E enjte, 25.04.2024, 11:11 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ternoci Press: Sa para aq muzikë

E merkure, 01.12.2010, 10:30 PM


Mediat në Luginë

 

SA PARA AQ MUZIKË

 

Nga Ternoci Press

 

Beogradi përmes Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe Ministrisë për Kulturë dhe Media ka realizuar një varg projektesh për sektorin joqeveritar dhe mediat.

Ajkën e këtyre projekteve e morën si për çudi RTV “Aldi” nga Presheva dhe TV “Spektri”, nga Bujanoci, mediume këto të pavarura, të cilat gjithnjë kanë kritikuar mediumet tjera se në emër të informimit po marrin para nga Qeveria.

Si duket këto mediume kanë ditur të qajnë, të ankohen dhe të kritikojnë, për të ardhur te burimi i parave. Kuptohet, pa qajt fëmija nëna nuk e merr.

Vlen të theksohet se në konkurset e larttheksuara RTV “Aldi” ka fituar 900.000, oo din Trupi Koordinues Nëntor 2010, Ministria e Kulturës dhe Mediave dy projekte një për radio një për TV…. 326.179.oo din dhe 388.800,oo din, gjithsej: 1.614.979, oo din, kurse TV “Spektri” nga Trupi Koordinues….783.66,10 din, nga pushteti lokal rreth 1 milion dhe nga Ministria rreth 300 mij din), ndërsa RTV ”Bujanoci “  361mij din.

Këtyre donacioneve qeveritare kur t’ia shtojmë edhe ato komunale, nuk kanë nevojë shumë këto mediume të qajnë se janë të rrezikuara dhe të kritikojnë partnerët e tjerë të informimit për konkurrencë joparimore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora