E marte, 23.04.2024, 11:18 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Garda në ndihmë të Vokshit në Kosovë

E premte, 03.12.2010, 08:48 PM


Gardistë dhe policë shqiptarë të dërguar nga Tirana kanë rrethuar Albana Vokshin në Prizren, me qëllim për të mos lejuar arrestimin e saj nga policia e Kosovës. Incidenti i ndodhur më 14 nëntor në pikën kufitare të Vërmicës, që ka si protagonist kryesor deputeten shqiptare, Vokshi, mund të kishte precipituar akoma më keq nëse policia kosovare nuk do të ishte treguar më gjakftohtë se Garda dhe homologët shqiptarë. Sipas koordinatorit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, Bashkim Kajdomçaj, për mbrojtjen e Vokshit nga Tirana kanë ardhur dhe trupa speciale të Gardës dhe policë shqiptarë. Pas gjithë problemeve që ka sjellë deputetja për mosbindje urdhrash nga ana e autoriteteve policore kufitare kosovare, vijnë në territorin kosovar, pa asnjë paralajmërim, efektivë të policisë kufitare dhe të Gardës së Shqipërisë, të armatosur. Madje, këto forca shqiptare kanë qenë edhe në Gjykatën për Kundërvajtje në Prizren, të cilët përveç ndërhyrjes së parë me armë në pjesën kosovare, bëjnë edhe ndërhyrjen e dytë, e cila mund të cilësohet si shkelje e sovranitetit të Kosovës. Situata ka qenë e tensionuar me rastin e hyrjes në territorin kosovar të trupave shqiptare (policisë dhe Gardës) dhe ka munguar një shkëndijë për të pasur ndoshta edhe incident më të madh. Falë gjakftohtësisë së policisë kosovare, nuk ka ndodhur e keqja më e madhe. Pas arritjes në gjykatë dhe ardhjes së Vokshit, e cila nuk është prangosur sepse është respektuar imuniteti si deputete, kanë arritur në kohën kur po mbahej gjykimi në Gjykatën e Prizrenit edhe eprorë të policisë së Kosovës. Ata kanë parë trupat shqiptare dhe sjelljen arrogante të deputetes. Vokshi nuk ka pranuar avokat, që i takon sipas detyrës zyrtare. Madje ka kthyer dy avokatë mbrapsht, duke i fyer në një formë të tillë me fjalët: "Kush ju ftoi?". Ajo ka kërkuar avokatin e saj nga Shqipëria. Mirëpo, për t'u prezantuar në gjykatat kosovare, avokatët që vijnë nga jashtë duhet të jenë të licencuar, ndërsa më në fund pranon një avokat nga Prizreni, të tretin, sipas detyrës zyrtare. Tërë këtë odise me sjellje të këqija të deputetes e kanë parë eprorë të policisë së Kosovës, por nuk kanë reaguar. Për arrogancën e deputetes ndaj gjyqësorit në Prizren ka rrëfyer edhe avokati i tretë. Madje, edhe në procesverbalin e vendimit që ka sjellë gjykatësi në Prizren shkruhet se "deputetja ka sjellje arrogante...". Sipas njërit prej policëve të pezulluar, për të është shqetësuese mosmbrojtja e tij dhe kolegeve të shkarkuar nga ana e hierarkisë policore edhe pse e dinë të vërtetën. Madje, edhe vendimi i ministrit Rexhepi dhe kërkim-falja është e pajustifikueshme, pasi këtë do të duhej ta bënin organet dhe zyrtarët shqiptarë sepse deputetja fyeu policinë kosovare, ndërsa forcat shqiptare cenuan integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Ajo çka është edhe më e keqja, janë shkarkuar edhe dy eprorë të lartë të policisë, të cilët s'kanë qenë fare të përfshirë me incidentin Vokshi, me një vendim të pamatur të ministrit Rexhepi. Pas këtij incidenti drejtuesit e policisë në Kosovë morën vendim për pezullimin e katër efektivëve. Bëhet fjalë për Azem Malën, komandant regjional, Qamil Krasniqin, komandant stacioni, Sylejman Hoxhën, shef i ndërrimit dhe për policin kufitar, Bujar Shala.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora