E marte, 16.04.2024, 09:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Drita e fjalës shqipe në trojet gjermane

E marte, 30.11.2010, 10:58 PM


Vlera të reja shqiptare në gjuhë të huaja

 

DRITA E FJALËS SHQIPE NË TROJET GJERMANE

 

Librin e Liman Zogajt e kemi strukturuar në tre  kapituj të veçantë, duke zgjedhur për titull disa nga titujt e vëllimeve paraprake të autorit: Shtigjet e dritës, Biografia e dhembjes dhe Hiri i shpirtit që digjet, secili me amprentën e tij. Në kapitullin e parë defilon Kosova me aspiratat betejat e lavdishme për realizimin e një ideali të shenjtë.

 

Nga Baki Ymeri

 

Liman Zogaj nuk është i famshëm si Aleksandër Mojsiu, por fakti që aktron në një teatër gjerman don të thotë se Kosova ka me kend të krenohet në diasporë. Në kuadrin e artikullit Klamotte mit Herz, nën fotografi jepet teksti “Eine Szene aus „Mord im Pfarrhaus” mit Gerd Elfring  und Liman Zogaj”. Shqiponja në horizontet e bardha është kosovari i degdisur në brigjet e Evropës, poeti që 64 vjet foli me vetveten: „Jam shqiptar i Kosovës. Atdheu im është Shqipëria.” Kështu do të shkruajë kritiku Marius Qelaru për librin e Liman Zogajt Florile luminii / Lulet e dritës, vëllim bilingv botuar në Bukuresht në vigjilje të Ditës së Flamurit (2010). Sipas tij, autori i kësaj vepre është një nga shqiponjat e panumërta që e ka braktisur përkohësisht Kosovën për të siguruar ekzistencën  tejmatanë brigjeve të Dardanisë, por i cili nuk ka mundur ta shkëpusë edhe zemrën dhe shpirtin nga vendlindja e martirëve që derdhën lumenj gjaku për liri. Dhe mu për këtë, të pakta janë sekuencat që i hasim në këtë vëllim, e që nuk janë të prekura nga amprentat e jetës së tij të mbrujtur me vargjet ku shkrepin frymëzimet e një mërgimtari që shkruan për fatin e një zone mbi të cilën frymëmarrja e së shkuarës trazon traumat e njerëzve që shkojnë shtigjeve të dritës me biografinë e dhembjes dhe hirin e shpirtit që digjet, secili me amprentën e tij, gjithnjë e më të theksuar.

 

Krijime subjektive me vlera reale për shpirtin shqiptar

 

            Në këtë kontekst, në kuadër të parathënies së qëndisur nga një eseist rumun, autori ka guximin të krijojë vlera modeste letrare, përmend emrin e babait të pushkatuar, historinë e betejave të përgjakshme, martirët dhe pararendësit e tyre që digjeshin duke e kërkuar lirinë. Librin e Liman Zogajt e kemi strukturuar në tre  kapituj të veçantë, duke zgjedhur për titull disa nga titujt e vëllimeve paraprake të autorit: Shtigjet e dritës, Biografia e dhembjes dhe Hiri i shpirtit që digjet, secili me amprentën e tij. Në kapitullin e parë defilon Kosova me aspiratat betejat e lavdishme për realizimin e një ideali të shenjtë. Në kapitujt e tjerë defilon Biografia e dhembjes që reflektohet në pasqyrën e zemrës së trazuar, një përfytyrim mbi vuajtjet personale që shëmbëllejnë me vuajtjet kolektive, me pritje, përmallime e dhembje, por edhe me gërshetimin e tyre me „plagë, dhembje e gjak”, pra me „biografinë e djegur” në Hirin e shpirtit që digjet, aty ku „rritet lulja e kujtimeve”, madje dhe në dashuri, dhe sidomos në kujtimet e mbështjella me vellon e pritjes së idealit kombëtar që ngritet në metaforë. Dhe, më konkretisht, dashuria ndaj brigjeve të vendlindjes dhe atdheut të tij, atje ku këndojnë zanat shqiptare dhe flatrojnë shqiponjat e Dardanisë.

 

Liman Zogaj, Pal Sokoli, Arif Molliqi, Hysen Qyqalla dhe Sadik Krasniqi, janë pesë nga sokolat e Kosovës që e kultivojnë fjalën shqipe në trojet gjermane. Sipas eseistikës rumune, amprenta e parë e vëllimit Lulet e dritës i përkushtohet një ndjenbje sublime që ta përvëlon shpirtin, dashurisë ndaj atdheut dhe dëshmorëve të kombit, ide kjo që mund të nënvizohet edhe nga fjalori që e ka zgjedhur autori. Ka dhe shumë fjalë tjera që shëmbëllejnë mes vedi, e të cilat e definojnë këtë vepër bilingve, duke i dhënë një ngjyrë specifike shqipes së teksteve të Liman Zogajt, si Kulla, Besa, Arbëreshët, Arbëria, Formula e Pagëzimit (dokumenti i parë shqip i shkruar nga Pal Engjëlli në kohën e Kastriotit, dhe i zbuluar nga Nikolla Jorga më 1915), apo referime ndaj mitesh lokale dhe personazhesh biblike shqiptare, si, Rozafa, Gjergj Kastrioti, Naim Frashëri, Adem Jashari, Nënë Tereza etj.

 

Liman Zogaj ne teatrin gjerman, 2009
Liman Zogaj ne teatrin gjerman, 2009
Frymëzime mërgimtare kushtuar vendlindjes dhe atdheut

 

Marius Qelaru thekson faktin se autori shkruan për Kosovën ashtu siç e sheh dhe siç e ndjen në shpirtin e tij, duke shkruar edhe për pritjen e një lirie të vonuar, për dramat individuale dhe dramën kolektive të shqiptarëve të trazuar shekuj me rradhë. Edhe Liman Zogaj, porsi Pal Sokoli, Sadik Krasniqi apo autorët e tjerë që kanë vajtur „horizonteve të bardha”, nuk ka mundur ta shkëpusë atdheun nga zemra e tij, dhe kjo gjë është evidente në krijimet e këtij kosovari që digjet për komb e atdhe. Lulet e dritës inkorporohet në spektrin e vëllimeve me seleksionim vlerash të veçanta, duke i analizuar si të tilla, duke e pranuar të vërtetën se në rradhë të parë  kemi përballë një lirikë kushtuar Kosovës si një vend i  shenjtë që ndodhet në fqinjësinë a lashtësisë sonë trako-ilire, e që mbante dikurë një emër të bukur: Dardania. Libri i Liman Zogajt dinamizohet edhe përmes një kapitulli me poezi në gjuhën gjermane, si dhe përmes disa vlerësimeve estetike shqiptare (Ragip Sylaj, Ali D. Jasiqi, Halil Haxhosaj), nga të cilat rezulton fakti se autori ka vajtur nga Kosova me „bukë, krypë dhe kujtime”, të cilat i ka përjetësuar pastaj në varg,  duke e njomur penën e tij në vetmi,  me vuajtje, pritje dhe dashuri.

 

        Përndryshe, Liman Zogaj është poet, dramaturg dhe aktor. U lind para 50 vitesh në Lladroc të Kosovës, ku ka studiuar letërsinë dhe gjuhën shqipe. Ka filluar të merret krijimtari letrare që nga shkolla e mesme, duke botuar në ndërkohë shkrimet e tij në revistat e gazetat e kohës në Prishtinë, Shkup dhe Shqipëri. Shkruan poezi dhe pjesë teatrale, por merret edhe me gazetari dhe regji, duke qenë gjithmonë i kapluar nga shenjat e kuptimit të fshehtë të gjërave. Tekstet teatrale dhe regjitë e bëra nga ky krijues janë interpretuar dhe shpërblyer në festivale teatrale në Kosovë. Që nga viti 1983 jeton, punon dhe krijon në Gjermani, ku ka themeluar dhe udhëhequr vatra kulturore të mërgimtarëve tanë, në Shvelm, Enepetal dhe Essen, për ta begatuar jetën kulturore për shqiptarët e mërguar. Liman Zogaj aktron në Teatrin Gjerman në Essen, ndërsa krijimet poetike të tij janë prezantuar në antologjitë poetike Metafora e arratisur (Tiranë, 2003), Asht e gjak Arbërie (Gjermani, 2007), Kujtimet e fjalës (Bukuresht, 2010). Deri tash ka botuar vëllimet poetike Kosovë nuk ta mora diellin, Tiranë, 2007, Shtigjet e dritës, Prishtinë, 2009, Loja mbi gurë, Prishtinë,  2010. Ky është libri i tij i katërt që e pa dritën e botimit në Bukureshtin e patriotëve që i trasuan shtigjet para të Pavarësisë.

 

Dragment nga vëllimi bilingv Florile luminii / Lulet e dritës

 

SHQIPJA NË HORIZONTET E BARDHA

(Vulturul în orizonturi albe)

-Mërgimtarit Zef Sokoli-

 

Unë jam Sizif i gjallë

I verbuar nga dashuria

Feniks i djegur

Dhe kurrë më

As nga prushi

As nga hiri

S’u bëra

As zog

As gur

Unë jam

Zogu i Diellit

Me Flamurin e Skënderbeut nën pupla

Me gjuhën e Naimit në këngë

Me lotin e Nënë Terezës në vaje

Unë kosovari i humbur

Deri në Horizontet e Bardha

Derdha lot

Kullova gjak

As memec nuk u bëra

Gjashtëdhjetë e katër vite fola me vete

Jam shqiptar i Kosovës

Atdheu im është Shqipëria

 

Mbaj mjekër të gjatë

Sa një copë bjeshke

Sa një lis Pashtriku

Sepse malet më pagëzuan

Meteor drite

Me Formulën e Pagëzimit

Të përgjakur

Gjëma ime rri peng

Te Ura me harqe

Te gurra e Drinit të Bardhë

Te lisi me litarin e varur

Te oxhaku i kullës së djegur

Te shpata e përgjakur

E zvarranikëve të Karpateve

Te lapidarët e lirisë nën diell

 

Atdheun e lash në flak

I shkrumbuar ika

Trembëdhjetë net

Nëpër detin e trazuar

Trembëdhjetë ditë

Nëpër Ferrin e Dantes

Në mes të klithmës e vdekjes

Më pagëzuan Zef Sokoli

Titaniku i humbur

Pse ma kërkoni

Anamnezën e vrarë

Atje në Kosovën e rinuar e gjeni

Të gravuar me gjak

Në shkëmbinjtë e Kosovës

Në dheun e Shqipërisë

Betohem vetëm

Para flamurit me shkabë

Para shpatës së Skënderbeut

Te istikamet e Adem Jasharit

Tri herë betohem!

 

VULTURUL ÎN ORIZONTURI ALBE

(Shqipja në horizontet e bardha)

-Pentru Zef Sokoli, exilant-

 

Eu sunt Sisif viu

Orbit de iubire

Phoenix ars

?i nicicând

Nici din cenu??

Nu am devenit

Nici pas?re

Nici piatr?

Eu sunt

Fâlful Soarelui

Cu Steagul lui Skanderbeg sub pene

Cu limba lui Naim* în cântec

Cu lacrima lui Mama Tereza în vaiete

 

Eu kosovar pierdut

Pân?-n Orizonturile Albe

Am v?rsat lacrimi

Însângerându-m?

Nici mut n-am devenit

64 de ani am vorbit cu sinele meu

Sunt albanez al Kosovei

Patria mea este Albania

 

Port barba lung?

Cât o bucat? de munte

Cât un stejar de Pashtrik

Fiindc? mun?ii m-au botezat

Meteor de lumin?

Cu Formula de Botez**

Însângerat?

 

Geam?tul meu st? la pând?

La Podul cu arcuri

La izvorul Drinei Albe

La stejarul cu funia atârnat?

La hogeacul cet??ii arse

La sabia însângerat?

A târâtorilor din Carpa?i

La statuile libert??ii sub soare

Patria am l?sat-o în flac?r?

pârjolit am fugit

Treisprezece nop?i

Prin marea trezit?

Treisprezece zile

Prin Iadul lui Dante

În miezul ?ipetelor mor?ii

M-au botezat Zef Sokoli

Titanic pierdut

 

De ce îmi c?uta?i

Anamneza ucis?

În Kosova înnoit? o ve?i g?si

Zugr?vit? cu sânge

În stâncile Kosovei

În glia Albaniei

Jur doar

În fa?a steagului cu vultur

În fa?a sabiei lui Skanderbeg

La cazematele lui Jashari***

De trei ori m? jur!

_____________

*Naim Frashëri, poet clasic albanez

**Formula de Botez, primul document scris  în limba albanez? (1442), descoperit de Nicolae Iorga (1915)

*** Adem Jashari, eroul na?ional ak Kosovei

 

Traducere în limba român? de Baki Ymeri



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora