E premte, 19.04.2024, 10:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Moj Kosovë djep i Dardanit

E marte, 30.11.2010, 10:49 PM


MOJ KOSOVË  DJEP I DARDANIT

 

Moj Kosovë , djep i Dardanit ,

Ti je zemra e Ballkanit ,

Tokë e shenjtë – dhunti e Zotit ,

Tokë e shqipeve t’ Kastriotit .

            Refreni:

            Suka e Dermanit – zemra e Ballkanit ,

            Ka burime  jete  – lumenj  për  tri dete ,

            Mrekullia e Zotit , s’ është iluzion ,

            N’ zemër   Kosovës – bifurkacion .

 

T’ ka falë Zoti, bukuri ,

Tokë pjellore  e pasuri ,

Shumë relikte natyrore ,

Vlera  t’ arta   nëntokësore .

            Refreni:

            Suka e Dermanit – zemra e Ballkanit ...etj.

 

Dy dhunti që t’i  dha toka –

T’i  lakmojnë ty, e gjithë bota ;

Lumenjtë tu derdhen n’ tri dete ,

Fenomen që s’ ka  n’ tjerë  shtete !

            Refreni:

            Suka e Dermanit – zemra e Ballkanit ...etj.

 

Kështu nga suka e Dermanit –

Tre lumenj burojnë prej malit ;

Nerodimja qetë gjarpëron –

Krijon bifurkacion .

            Refreni:

            Suka e Dermanit – zemra e Ballkanit ...etj.

 

Krahu i majtë shkon n’ Det të Zi ,

Krahu i djathtë – n’ Detin Egje !

N’ Adriatik , nëpër   Shqipëri –

Shkon Bistrica nga ky dhe .

            Refreni:

            Suka e Dermanit – zemra e Ballkanit ...etj.

 

Gjilan, më 28.11.2010.     

Demir KRASNIQI 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora