E merkure, 24.04.2024, 02:21 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Fenomeni Wikileaks dhe marredhenjet midis Shteteve te Bashkuara dhe shqiptareve

E shtune, 04.12.2010, 08:31 PM


FENOMENI WIKILEAKS DHE MARREDHENJET MIDIS SHTETEVE TE BASHKUARA DHE SHQIPTAREVE

 

Nga Frank Shkreli

 

Shtypi boteror, qeveria e Shteteve te Bashkuara, si dhe qeveritë e ndryshme ane mbane botes, po analizojne mijera telegrame diplomatike te klasifikuara qe ambasadat amerikane dërgonin në Uashington, si pjese normale e punes se tyre, dhe te cilat mbulojne nje periudhe prej vitit 1966 e deri tek viti 2010.  Nderkohe, Suedia ka leshuar nje flete-arresti per themeluesin e Wikileaks, Zotin Julian Assange, per nje akuze tjeter, dhe Prokurori i Pergjithshem i Shteteve te Bashkuara, Zoti Eric Holder ka njoftuar ndjekjen ligjore te cdo personi pergjegjes per nxjerrjen e ketyre materialeve ne faqen e internetit.  Natyrisht ky feneomen ka shkaktuar nje tronditje te madhe ne kanalet diplomatike dhe kokecarje te mundeshme ne marredhenjet e Washingtonit me vende te ndryshme te botes, megjithse Shtepia e Bardhe ka njoftuar se publikimi i ketyre mesazheve nuk do te kete pasoja serioze per poltiiken e jashteme amerikane.  Edhe Ministri i Mbrojtjes te Shteteve te Bashkuara, Zoti Robert Gates tha se pasojat do te jene minimale.  Ne pergjithesi, publikimi i ketyre mesazheve diplomatike shikohet si dicka qe nuk i sherben te mires se publikut.  Studjuesi James Carafano prane Fondacionit Heritage i tha gazetes USA Today se publikimi i ketyre dokumentave nga Wikileaks eshte e "demshme per demokracine".  "Demokracite, tha ai, "veprojne ne baze te nocionit te nje lirie te rregullt.  Ne krijojme institucionet dhe keto institucione i mbajme pergjegjese per punen e tyre.  Ne publikmet e Wikileaks nuk ka asgje qe tregon se Qeveria Amerikane te kete shkelur kontraten me popullin amerikan."   Pasojat e ketij fenomeni nuk mund te parashikohen tani per tani, e te cilat mund te shkaktojne nderlikime te pakendeshme, pikespari per marredhenjet e Amerikes me vende te ndryshme te botes,  pasi bisedimet diplomatike nuk mund te zhvillohen ne publik.

 

Megjithese publikimi i ketyre telegrameve te fshehta ka ndezur debatin mbi te drejten e publikut per te qene i informuar per ato qe ndodhin  dhe per rolin qe luan shtypi i lire ne raste kur kemi te bejme me interesin e sigurimit kombetar dhe te politikes se jashtme -- qellimi i ketij artikulli eshte qe, shkurtimisht, duke u bazuar ne informatat qe jane botuar deri tani ne shtypin nderkombetar dhe ate shqiptar -- te shohim nese ka ndonje te papritur per marredhenjet e Amerikes me Shqiperine dhe me Kosoven.  Ka mundesi qe une mos te keme ne dispozicion te gjitha informatat e botuara deri me tani nga Wikileaks-i, por duke u bazuar nga ato qe kam lexuar der me sot, une nuk shohe asgje, qe ne nje menyre ose ne nje tjere, eshte kompprometuese per ndonjeren pale, ose qe nuk eshte trajtuar me pare nga shtypi shqiptar ose i huaj, ose qe nuk eshte deklaruar publikisht nga zyrtaret e diplomatet e te dy paleve persa u perket ecurive diplomatike midis Washingtonit e Tiranes, por edhe Prishtines. 

 

Me fjale te tjera, botimi i ketyre telegrameve do te zhgenjeje disa elemente qe me cdo kusht presin dhe po perpiqen te gjejne "gogolin" ne keto telegrame, e per t'i perdorur ato per qellime te caktuara politike.  Ne te vertete,  nga keto telegrame vihet ne dukje politika pro-shqiptare e Shteteve te Bashkuara, jo vetem karshi Shqiperise por edhe ndaj Kosoves.  Eshte e vertete se ne to flitet per strehimin e te burgosureve ne Shqiperi nga burgu Guantanamo, por a ka gje te re ketu qe nuk e dinim qe nga koha kur ata u transferuan ne Shqiperi? 

 

Por, ajo qe duhet vene ne dukje eshte se politika amerikane ne favor te Shqiperise per tu bere anetare e NATO-s, lobimi amerikan per liberalizimin e vizave per shqiptaret per te udhetuar ne Evrope dhe perkrahja e vazhdueshme e Washingtonit qe Shqiperia te behet anetare e Bashkimit Evropian, eshte e vertete se pasqyrohen ne keto telegrame, por nuk jane aspak te ndryshme me qendrimet publike te Washingtonit ne lidhje me keto dhe ceshtje te tjera ne marredhenjet Washington-Tirane. Ato qendrime jane shfaqur publikisht dhe dihen nga e gjithe bota.  Per me teper, nga keto telegrame vihet ne dukje gjithashtu perkrahja dhe  perpjekjet e vazhdueshme te qeverise amerikane, se pari per clirimin e Kosoves dhe me vone per pavaresine dhe njohjen diplomatike te shtetit me te ri te botes. Mesohet gjithahstu, se ishte Amerika, ajo qe bente fushate per te bindur aleatet e saj evropiane per te nderhyre ne Kosove e per te shpetuar shqiptaret atje nga  gjenocidi i ndermmarre nga Millosheviqi.  Mesohet gjithashtu se eshte po ajo Amerike dhe diplomatet e saj, qe sot e kesaj dite vazhdojne te kundershtojne lobimin ane e mbane botes nga  Rusia,  Serbia dhe vende te tjera   kunder njohjes se Kosoves si shtet i pavarur, duke punuar dite e nate per te shtuar numerin e  vendeve qe njohin Prishtinen, me qellim qe Kosova te behet sa me pare anetare e organizmave euro-atlantike dhe te beje pjese denjesisht si anetare e plote e Organizates se Kombeve te Bashkuara.

 

Keshtuqe, ata, te cilet ne publikimet e Wikileaks kerkojne "xhuxhmaxhunin" ne marredhenjet shqiptaro-amerikane --te paken duke u bazuar ne ato qe citohen te jene publikuar deri tani --  do te gjejne vetem zhgenjim, qe ne te vertete eshte nje gje shume e mire per miqesine e vazhdueshme dhe interesat e perbashketa mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara.  Rendesia qe keto marredhenje kane per Washingtonin u nenvizua edhe ditet e fundit nga Presidenti amerikan, Zoti Barak Obama dhe Sekretarja e Shtetit, Zonja Hillary Clinton, te cilet ne mesazhet drejtuar popullit shqiptar me rastin e Dites se Pavaresise shprehin "detyrimin solemn ndaj sigurise se njeri tjetrit", si dhe bindjen se "lidhjet e qendrueshme mes dy popujve tane do te forcohen dhe thellohen gjate viteve te ardhshme", u shpreh Presidenti Obama ne mesazhin e tij drejtuar Presidentit shqiptar, Zotit Bamir Topi.  Sekretarja e Shtetit, Zonja Hillary Clinton, ne urimin e saj drejtuar popullit shqiptar, vleresoi miqesine midis dy pupujve qe sipas saj u konsolidua ne Konferencen e Parisit te vitit 1919, kur Presidenti amerikan Wilson mbeshteti fuqimisht pavaresine e Shqiperise.  Zonja Clinton shprehu optimizimin e saj per "vazhdueshemerine e partneritetit tone me Shqiperine per ceshtje me rendesi rajonale dhe globale, ndersa punojme se bashku per nje te ardhme demokratike, te sigurt dhe te begate per te dy poujt tane."



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora