E shtune, 20.04.2024, 12:52 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

10 ngjarjet që pushtuan faqet e para të shtypit në 2007

E hene, 31.12.2007, 04:13 AM


Më poshtë vijojnë 10 ngjarjet kryesore që pushtuan faqet e para të shtypit në 2007:

* Revolucioni shafran në Birmani

Të mbështetur nga popullsia, mijëra murgj budistë manifestuan për disa ditë radhë në shtator në Rangun dhe në qytete të tjera kundër juntës ushtarake në pushtet që prej vitit 1988, që e shtypi ashpër këtë lëvizje të provokuar nga rritja e çmimeve. Emisari i OKB-së, Ibrahim Gambari përpiqet vendosë dialogun mes ushtarakëve dhe opozitares, Aung San Suu Kyi.

-Peloponezi në flake

Zjarre të mëdhenj nëpër pyje për shkak të një thatësire dhe moti jashtëzakonisht të nxehtë, përfshijnë Greqinë në korrik dhe gusht, veçanërisht në rajonin e Peloponezit, duke shkaktuar 77 të vdekur. Zjarret shkatërruan 147.230 hektarë pyje, mijëra hektarë ullinj, vreshta dhe kullota.

-Kasaphanë në Irak

Më 3 shkurt një kamikaz hedh në erë një kamion, të mbushur me një ton eksploziv në një lagje popullore shiite të Bagdadit, duke shkaktuar të paktën 130 të vrarë, 305 të plagosur dhe duke shënuar atentatin e dytë më të përgjakshëm në Irak që pas pushtimit të vendit në mars 2003, pas 202 të vdekurish në Sadr City në nëntor 2006.

-Sulm kundër xhamisë së kuqe të Islamabadit

Më 11 korrik trupat pakistaneze marrin kontrollin e xhamisë së kuqe në Islamabad dhe vrasin islamikët e fundit që u bënin ende rezistencë, pas dy ditë luftimesh që shkaktuan 100 të vdekur, duke i dhënë fund disa muaj tensionesh përreth këtij vendi të njohur të integralizmit mysliman.

-Atentat kundër kortezhit të Benazir Butos

Një atentat kamikaz shkakton vdekjen e 119 personave, më 18 tetor në Karaçi, në karvanin që kishte shkuar të shoqëronte ish-kryeministren pakistaneze, Benazir Buto pas kthimit nga mërgimi.

-Mekaniku i hapësirës

Një astronaut i anijes kozmike "Discovery", Scott Parazynski, një nga ecësit orbitalë më me eksperiencë të NASA-s,me profesion mjek, arriti të bënte në nëntor një riparim të paprecedentë në orbitë dhe me potencial të lartë rrezikshmërie të paneleve të dëmtuara të një antene diellore në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

* Përmbytje vdekjeprurëse në Azinë e Jugut-

Më shumë se 3 200 persona gjetën vdekjen nga përmbytjet e verës në Indi, Bangladesh dhe Nepal, ndërsa 28 milionë persona u zhvendosën, duke vuajtur veçanërisht nga uria dhe etja dhe duke mbetur në mëshirë të epidemive.

* Eksod i kalifornianëve për shkak të flakëve

640 000 persona detyrohen të lenë shtëpitë e tyre të kërcënuara nga flakët që shkatërruan jugun e Kalifornisë në tetor, duke shënuar edhe evakuimin më të madh në historinë e këtij shteti amerikan, ku bilanci shkoi në 203 000 hektarë të bëra shkrumb e hi dhe 1 800 shtëpi të shkatërruara.

-Rekord botëror për TGV francez

Më 3 prill, TGV (Tren me shpejtësi të Madhe) vendos një rekord botëror të shpejtësisë mbi shina, duke arritur 574,8 km/orë në linjat e shpejtësisë së madhe evropiano-lindore. Gjatë provave zyrtare disa ditë më parë ai arriti shpejtësinë 568 km/orë. Rekordi i shpejtësisë së një treni mbahej nga Maglevi japonez me 581 km/orë në 2003, por ai ishte një tren eksperimental me ekuilibrim manjetik dhe jo mbi shina.

* Harri Poter - superstar

- Në korrik, vëllimi i shtatë dhe i fundit i aventurave të Harri Poterit En i J.K. Roëling, thyen rekordin e shitjeve në 24 orë në Britaninë e Madhe (2,65 milionë kopje) dhe në SHBA (8,3 milionë kopje).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora