E shtune, 20.04.2024, 12:06 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zagreb... (VI)

E shtune, 04.12.2010, 08:07 PM


SHQIPTARET USHTAR TË APJ-SË NË ZAGREB, PERSEKUTIMET DHE TERRORI KUNDER TYNE VITI 1981 - 1982

                                              VI

 

Gjithçka zhvillohej shpejtë. Posa kisha ardhë nga Bihaqi në këtë kasermë dhe ndodhen të gjitha këto ngjarje! Ishte ditë e dielë, këtë mbaj mend mirë dhe dielli posa kishte leshue rrezet e veta të ati prilli të vitit 1981. Shkova në kantinë të blejë cigare dhe pasi dola më pershendet nji ushtar me kapelen në cep të vetulles nen të cilen shifeshin floket e ti kaqurrel. Ishte i veshun bukur me rroba të festes ( neve kishim rrobat e punes, të perditshmet dhe ato festive). Tungjatjeta i thash. Unë jamë Selim Hasanaj, jamë nga nji fshat i Istogut , por jetojë në Lubjanë në Slloveni. Tungjatjeta ma këthej ushtari dhe më kapi per qafe. Më bani pershtypje që në start ky njeri. Shifej se edhe me moshë ishte diku aty afer me mue. Unë jamë Idriz Musliu më tha, jamë nga Gjilani dhe sherbejë këtu në komanden e kasermes në grupin e ushtarve per sigurim të kasermes. Së bashku vazhduem të ecim drejtë nga dhomat e fjetjes dhe ai erdhi me mue deri në dhomen time. U gëzue kur pau qiftelinë time dhe më luti të luej pak me te. Ja vuna telat dhe per të ja ba qefin lujta disa valle. Pas pak erdhi edhe kunati im Skender Hoxha, ai vetem më kerkojë nji cigare dhe iku. Kishte frikë të rrinte me neve. Ai dinte kerrcnimin e gjeneralit Gregoriq që na kishte ba nji javë ma parë. Idriz Musliu u qudit kur pau se si iku Skenderi. Ku e njef këtë më tha. E kamë kunat ja dredha. Asht vëlla i nuses time. Edhe unë jamë i martuem më tha Idrizi, pres fëmijën e parë këto ditë. Pash se unë dhe ai kishim shumçka të perbashket, më bani pershtypje dhe unë pa ngurrim e pyeta per shumçka. Ai kishte ba gadi nji vit në atë kasermë dhe dinte shumçka. Dhe ku mos ta dinte kur ai ishte mjeshter nderkombtar i KARATES me brezin e zi në stilin SHOTOKAN, kishte nji klub në kasermë ku ushtronte jo veq ushtaret , por edhe shumë epror. Ai poashtu ishte instruktor edhe në klubin e karates në qytet diku atje në afersi të zones Pleso ku ishin edhe spitalet ushtarake. Këto i mësova ma vonë sepse me këtë njeri ma kurr nuk u ndava. Neve ishim të pandashem sa per miqësinë tonë paten fillue të "xhelozojnë" kunati im Skenderi dhe tezaku Metë Cacaj. Skenderi ishte i heshtun dhe fliste pak, por Meta shpesh per me na ngacmue i thoshte Idrizit, po ku dole ti nga Gjilani e ma more tezakun.

Asht per ta shkrue rastin tim me z. Metë Cacaj. Unë atë njeri kurr ma parë nuk e kisha pa as nuk e njifja. U takuem rastësishtë dhe gati u kacafytem në këtë kasermë. Unë punoja në shperndamjen e bukes , pra masi kisha problemin me kamben, ata thanë se edhe per sakat kanë vende pune dhe më vendosen të punojë në nji zyre ku ishte nji telefon në të cilin thirrnin kasermet dhe kantinat e kasermeve nga krejtë Zagrebi dhe rrethina dhe porositnin sasinë e bukes që ju duhej per diten e neserme. Unë shenoja ato dhe ja jepja ose oficerit që ishte shef i furres së bukes, ose puntorve civil që mësonin ushtaret per ta gatue buken. Poashtu duhej të numroja dhe të mbaj kartotekën se sa shporta me bukë merrte secili kamion i kasermeve tjera që vinte aty, ta nenshkruej ai pranimin dhe ato duhej prap ti dorzoja te eprori ose te mjeshtri. Mirpo ushtaret e çetave tjera vinin dhe kerkonin bukë të nxehtë aty. Zyrtarisht e kisha të ndalueme ti jap kujt dhe nese dikush arrinte te vidhte unë duhej të pergjigjesha nese nuk e lajmrojë kush ishte ai që ka vjedh. Por ku jua ndalna unë ushtarve buken, unë posa shifja se dikush vjedhurazi po afrohet i jepja shenjë të pret dhe merrja nji bukë vetë e mshifja nene mantelë dhe ja jepja e ai ikte me të shpejtë. Sa me shije e hanin atë bukë të thatë ushtaret e lodhun nga puna e rand dhe nga komanda diskriminuese e poshtruese.

Metë cacaj erdh nji ditë , ishte ushtari ri dhe drejt e në furrë. Shiqojë per rreth dhe kur pau ku ishin buket shkojë dhe e mori nji. Kishte plot ushtar aty dhe unë shkova dhe i thash se nuk ban me e marr. Nuk e dija se asht shqiptarë dhe i fola serbisht. Ai fillojë me atë serbishten e vetë të dobët dhe menjiherë kuptova se do jetë shqiptarë. U zuna ngusht, i thash shqip, o burr, ik del se unë pas pak do e vjedh vet nji bukë e ta bi. Ai i painformuem sepse ishte ushtar i posa ardhun në sherbim, ma dredhi, ik more po kush je ti që ma nal buken. Mue kjo më irritojë dhe i dola para, jakapa buken nga dora dhe i thash, nese nuk del jasht tash menjiherë do pendohesh per tanë jeten dhe pastaj do e kuptosh se kush jamë unë. Ai papritmas hoqi rrypin e brezit që i thojshim OPASAQ dhe u ba gati të më qellojë, por perfat nga pas e kapi Sylë Haziraj ndersa Rexhep Sumiqi deshti edhe ta qellojë. Unë nderhyna dhe i qetsova ata dhe Meta doli jashtë. Vendosa ta kerkojë në kohen e lirë dhe ti tregojë se ashtu nuk banë të sillet. Ai i shkreti kishte pas moment të lig dhe posa del pendohet, nuk vonojë dhe u këthye. Unë tash isha te dera e furres dhe pija nji cigare. Kur e pash , mendova se do detyrohem të kacafytem me te. Ai erdhi drejt e te unë por i buzqeshun dhe i skuqun. A po më falë o burr me tha. Po per Zotin as vet nuk e di se çka më gjet, unë nuk jamë njeri i telasheve dhe aq ma pak me nji shqiptarë. A banë të flasim si burrat se të dytë qenkemi pak në moshë. Mirë se erdhe i thash dhe ja zgjata doren si vëllaut. Unë jamë metë Cacaj nga Deqani më tha. Unë pa i tregue emnin u ndala dhe ju drejtova; po more burr nana ime ka nji hallë të Adem Rexhet e Deqanit, di se ajo quhet Nushë dhe se ka shumë djem, ate e njof , por asnji nga femijet e saj nuk i njof. E pra miku im unë jamë djali i asaj Nushe per të cilen po më flet. Unë jamë djali i Zyhras të Mushak Bajramit i thash. Gjyshi im pra ishte daja i Metë Cacajt, unë këtë burr që perpak u kacafytem per nji bukë e kisha tezak dhe e takoja per herë të parë masi i kishim ba 26-27 vjet moshë. Kështu asht fati i shqiptarit që qysh si fëmijë detyrohet të largohet nga familja dhe nga vendlindja dhe nuk ka shansa as të nifet me ma të afermit e ti.

Këtë fat kisha unë. Unë as sot e kësaj dite nuk i njof as nuk i kamë pa shumë familjar të mijë si nga ana e familjes sime si nga ana e dajve. Shumë kanë vdek unë kurr pa i njoftë. Fati i shqiptarit të robnuem, të robnuem nga shteti dhe pushteti, por shumëherë edhe nga disa tradita të hueja të jokultures orientale ku per shkaqe havalje njeriu jo me të gjithë far e fisin e vet njifet.

Me z. Metë Cacaj do jemi bashk pergjatë sherbimit tonë ushtarak. Por fatkeqësishtë pasi kemi krye sherbimin kurr ma nuk jemi pa. Fati i mergimtarit. Ferri jetsor i shqiptarit.

Vazhdon me tregime tjera neser.

 

Selim M. Hasanaj

25.11.2010

Sarpsborg

Norvegji  



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora