E enjte, 18.04.2024, 11:55 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Letër zotit Isa Mustafa, kryetar i komunës së Prishtinës

E premte, 03.12.2010, 10:58 PM


Letër zotit Isa Mustafa, kryetar i komunës Prishtinë

 

PAPUNËSIA E VRAZHDËSIA E DISA NËPUNËSVE TUAJ, E NË

VEÇANTI AGRESIVITETI I SHEFIT MILAIM NGA ZYRA NR. 10!

 

Nga Kadri Mani

 

Zotni Kryetar, meqë shtëpia jonë e lokali në rrugën “Memet Gradica” nrë 64 janë rrënuar ngase në atë vend është ndërtuat pallati 10-katësh, më 12.1. 2010 kemi bërë kërkesën për çregjistrimin e lokaleve të vjetra.

Kur tash ndërtuesi i Pallatit, zotni Arif Krasniqi na e kërkoi Fletën poseduese të  trollit, doli se nëpunësit tuaj kanë bërë kokrrën e gjumit dhe na e kanë vazhduar tatimin! Kur jua paraqes numrat e dorëzimit të kërkesës, na gjobitin për mospagimin me rregull të tatimit, duke na e zbritur tatimin kryesor! Dhe kur shkoj në bankë, edhe banka m’i merr 2 euro provizion! Pra: 11 e 30 + 6 e 10 + 2 euro provizion= 19 euro e 40 centi gjobë pa hak as hile (haraç në gjak), m’i vodhën sot më 30.11.2020 nga pensioni im 80 euro!

Dhe edhe këtë do ta heshtja, sikur të mos ma shkruanin vërtetimin se kinse paskam paguar tatimin “pjesërisht”!?!

Pasi bëra fjalë me nëpunëset mendjelehta nga sportelet në 15 (dy nëpunëset e fundit), u detyrova që sërish të kthehem te shefi Milaim në zyrën nr. 10, i cili pak më parë ma zbriti “borxhin” kryesor, kurse tash i përkrahë nëpunëset se kinse vërtetimi qenka “i mirë” se unë paskam paguar pjesërisht, dhe se ai nuk do të ndiej se kush jam unë, dhe  se ai është shef- më thotë me ton të ngritur!

Në këtë vrazhdësi të tij, unë i thashë se ai është-idiot, dhe dola jashtë. Milaim shefi ka vrapuar nëpër korridor që të më sulmojë, unë kam tentuar të mbrohem me çadër, dhe na kanë ndarë disa palë që qëlluan aty afër.

Desha të ju takoja juve e të ju shpjegoj se ai Vërtetim nuk vlen, ju kishit dalë në fushatë!

Ata nëpunës nuk i njoh, ngase kur kam punuar unë në Komunë, dhe iu kam ndihmuar palëve papërjashtim, ata do t’i kenë ruajtur dhitë ose thitë!! Por ja që tash mund të tallen e t’i sulmojnë edhe pensionistët korridoreve ku ju jeni Kryetar!

Vetëm nuk e mora vesh në mos krejt kjo në baza partiake në prag të fushatës!?!



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora