli praktikohej edhe në pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut (Brazil, Argjentinë, Uruguaj). Njëlloj me basketbollin, rregullat e volejbollit kanë evoluar për të lehtësuar spektaklin. Në vitin 1997 është futur për herë të parë rally point system, një sistem i ri pikësimi që ka abroguar thelbësisht marrjet, duke i bërë kështu ndeshjet më të shpejta. Risi tjetër ka qenë futja e një roli "specifik", "i liri", domethënë një lojtar i specializuar vetëm në mbrojtje. Së fundi, është vlerësuar shërbimi, që nga rivënie e thjeshtë loje është bërë një shtyllë vendimtare për ta vënë në vështirësi skuadrën kundërshtare. Ndryshimi edhe në këtë rast ka pasur të bëjë ekskluzivisht me rregullat, ndërsa materialet nuk kanë evoluar me të njëjtin hap si në tenis, ku në fakt kanë shkaktuar një revolucion kopernikan në kuptimin e vërtetë të fjalës të teknikës bazë, tashmë e ankoruar në goditjet nga fundi i fushës më shumë se në spektakolaren "serve and volley". Ndoshta sepse volejbolli dhe basketbolli e parashikojnë përdorimin e vetëm duarve dhe për këtë i caktojnë elementit njerëzor një rol akoma më vendimtar. Megjithatë, në skitë ndryshimi ka qenë akoma më tronditës. Futja e skisë me grafit më parë dhe e skisë së kapur më pas e ka përmbysur krejtësisht sistemin e skibërjes. Në fakt, më përpara skiatori për t'u kthyer duhej të "shtrembërohej" me skinë që ta bënte t'i ndryshonte drejtim, kurse me skinë e kapur, prej faktit që ka majë dhe bisht me të gjatë, skiatori e përthyen skinë, duke u anuar dhe, për pasojë, mund ta bëjë një kthesë pa e "shtrembëruar" asnjëherë skinë, por, anasjelltas, duke ecur me pjesën e jashtme, me avantazhe të natyrshme në termat e shpejtësisë së largësisë. Po futbolli? Nuk është dhe aq konservator sa duket. Ka ndryshuar ndjeshëm gjatë evolucionit të tij. Atdheu i futbollit modern është Anglia dhe, në mënyrë të veçantë, kolegjet britanike, në të cilat u frymëzua nga futbolli fiorentin që praktikohej në qytetin Firenze, në periudhën mesjetare. Lind si sport elitë: qenë të rinjtë e shkollave më të pasura dhe të universiteteve ata që luanin futboll. Klasat qenë gjithmonë të përbëra nga 10 nxënës dhe këtyre u shtohej mësuesi që luante gjithmonë së bashku me ta. Ja ku shpjegohet fakti se pse luhet me 11 vetë. Kapiteni i një skuadre futbolli është një lloj trashëgimtari i mësuesit të public school. Nga të gjitha modifikimet në aspektin e rregullimit, ai i pozicionit jashtë loje është sigurisht ai më i rëndësishmi. "Off-side" u kodifikuar në vitin 1863 në momentin e hartimit të rregullimit të parë zyrtar të historisë së futbollit. Fillimisht parashikohej që midis lojtarit që përfitonte pasimin dhe portës kundërshtare të kishte të paktën katër lojtarë (domethënë tri mbrojtës plus portierin). Origjina e rregullit qëndron në faktin se mendohej që të shmangej që një ose më shumë sulmues të sulmonin si të tërbuar mbrojtësin që luante topin. Në vitin 1866, pozicioni jashtë loje kaloi nga 4 në 3 njerëz dhe nga viti 1907 filloi që të sanksionohej kjo vetëm nëqoftëse lojtari ndodhej në gjysmëfushën kundërshtare. Modifikimi që ka influencuar më shumë historinë e futbollit është patjetër ai i vitit 1926, me të cilin u kalua nga pozicioni jashtë loje me 3 në atë me 2 lojtarë. Ky variacion, i prirur për të shtuar spektakolaritetin e lojës, lindi efektet e dëshiruara dhe numri i golave të shënuar u rrit ndjeshëm. Ky revolucion rregullues përcaktoi një tjetër nga pikëpamja taktike: nevoja për të forcuar mbrojtjet e shtyu Herbert Chapman, trainierin e skuadrës 'Arsenal", që të shpikë një modul të ri loje, që i mundësoi ta drejtonte skuadrën londineze në fitimin e dy titujve kombëtarë. Sistemi (ose Chapman system), siç u pagëzua më pas, filloi të zëvendësojë piramidat (taktikë deri më atëhere universalisht e përhapur) dhe shumë shpejt e tejkaloi edhe metodën, të përhapura në të njëjtën periudhë në Itali dhe Zvicër prej trainierëve Vittorio Pozzo e Hugo Meisl. Gjetja më gjeniale e sistemit qëndron në tërheqjen e mesfushorit të qendrës, i cili i humbiste detyrat e tij të lëshimit të sulmeve, për të markuar qendërsulmuesit kundërshtarë, në mënyrë që të kundërbalanconte disavantazhin numerik në fazën mbrojtëse. Me kalimin e kohës ka ndryshuar aspekt edhe topi, pafundësisht më i lehtë respektivisht atij të së kaluarës, me dhomë ajri të jashtme. Arsyeja edhe në këtë rast është kërkimi spazmodik i spektaklit. Më shumë gola, më shumë spektatorë (sidomos televizivë), më shumë para. Kjo është sekuenca e matematikanit Fibonacci e zbatuar tek futbolli. Por... por futbolli ka ndryshuar edhe në diçka tjetër, aq shumë sa të shënojë një kufi të pakalueshëm për çdo disiplinë tjetër sportive. Sipas shkrimtarit Pier Paolo Pasolini, "futbolli është përfaqësimi i shenjtë i fundit i kohës sonë. Është në fund, edhe pse është pushtim. Ndërsa përfaqësime të tjera të shenjta, deri vetë mesha, janë në rënie, futbolli është i vetmi. Futbolli është spektakli që ka zëvendësuar teatrin".

Përgatiti: ARMIN TIRANA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora