E shtune, 20.04.2024, 03:09 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Pakti detar, 11 dosje sekrete në Wikileaks

E shtune, 04.12.2010, 03:47 PM


 Tedi Blushi

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë informuar hap pas hapi lidhur me ecurinë e negociatave dhe procedurat që po ndiqte Shqipëria dhe Greqia për ratifikimin e marrëveshjes dypalëshe të përcaktimit të kufirit detar. Kjo konfirmohet nga të paktën 11 dosje sekrete të publikuara së fundmi nga Wikileaks. Gjashtë prej tyre i përkasin raportimeve që ambasada amerikane në Athinë bënte në Washington. Ndërsa 5 të tjerat janë informacione konfidenciale që diplomatët e SHBA-së dyshohet se i kanë përcjellë nga Tirana. Përmbajtja e detajuar e materialeve sekrete lidhur me këtë çështje ende nuk është bërë publike nga Wikileaks. Agjencia investigative që ka tronditur diplomacinë botërore është mjaftuar si fillim duke sqaruar vetëm në vija të përgjithshme elementët kryesorë të dosjeve që trajtojnë çështjen e paktit detar.

GREQIA

E para dosje e raportuar nga ambasada amerikane në Athinë në adresë të Ëashingtonit lidhur me çështjen e kufirit detar me Shqipërinë duket se është ajo me nr. 42310. Informacioni i klasifikuar është dërguar në datën 28.05.2009 dhe tre kodet kryesore që sqarojnë përmbajtjen e saj janë "Marrëveshje për çështje të mbrojtjes", "Çështja e detit", "Kufijtë, territori dhe sovraniteti kombëtar". Raportimi i dytë nga Athina është bërë në datën 2.7.09, ora 14:04, dosja me nr.36236. Ndërkohë në datën 7 tetor '09, drejt SHBA-së është nisur me urgjencë nga Athina dosja me nr.22519, me dy kodifikime kryesore: "Marrëveshje për çështje të mbrojtjes", "Marrëdhëniet e politikës së jashtme". Vlen të theksohet se në këtë datë, në Tiranë, shefi i Departamentit të Hartografisë në Institutin e Gjeografisë Ushtarake, nënkolonel Behar Malaj kishte dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga kjo detyrë. Vendimi i tij erdhi fill pasi "Gazeta Shqiptare" botoi procesverbalin e mbledhjes së "fshehtë" të komisionit parlamentar të ligjeve, ku drejtoresha e IGJU-së, Miranda Zeka pohonte para deputetëve se harta e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, e përcaktuar në bazë të marrëveshjes dypalëshe nuk ekzistonte. Në datën 15 tetor 2010, nga Athina ka një intensifikim të dërgimit të informacioneve të klasifikuara drejt SHBA-së. Bëhet fjalë për dy dosje "Top Secret" të dërguara brenda një dite, e para që mban nr. 21574, e dërguar në orën 04:57 dhe ajo me nr. 21428, e nisur pas gati 10 orësh, e më konkretisht në 14:38. Kodet që sqarojnë përmbajtjen e tyre janë: "Shërbimet Inteligjente", "Transport përmes detit", "Çështja e detit të hapur", "Marrëdhëniet e politikës së jashtme", "Marrëveshje për çështjen e mbrojtjes". Pikërisht në këtë datë, nga ana tjetër e kufirit, Parlamenti shqiptar, 4 orë pas këtyre raportimeve nga Athina, vendosi të shtyjë pa afat ratifikimin e paktit detar pas presionit mediatik në rritje të "Gazeta Shqiptare". E parashikuar për të kaluar në seancën plenare të së hënës në datën 19 tetor 2009, marrëveshja tanimë nuk ekzistonte në axhendën parlamentare. Dosja e 6-të dhe e fundit, që mban nr. 11845 është dërguar në datën 11.12.2009, ora 11:07. Kodet e saj janë "Çështja e detit të hapur", "Marrëdhëniet e politikës së jashtme". Pikërisht në këtë datë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi shprehu besim të plotë tek Gjykata Kushtetuese për dhënien e një vendimi të drejtë dhe në mbrojtje të interesave kombëtare lidhur me marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë. Deklarata e kreut të shtetit erdhi tre ditë pasi GJK-ja përfundoi në datën 8 dhjetor pas një seance maratonë që zgjati rreth 7 orë, shqyrtimin e kërkesës ankimore të PS-së për marrëveshjen e kufijve detarë me Greqinë. Në këtë seancë përfaqësuesit e qeverisë pranuan të gjitha shkeljet ligjore që fshihte pakti detar.

SHQIPERIA

Në datën 6 tetor '09, nga ambasada amerikanë në Tiranë është nisur një informacion i klasifikuar drejt SHBA-së me dy kode kryesore "Marrëveshje për mbrojtjen e çështje ushtarake" dhe "Marrëdhëniet e politikës së jashtme". Në këtë datë, "Gazeta Shqiptare" është hapur me kryeartikullin që sqaronte se harta e kufirit detar të përcaktuar në marrëveshjen shqiptaro-greke, nuk ekzistonte. Lajmi i referohej pohimit të bërë nga drejtoresha e IGJU-së, Miranda Zeka, në komisionin parlamentar të ligjeve të zhvilluar pa praninë e medias. Procesverbali i mbledhjes ishte siguruar ekskluzivisht nga GSH. Informacioni tjetër i klasifikuar mban nr. 17048 dhe është dërguar në datën 12.11.09 me kodet sqaruese "Marrëveshje për mbrojtjen e çështje ushtarake" dhe "Marrëdhëniet e politikës së jashtme". Pikërisht në këtë datë GSH zbardhi ekskluzivisht periudhën e nisjes së negociatave me Greqinë. Në datën 17.11.2009, një tjetër dosje dërgohet në Ëashington nga ambasada amerikane në Tiranë, me dy kode kryesore "Transport përmes detit" dhe "Çështjet e detit të hapur". Në këtë datë, 'GSH' publikoi ekskluzivisht listën e 11 negociatorëve të palës shqiptare. Dosja tjetër mban datën 8.12.2009 dhe ka nr. 12697. Kodet e saj janë "Marrëveshjet për çështje të mbrojtjes dhe ato ushtarake", "Marrëdhëniet e politikës së jashtme". Vlen të theksohet se pikërisht në këtë datë, Gjykata Kushtetuese përfundoi pas një seance maratonë shqyrtimin e kërkesës ankimore të PS-së për marrëveshjen e kufijve detarë me Greqinë. Dhe informacionet e fundit nga Tirana në adresë të Ëashingtonit janë nisur në datën 12.11.09, me nr. 11818 dhe kodet "Marrëveshje për çështje të mbrojtjes dhe ato ushtarake", "Marrëdhëniet e politikës së jashtme". Vlen të theksohet se një ditë më parë,

Presidenti i Republikës, Bamir Topi shprehu besim të plotë tek Gjykata Kushtetuese për dhënien e një vendimi të drejtë dhe në mbrojtje të interesave kombëtare lidhur me marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë.

----------------------------------

Kufiri detar, Edit Harxhi takon zv/ministrin grek

Gazeta Shqiptare, 30/11/2010 

 

Tedi Blushi

 

Mes Shqipërisë dhe Greqisë po zhvillohet një raund intensiv bisedimesh diplomatike, në fokus të të cilave është pikërisht nënshkrimi i një marrëveshjeje të re të përcaktimit të kufirit detar mes dy shteteve. Brenda harkut kohor të tri ditëve (23-26 nëntor), janë realizuar katër takime të autoriteteve më të larta zyrtare të Athinës dhe Tiranës. Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në faqen e saj zyrtare në internet ka bërë të ditur së fundmi se zv/ministrja, Edit Harxhi ka zhvilluar një takim, në datën 26 nëntor, me homologun e saj grek, Spyros Kouvelis. Në njoftimin zyrtar thuhet se ky takim është realizuar në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e takimit të 23 të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të organizatës së bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi. Por, vetë Harxhi në një prononcim të saj për mediat, të dhënë në datën 10 nëntor, paralajmëroi fillimin e negociatave me Greqinë për çështjen e paktit detar pas një ose dy javësh. "Shpresoj që bisedimet e para jo vetëm për marrëveshjen, por në përgjithësi, do të fillojnë pas 1 ose dy javësh, ku do të kemi edhe diskutimet diplomatike me Greqinë", - u shpreh Harxhi. Takimi i saj me homologun grek, Kouvelis është zhvilluar pikërisht dy javë pas deklaratës së saj. Por fillimin zyrtar të negociatave dypalëshe do ta konfirmonte zyrtarisht për "Gazeta Shqiptare", ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto. Në datën 25 nëntor ai u shpreh ekskluzivisht për 'GSH' se takimi do të zhvillohej një ditë më pas, në Athinë. "Takimi do të jetë në nivelin e sekretarit të përgjithshëm të ministrive të Punëve të Jashtme të të dy vendeve. Në tryezë do të diskutohen të gjitha çështjet mes dy vendeve, por pa diskutim dhe marrëveshja e delimitimit të ujërave", - deklaroi Haxhinasto. Dhe sikundër paralajmëroi, ky takim u realizua në datën 26 nëntor. Ai u zhvillua në nivelin Sekretarit të Përgjithshëm të MPJ-ve të të dy vendeve, respektivisht ndërmjet Gazmend Turdiut për palën shqiptare dhe Yannis-Alexis Zepos, për atë greke. Bisedimet u realizuan me dyer të mbyllura dhe në përfundim takimit, MPJ-ja greke nëpërmjet një njoftimi të thatë për shtyp bëri të ditur se në mbledhje ishin prekur një numër i madh çështjet bilaterale. Por ndryshe nga sa bëri të ditur shefi i diplomacisë shqiptare, pala greke i shmangi nga komunikata e saj për shtyp bisedimet për çështjen e përcaktimit të kufirit detar. Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Athinë, Turdiu është pritur në një takim të veçantë edhe nga Ministrja Alternative e Punëve të Jashtme të Greqisë, znj.Xenogi-annakopoulou. Në datat 23-25 nëntor edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Maksim Malaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë me ftesë të homologut të tij, Ioannis Giagkos. Mediat greke raportuan se qëllimi i kësaj vizite ishte pakti detar por në një prononcim për GSH, Shefi i Shtabit i mohoi kategorikisht këto pretendime.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora