E enjte, 25.04.2024, 06:22 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Urim Gjata: Hapet zyra e binjakëzimit Tetovë-Elbasan

E premte, 03.12.2010, 10:57 PM


 

HAPET ZYRA E BINJAKËZIMIT TETOVË-ELBASAN

 

Zyra do të jetë në shërbim të qytetarëve të cilët janë nga Elbasani, por jetojnë në Tetovë dhe anasjelltas, në lidhje me martesat që ekzistojnë mes dy qyteteve. Po ashtu zyra do të jetë në shërbim të sektorit të biznesit të cilët dëshirojnë të zgjerojnë bizneset e tyre edhe me Elbasanin dhe këmbimin e përvojave dhe mallrave.

 

Nga Urim GJATA

 

Sot në qytetin e Tetovës mysafir ishin përfaqësues të bashkisë së Elbasanit të kryesuar nga Kryetari i saj z.Qazim Sejdini, shefi i arsimit dhe sporteve z.Fatmir Musai dhe disa punonjës të kësaj bashkie. Qëllimi i vizitës ishte hapja solemne e zyrës së Binjakëzimit midis Komunës së Tetovës dhe të Elbasanit. Ka rreth një që është firmosur ky bashkëpunim në bazë të marrëveshjes IPA. Program për bashkëpunimin ndërkufitar (CBC) Shqipëri-Maqedoni. I cili parasheh bashkëpunim në fushat e qëndrueshmërisë ekonomike, trashëgimisë historike, shkëmbim kulturë dhe në burimet natyrore për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Miqtë nga Elbasani vizituan bibliotekën e qytetit ku dhuruan disa tituj librash, midis tyre Enciklopedinë e Elbasanit, Traditat zakonore në qytetin e Elbasanit etj. Me këtë rast kryetari i bashkisë së Elbasanit u nderuar me MIRËNJOHJE nga drejtoresha e kësaj biblioteke znj.Fitore Reshiti.

            Përfaqësuesit e bashkisë së Elbasanit zhvilluan takim me qytetar nga Elbasani të cilët jetojnë dhe punojnë në Tetovë prej shumë vite. Të cilët kanë krijuar familje me tetovarë. Vizita vazhdoj në komunën e Tetovë ku të dy kryetarët prof.dr.Sadi Bexheti dhe z.Qazim Sejdini pas një bisede të ngrohtë më tej dolën në konferencë shtypi ku u fol për qëllimin e zyrës e cila ndodhet në objektin e ish-Radio Tetovës.

”Zyra do të funksionon në bazë të marrëveshjes për binjakëzim dhe në bazë të programit për IPA fondet ku janë paraparë disa sfera, si ekonomia, e cila funksionon që gjashtë muaj, sfera kulturore dhe historike, që do të iniciohet nga zyra e cila u hap të mërkurën. Zyra do të jetë në shërbim të qytetarëve të cilët janë nga Elbasani por jetojnë në Tetovë dhe anasjelltas. Zyra gjithashtu do të mundësojë ndërlidhjen e aktiviteteve në sferën ekonomike në mes dy qyteteve”, deklaroj z.Bexheti

Ndërsa Kryetari i komunës së Elbasanit, Qazim Sejdini, tha se ky bashkëpunim trason rrugën që është vendosur para 65 vitesh me ardhjen në Tetovë të mësuesve nga normalja e Elbasanit.

“Më vjen mirë që gjeta gatishmëri nga komuna e Tetovës, për të vijuar pikat e bashkëpunimit të vendosura një vit më parë. Shpresoj se do të vazhdojë rruga e filluar 65 vite më parë, kur normalistët e Elbasanit, erdhën në Tetovë dhe hapën një gjimnaz këtu. Ky është një rrugëtim për të vijuar misionin kombëtar, patriotik, ndërkulturor mes dy qyteteve që kanë bashkëpunuar shumë kohë përpara. Kam ftuar për një bashkëpunim edhe bibliotekën e Tetovës me bibliotekën e Elbasanit, pasi që biblioteka jonë është e treta më e madhe në Shqipëri dhe mendoj se bashkëpunimi ndërkulturor do të jetë në shërbim edhe të qytetit tuaj”.

Nga sot, në përputhje me dokumentin e binjakëzimit, funksionon zyra për koordinimin e aktiviteteve në mes komunës së Tetovës dhe të Elbasanit. Koordinator i kësaj zyre është historiani dhe publicisti Arben Llalla i cili është nga qyteti i Elbasanit dhe ka më se shtatë vite që jeton dhe vepron në Tetovë pasi bashkëshortja e tij është tetovare. Kjo zyrë do të shërbejë për zhvillimin e aktiviteteve kulturore midis Tetovës dhe Elbasanit si në fushën e historisë, kulturës dhe sporteve.

            Delegacioni nga Shqipëria u njohën me zhvillimin dhe përparimet e fundit në Komunën e Tetovës si në fushën e arsimit, zgjerimin dhe ndërtimin e rrugëve të reja brenda qytetit.

Është për të theksuar se midis shqiptarëve nga Tetova dhe Elbasani ekzistojnë lidhje të ngushta shpirtërore që në fillim të shek. XX. Gjatë periudhës së viteve 1941-1944 në qytetin e Tetovës punuar për përhapjen e arsimit shqip në trevat e Pollogut dhjetëra elbasanas të cilën kishin mbaruar Normalen dhe kujtohen ende me nostalgji nga ish-nxënësit e tyre që sot janë veteranë të arsimit shqip.

 Pas viteve 1990 shumë tetovarë shkruan për të studiuar në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit, me hapjen e Universiteti të Tetovës erdhën dhjetëra elbasanas për të mësuar në këtë universitet mbarë kombëtar.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora