Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Intervistë me këngëtaren e mirënjohur, Shyhrete Behluli

| E merkure, 01.12.2010, 09:46 PM |


INTERVISTE  EKSKLUZIVE ME  KENGETAREN  E  MIRENJOHUR, SHYHRETE  BEHLULI.

 

''KENGA  ESHTE   PJESE  E  JETES  SIME''

 

Intervistoi: Ramiz DERMAKU

 

Këngëtarja jonë e mirënjohur Shyhrete BEHLULI, tani e ka krijuar identitetin e vet në muzikën tonë popullore. Eshtë bërë këngëtare me eksperiencë dhe ka adhurues të shumtë. Talenti i saj është dëshmuar shumë herë në festivale, koncerte apo prezentime të tjera, dhe inçizimet e saj , qofshin në ;audio, video , Cd, radio apo televizion, dëshmojnë se me të vërtetë Shyhretja, e ka dhunti të lindur këngën . Talenti i saj është dëshmuar gjatë (mbi ) 30 viteve , sa ajo është  në skenë. Shyhretja, i këndoi këngët, të cilaat dikur njerëzit  nuk guxonin  as të mendonin?.. , i kënddoi ;flamurit, atdheut, heroizmit, patriotizmit, çështjes kombëtare, kombit e Kosovës, etj. Këngët e deritanishme përmbledhin në vete një dashuri të madhe ndaj atdheut, kombit, historisë, traditave, dhe shprehin përkushtimin e saj serioz ndaj këngës . Ne kohë më parë e takuam në  Böblingen të Gjermanisë , dhe kërkova nga ajo një intervistë, për  gazetën kombetare ?Bota Sot? , kërkesën time e pranoi me kënaqësi të  madhe.

 

Biografia: Shyhrete Behluli ,lindi në fshatin  Mushëtisht të Theranës ( ish. Suharekës), rrjedh prej një familje me tradita kombëtare. Eshtë e martuar në Besianë ? (ish. Podujevë), ka 5 fëmijë, 3 vajza e 2 djem (Kur ne e intervistuam jetonte në Prishtinë).

 

A ju kujtohet, kur filluat të këndoni, dhe kush e zbuloi talentin tuaj?

 

Sh.Behluli: Dashuria ndaj këngës më ka lindur që nga fëmijëria e herëshme, nga mosha 9-10 vjeçare, si nxënëse. Familja ime ka patur një traditë  muzikore, jo publike. Unë këngës ju përkushtova me të gjitha forcat e m?ia, dhe kurrë su ndava nga ajo. Kënga u bë pjesë e jetës sime, ajo më shoqëroi nëpër shtigjet jetësore, ajo më solli gëzime dhe nganjëherë edhe dëshpërime. Kënga është ushqimi im , ajo i dha kuptim jetës sime. Talentin tim I pari e zbuloi arsimtari I muzikës , z. Ibrahim HAMITI, i cili më përkrahu, angazhoi, e ndikoi që unë me të gjitha forcat t?I përkushtohem këngës. Merita të mëdha që unë ti përkushtohem këngës , ka edhe rrethi familjar ( babai, gjyshja) dhe rrethi ku une jetova.

 

Sh.Behluli: Në vitet kur ju filluat të këndoni, femra në fshat ishte lënë pas dore ?

 

Në vitet kur unë fillova të këndoj, femra shqiptare në Kosovë, sidomos ajo që jetonte në fshatra, shikoheshin me një sy tjetër. Mirëpo, unë falë dëshirës së madhe që kisha ndaj këngës, vendosmërisë e guximit , arrita ta thej ( bindjen  e vjetër se femra nuk është e aftë ?,për disa punë, detyra, etj), akullin marrshova me hapa të sigurtë, duke I hapur rrugën s?pari vetvetës, e pastaj femrës fshatare, për një jetë më të mire, më të lumtur, dhe një liri më të madhe.

 

 Kënga juaj e parë ?

 

Sh.Behluli: Kënga ime e parë që unë u paraqita para publikut ?Cuca e Maleve?. Nuk i harroj ato momente kur arsimtari i muzikës z. Ibrahim Hamiti, më përcillte me çiteli e unë këndoja. Kur publiku filloj t?më përcjell me duartrokitje frenetike, nga të cilat ushtonte e tërë salla, unë nga gëzimi e emocini që ndjeja ..,për një moment sikur e harrova tekstin e këngës. Aty pë aty mendova , se kurrë më nuk do të merem me këngën. Ato momente ndikuan që unë kur paraqitem në skenë të frikësohem . Mendoj, se kënga e cila ka një tekst të mire dhe melodi të mirë , do të jetë e dashur gjithëmonë, dhe do të jetojë gjatë në popull.

 

Vini nga një familje me tradita muzikore, çka do të thotë për ju ?

 

Sh.Behluli: Eshtë e vërtetë , se rrjedh nga një familje me tradita muzikore. Këngën e kam trashigim nga babai Xhemajli(dhe gjyshja ime) , I cili, jo që e ka dashur këngën , por edhe ka kënduar  bukur,në : dasma, ahengje, oda . Në vitet kur këndoi babai im , mungonte ; Radio e Televizioni.

 

Shpërblimet dhe mirënjohjet tuaja ?

 

Sh. Behluli: Sa u përket shpërblimeve, mirënjohjeve dhe dhuratave mua shoqës sime Shkurte FEJZA, na mungojnë. Shkaku I mungesës së shpërblimeve dihet.., fletë duke qeshur.., (ne armiku na shpalli nacionaliste sepse çdo herë këndonim, e do të këndojmë deri në vdekje : këngë patriotike, kushtuar flamurit, kombit, atdheut, heroizmit të rinisë kosovare, studentëve, fytyrave më eminente të kombit shqiptar etj etj, të cilat armiku ynë I konsideronte të rrezikshme- nacionaliste e shkatrruese të vëllazërim bashkimit,etj ), prandaj juria për vlerësimin e këngëve jo që nuk guxonte t?na ndante shpërblime, por edhe kur na vinte radha të parqiteshim në skenë, udhëheqësi I programit me frikë të madhe e prezentonte emrin dhe këngët tona. Ne këndonim këngë sipas atyre?, jot ë mira.., për regjimin në fjalë. Unë  mendoj se shpërblimi e dhurata më e mire për ne ishin ( e janë edhe sot) duartrokitjet e gjata të publikut, e ato nuk munguan kurrë. Falë atyre duartroktijeve të gjata , unë motivohesha edhe më tepër për punë, ato për mua janë forcë, vullnet e JETE. Dy herë mora pjesë në Akordet e Kosovës: Një herë më takoi vendi I dytë, e një here në festivalin?Kosovarja këndon?, u shpalla debytantja më e mirë.

                                                        

Sa albume I keni realizuar deri më  tani ?

 

Sh.Behluli: Momentalisht jam duke e realizuar ?, (qeshet) .., e së shpejti pritet albumi më i ri,të cilin mbrenda 10 dite do ta përfundoj.

 

Viteve të fundit në muzikën kosovare, lindi shundi dhe kiçi ?

 

Sh.Behluli : Eshtë e vërtetë se viteve të fundit këngëtarët-et lindin mbrenda një nate,, ose themi; si këpurdhat pas shiut. Mendoj se të gjithë ata që janë marrë me gjëra të tilla, duhet ta dijnë se një ditë do të turpërohen (ndoshta edhe do të dënohen? ! ) para historisë sonë kmbëtare. Mirëpo, kur e shikojmë anën tjetër të medaljes, nuk duhet t?I marrim ato si tragjike, pasi një pjesë e madhe e tyre janë të shtyrë nga gjendja e vështirë materiale ? pra sigurimin e egzistencës familjare. Pas marrjes me dhunë të Radio e Televizioni, ishte muzikë jo atdhetare, jo kombëre, pra ajo ishte e sakatosur nga cenzura serbosllave.

 

Gjatë një emisioni të RTP, në vitin 1988, ju dhe Shkurte FeJza, u akuzuat për nacionalizëm ?

 

Sh.Behluli:  po, ai emision shkaktoi bujë të madhe tek organet e sigurimit shtetëror serbë. Kur ne I kënduam ato këngë, në Televizion, dikush nuk guxonte , as të mendonte ashtu. Pas atij emisioni, filloi ndjekja nga organet e sigurimit serb, mirëpo ne, përkundër sakrificave, bisedave të shpeshta informative, maltretimeve nuk e ndërprem kurrë aktivitetin tone atdhetar dhe patriotik. Ne e denim se pa sakrifica, mundime e derdhje gjaku, nuk mund të arrihet asgjë, pra as ? LIRIA. Ne ishim një pasqyrë për brezat e rij që rriteshin në Kosovë, trojet etnike dhe diasporë. Unë mendoj se ne kemi bërë një kthesë për 360 shkallë në lëmin e artit muzikor dhe në çështjen tone kombëtare shqqiptare.

 

Jeni autore e tekstit të këngëve dhe muzikës ?

 

Sh.Behluli: Po të isha autore e tekstit të këngës e muzikës, nuk do të isha këtu ku jam sot.

 

Pasë çlirimit të Kosovës, jeni më productive ?

 

Sh.Behluli: Unë gjatë karierës sime muzikore, çdo here me vëmendje I kam përcjell kërkesat dhe dësshirat e adhuruesve të mi. U falenderohem më së tepërmi adhuruesve të cilët më kanë dasshur e çmuar shumë. Unë kam bërë përpjekje çdo here të ju ofroj programe të mira, nga të cilat edhe kemi jetuar. Kënga është profesion, nga e cila nuk mund të ndahem.

 

Gjatë luftës në Kosovë, ku ndodheshit, dhe si I kaluat ato ditë ?

 

Sh.Behluli: Gjatë ditëve të luftës ndodhesha në Prishtinë. Me 5 maj, jam larguar nga banesa ime, sepse dy here isha e kërkuar nga organet e sigurimit krimiel serbë, prandaj përkohësisht u strehova tek gjyshja ime në Prishtinë. Pasë disa dite më bie në gjurmë policia dhe sigurimi kriminel serb, dhe unë u detyrova ti marrë  fëmijët dhe  të largohem nga Prishtina.

 Luftën e kam përjetuar shumë rëndë, nuk kam fjalë për ti përshkruar ato momente rrënqethëse, trishtuese, ato që I kam pare me sy, e dëgjuar me veshë, I ndien zemra ime. Vrasja e kusheririt të burrit të Shkurtës, I cili ishte ushtarë I UCK-ës, më ka shkatërruar tërësisht. Ne anën tjetër ne jemi krenar, që ai u vra në mbrojtje të atdheut, sepse Liria pa sakrifica e pa gjakë nuk fitohet.

 

Si ju pritën mërgimtarët në Diasporë ?

 

Sh.Behluli: Mërgimtarët gjithmonë na kanë pritur mirë. Për mërgimtarët tanë menddoj se është koha e fundit që mallëngjymin mo s ta kenë më,të kthehen në vatrat e tyre, mjaftë kanë vuajtur , janë shkatërruar,  por çdo here I nddihmuan atdheut. Karierën time e kam vazhduar pa u ndarë nga fëmijët dhe kënga.Kënga është profesion nga I cili nuk mund të ndahem. I falenderohem më së tepërmi adhuruesve tanë të cilët na kanë dashur e çmuar, por edhe ne kemi bërë orvatje që tu ofrojmë programe të pasura, të mira, nga të cilat kemi jetuar.

 

Porosia për femërat shqiptare në Diasporë?

 

Sh.Behluli: Gjatë bisedave që kam paatur me femra ( gratë) shqiptare në Diasporë, pjesa dërmuese janë të mendimit të kthehen  në Kosovë. Por disa dëshirojnë të jetojnë në mërgim..,pasi kushtet për jetë; punësimi, inkuadrimi janë me të mira. Kërkoj nga të gjithë mërgimtarët tanë që sa më pare të kthehen në Kosovë.

Falemnderit për intervistën e dhënë. Gazetarëve, si ju, jam në gjendje tu apë intervista, në çdo kohë.