E premte, 29.03.2024, 03:26 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

10 katastrofat më vdekjeprurëse në 2007

E hene, 31.12.2007, 03:11 AM


Më poshtë vijojnë 10 katastrofat më vdekjeprurëse gjatë vitit 2007

-Cikloni në Gjirin e Bengalit

Me erëra me shpejtësi më të madhe se 240 km/orë, cikloni Sidr, më vdekjeprurësi i vitit shkatërroi më 15 nëntor brigjet jugore të Bangladeshit. Në fund të muajit u gjetën 3.256 trupa, ndërsa 880 persona konsiderohen të zhdukur. 4,7 milionë persona u dëmtuan nga Sidr, cikloni më i rëndë që e ka përfshirë që prej 20 vjetësh këtë vend të varfër të Azisë së Jugut.

-Minierat e përmbytura në Kinë

Autoriteteve kineze iu deshën tre muaj të njoftonin katastrofën: 181 minatorë qymyrguri, 172 në një minierë dhe nëntë të tjerë në një tjetër u zunë në kurth më 17 gusht nën miliona metra kub ujë, pas shpërthimit të një dige mbi lumin Ëen në lindje të vendit.

Pas përleshjeve mes familjarëve të viktimave dhe policisë, shtypi kinez fajësoi zyrtarët lokalë dhe drejtorinë e dy minierave, një formë kritike gati zyrtare. Minierat në Kinë janë më të rrezikshmet në botë :4.700 minatorë u vranë në 2006 sipas shifrave zyrtare, 20.000 sipas organizatave të pavarura.

- Mbytje në Gang

Pas shkrirjes së borës së Himalajeve e përzier me shirat musonikë, Lumi Gang doli nga shtrati në shtetin indian të Biharit, ku një anije që transportonte 100 persona u mbyt më 6 gusht. Njëmbëdhjetë vetë shpëtojnë duke dalë me not, vetëm një trup u gjet, të gjithë të tjerët u rrëmbyen nga ujërat. Kjo mbytje, më e rënda e vitit e rriti bilancin e përmbytjeve, më të rëndat që kishte njohur ky rajon që prej 20 vjetësh, ndërsa 10, 8 milionë vetë u shpërngulën.

- Tërmet në Peru

Tërmeti më vdekjeprurës i vitit, me intensitet 7,7 ballë sipas shkallës Rihter, goditi më 15 gusht jugun e Perusë, duke dëmtuar qytetin Canete, Pisco, Chincha dhe Ica. Bilanci zyrtar: 595 të vdekur, 318 të zhdukur, 320.000 të dëmtuar dhe 76.000 shtëpi për t'u rindërtuar.

- Greqia në flakë

Zjarre për shkak të thatësirës dhe motit jashtëzakonisht të nxehtë përfshijnë Greqinë në korrik dhe gusht duke shkaktuar 77 të vdekur dhe duke shkaktuar 645 milionë euro dëme. 150.000 ha pyje, 24.000 ha ullishte kthehen në hi. Peloponezi dhe ishulli Eube janë rajonet më të prekura.

- Një avion rrëzohet në Brazil

Më 17 korrik, një A320 i kompanisë ajrore TAM rrëzohet me 187 vetë në bord, mbi një ndërtesë mallrash në aeroportin Congonhas, në Sao Paulo. Bilanci, m i rëndi i vitit për një katastrofë ajrore shkon në 199 të vdekur. Të gjithë personat në bord dhe 12 persona n tokë.

- Shpërthim i një depoje të madhe armësh në Mozambik

80 persona ndër të cilët një numër i madh fëmijësh u vranë dhe afro 400 të tjerë u plagosën më 22 mars në Maputo gjatë shpërthimit të depos më të madhe të armëve në Mozambik. Shpërthimi arriti deri në bidonvilet aty rrotull, duke shkaktuar çarje të mureve. 20 tonë bomba, mina, municione që datonin që nga lufta civile që shkatërroi këtë vend të Afrikës nga 1975-1992, ishin grumbulluar në atë qendër, ku nxehtësia e madhe ishte dhe shkaku i shpërthimit.

- Aksident rrugor në Uganda

Aksidenti më i rëndë rrugor në 2007 ndodhi më 26 gusht në Uganda. 72 persona - 57 ushtarë dhe 15 anëtarë të familjeve të tyre gjatën vdekje ndërsa 40 të tjerë u plagosën, kur një gjysmë rimorkiator që transportonte mbi 100 persona, u përplas me një barrierë sigurie.

-Shembje ure në Vietnam

Një urë në ndërtim që do të ishte më e madhja në Vietnam, u shemb më 26 shtator, duke shkaktuar 54 të vdekur ndër punëtorët e kantierit. Autoritetet thanë se shirat e fortë e kishin dobësuar strukturën e urës dhe kishin çuar në shembjen e saj. Kjo vepër do të lidhte krahinën e Can Tho me atë të Vinh Long 16 kilometra mbi lumin Hau.

- Ortekë vdekjeprurëse në Pakistan

Të paktën 40 persona vdiqën nga 31 marsi deri më 2 prill në vargmalet himalajase të Pakistanit në ortekët që morën me vete disa dhjetëra shtëpi Disa fshatra të zonës së Chitralit u përfshinë nga katastrofa.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora