E marte, 23.04.2024, 10:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Jeton Kelmendi: Gjuha Shqipe me katër gjuhë tjera botërore në fjalorin e Peter Tase

E shtune, 04.12.2010, 07:31 PM


Gjuha Shqipe me katër gjuhë tjera botërore në fjalorin e Peter Tase

 

Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

 

Gjuha si mjet komunikimit është shumë e rëndësishme për shoqërinë dhe njeriun. Kurse të folurit e gjuhëve vlerësohet si pasuri e njeriut që flet dy e më tepër gjuhë. Peter Tase është përkthyesi shqiptaro-amerikan i cili ka botuar fjalorin simultant në pesë gjuhë: Anglisht, Italisht, Spaniollisht, Guaranisht, (Paraguaj) dhe Shqip. Ky fjalorë është një libër me rëndësi për dy fakte: së pari radhitë gjuhën shqipe me gjuhët e tjera të zhvilluara, pastaj popujt e këtyre gjuhëve mund ta përdorin fjalorin e Tases dhe të kuptojnë pak a shumë fjalorin dhe të shprehurit në gjuhën shqipe. Gjuha angleze që është gjuha më e përdorur sot në botë, kurse gjuhet Spanjishte, Italishte dhe Guaranishte, të cilat janë gjuhë që fliten nga qindra miliona njerëz, bënë që Gjuha Shqipe të jetë bashkë me to, në një fjalor. Së dyti ky fjalorë në pesë gjuhë, ka rëndësi praktike ngase është shumë i përdorshëm për përkthime nga njëra në tjetrën, nga këto pesë gjuhë. Shikuar nga këndi letrarë ky fjalorë ka një rëndësi, për faktin se përkthyesi letrarë duke përdorur fjalët e caktuara, mund të bëjë një përkthim sa më të mirë. Në ketë fjalor Tase ka dhënë edhe shpjegime për fjalët e caktuara. Do të thotë se ky fjalor ndihmon përkthimin adekuat të fjalës. Kështu bëhet edhe më e përdorur gjuha, gjithnjë duke e ruajtur kuptimin e origjinalit të gjuhës që është shkruar. Mirëpo kjo nuk do të thotë se fjalori është për përdorim vetëm për përkthimet letrare. Në fakt unë u përpoqa ta jap mendimin tim sa i përket përkthimit të veprave letrare, që janë përkthimet më të vështira, kurse për përkthime tjera fjalori është edhe më i përdorshëm. Gjithsesi duhet të theksohet se edhe ana teknike është e realizuar mjaft mirë nga autori Peter Tase. Ai i ka radhitur fjalët sipas alfabetit, kurse në secilën faqe të fjalorit janë krijuar kolonat e fjalëve në të pesë gjuhët, gjë kjo shume e lehtë për tu lexuar dhe për tu përdorur. Edhe mënyra e shpjegimit të te lexuarit të fjalëve në këto gjuhë është paraqitur me kujdes nga autori i këtij fjalori. Fjalori ka 485 faqe, për çka autori është dashur të punoj shumë kohë dhe me shumë përkushtim. Botimi i këtij libri (fjalor simultativ në pesë gjuhë) është bërë pran edicionit Lulu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Peter Tase është i lindur në Shqipëri, por ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse pasthënien e fjalorit e ka bërë ish-Presidenti i Republikës së Paraguait (1999-2003), Luis Angel Gonzalez Macchi. Ish-Presidenti në parathënien e Fjalorit të Peter Tase shprehet se autori jo vetëm se ka bërë një punë të mirë me ketë fjalorë që shërben për punë praktike në përkthime, por edhe ka sjellë pesë gjuhë në një libër të përbashkët, gjë kjo që ndikon në afrimin e kulturave të ndryshme. Gjuha Shqipe është një gjuhë e vjetër dhe gjuhë që nuk flitet shumë, afërsisht 10 milion, prandaj çdo kush që arrin ta paraqesë në vende të ndryshme, i bënë shërbim të mirë Gjuhës Shqipe dhe Shqiptarëve në përgjithësi.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora