E enjte, 25.04.2024, 01:52 PM (GMT+1)

Mendime

Lavdrim Lita: Ditari i Tokës

E shtune, 04.12.2010, 08:58 PM


Ditari i Tokës

 

Nga Lavdrim Lita

 

Pema - Është e ditur botërisht se bën ma shumë zhurmë një pemë që pritet sesa një pyll që rritet. Më mirë se, ne, këtë fakt të pakundërshtueshëm të natyrës mund ta pohojnë qytetarët e Maqedonisë. E them këtë pasi nisem nga fakt-lajmi që Maqedonasit sapo kanë mbaruar fushatën e mbjelljes së 7 milionë pemëve për të pyllëzuar vendin pas zjarreve të 2008-s. Ky projekt ishte lançuar nga këngëtari i Operës dhe artisti i UNESCO-s për paqe Boris Trajkov. Pra, siç kuptohet vetiu fqinjët kanë për zemër frymëmarrjen e fëmijëve të tyre.

Përkundër kësaj ka pasur ndoca personazhe të industrisë së druve dhe dërrasave që shpesh flasin “sekuestrimit CO2: dyoksidit të karbonit” sipas protokollit të Kyotos me qëllim uljen e ngrohjes globale, çka mund të sjellë më shumë probleme mjedisore seç zgjidh... të gjithë  e dinë se pemët funksionojnë si “depozita” të CO2, porse efekte anësore të plantacioneve mund të thithin shuma të mëdha uji dhe ushqyese të tokës, duke tensionuar në shumë klimën. Për paradoks duket se të mbjellësh shumë pemë shkakton probleme klimatike. Dhe zgjidhje ma e mirë në këtë rast është të mos presim shumë pemë.

 

***

 

Uji - Rikthimi i përmbytjeve në zonën Veri-Lindore të vendit, e posaçërisht në periferinë e Shkodrës ka zgjuar politikën. Uji i madh e ka ngritur në gatishmëri më të madhe qeverinë Berisha. Si profesion të parë kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka zanatin e mjekut, ku përballë një emergjence gjëja e parë është observimi i  semiotikës, pra i shenjave objektive dhe subjektive të çështjes, pastaj vjen diagnoza ose më mirë proceduara për arritur në një fenomen, pasi ka observuar  të gjitha aspektet vendoset sesi sëmundja mund të kurohet, e mandej bëhet prognoza e terapisë. Të gjithë kanë besim tek doktori. Nuk ka vend për panik. Mirëpo përmbytjet kanë shqetësuar dhe kreun e opozitës, pasi uji i shiut i ka fikur zjarrin e protestave, siç ndodhi para dy ditësh në qytetin e Lushnjës. Si profesion të parë kryetari i Socialistëve ka zanatin e bojaxhiut. Dhe për këtë jemi dëshmitarë të gjithë meqenëse “jetojmë në Tironë”. Aty ku uji i shiut ka nxjerrë bojën pallateve të ngjyrosur prej tij në Tiranë dhe kolapsi fanatik të trafikut. Siç çdo artist paranojak uji është shenjë e një konspiracioni të madh. Shpresojmë  që kësaj radhe të mos akuzojë alienët për orkestrime e sabotime të kryeqytetit të mbetur në zi, edhe pse kaluam festat e nëntorit.

 

***

Numri 300  - Pas 300 spartanëve në Termopile tash kemi 300 pemë në Tiranë kundër armikut të PS-së, Sali Berisha. Kështu foli dje në mesditë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, si reagim recidiv menjëherë pas akuzave të Kryeministrit për akti e rrugaçërisë publike ndaj flamurit dhe kombit nga ana e Edvin Kristaq Ramës. Ai tha se “Berisha bën 300 shpifje në muaj, i përgjigjem Berishës me 300 pemë”. Mirëpo kjo puna e pemëve të mbjella nga Bashkia Tiranë është një histori më vete. Gjate viteve të fundit në Tiranë, pjesa dërrmuese e hapësirave të gjelbra, shesheve të lojërave, etj. të kryeqytetit janë zhdukur në emër të urbanizimit dhe metropolizimit të projektit “Tirana policentrike”. Në një kohë kur në shumë vende të Evropës po rishikohet mundësia e shtimit në hapësirave të gjelbra në qendrat e qyteteve; e kundërta ndodh në Tiranë sepse s’ka ngelur vend i gjelbër pa u marrë dhe copë toke pa u bërë pallat me leje e pa leje. Naivi i PS-së Edi Rama del në media për të thënë se mbjell do ca kumbulla kinse për të thënë se jam pro-ambientit. Kush e mban mend se me 22 mars të 2009, me 27 dhjetor 2009, dhe dje Edi Rama përsëri doli media  për të thënë se do të mbjellë  500 pemë, duke thënë se është për ri-ngjalljen qytetit.  Kurse tani nuk flet më për “ri-ngjallje”, ose për “ri-vitalizim” me 500 pemë të tjera, por përdor foljen “mbjell” dhe ka reduktuar pemët duke i bërë 300. Ndryshojnë termat dhe numrat, por jo investimet pro-ambientit. Me pak fjalë dje asistuam në një ri-lexim të fjalimin që ka bërë me 22 mars dhe me 27 dhjetor 2009. Interesante apo – jo?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora