Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Ngritja e çmimeve të bukës është goditje e rëndë

| E marte, 30.11.2010, 10:59 PM |


Ngritja e çmimeve të bukës është goditje e rëndë

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Jeta e qytetarit tonë është mjaft e vështirë, si rrjedhojë e pakujdesisë  dhe krizës institucionale, sidomos në kohet e fundit ka marrë përmasa më të gjera . Ka shumë shkaktarë  që e kanë vështirësuar gjendjen e  rëndë dhe të papërspektivë . Për të gjitha këto flitet me të madhe  nëpër ndeja dhe takime të ndryshme, sidomos në kohet e fundit. Kjo megjithatë sikur nuk ka ndonjë efekt për përmirësimin e gjendjes së krijuar.Qeveria dhe institucionet tona shtëtërorë sikur kanë qenë  të shurdhtë për të gjitha  këto probleme jetësore .

Tani ngritja e çmimeve të bukës është një goditje më  e rëndë për qytetarët tanë të cilët edhe pa ngritjen e çmimitt të bukës nuk kanë pasur një përkrahje as kushte për të përmirësuar jetën e vështirë të tyre.Ngritja e çmimit të bukës  për më shumë se 50 për qind  të qytetarëve  të cilët jetojnë  në varfëri të skajshme do të shkaktojë pasiguri për jetën e ardhshme të tyre . Prandaj instucionet tona shtetërore (Qeveria) nuk ka bërë sa duhet për të  ndërhyrë në kohën e duhur,respektivisht  mënjëherë  dhe të rikthejnë  çmimin e vjetër të bukës për të mos  shkaktuar krizë sociale edhe më të madhe . Kjo që po ndodhë  në Kosovë  me rritjen e çmimit të bukës  nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës. Institucionet tona shtetërore duhet ta kenë në kontrollë çmimin e bukës , sepse këtu direkt preken shtresat e varfura  të shoqërisë, në veçanti të pensionistëve që jetojnë në varferi të skajshme…

                               

Premtimet që nuk realizohen lehtë

 

Nga subjektet politike, sidomos nga Qeveria ka pasur shumë premtime dhe deklarime për përmirësimin e jetës së vështirë të qytetarit tonë, mirëpo kjo nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodhë, përkundrazi është duke u keqësuar .Tani në prak të zgjedhjeve parlamentare , si zakonisht në këto raste ka shumë fjalë, premtime dhe zotime nga subjektet politike (liderët e tyre ) se këtë gjendje do ta përmirësojnë nese fitojnë në zgjedhjet parlamentare (12 dhjetor 2010).Ata (liderët) partiak premtojnë përveç të tjerave edhe hapjen e shumë vendeve të punës që është njëra ndër problemet e mëdha n Kosovë, me pjesëmarrjen e shumë investitorëve nga jasht. Mirëpo investitoret shprehin skeptitizëm dhe  bindjen e tyre se në këtë gjendje të vështirë të  ndërtimit të shtetit nuk janë të sigurt për të investuar, prandaj ata (investitoret) kërkojnë  informatat që mbështesin dyshimet e tyre se  Kosova s’është një vend  i korruptuar dhe pa sundim të ligjit , prandaj qytetarët e Kosovës duhet të dëshmojnë  se këto dyshime  janë të pabazuara . Duhet të tregojmë para botës  se ka demokraci në Kosovë , se ka gjithashtu sundim të ligjit  dhe se njerëzit e saj janë të përkushtuar për të ndërtuar, mbrojtur  dhe shijuar lirinë . Në bazë të studimit që është bërë  60 për qind e kompanive  kanë njohuri mesatare  për ambientin  afarist në Kosovë , ndërsa 30 për qind  nuk kanë aspak njohuri në këtë ambient . Mendoj se mesazhi më i mirë  do të ishte që Kosova  të mbetet vend  për të cilin ka interesa  esenciale , por duhet pasur parasysh çfarë duhet ndërmarr  për të përmirësuar dhe për të ngritur atraktivitetin si një vend potencial për të investuar. Kjo do të ishte një zgjidhje e problemeve egzistuese për qytetarët tanë. Kjo sikur nuk është duke u shikuar me kujdes  dhe angazhim të duhur nga institucionet tona shtetërore .

                     

 E ardhmja jonë në antarësimin në Europë dhe në NATO

 

Është me rëndësi të veçantë  ajo që ne e quajmë  e ardhmja evropiane , në të cilën në një të ardhshme duhet të antarësohemi. Këtu bënë pjesë  edhe politika  e jashtme  që është e ndarë  në disa grupe .Politika e njohjeve dhe lobimeve  për njohjen e Kosovës , antarësimi    disa organizata  të ndryshme dhe marrja e kodit telefonik, atij banker dhe domenit të internetit si dhe qasja  ndaj IOC-së dhe EULX-it në Kosovë  që ne e marrim si politikë  të jashtme  për shkak se ato janë  dy organizata të huaja . Prandaj nuk është e mjaftueshme  që të kërkohet njohje  nga një shtet afrikan me një letër të thjeshtë , por është e nevojshme  që të përdorim të gjitha resurset që kemi për secilin shtet, që njerëz  që kanë lidhje  të përdoren si emisar special të Kosovës dhe të lobojnë për njohje  dhe për angazhime të tjera që do ta përmirësonin gjendjen e vështirë të qytetarit tonë . Prandaj nuk kishte për të qenë e logjikshme  që pas vendimit të GJND-së  Serbia t’i dërgojë  55 emisar nëpër të gjitha  shtetet që nuk na kanë njohur ,  ndersa ne  me një letër të thjeshtë  mundohemi t’i bëjmë  ballë atij lobimi…Kjo është me rëndësi të veçantë për të ardhshmen tonë si politike , ekonomike e të tjera . Në këtë drejtim nuk jemi angazhuar sa duhet, prandaj për këto dhe të tjera qytetari ynë duhet të ketë kujdes gjatë votimit dhe të shikojë se për kend po voton dhe të  orientohet aty ku është me të vertet ardhmëria e tyre  më e mirë .në shtetndërtimin demokratik, të pavarur dhe Sovran të republikës së Kosovës…

                

Premtimi për rritjen e pagave me rëndësi të veçantë

 

Secili subjekt politik ,në krye me liderin e saj janë angazhuar me një soriozitet të madhë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare për të  përfituar votuesit. Kjo është normale , por sa do t’u mbesin besnik premtimeve të dhëna . Në këtë drejtim PDK-ja me Hashim Thaçin prijnë.Thaçi ka dhënë premtime , përveç shumë të tjerave, për rritjen e pagave të arsimtarëve për 50 për qind si dhe 30 përqind për shërbyesit civil. Kjo është për t’u përkrah, sepse pagat e arsimtarëve dhe të shërbyesve civil janë mjaft të ulta në krahasim me pagat qe marrin të tjerët nëpër institucione të ndryshme shtetërore  . Kjo me siguri do ta rrisë numrin e pjesëmarsve në favor të PDK-së. Mendoj se këto që ka premtuar Thaçi vështir se do të realizohen.Thaçi është mjaft i zhdërvjelltë nëpër fushata zgjedhore. Ka aftësi të veçantë për ta përfituar elektoratin me stilin e tij oratorik. Kto premtime por edhe disa të tjera , janë dhënë në momentin e duhur, prandaj mendoj se kjo do të ndikojë që të dalë fitues në zgjedhjet parlamentare … Mandej nuk mund të konstatojmë se kjo qeveri ka qenë e keqe, siq konstatojnë nga opozita …

                              

Nomonimi i liderve partiak për kryeministër

 

 “Në qoftë se  nuk do të arrijmë  që LDK-ja  të rritet mbi nivelin që ka qenë  në zgjedhjet e kaluara , unë  nuk e shoh veten më si kryetar” është shprehur Isa Mustafa. Prandaj mendoj që kjo është e mirë  kur shefi i partisë  nuk arrin avancimin e partisë  të japë dorëheqje . Është mirë që kjo praktikë  të instalohet edhe të partitë të tjera , të cilat nuk turpërohen fare për premtimet e tyre boshe, por vrapojnë si më parë  për të zënë vend në institucionet udhëheqëse (parlament, qeveri e të tjera ) . Zotimi i Isa Mustafës me këtë rast mendoj se më tepër është si premtim për ta rritur elektoratin e LDK-së dhe në frymen e  fushatës elektorale , ani se sipas rregukllave demokratike kjo është e pranueshme  dhe e respektueshme . Megjithëkëtë lista e krerëve  të partisë , kryesia e partisë  do të varen prej peshës së elektoratit. Kjo mund të vlerësohet pozitivisht, ngase  për herë të parë  dikush po e mban këtë peshë  elektorale …

Në anën tjetër LDK-ja ende nuk është deklaruar se kush  do të jetë  në krye të Qeverisë  në rast të marrjes  së besimit nga elektorati për mandatin e ardhshëm qeverisës. Lideri i  këtij subjekti, i cili është në krye të komunës së Prishtinës ende nuk e ka deklaruar pozicionin e tij nese do të udhëheqë Qeverinë  apo do të mbetet në poziten aktuale  në rast të një fitorje  në këto zgjedhje . Mirëpo do të ishte e pakuptimtë që fitorja eventuale  e LDK-së  të mos përcillet edhe me kandidimin (nomonimin ) e kryetarit për kryeministër të vendit. Këtu kemi të bëjmë me tri subjekte politike që pretendojnë nga radhet e tyre për kryeministër të Qeverisë në të  ardhshme..  Hashim Thaçi në mënyrë spektakulare është nominuar nga partia e tij për kryetar të ardhshëm. Me këtë rast përveç fjalës së tij përmbajtësore (premtuese) ishte me rëndësi të veçantë për të gjithë të pranishmit  dhënja e dekoratave personaliteteve të njohura : heronj,dëshmorë, kontribues të lirisë së Kosovës, të ngritjes së kulturës, dhe të arsimit në Kosovë. Këto dekorata janë mjaft me rëndësi sepse borgj yni është që të përkujtohen dhe të mos harrohen në historinë tonë kombëtare  të gjitha personalitetet që kanë kontribuar për lirinë dhe pavavarësinë tonë kombëtare , prandaj mendoj se PDK-ja  me Hashim Thaçin ka gjasat më të mitra për të fituar në këto zgjedhje. Gjithashtu mendoj se kjo do të ishte reale , megjithë gabimet që janë bërë gjatë këtij mandate në krye me Hashim Thaçin.

                            

Koalicionet dhe pajtushmëria për kryeministër

 

Disa subjekte politike më të mdha (LDK-ja, Vetvendosja , AKR-ja, LDD-ja ,  por edhe  disa të tjera  më të vogëla deklarojnë se nuk do të hyjnë në kualicion me PDK-në nese ajo ësht fituese në zgjedhje. Mendoj se këto deklarime nuk do të qendrojnë, sepse kur është interesi i tyre  deklarimet (e tyre) sikur i merr era. Mendoj se AKR-ja nese fiton PDK-ja do të hyjë në koalicion me PDK-në. Këtu do të gjejnë pajtushmërinë në ndarjen e pushtetit. Behgjet Pacolli do ta  marrë presidencën , ndersa Hashim Thaç përseri të zgjdhet kryeministër. Nese fiton në zghdhje LDK-ja  do të hyjë në koalicion me AAK-në , por këtu do të lind problemi se cili prej këtyre dy subjekteve do të zgjidhet kryeministër që është më i lakmueshëm.AAK-ja herët e ka deklaruar fitorën, mendoj se ka gjasa të fitojë mjaft vende në parlament si dhe  për kryeministër me liderin e tyre Ramush Haradinaj, por në ketë rast do të shihet  ecuria e lirimit të tij nga Tribunali i Hagës.. Mandej gjatë këtyre përpjekjeve më në fund  do të lindin paqartësi dhe kushtëzime të tjera (koalicione) nga partitë të tjera më të vogla , por gjasat janë se disa parti nuk do ta kalojnë pragun zgjedhor, megjithse janë në koalicion me disa parti më të mëdha  dhe do të mbesin pa përfaqësues në parlament. Kjo do të vështirësontë përpjekjet për një koalicion që do zgjdhte problemin më të mire për ta qeverisurv pushtetin në të ardhshmen…