E enjte, 25.04.2024, 10:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Intrevistë me ing. ark. Zhani Canco

E enjte, 02.12.2010, 09:00 PM


Më datën 3 dhejtor mbushen plot 85-vjet nga hapja e gjimnazit të Tiranës sot  ''Qemal Stafa''

 

Intrevistë me ing. ark. Zhani Canco

 

Gjimnazi i Tiranës u hap më 3 dhjetor 1925

 

Pas vitit 1945 gjimnazit ju dha emri i ?Heroit të Popullit? Qemal Stafa

 

Gjimnazi me13 heronj populli dhe 72 dëshmorë

 

400 nga bangat e kësaj shkolle shkuan në formacionet partizane

 

Kanë dhënë mësim në gjimnaz:

 

Prof.dr.Aleksandër Xhuvani, Prof. Eqerem Çabej, prof. Aleks Buda, prof. Petraq Pepo, prof.Abdurahim Buza, Prof.Qazim Turdiu dhe Gjergj Canco

 

13 heronjtë të Popullit ish nxënës të kësajë shkolle:

 

Qemal Stafa,Vasil Shanto, Myslym Keta, Ali Demi, Themo Vasi, Margarita Tutulani, Shyqyri Ishmi, Shejnaze Luka, Skënder Gaci, Asim Zeneli, Manush Alimani, Nazmi Rushiti, Alqi Kondi

 

Shkollat e para në Shqipëri

 

Liceu Kombëtar i Korçës më 25 tetor 1917,

 

Shkolla e mesme teknike amerikane ?Harry Fults? në Tiranë, korrik 1921

 

Gjimnazi i Gjirokastrës 5 nëntor 1923

 

Shkolla tregtare në Vlorë 8 nëntor 1924

 

Nga Albert ZHOLI

 

Me datën 3 dhjetor gjimnazi ?Qemal Stafa? ka ditëlindjen. Ai mbush 85 vjet. Afërsisht një shekull. Me këtë rast kemi ftuar ing.ark. Zhani Canco, ish nxënës i kësaj shkolle për të bërë një bashkëbisedim rreth këtijë evenimenti. Canco inxhinjer ndërtimi dhe arkitekt, studimet e larta i kreu në Rumani. Ai është i biri i Gjergj Cancos ?Mësues i Popullit?, i cili ka drejtuar shkollën e mesme Politeknike për 22-vjet dhe për shumë vjet ka dhënë matematikë në gjimnazin e Tiranës. 

 

A mund të na flisni shkurtimisht se cilat kanë qenë kushtet në të cilën u përurua në vitin 1925 kjo shkollë?

 

Gjimnazi i Tiranës u hap më 3 dhjetor 1925 dhe kjo shënonte plotësimin e kërkesës së rinisë dhe të banorëve për hapjen e një shkolle të mesme të përgjithëshme në kryeqytet Tiranë, ose të gjimnazit si quhej në atë kohë. Ajo gjithashtu ishte edhe dëshira e flaktë e mësuesve atdhetarë e përparimtarë si Sali Ceka, Qemal Balla, Ahmet Gashi e të tjerë. Ishte një hap i rëndësishëm për zgjerimin dhe konsolidimin i arsimit të mesëm në Shqipëri, pas çeljes së Liceut Kombëtar të Korçës më 25 tetor 1917, shkollës së mesme teknike amerikane në Tiranë, korrik 1921, gjimnazit të Gjirokastrës 5 nëntor 1923, Shkollës tregtare në Vlorë 8 nëntor 1924. Gjimnazi u hap për herë të parë në një shtëpi  private dykatëshe diku afër qendrës së sotëme të kryeqytetit me një numër të reduktuar profesorësh dhe me  98 nxënës. Më vonë u shpërngul në afërsi të fushës së Shallvares (pranë lagjes Shallvare) dhe në vitin 1934 u vendos në ish kazermën ushtarake ?Teuta? që ndodhet ndërmjet dhomës së tregëtisë dhe Bankës Shqiptare (sot në këtë vend kalon rruga).

 

-Ishte dëshira e lexuesve që të dinë më tepër rreth kësajë shkolle në dy dekadat e mëvonshme pas inagurimit?

 

 Pas vitit 1920 dhe në vazhdim shumë nxënës , shkuan me bursën e shtetit shqiptar për të vazhduar studimet në universitetet evropiane kryesisht në Francë, Austri dhe Itali.Në fillim të viteve 1930 të shekulit XX ato erdhën në Shqipëri të diplomuar nga universtete më prestigjioze europiane. Ato sollën në Shqipëri jo vetëm kulturën profesionale të mësimdhënies europiane por dhe një kulturë të përgjithëshme të admirueshme, dhe mbresëlënëse nga vendet ku ato kishin studiuar. Shumë prej tyre filluan të japin mësim në Gjimnazin e Tiranës. Filluan  të vihen në baza  shkencore programet mësimore duke patur çdo lëndë program të veçantë. Në to përcaktoheshin qëllimet dhe detyrat edukative mësimore, vëllimi i njohurive dhe i shkathtësive dhe i shprehive që duhet të përvetësojnë nxënësit gjatë një viti mësimor. Po kështu krahas  shumë kuadrove filluan të vijnë matematikanët e parë të shkolluar në Francë, Austri, Itali si Ligor Cika (Serafini), Aleko Tashko, Gjergj Canco, Petraq Fundo, Kristaq Fundo, Ibrahim Babamusta, Hysni Babameto, Qazim Turdiu, Andon Deda. Ata dhanë një kontributr të ndjeshëm në mënyrën e mësimdhënies dhe disa prej tyre  bënë dhe tekstet e para  të matematikës për shkollat e mesme.. Në vitin 1936 trupa petagogjike dhe nxënësit e kësajë shkolle krijuan revistën e titulluar ?Gjimnazisti?. Në shkrimet e botuara  në këtë revistë ndjehet dëshira e nxënësve për të paraqitur jetën e gjimnazit në orët e mësimit si dhe në aktivitetet kulturore artistike, po kështu ka nxënës që kanë përkthyer nga letërsia botërore,. Në dëshirën për të rikujtuar atë periudhë po përmendim disa prej tyre. Përshtypje të bëjnë shkrimet  e Ain Skifteri të titulluar ?Shpirti flamurit?. ?Në majë të një mali nga Sitki M.Imami, dhe Zef Serembja nga Ihsan Podgorica.

 

Shumë interesante janë edhe shkrimet e Sezai M.Rradhima ?Mbi teknikën e të mësuarit të matematikës?. ?Një vizitë në Upsalë? nga Kleanthi Jorgoni, ndërsa Xhemal Farka ka përkthyer letrën që Lord Bajroni i dërgon nënës me rastin e takimit të tij me Ali Pashën në vitin 1809. Mjaft interesant është shkrimi i Kristaq Tuluulanit i titulluar ?26 prill 1451?. Në gjimnaz kanë dhënë  mësim mësuesit e popullit Prof.dr.Aleksandër Xhuvani, Prof. Eqerem Çabej, prof. Aleks Buda, prof. Petraq Pepo, prof.Abdurahim Buza, Prof.Qazim Turdiu dhe Gjergj Canco, kanë dhënë mësim edhe shumë mësues të merituar, personalitete  të shquara..

 

Përveç këtyrer personaliteteve pranë gjmnazit shtetëror të Tiranës gjatë viteve  së monarkisë dhe periudhës së luftës ka dhënë mësim dhe shumë njerëz të shquar që më pas kanë bërë  emër të madh në fusha të ndryshme të artit, kulturës, dhe shkencës shqiptare. Ndër këto janë të njohur Lasgush Poradeci, Mark Gurakuqi, Nonda Bulka, Skënder Luarasi, Arshi Pipa, Vedat Kokona, Anton Mazreku,. Minella Karajani, Gavril Meksi, Jorgji Pano, Zekrija Rexha, Ibrahim Shabani, Naum Stralla, Zef Zymeri, Kol Shiroka, Lirak Dodbiba, Nexhat Hakiu, Mihal Zallari, Henrik Lacaj, Mustafa Greblleshi, Andrea Kushi.

 

Po ?Mësuesi i Popullit? Gjergj Canco si filloi të japë mësim?

 

Interesante është një shkresë që daton 12-1-1993 drejtuar prof. Canco që thotë: Kemi nderit të ju lajmërojmë se në bazë të shkresës Nr 100 me 10-1-1993 të ministres së Arsimit jeni ngarkuar me marë përsipër në këtë gjimnaz mësimin e matematikës e të fizikës, d.m.th 21 orë në javë. Njëkohësisht do të mbani edhe vetëm mësimin e topografisë në shkollën teknike të Tiranës. Për orët që do të kapërcejnë  maksimumin e orëve të një profesori, do të paguheni veçanërisht simbas art 191 të lejes Organike të ministrisë së Arsimit. Ju lutem të paraqiteni nesër me 13 të K.M. në orën 9 në drejtorinë e këtijë Instituti për të marrë njoftim mbi orarin e mësimeve. Shkresa është firmosurnga drejtori i gjimnazit Karl Gurakuqi.Emeri i Karl Gurakuqi është një nga personalitetet e arsimit shqiptar.

 

Po japim shkurtimisht aktivitetin e tij.

 

Ai ka lindur në Shkodër. Në kolegjin Françeskan kreu dhe vitet e para të shkollës së mesme. Rreth vitit 1908 shkon në Austri, ku filimisht ndjek seminarin françeskan të Salburojut e më pas mbaron gjimnazin klasik të atij qyteti. Studimet universitare i ndjek në fakultetin filozofik të universitetit të Gratzet .Më 1917 kthehet në atdhe dhe që prej këtijë viti shërben në arsimin shqiptar, duke filluar nga mësues dhe sekretar i komisisë letrare në Shkodër si dhe bashkëthemelues i shoqërisë ?Vllaznija?. Në vitin 1920 është inspektor i arsimit në Vlorë dhe aty zgjidhet sekretar i përgjithshëm i federatës ?Atdheu?, kryetar i së cilës ishte Avni Rustemi. Në vitet 1920-1922 bëhet drejtor i revistës ?Agimi?. Në vitet 1925-1927 drejtor i revistës petagogjike. Në vitin 1928 përsëri drejtor i revistës ?Mësuesi? dhe më 1938 drejtor i ?Shkolla Kombëtare?

 

Duke qenë me funksione në Federatën Atdheu, është edhe redaktor i revistës?? me drejtor  Asim Jakova. Karl Gurakuqi ka shërbyer në një radhë detyrash në fushën e arsimit si drejtor në gjimnazin e Tiranës dhe më vonë si shef në Ministrinë e Arsimit si dhe anëtar i komisionit Teknik të dikasterit. Gurakuqi ka qenë profesor i gjuhës  shqipe dhe latinishtes në Institutin Nëna Mbretëreshë dhe në vitet e okupacionit Italian u caktua si inspektor epror i Ministrsë së Arsimit dhe anëtar i Institutit të studimeve  Shqiptare. Karl Gurakuqi ka kryer një veprimtari përkthimesh të rëndësishme si dhe përpilime tekstesh mësimore. Kështu më 1920 me vate Logorecin, e Luigj Naracin boton librin e leximit për shkollat e mesme. Më 1938 harton tekstin ?gramatika latine? me 1939 ushtrime të gramatikës Latine e ?Sintaksa Latine?. Ka bashkëpunuar në përpilimin e vëllimit ?Visaret e Kombit?, pjesa e parë, tretë dhe e katërt. Gurakuqi ka përkthyer ?Ilirët?dhe gjendja ekonomike e kulturore e Shqipërisë në kohën e kalueme? nga Karl Patch, ?Diturija gjuhore endoeuropiane? nga Paul Kretschmer?, ?Zemra? e Edmond de Amiqes, ?Serbët dhe Shqiptarët? e Milan Suffaj, ?Rrjedhja e punëve në Shqipëri?e Alfred Rappaportet,  ?Si u shkaktue Lufta e madhe? e A.Ëeger e të tjerë.

 

Karl Gurakuqi ka shkruar vazhdimisht edhe në periodikën tjetër të kohës, me një varg pseudonimesh:Cruticus-tek Agimi(1919),Delegeus-tek Telegraf (1927), Guri i Kuq- tek ?Ora? (1929), K.G.-tek ?Revista petagogjike? e tek përpjekja shqiptare, Ilirija (1934-1935). Nga fundi i Luftës së dytë  Botërore Karl Gurakuqi emigroi jashtë vendit në Itali, ku dhe vdiq më 6 dhjetor 1971.

 

-Si i kujtoni vitet e shkollimin në gjimnazin ''Qemal Stafa''

 

Gjithmonë kur ndodhem në ambientet e kësajë shkolle ndjej emocione dhe më pushtojnë kujtime të shumta. Sot në katin e parë janë vendosur  stenda e atyre që drejtuan shkollën  në vite si:Mihal Sherko, Karl Gurakuqi, Vencamin Dashi, Safet Bulko, Mihal Tallase, Hysni Babameto, dhe nga viti1944 e në vazhdim kanë drejtuar shkollën Aleko Tashko, Vangjel Gjikondi, Sotir Prifti, Sun Shapllo, Kadri Babaçi, Sadete Çuçi, Abdullah Kulazi, Gafurr Luga, Lydra Bicoku , Mimoza Idrizi, Gjergj Zaharija, Jovan Krishqi , Mirela Berisha.

 

  një tjetër stendë janë vendosur 13 heronjtë të Popullit ish nxënës të kësajë shkolle si Qemal Stafa,Vasil Shanto, Myslym Keta, Ali Demi, Themo Vasi, Margarita Tutulani, Shyqyri Ishmi, Shejnaze Luka, Skënder Gaci, Asim Zeneli, Manush Alimani, Nazmi Rushiti, Alqi Kondi.

 

Çfarë ndjesish përjellin këto stenda?

 

Duke parë këto stenda të duket sikur bashkëbisedon me ish petagogët (me të cilët  janë të lidhura  shumë kujtime të viteve të gjimnazit) si:Hazan Biboja , Muntaz Bakiri, Nexhat Hakiu, Fatmir Sinoymeri , Fadil Rrepishta, Masije Floqi , Gavril Meksi, Pëllumb Gjebrea, Zef Zymeri,Othan Pojani, Aleko Noçka, Riza Lalo, Ali Ostreni Melo Dodbiba, Halit Narazani. Ata kanë dhënë një ndihmë të madhe në arsimin shqiptar, duke njerrë nxënës të shkëlqyer që më vonë u bënë ndër inteketualët më të shquar në të gjitha fushat e jetës. Në ceremoninë e 85-vjetorit janë të ftuar ish nxënës, ish drejtues të kësajë shkolle, fëmijët e atyre, prindërit që dhanë mësim, ish petagogë dhe drejtues të shkollës. Një punë tepër e vlefshme për organizimin e kësaj ceremonije si dhe për mbledhjen e dokumentacionit dhe dokumentimin e saj ka bërë dhe mësuesja e talentuar Shpresa Beja..

 

Me këtë rast i uroj stafit mësimor, nxënësve të shkollës dhe komunitetit të prindërve suksese dhe dëshira të realizuara.

 

Por çfarë mund të veçosh?

 

Dua që të veçoj në këtë rast  që drejtor i parë  i gjimnazit ka qenë Mihal Sherko.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora