Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Baton Haxhiu: Rrefimi im per “Eurosong”-un

| E diele, 30.12.2007, 03:36 AM |


Baton Haxhiu
Rrefimi im per “Eurosong”-un

Nga Baton Haxhiu

Si u bera anetar i jurise se “Eurosong” per Shqiperi. Dilemat dhe arsyetimi. Problemi i perfaqesimit te Kosoves dhe sfida e zgjedhjes se kenges per ne Beograd

A eshte e drejte te ngreje zerin dikush, kur i imponohet heshtja pse ka qene anetar jurie? A duhet te prishet sekreti i asaj qe ka ndodhur ne diten e votimit. Po, duhet. Bota eshte e keqe kur fshihet e verteta, keshtu me tha nje miku im tiranas, pasi refuzoja qe te shkruaja per festivalin.

Pasi lexova me vone te gjitha shkrimet dhe debatet, i habitur me mendimet e politizuara, vendosa te them ate qe une kam perjetuar. Kam per detyre qe ta mbroje dhe artikuloj interesin publik e jo ate te polemikave pro et contra per kosovarizmin dhe anti-kosovarizmin. Ate qe une do mundohem ta them eshte po ai interesi publik, qe do duhej mbrojtur dhe artikuluar nga te gjithe, edhe per faktin se me interesin publik po abuzohet ne menyren me flagrante. Po shkruaj sepse ne Kosove dhe Shqiperi eshte keqkuptuar liria e te folurit, duke transmetuar informacione selektive, te pavertetuara, shpesh te rreme, te rrezikshme dhe acaruese per festivalin “Eurosong”. Krejt e bazuar ne nje politizim Kosove-Shqiperi.

Po t’i kthehemi festivalit.

Udheheqesi i famshem ne CNN, Anderson Cuper, e kishte te ftuar te famshmin Simon Couell, te emisionit me te shikuar ne SHBA, “American Idol”. Dicka si ethet. Dicka si Adi Krasta ne Shqiperi. Flisnin per personazhet, per jeten dhe per idene e krijimit te fames per moshat e reja. Por, me e rendesishmja e ketij emisioni ishte pyetja per Simonin dhe guximin e tij per te perzgjedhur kenget dhe njerezit e moshave te reja. Per te perzgjedhur talentet e se ardhmes. Pyetja e veshtire nxjerr nje pergjigje te mencur: Keshtu thuhet ne gazetari dhe si aksiome del e vertete edhe ky qe quhej dialog i ashper ndermjet Cuper dhe Simon. Pyetja ishte: “Kush te dha te drejte te selektosh te ardhmen, kur nuk di as te kendosh, as te luash me ndonje instrument, as te jesh nder ata qe kompozon?”.

Nje pyetje e tille me doli para edhe mua kur mora thirrjen nga drejtori i RTSH, Petrit Beci, per te qene anetar jurie ne festivalin e Eurosong te RTSH. Natyrisht, as ndermend nuk me kishte shkuar qe te jem pjese e jurise. Dhe ishte nje sulm i bukur dhe i habitshem i Petrit Becit para se te thosha jo, saqe, pastaj, nuk e refuzova dot pjesemarrjen ne juri. Jurine e kisha konsideruar gjithmone si dicka e vecante e perbere nga njerezit qe s’kane interesa, konflikt interesi dhe as dashamiresi dhe as konkurrence brenda lojes. Bile i kisha konsideruar njerez ne moshe.

Por, si ta gjeja dilemen me veten dhe te arsyetoja prezencen time atje. Si kompozitor? Natyrisht s’kisha lidhje me ate pune. Si muzikant? Jo. Si artist? Jo. Si atehere? Por, prej kohesh, e kisha nje bindje te ngulitur se te jesh kengetar ne kohen e tanishme nuk duhet shume perkushtim, sepse gjithcka eshte e kompjuterizuar dhe e lene ne dore te njeriut qe nderton muziken dhe kengen mbi virtualen e jo ne ate qe quhet ze dhe potence kengetari. E kisha te thelluar bindjen se Estrada dhe kenget ne Shqiperi dhe Kosove shpeshhere jane me shume imazh se ze, jane me shume produkt i nje situate, frazave te dashurise qe idete fshihen diku tjeter dhe mundesite e realizuara tmerrojne te gjithe - edhe ata qe kendojne dhe e dine se s’jane kengetar me ze dhe ata qe kompozojne dhe krijojne nje iluzion dhe imazh te rreme. Te dyja palet jane te tmerruara njelloj ne boten e tyre te krijimtarise.

Per ta arsyetuar pjesemarrjen time, gjeta pergjigjen e Simonit ne ate pyetjen e Cuperit te thene me larte: “Une nuk di as te kompozoj, as te kendoj, por une e ndjej si 99% e amerikaneve se cka eshte kenge qe te shkakton ndjenje dhe rreqethje”. Aty as nuk ka interes, as xhelozi dhe as perkushtim per te flirtuar me miqesine. Kjo ishte e mjaftueshme qe ta bind veten qe te marr pjese ne juri. Por kisha edhe dicka personale. Qe kenga me e mire te shkonte ne Beograd. E kisha si deshire dhe perkushtim qe, nese jo te paret, atehere te dalim sa me mire ne Beograd dhe sa me te perfaqesuar. Po te mbahej ky festival ne Helsinki, ta zeme, nuk do te shkoja me asnje cmim.

Keshtu, gjithe kohen isha midis frikes dhe deshires. E midis frikes dhe deshires duhet te gjesh nje ekuiliber: Ekuiliber qe mund te quhet ndjenje per kengen me te bukur dhe me te perfaqesuar ne Beograd. Nuk isha aspak i sigurt se ajo qe beja ishte e drejte, por isha shume i sigurt se ishte ajo qe doja ta beja. Te shkonte kenga me e mire.

Rrefimi per Jurine

Ndoshta mosbesimi i thelle ndermjet njerezve te muzikes, papergjegjesia, klientelizmi edhe per gjera banale, dyshimi se ne c’mase eshte e moralshme Juria qe te vendosin per fatin e nje kenge ne sy te publikut ku te gjithe mund te fyheshin dhe te lavderoheshin e benin te veshtire ndjenjen per te qene ne nje perberje Jurie.

Epersia morale ishte kushti kryesor qe e bente jurine te fuqishme dhe fituese, apo e kunderta, buzeqeshja morale e fshehur me hipokrizine e zakonshme e shoqeruar edhe me interesa ne keto raste e benin humbjen e besimit total te secili anetar i jurise. Kishim edhe nje problem paragjykues, cila kenge duhet te shkonte: te jete me e mira dhe me e mira e me te mirave, por gjithashtu, te mos ishte krejtesisht nga Kosova.

Inflacioni i frikes dhe morali i humbur ne estrade te fuste ne nje rruge, ku lehte mund ta rripte nderin qe me nje idealizem mund ta perfaqesoje. Isha krejtesisht naiv edhe ne idene e prapaskenave dhe mundesive te ndikimit. Kuptova se krejt bota e muzikes ishte e ndare ne tri apo kater klane, dhe te tjeret qe vegjetonin ne perpjekje per te fituar ndonje beteje te vogel ne luften e te medhenjve. Edmond Zhulali, Shpetim Saraci dhe Ardian Hila ishin ata qe njiheshin si monopolet e skenes muzikore te festivaleve. Gjithashtu ishin tri festivale qe luftonin per te ndertuar konceptin fitues te se ardhmes: Ai i Ardit Gjebreas, “Top Fest” i “Top Channel” dhe natyrisht Festivali i RTSH, qe kishte fituar peshe se fundi per shkak te pjesemarrjes ne festivalin e “Eurosong”. Kjo, per mua, nuk thoshte shume, sepse gjithandej ne bote njihen monopolet. Ne biznes, gazetari, politike, pra edhe ne muzike, por jane te njohura si bote e konkurrences se ashper.

Ishte edhe nje problem qe ne start. Kenga e Edmond Zhulalit si drejtor i festivalit. Ideja ishte se, a mund te ndalohej krijimtaria e dikujt nese ne nje moment eshte edhe drejtor i festivalit. Jo, edhe po. Nese do ishte nje juri e pavarur, mund te interpretohej dhe vleresohej si cdo krijim tjeter. Nese do te merreshin permasat shqiptare te ndikimit, ku drejtori eshte fuqizues i projektit, ku gjithcka mund te marre permasa presioni, atehere edhe mund te merrej si konflikt interesi. Por edhe ky problem u tejkalua. Juria e pavarur, pa asnje dileme dukej e bindur se do te bej punen me se miri.

Te relaksuar deri ne miqesi, edhe pse nuk njiheshim me shumicen prej tyre, u dakorduam qe te votoje secili hapur. Por e kishim nje kusht. Qe te kete nje konsensus per kater kenget e para. Te votojme secili ne menyre te pavarur, por te kishte nje parapelqim qe kenget e katershes te jene te votuara nga te gjithe. Por, per keto kenge (katershen) secili te votoje me pike sipas ndjenjes dhe pelqimit qe ka. Dhe ashtu ndodhi.

Kur u degjuan dy netet e festivalit dhe u vendosen piket, ishte nje harmoni dhe ndjenje se nuk kishim probleme me shijen dhe dallimet. U habita edhe me veten se sa afer isha me ata qe merreshin profesionalisht me muzike.

Harrova ta them, qe na ndodhi nje incident i bukur kur ne dhomen e Keshillit Drejtues te RTSH, Xhuvani, qe e perkraha plotesisht, kerkoi qe ta leshonin sallen Petrit Beci, Edmond Zhulali dhe drejtoresha e ketij festivali. Per nje moment u krijua nje situate e ndere, por kaloi shpejte, sepse votat dhe kenget e dala me vota ishin ato qe e larguan definitivisht dilemen e manipulimit. Por, ne nje moment na doli buzeqeshja e epersise morale dhe patriotike: Kompozitori i madh Krajka, e fuqizoi deshiren qe kenga te kete melos shqip edhe per faktin se Festivali po mbahej ne Beograd.

Natyrisht qe ishte nje konsensus qe e gjithe autoresia e kenges qe do te udhetonte te ishte krejtesisht ne shqip. Edhe tekst-shkruesi, edhe autori i kenges, edhe kengetari. Per habine time na doli qe njerezit ne Shqiperi nuk e njihnin idene se nje mbiemer shqiptar mund te kishte edhe prapashtesen me – ic, sic na doli te rasti i kenges se Rovena Dilos. Rovena doli qe te eliminohej per dy arsye: Qe ishte me autor jo shqiptar dhe qe kenga e saj dukej keq e interpretuar.

Ne rastin e pare gabohej rende se autori i kenges ishte shqiptar nga Kosova, por ishte e kot te sqarohej nje mungese informate se ka plot njerez me mbiemer qe perfundojne me “ic” ne Kosove e qe jane shqiptare. Nje idealizem patriotik e mbante larg nga shikimet e verteta. Kosova eshte e panjohur per shqiptaret, definitivisht. Ky eshte nje konkludim imi i asaj nate qe perfundoi me nje debat goxha interesant ne kafen perballe stadiumit. Por, as qe provova te bind dike se te shkuarit me “ic’ ne Beograd nuk do te thote se perfaqesohet me nje joshqiptar. Eshte fjala per nje fakt qe asnje historian nuk do ta shenoje. Vitet qe pershkonin jugosllavizmin ne Kosove po linin gjurme edhe pas kaq vitesh lirie. Une imagjinoja se jetoja ne nje bote ideale, ku njerezit e ketij niveli njihnin njeri-tjetrin dhe dashuria jone per Shqiperine dhe Kosoven nuk ishte me si dikur, si dashuria e gjysmes se humbur te vetes sone. Dhe e pelqeja ate patriotizmin e ngjizur te profesorit, por e urreja veshtrimin e tij te deshperuar deri ne pa kufi, pse kishte ne Kosove emra me “ic”. Keshtu mendova se ne po vazhdojme te sorollatemi pa e njohur njeri-tjetrin.

Deshperimi i te gjitheve ishte Vesa e Etheve. Dikush e njihte, dikush jo. Krejt ishte improvizuar ne momentin e fundit ne kengen e saj. Edhe veshja. E refuzuan te gjithe kengen e saj. Ajo bente do levizje spasmodike te duarve dhe kembeve qe e zemeroi jurine qysh ne salle. Si eshte e mundur qe Vesa ka ardhur me kete kenge. Drejtori Beci i prekur fort, qe kishte qene i bindur se kosovaret do te vinin me kenge te mira, pikerisht se arsyeja ishte Beogradi, ishte i zhgenjyer fort. Edhe Vesa, ra, tha me dhimbje. Dhe nga afer dergon nje veshtrim te deshperuar per ate qe e kishin mashtruar njerezit ne Kosove. Kishte vene bast drejtori se ajo do te dilte shume mire. Ndodhi e kunderta. Beci ishte i trembur dyfish: mund ta demtonte miqesine me drejtorin e RTK-se, Agim Zatricin dhe te demtohej Kosova edhe me nje mungese kenge ne finale. Ai mbante dramen me te mahnitshme te estrades se atyre diteve, por po pajtohej se duhej te perkulej para mrekullise se renies se Rovenes dhe Veses.

Votat perafrohen ne menyre perfekte. Dhe tashme ishim te sigurt se nuk do te gjendeshim ne kuader te nje boshlleku. E panjohura po me zhdukej dhe nuk e kisha ndjenjen e Prishtines qe te shkosh ne nje festival si juri do te jesh i sigurt se do te gjendesh ne mes bujarise dhe banalitetit. Dhe, si njeren edhe tjetren e ke shume afer.

Por, ne asnje menyre s’doja te besoja se te nesermen do te ndodh ajo qe njeriu zbuloi ate natyren e tij. Filloi te fshehe cfare e ben te turperohej, dhe ne castin kur u hoqen maskat na goditi nje drite e forte.

Shqiptaret dhe kosovaret ne festival

Nje dreke relaksuese ne hotel “Rogner”, diten kur mbahej finalja e Festivalit. Mungonte vetem regjisori Xhuvani. Megjithate, u hap nje debat per muziken dhe per trendet. Debati, natyrisht prekte dallimet Kosove-Shqiperi. Davidi e kujtonte babane e vdekur - kengetarin e njohur nga Shkodra, Ibrahim Tukiqin, per dashurine qe kishte per Kosoven. E ndjente fort te kaluaren dhe rrefimet e babait per Prishtinen dhe Kosoven gjate viteve te tetedhjeta. Qe atehere e mbante ate tablo per Kosoven dhe ndjenjen e munguar te saj. S’e kishte vizituar asnjehere. Dukej si nje patriot me relikte romantike (si cdo njeri i diaspores) qe jetonte me simboliken dhe idene e te panjohures per Kosoven.

Prandaj, kishim dilemen se cka eshte e mire per Shqiperine u tregua se s’eshte e mire per Evropen. E, pyetja qe rrinte pezull ishte kenga fituese. E donim nje kenge qe ka peshe ne Shqiperi, apo nje kenge qe del mire ne Beograd?

Ideja e festivalit te muzikes se lehte po debatohej ne tavoline. Nje konkurrence qe shtrihej ndermjet tri festivaleve qe mbaheshin ne Shqiperi. Ne debat dukej se fituese doli ideja e Top Festit, sepse perfaqesonte nje dinamike tjeter.

Madje, edhe ne Kosove, kur flitet per muziken e lehte, festivalet e kengeve te lehta trajtohen si nje relikt i mbetur nga komunizmi. E pareformuar, shkolla e muzikes se lehte ka mbetur si monopol me shume koniunktural i kompozitoreve. Bile, para Eurosong-ut te Artur Zhejit, Festivali i RTSH edhe konsiderohej festival komunist.

Ju thash se ne Kosove ka nga njohes te muzikes qe pohojne se festivalet e kengeve te lehta kahere ne bote konsiderohen ngjarje demode. Kjo, ngase ato ne njefare menyre e stopojne zhvillimin e muzikes, nderkohe qe prodhojne nje lloj muzike, e cila shpesh cilesohet si ‘limonade’, dhe me te cilen njeriu mund te ndjehet mire vetem derisa ‘udheton me ashensor’, por jo edhe diku tjeter, pavaresisht se kjo “diku tjeter” eshte definitivisht teper me e shpeshte sesa ‘udhetimi me ashensor’. Per me teper, muzika qe prodhohet ne keso lloj festivalesh arrin te mbijetoje ende vetem ne Ballkan, dhe neper vendet ish-komuniste, hiq ketu Italine dhe festivalin e saj te famshem te kanconave, San Remo. Por, perderisa kenget e lehta ne italisht ende tingellojne bukur, mbase per shkak te muzikalitetit te gjuhes italiane, kur kendohen ne gjuhet tjera ballkanase ato me teper te sugjerojne per nje varfri idesh dhe per nje humbje te hapit me boten, sikurse fundja edhe ne secilin aspekt tjeter. Rrjedhimisht, megjithese dukuria e vleresimit te ‘kengeve te lehta’ te ne ende mbetet teksti i saj i dhimbshem (si kenga fituese e ketij festivali), edhe kjo lloj teme qe moti eshte ster-konsumuar ne Evrope, e madje edhe ne Eurosong. As atje me nuk ekziston nje zhaner strikt i cimentuar i kengeve pjesemarrese. Shikoni kengen e ‘hard-core’ bendit finlandez, Lordi, qe fitoi parvjet dhe gjithcka do t’ju behet me e qarte.

Qe ketej, festivali i vetem shqiptar, qe aktualisht do te mund te sherbente si platforme per lancimin e perfaqesuesit shqiptar ne Eurosong eshte vetem Festivali Top Fest, mbase edhe Kenga Magjike. Kjo, per shkak te moskufizimit te zhanreve muzikore brenda vetes dhe mosparagjykimit apriori te fituesit eventual ne to. Ishte edhe edicioni i fundit i Festivalit te RTSH, qe kishte sjell nje laramani, por jo te mjaftueshme per te ndryshuar bazen.

Pra, nese vec synohet qe shqipja te prezantohet denjesisht ne evenimente muzikore dhe ne konkurrence me shtete te tjera evropiane, modeli do te duhej te ishte Top Fest (ose Kenga Magjike). E aktualisht, festivali nga i cili perzgjidhet kenga perfaqesuese, te ngjane vetem ne nje kopje te zbehte te San Remos se fqinjeve italiane. Dhe, asgje me shume.

Interesant ishte qendrimi i Gjergj Lekajt dhe i Alban Skenderajt, te cilet ishin te nje mendimi kur flitej per muziken e lehte dhe festivalet. Por, kur erdhi votimi, ndodhi qe Alban Skenderaj te jete njeriu qe per nje kohe nuk do ta kete ndergjegjen e paster, si nje djale i ri qe perfaqeson idene e kengetarit te popullarizuar dhe shume te talentuar, sepse fatkeqesisht u tregua te kete nje karakter hipokrit per dike ne moshe aq te re. Ne Shqiperi tipit te tille i thone mashtrues, ne Kosove matrapaz.

Por, per kete me vone.

Nga dy netet e para dolen ne pah kenget qe renditeshin ne listen e me te mirave: Flaka Krelani, Manjola Nalbani, Mira Konci dhe Redon Makashi, Olta Boka dhe Juliana Pasha. U fol edhe per dizenjimin e bukur qe kishte kenga e Mariza Ikonomit dhe Jonida Maliqit. Edhe pse ishte perfolur si fituese konspirative, kenga e Greta Kocit as qe hyri ne konkurrencen e debatit.

Finalja na largoi nga debati i meparshem. Manjola deshtoi teresisht ne interpretim. Mariza nuk mjaftoi, kurse shkelqyen Olta Boka dhe Juliana Pasha. Hiq me pak nuk shkelqeu as kenga e Redonit dhe Mires.

Por, ngaqe ishin paracaktuar kenget me te mira gjate dy gjysmefinaleve, doli dicka e papritur. Kenga e Oltes dhe interpretimi i saj.

E, t’i kthehem debatit per Olten te nje nate me heret.

Nga menyra se si u prezantua nga Pirro Cako, doli se ajo kishte vetem 12 vjet. Na thane se ishte ne konkurrence edhe te ‘Ethet’. Megjithate, me insistimin e Albanit, si kengetare e re qe duhet ndihmuar dhe dhene kuraje, ajo duhej te kalonte ne finale. Jo pse nuk e kishte interpretimin e mire ne gjysmefinale, por nje kengetare kaq e re nuk e mbulonte skenen, nuk i jepte peshen e duhur dhe kishte nje pamje krejt femije per ta bartur peshen e nje finaleje te nje festivali. Por, ja qe Olta kaloi per finale. Askush s’e kishte menduar qe ajo do te shkelqente ne finale dhe do te behej fituese. Pervec Albanit, i cili, terthorazi ma beri te ditur se une duhet ta degjoja edhe nje here ate vajzen (e kishte fjalen per Olten) dhe te deklarohesha per voten maksimale.

Gjithashtu, duke thene se “une nuk jam i gatshem te votoj per nje kenge qe ka konflikt interesi”, kete gje ma beri qartazi me dije. E kishte pra fjalen per kengen e Edmond Zhulalit.

Nuk ishte pune e jurise qe te debatonim per konfliktin e interesit. Ajo ishte pune e organizatoreve dhe e rregullores se festivalit. Ne s’ishim aty te interpretonim per rregulloret, por per kenget.

Dhe perfundon kenga e fundit. Votat thuajse i kishim te ditura. Per nje moment, na u tha se duhet te ngjiteshim larte ne katin e dyte dhe te benim edhe nje bisede paraprake, sa per ta konfirmuar ate qe e kishim dakorduar.

Por, papritmas u gjendem ne nje situate krejt te re. I deklaruam votat te gjithe, pervec Albanit dhe regjisorit Xhuvani - karakteri i te cilit me beri pershtypje. E kam njohur me heret dhe me eshte dukur personalitet me karakter stabil. Edhe parimor. U binda me rastin e perzenies se ekipit te festivalit nga zyra, kur u deklarua se juria eshte e pavarur dhe nuk e do asnje njeri brenda.

Kantautori Skenderaj mori votat tona, iku ne nje skaj te tavolines, bente llogarine e numrave dhe votave. Krejt hapur kerkoi nga Xhuvani qe te vleresohej me zero pike kenga e Edmond Zhulalit. E kerkoi edhe nga Rudina Magjistari te njejten gje, por ajo s’pranoi. E kuptova lojen qe larte. E kuptova se lojerat e keqija nuk kryhen nga kriminelet, por nga entuziaste si Albani, qe ngaterrojne nje te vertete themelore dhe besojne se zbuluan arken misterioze te xhevahireve, se e zbuluan rrugen per ne parajse. E mbronin me guxim ate rruge, duke na “ekzekutuar” moralisht te gjitheve qe ishim aty. Me vone e pashe, ngase ishte fare e qarte, se ky entuziast i se keqes ishte thjesht nje vrases i nje marreveshjeje te bere.

Gjergj Lekaj dhe Davidi, ndonese as profesor Krajka, nuk besonin se do te thyhej marreveshja. Kenga e Oltes vertet e meritonte piken me te larte, por loja u be ne momentin kur dy te fundit, Xhuvani dhe Albani dhane nga zero pike.

Te gjithe besonin ne nje moral publik, pra se pika zero eshte njelloj proteste, e veshur me urrejtje dhe manipulim. Te gjithe besonin se nuk do ta benin kete. Andaj, pyetja baze qe doli ishte nese dinin apo nuk dinin cfare kishin bere.

Pyetja tjeter qe e pasoi te paren ishte gjithashtu: A eshte dikush i pafajshem, se sa a eshte i ndershem. Natyrisht, edhe pergjigjja ishte e gatshme. Te gjithe ishim nga pak idiot. Si rrjedhoje e kesaj, ishte se ne nje karrige jurie qendronte i ulur nje idiot si ne, i shkarkuar nga cdo pergjegjesi nga vet fakti se eshte idiot. Jo. Mendoj se ketu edhe fillon pergjegjesia.

Doli qe fitues eshte Alban Skenderaj, dhe nje grup naivesh tjere qe e kishin marre per shaka nje prezence femije ne juri. Nje te paguximshem. Ne e pranuam nje gje. Si te padijshem qe ishim, ishim mashtruar keq nga nje femije. U versulen te gjithe nga ne te pergjegjshmit per ate qe kishte ndodhur. E sakte qe ishim, por ajo qe na dalloi ishte fuqia e drites se reflektorit. Paturpesia dhe turpi ishin ne te njejten drite. Jo pse fitoi Olta, sepse ajo e meritoi te jete larte, por ngase me asnje cmim nuk do te pranoja te mashtroja. Po te me thuhej me heret se vota duhet t’i takonte Oltes dhe se ajo do t’i fitonte edhe piket e mia, nuk do te hezitoja t’ia jepja asaj piket. I meritoi vertet. Por, kurre nuk do te pranoja qe ta vleresoja me zero pike dike per hir te nje manipulimi.

Konflikti na coi te nje pike tjeter: A ishte e vertete se nuk dinim cka po behej, apo u beme kinse nuk po dime. Kjo e dyta duket me e vertete.

Atehere te gjithe u versulen drejt asaj qe zakonisht ndodh ne Ballkan – Konspiracion! Kjo e tera eshte kunder Kosoves, Pavaresise, UCK-se. Toske jane keta. Komuniste jane edhe keta... Dicka qe s’e imagjinon truri. Asgje s’kishte nga e tere kjo. Sepse, ky ishte vetem nje mashtrim, asgje me shume. I paguar apo jo, s’ka rendesi, por asgje s’kishte me politiken dhe anti-kosovarizmin.

Ne nje juri ku te gjithe ishin shqiptare, kater dhane vota te plota per Flaken. Dy te tjeret jo.

Fakti se ata dhane vota zero nuk ka te bej me kosovaret. Ka te bej me fytyren dhe ndjenjen per publikun.

Edhe pse Petrit Beci me bente edhe pyetje te tilla sikurse edhe Alban Skenderaj: Po keto vajzat a kane pasaporta shqiptare? A do te behet skandal politik nese shkojne ne Beograd? Kush ua ben pasaportat? Pra, pyetje te tilla qe s’kishin lidhje me realitetin e kenges.

Pas kesaj te gjithe u versulen kunder. Kishte edhe fjali te tilla si: “Jeni pergjegjes per mjerimet e vendit, per humbjen e pavaresise se tij, per denimet, per Shkodren...”.

Degjoja gjithcka. U pane lot dhe u degjuan fyerje. Hallin e vetem qe une e kisha ishte politizimi. Degjoja ulerimat qe mbronin me terbim pastertine e ndergjegjes se atyre qe i ulerinin. Kishte fjali te llojit: “Per shkak te pa ndergjegjes gjenetike, ky vend ka humbur me shekuj lirine e tij”, ose “Ju bertisni qe jeni te pafajshem. Si mund te shikoni akoma rreth vetes. Po te kishit sy do duhej t’i shkulnit dhe te iknit”.

Kishte metafora te renda.

E kuptova se akuzat ishin jashte logjikes dhe se ne qe denoheshim ishim te pafajshem. Por, nuk mund te jem krejt i pafajshem sepse e dija se prezenca ne keso koniunkture gjithmone i ngjane atij rrefimit per femijen ne preher.

“Mos rri me femije ne preher, se kurre nuk e ke te sigurt kur ata te pshurrin”.

Une sperkatjen e hengra nga ky model metafore.

Desha ta them edhe kete, Olta mund te dal fituese e festivalit edhe ne Eurosong, por nuk i pati votat tona. Per nje arsye te vetme - Moshen dhe perfaqesimin. Por, edhe per shkak te kenges me lot, qe si imazh dhe episod eshte harruar ne Evrope. Ndonese, ajo eshte me e mira e festivalit, pa dyshim.

E Alban Skenderaj eshte nje djale qe e zura ne goje per hir te gabimit tim te pjesemarrjes. Mbase edhe ata qe e kane zgjedhur ne juri e kane bere gabimin e radhes. Nje djale qe ka interesa, qe perfaqeson imazhin e Vodafonit, qe ishte sponsorizues i festivalit, por edhe financues i shkuarjes se kenges se RTSH, gjithsesi se ka interesa te veta. Albani eshte vetem nje perfaqesim i kesaj ideje. Ai do te jete i vdekur si kengetar, po aq sa eshte i verejtshem per boten time ne kohen kur kendon. Ai nuk eshte vrasesi i marreveshjes, as krimineli i rastit. Ai eshte vetem entuziasti i te dyjave.

Per Rastin Xhuvani – s’kam cka flas. Postmodernistet i kane definuar intelektualet e tille. Regjisor i madh, e njeri i vogel.

Per fund, e di se ne Shqiperi dhe Kosove te gjithe jemi te pafuqishem ndaj atyre qe na e diktojne jeten. Eshte tragjikomike qe pikerisht edukata jone e mire, ose e keqe, behet aleate e mashtrimit. Thjesht thene, une nuk jam vetem i mashtruar, por edhe mashtrues ne kete juri. Nuk me fal as fakti qe ta them fjaline e njohur:

“Me falni se nuk e kam ditur!”

Kjo nuk mjafton.


P.S:

Eshte interesant nje shenim: Kur u ktheva ne Kosove, kishte dy mendime qe ishin po aq konspirative sa edhe ato ne Shqiperi: E gjithe estrada ishte e mendimit se Flaka nuk e meritonte te shkonte ne Beograd. Ishin te gezuar qe nje kenge e Kosoves nuk shkonte atje, por per nje fakt banal, lindjen e nje ylli te ri. Bile, shkonin aq larg sa thoshin se Albani dhe Xhuvani ia kane ndalur hovin nje mashtrimi te parapare.

Nderkaq, njerezit e rendomte thoshin se edhe kete here Shqiperia nuk na deshi, derisa fillonin rrefimin prej limonadave, gjuhes e deri te ‘Gropa e Hajdinit’ - nje rrefim ky tashme i njohur per te gjithe. Fatos Lubonja ka pasur te drejte kur e pat shkruar shkrimin e famshem, “Shqiptaret dhe Kosovaret”. Ata qe nuk e dine, le ta lexojne. Kete ma vertetoi edhe profesor Krajka, ne momentin kur doli Teuta Kurti ne skene. Kur perfundoi se kenduar tha: “O Zot sa bukur po kendon, edhe pse nuk e kuptoja asgje kur fliste. Nga Kosova eshte kjo?”, ishte pyetja e tij.