E enjte, 25.04.2024, 03:06 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Kurora e vetmuar

E marte, 30.11.2010, 10:59 PM


Kurora e vetmuar

 

Nga Reshat Kripa 

Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të Përndjekurve Politikë të Tiranës

 

            Ajo ishte një kurorë e vetmuar.  Ndërsa jo shumë larg saj vendoseshin dhjetra kurora, ajo qëndronte e vetmuar. Por krenaria e asaj kurore sikur errësonte madheshtinë e ceremonisë së vendosjes së kurorave të tjera. Dukej sikur ajo, një e vetme, sfidonte numrin e madh të kurorave të tjera. Çfarë kishte ndodhur?

            Erdhi më në fund dhe dita e madhe e festës së flamurit, festës së pavarësisë së kombit tonë, festës tonë kombëtare. Mendonim se këtë ditë kryeqyteti do të shkëlqente nga dritat dhe flamurët e shumtë që do të valëviteshin kudo. Por asgjë. As drita dhe as flamurë nuk pamë gjëkundi. Thua se ishte një ditë e zakonshme. Bashkia e kryeqytetit kishte harruar se ishte festa kombëtare e shqiptarëve.

            Lidhur me sa më sipër një miku im, një funksionar i një institucioni të përndjekurve politikë na propozoi që ditën e festës së madhe të shkonim në varrezat e dëshmorëve të atdheut dhe të vendosnim një kurorë në varrin e përbashkët të njëzetedy martirëve të rënë nga kosa komuniste në të ashtuquajturin proces të “bombës në ambasadën sovjetike”. Bisedova me sekretaren e shoqatës dhe ramë dakord me propozimin e bërë.

            Përgatitëm kurorën dhe shkuam në varrezat e dëshmorëve. Gjithshka ishte përgatitur për këtë çast solemn. Rojet e nderit, banda, fotoreporterët dhe kameramanët ishin të gatshëm. Në orën 10.oo filloi ceremonia. Vendosin kurorat pranë përmendores “Nëna Shqipëri” Presidenti, Kryetarja e Kuvendit te Shqipërisë, Kryeministri për të vazhduar me ministrat dhe personalitetet e tjera dhe për të përfunduar me përfaqësuesit e veteranëve të luftës kundër okupatorit.

            Në këto çaste  drejtohemi drejt varreve të martirëve tanë, vendosim kurorën dhe përulemi para tyre. Në atë mori gazetarësh dhe kamerash nuk pamë asnjë të drejtohej drejt nesh.  Duke parë një gjë të tillë, një i njohuri jonë na u drejtua dhe na tha:

            - Përse nuk e vendosët kurorën atje ku i vendosën të tjerët?

            Nuk i kthyem përgjigje. Të njohurit tonë duket nuk i kishte rënë në sy se në krye të përmendores në fjalë vazhdonte të qëndronte ylli i komunizmit, pikërisht ai yll që u kishte marrë jetën martirëve tanë dhe ne na dukej sikur këta martirë na thonin:

            - Deri kur Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë nën hijen e komunizmit?

            Kjo pyetje kërkon përgjigje. Kush do ta japë atë? Nuk e di. Po mundët jepeni ju të dashur lexues.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora