E shtune, 20.04.2024, 01:00 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Emergjencë në Shkodër, 3950 ha nën ujë, 11023 të evakuuar Topi: Permbytjet kritike

E shtune, 04.12.2010, 01:49 PM


Emergjencë në Shkodër, 3950 ha nën ujë, 11023 të evakuuar Topi: Permbytjet kritike

 

SHKODER- Qarku i Shkodrës prej ditësh përjeton momente të vështira mes përmbytjeve të shkaktuara nga fryrja e liqenit te Shkodrës, lumit Buna, e Drin. Niveli i ujit në hyrje të qytetit rreth 80 cm. Presidenti shpreh shqetësimin se e gjithë Shqipëria është përfshirë nga përmbytjet, ndërsa situata është më kritike në Shkodër.  Berisha: Banorët e rrezikuar nga argjinatura e Torovicës të evakuohen. Ministria e Financave e Kryqi i Kuq apel për kontribut vullnetar.

NIVELI I UJIT ARRIN NË 1,5 METRA NË FSHATIN TRUSH
ORA 19:45- Mbrëmja e gjen Shkodrën të gjunjëzuar përpara përmbytjeve. Rrugët e boshatisura, niveli gjithnjë në rritje i ujit, ka bllokuar shkodranët brenda banesave të tyre, ndërkohë që në zonat përreth vazhdojnë evakuimet. Aty uji arrrin deri në 1 metër e 30 cm.
Një banor i fshatit Trush deklaron për News 24 se ka ende banorë që nuk kanë pranuar të largohen nga shtëpitë.
“Janë rreth 1200 shtëpi të përmbytura në këtë fshat. Unë po rri në catinë e shtëpisë, katet e para të shtëpive janë të përmbytura, situata këtu është emergjente”, deklaron ai.

META: CDO SAKRIFICË PËR TË EVAKUUAR BANORËT
ORA 19:30- Rreth orës 19:20, ka përfunduar edhe mbledhja e Komitetit Ndërministror të Emergjencave në Shkodër, ndërsa mbrëmja e ka gjetur atë të zhytur në ujë. Sipas ministrit të Energjetikës, Ilir Meta është bërë një punë e madhe për mbrojtjen e argjinaturës së Torovicës. “Cdo sakrificë është bërë për tu evakuuar banorët”,- tha Meta më tej. “Garantojmë funksionimin e stacionit të pompave si dhe shërbimin shëndetësor për të gjithë qytetarët”,- është shprehur Meta.

BERISHA INSPEKTON ARGJINATUREN NE TOROVICE
ORA 19:15- Kryeministri Berisha u ndal edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave të Shtetit në Gjadër.
Kryeministri Berisha inspektoi sot zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës, fillimisht në Torovicë të Lezhës, në degën e Rezervave të Shtetit në Gjadër dhe u takua me banorë të zonës.
Pasi u njoh me situatën, Kryeministri tha se kjo është në një nga zonat më delikate dhe më të rrezikshme, pasi pak centimetra ndajnë pjesën më të lartë të digës nga uji që ka një thellësi prej 67 metrash dhe që mund të vërshojë drejt Torovicës dhe më tutje.

TURQIA NDIHMA SHQIPËRISË PËR PËRMBYTJET
ORA 18:40- Pas situatës së rëndë të krijuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës, Turqia I është përgjigjur kërkesës së qeverisë shqiptare, për 3, që do të bëjnë të mundur evakuimin. Lajmi bëhet public nga ambasada Turke në Tiranë
“Me kërkesë të autoriteteve shqiptare, më datë 5 dhjetor 2010, rreth orës 02.00, në aeroportin e Rinasit do të ulen një helikopter kërkim-shpëtimi dhe dy helikopterë të tipit S-70 të Forcave Ajrore të Turqisë”,- thuhet në deklaratë.
Përvec helikopterëve Turqia do të sjellë edhe një ekip të përbërë nga 22 oficerë dhe nënoficerë, ku mes tyre ka edhe personel mjekësor.
“Krahas ardhjes së këtyre helikopterëve, po vazhdojnë përpjekjet për të dërguar me shpejtësi ndihma si barna, ushqime dhe batanije nga Republika e Turqisë për popullin vëlla shqiptar për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Siç ka ndodhur gjithmonë, edhe këtë herë shteti turk është i gatshëm të japë çdo mbështetje dhe të shprehë solidaritetin me popullin mik e vëlla shqiptar”,- thuhet në deklaratë.


URA E FIERZËS NË RREZIK NGA SHKARKIMET E FUQISHME
ORA 16:50- Problem mjaft shqetësues është ura e Fierzës, argjinatura e së cilës po dëmtohet si pasojë e rrymës së fortë të ujit", thotë, drejtori rajonal i ndërmarrjes së rrugëve, Arben Basha Sipas tij, aktualisht nuk mund të ndërhyhet për riparimin e dëmeve si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të mëdha të ujit.

MB: 13 950 HA NËN UJË, EVAKUOHEN 11023 PERSONA
ORA 16:30- Ministria e Brendshme njofton për situatën më të fundit të krijuar nga përmbytjet. Informacioni në vijim paraqet të dhëna të grumbulluara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, mbi situatën e krijuar nga reshjet

Aktualisht Sipërfaqja e tokës së përmbytur rezulton 13 950 ha. Të rrethuara nga uji gjenden 4597 shtëpi, ndërkohë janë të përmbytura 2561 shtëpi.Nga zonat e përmbytura janë evakuuar 2623 familje me 11023 persona.

Efektivat e Policisë së Shtetit dhe të Forcave të Armatosura që po veprojnë në terren krahas evakuimit të banorëve po kryejnë edhe furnizimin me ushqim, ujë të pijshëm e veshmbathje të banorëve të evakuuar, e po kështu po angazhohen për përforcimin e argjinaturave.

BASHKIA SHKODËR NUMRA LLOGARIE PËR KONTRIBUT VULLNETAR
ORA 16:00- Bashkia Shkodër ka hapur llogari bankare për kontribute vullnetare, për të gjithë ata që dëshirojnë që në këtë situatë emergjence dëshirojnë ti gjenden pranë banorëve të zonave të përmbytura në Shkodër.
Bashkia deklaron se kontributi mund të bëhet në lekë, euro dhe dollarë
Tirana Bank Nr. 0600303049101, 0600303049102,0600303049103
IBAN në lekë: AL 2620651017000,0600303049101
IBAN në euro,AL 262065101700,0600303049102
Bashkia:IBAN në dollarë AL 262651017000

KRYQI I KUQ NDIHMA PËR PËRMBYTJET
ORA 15:40- Edhe Kryqi i Kuq Shqiptar bën apel për të ndihmuar banorët e përmbytur në zonën e Shkodrës. Apeli shkon për kompanitë, institucionet, fondacionet humanitare dhe të gjithë popullin shqiptar.

Me anë të një deklarate Kryqi i Kuq sqaron se ka marrë iniciativën të ndihmojë popullatën në Shkodër .
“Kryqi i Kuq ka nisur ndihma për 110 familja në Obot . Drejt tyre ka dërguar 500 batanije, si dhe ka shpërndarë ushqime për 360 romë”.
Kryqi i Kuq ka hapur numra llogarie për të gjithë ata që duan të kontribuojnë. Tek Raiffeisen Bank:
EK: 0100000135 IBAN-AL33202110130000000100000135
URO: 8020000135 IBAN-AL84202110130000008020000135
Banka Credins EK:105090 URO:0000113576

MINISTRIA E FINANCAVE APEL BIZNESEVE PËR PËRMBYTJET
ORA 15:30- Ministria e Financave fton donatorët, bizneset dhe qytetarët që të kontribuojnë me ndihma monetare për banorët e dëmtuar nga përmbytjet. Nisur nga situata e krijuar për shkak të përmbytjeve nga reshjet në Shkodër dhe zona të tjera në vend, Ministria e Financave njofton se ka hapur numra llogarie në të gjitha bankat e nivelit të dytë në vend, për të mbledhur ndihma monetare për banorët e prekur nga katastrofa.

“Cdo dhurues mund t’i drejtohet secilës prej bankave të nivelit të dytë dhe të japë kontributin e tij në llogarinë e hapur nga ministria e Financave me emër “Kontribute vullnetare për të përmbyturit në zonën e Shkodrës ”.
Fondet e mbledhura në numrat e llogarisë do të përdoren nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile për Përballimin e Pasojave të Përmbytjeve.

SHKODER, NE 6 LAGJE LEVIZET VETEM ME BARKA
Ora 14. 00 Në Shkodër, 6 lagje të izoluara nga uji. Banorët e lagjebr Asajëm, Bahcallëk, Xhabije, Salo Halili lëvizja bëhet vetëm me varka.
“Liqeni është fryrë dhe i gjithë uji po vërshon drejt Shkodrës. Tepër problematike situata në komunat Dajc, Ana e Malit, Velipojë, Gur i Zi. Banorëve u bëhet thirrje e herëpashershme të evakuohen pasi rrezikshmëria sa vjen e rëndohet. Si Presidenti Topi ashtu dhe kryeministri Berisha kanë pohuar se situata është e rënduar jo vetëm në Shkodër por dhe në qytete të tjera. Ata i bëjnë apel thirrjeve të banorëëve të evakuohen për ti shmangur përballjet me situata më të vështira

Ora 13.50 TOPI NE VAU DEJES: DIGA ESHTE NEN KONTROLL
Ora Pas qytetit të Shkodrës presidenti Topi ka udhëtuar drejt hidrocentralit të Vau Dejës. Në një prononcim për median kreu i shtetit ka thënë se situate në "diga është nën kontroll". Ai ka vlerësuar punën e specialistëve
Për mirëmenaxhimin e situatës.
Nga ana e Kreut të KESH, Engjell Zeqo janë në kontakte me palën maqedonase për menaxhimin e prurjeve në lumin Drin. Zeqo ka shtuar se prodhimi I energjisë vazhdon me kapacitete të plota

TOROVICE, NIVELI I UJIT NE ARGJINATURE DISA CM NGA PIKA KRITIKE
Ora 12: 50
Në orën 12. 44 minuta niveli i ujit ne argjinaturën me drejtim nga Shkodra ka arritur në 4- 5 metra lartësi. NEWS24 raporton se vetëm disa centimetra e ndajnë nga pika kritike. “Vetëm për 2. 3 cm uji mund të kalojë pikën kritike për të përfunduar në zonën e Torovicës.
Dhjetë automjete të tonazhit të lartë transportojnë sasi masive të cakullit nga malet dhe presin ti shkarkojnë në argjinaturën me gjatësi 2. 5 km që ndan Shkodrën me Lezhën. Por niveli i ujrave që është rritur dhe vazhdon të rritet në disa momente e bën të pamundur lëvizjen e automjeteve pranë argjinaturës për të shkarkuar dhe cakullinin i cili do të forconte argjinaturën.
Banorëve të cilët banojnë në zonat fushore më të rrezikuara në rast të carjes së argjinaturës u është bërë apel për evakuim. Banorëve i janë vënë në dispozicion dhoma të hoteleve të këtij qyteti.
Prefekti i Lezhës në një prononcim telefonik për NEWS24 rreth orës 12:00 deklaroi se po punohej për evakuimin e banorëve. Ai shtoi se po punohet maksimalisht për të mos lejuar carjen e argjinaturës e cila nëse do të ndodhte do të sillte dëme të pallogaritëshme dhe përmbytje në përmasa të mëdha.
“Unë them s’ka për tu çarë, por nëse ndodh ka pasoja të mëdha. Sjell pasoja për të gjithë ultësirën pasi ka një sasi të madhe uji. Nëse ndodh përmbytjet Lezha dhe uji shkon deri në Kurbin.

TOPI NE SHKODER: JEMI NE MOMENTE KRITIKE, S'ESHTE VENDI PER DEBATE
Ora 12. 30 "Jemi në një moment kritik dhe akut. E gjithë Shqipëria po vuan nga rreshjet e mëdha të shiut. - ka deklaruar presidenti Topi pas takimit që zhvilloi në prefekturën e qytetit të Shkodrës duke kujtuar se e tërë Europa po përballet këto ditë me situata të vështira të shkaktuara nga moti i keq. Qarku i Shkodrës- nënvizoi presidenti- është në momente më kritike për vetë pozicionin gjeografik“.
Në takim e zhvilluar në prefekturë kreu i shtetit u informua për situatën, dhe në mbledhje ishin të pranishëm edhe ministra të kabinetit qeveritar.
Kreu i shtetit bëri apel për bashkëpunim të qytetarëve me forcat e ushtrisë për të përballuar situatën.
“Nuk është momenti për debate. Debatet le të bëhen ku është vendi“- ka apeluar presidenti Topi. I pyetur për mbledhjen e Komitetit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti pohoi se akoma nuk është bërë e mundur kjo mbledhje, por do të veprohet duke parë situatën.
Më pas, Presidenti Topi u largua drejt Vaut të Dejës për të parë nga afër situatën në këtë HEC. Në Shkodër pritet të mbërrijë kryeministri Berisha.

BERISHA:EVAKUONI BANORET E TOROVICES
ORA 10- 50 Kryeministri Berisha urdhëron evakuimin e banorëve të Torovicës e cila ndan Shkodrën me qytetin e Lezhës. Nëpërmjet një komunikimi telefonik me prefektin e qarkut të Lezhës, Pal Dajci, kreu i qeverisë ka urdhëruar evakuimin e banorëve të zonës pasi rrezikohet carja e argjinaturës. “Forca të shumta të ushtrisë po punojnë me ritme të larta për të forcuar dhe për rritur argjinaturën me qëllim që uji të mos vërshojë më tej, por prurjet janë tepër të larta, dhe niveli i ujit sa vjen e rritet”- informon korrespondeti i NEWS24

TOROVICE, RREZIKU I ÇARJES SE ARGJINATURES VAZHDON TE EKZISTOJE
Ora 10. 00
Në Torovicë, aty ku ndahet Shkodra me Lezhën, niveli i ujit ka arritur në pikën kritike dhe rreziku i çarjes së argjinaturës vazhdon të mbetet. Forcat e shumta të policisë, ushtrisë dhe banorë të fshatit po ndihmojnë për të forcuar argjinaturën e Torovicës. “Ujrat janë gati në pikën kritike dhe dhjetëra makina të tonazhit të lartë presin të shkarkojnë dhera dhe gurë por rruga është ngushtuar nga zgjerimi i sipërfaqes nën ujë dhe është e pamundur të kalohet”- raporton korrespondeti i NEWS24. Nëse kjo ndodh, përmbyt me ujë gjithë zonën e Lezhës, duke filluar me komunën Balldre, Kolsh e Zejmen, për të shkuar deri në kufi me qytetin e Laçit. Shtabi i Emergjencës Civile me në krye prefektin e qarkut të Lezhës Pal Dajçi, ka monitoruar situatën gjatë gjithë kohës dhe me mjete të ushtrisë po punon për mbushjen e saj, për të mos lejuar të çahet.

DAJC, 30 BANORE APEL PER EVAKUIM: NA NDIHMONI, JEMI TE IZOLUAR
Ora 09.30 Në fshatin Shirgj, komuna e Dajçit 5 familje bëjnë apel për tu evakuar. Nëpërmjet një lidhjeje telefonike me NEËS 24 gruaja e familjes Gjini bën apel për ndihmë. Atjo tregon se ndodhen në katin e dytë të një banese, e cila është izoluar tërësisht nga uji, dhe se prej 3 ditësh jetojnë aty brenda gati 30 vetë.
“Helikopterat vetëm na shikojnë dhe nuk na ndihmojnë. Askush nuk na ndihmon, prej tre ditësh po telefonojmë policinë, shtabin e emergjencave, dhe po bëjmë apel në media, por askush nuk vjen të na ndihmojë. Nuk bëhet fjalë për të dalë, pasi humb në ujë. Ishalla na shpëton zoti se tjetër gja nuk kemi”

RRITET NIVELI I UJIT NE HYRJE TE QYTETIT, BERISHA UDHETON DREJT SHKODRES
Ora 09:00 Liqeni i Shkodrës dhe lumi Buna vazhdojnë të tejfryhen, kjo con në rritjen e nivelit të ujit në qytetin Shkodrës. Gjatë gjithë natës është parë se ka tendencë të rritjes së nivelit të ujit. Korrespondetja e NEWS24 raporton se uji tashmë ka përmbytur të gjitha katet e para të lagjes Xhabije ku niveli i ujit arrin 1 metër. Familjet që jetonin aty janë evakuar, ndërsa familjet që jetojnë në kate më lartë të këtyre pallateve nuk kanë lëvizur. Në këtë lagje dhe në hyrje të qytetit të Shkodrës niveli i ujit arrin në 1. 5 metra. E vetmja mundësi komunikimi i banorëve të kësaj lagjeve janë varkat.
Të mbuluara me ujë janë edhe sipërfaqe të tëra në brendësi të disa lagjeve si "Salo Halili", në unazën e re, Livadhet dhe Zoteknika, si dhe ajo e Perashit dhe Mark Lula.

Problematikë përbën dhe dalja e ujrave të zeza në sipërfaqe, si dhe e naftës e cilat kanë rrjedhur nga dy pikat e karburantit, ne hyrje te qytetit. Edhe nga Shtabi i emergjencave pranohet se situata është shumë kritike, pasi mund të bëhet burim epidemish nëse temperaturat janë të larta. Shtabi po merr masa për klorifikimin e zonës. Evakuimet kanë vazhduar gjithë natën.
Krahas banorëve që ndjejnë shqetësimin e furnizimit me ushqime për pjesëtarët e familjeve të tyre, mjaft problematike shfaqet situata edhe për bizneset që gjenden në të dy anët e rrugës, një pjesë e mirë e të cilave ka pësuar dëme serioze, pasi rritja e nivelit të ujit ka përmbytur mjediset e tyre duke shkaktuar dëme serioze.
Kryeministri Berisha do të jetë rreth orës 10. 15 minuta në prefekturën e Shkodrës.

TOPI SOT PARADITE NE VAU DEJES,SHKODER E TOROVICE
Ora 07:30 Nga mbrëmja e djeshme vërshimet e ujit i janë afruar qendrës së qytetit, duke “prekur” për herë të parë që nga viti 1943(kur uji erdhi deri në Parrucë) këtë vijë.

Mësohet se përmbytja ka vajtur 800 metra larg qendrës së qytetit, përkatësisht tek shkolla “Ndre Mjeda” deri në vendin që në Shkodër njihet si pesëkatëshi me urë.

Mësohet se Presidenti i Republikës Bamir Topi do të udhëtojë sot drejt veriut për të parë nga afër situatën e përmbytjeve. Presidenca informon se kreu i shtetit në orën 11.00 do të jetë tek Diga e Qyrsaqit, afer Hidrocenctralit në Vaun e Dejës. Në pas do të jetë në qytetin e Shkodrës dhe në Torovicë, ku ndahet qarku i Shkodrës me Lezhën, dhe rrezikohet argjinatura
Kërcënimi i ujit deri në qendër të qytetit plot pas 67-vjetësh, ka ngjallë panik tek banorët që po përjetojnë orë ankthi. “Unë nuk mbajë mend këtë situatë, uji të vij këtu në qendër. Më kanë thën të moshuarit se kjo ka ndodhur dikur, dekada më parë. Por kjo që ndodh, nuk është vetëm ndëshkim i natyrës, por jemi fajtorë të gjithë. Jemi ne vetë, ata që zgjedhim , qeveria, të gjithë. Do zoti e shpëtojmë gjallë nga kjo katastrofë, se asgjë nuk kemi të sigurtë”,- pohoi për Gazeta Shqiptare 56-vjeçari N. Hatija, banor i qytetit,
Burimet zyrtare konfirmojnë se të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse nga ky qytet, me përjashtim të një rruge dytësore, janë të përmbytura nga uji që i ka kaluar 1.5 metrat, e janë të pakalueshme. Vetëm rruga dytësore nga Guri i Zi, mund të kalohet vetëm me automjete të rënda dhe me shumë vështirësi.
E ndërsa prej 4 ditësh uji zgjeron hartën e tij brenda qytetit disa komuna si Ana e Malit, Dajci, Velipoja prej ditësh janë të izoluara tërësisht nga uji.

Sipas statistikave të Shtabit të Emergjencave në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në rrethin e Shkodrës rezultojnë të përmbytur gjithsej 13.000 hektarë tokë. 2100 shtëpi përmbytura dhe mijera të tjera të rrethuara nga uji. Si dhe janë evakuar 7944 persona.
(s.g/m.a/BalkanWeb)

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora