Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: "Thërrime" nga Ditari Poetik

| E marte, 30.11.2010, 07:56 PM |


"Thërrime" nga Ditari Poetik

 

Nga Përparim Hysi

 

 

1. Pas  takimit do t'më shihni    *

 

Iku muza,iku kënga

Zu një krimb më ha përbrënda.

Gjer në datën  dymbëdhjetë

Jami stresuar,vërtet.

 

Nuk kam sy e s'kam gjykim

Nuk jam,siç njihem,Përparim?!!!

Përkohësisht,jam si robot

Dhe në ha,përtypem kot.

 

Jam i gatshën të bëj "sherr"

Tash dhe dajos i them derr

Borxh s'ju kam dhe nuk më kini

Pas takimit,do t'më "njihni"

 

*12 tetor 2000  kur vajta për vizë në Ambasadën Amerikane.

30 shtator  2000

 

2.Një shoku që u bë politikan

 

Politika,"kurvë"  e bukur,të ka ndjellë e i shkon pas

Mua s'më duket aq e bukur dhe në derë hiç s'e qasë

S'jam i zoti të marrë kthesa,gjithmonë rrugën kam çarë drejt

Nuk më është e mirë "licenca",ore mik,ke marrë përpjetë.

 

Mirëpo ti ke parë hair,po ngjit shkallët  një nga një

Mua më quan,tani,fakir se kam mbetur"fillm pa zë"

Nuk ka gjë,nuk jam penduar,gjumin unë e bëj rehat

Ti vërtet më je kaluar,moralisht,më je "sakat..."

 

12 nëntor 2005

 

 

3.Kur ikën vjeshta

 

Iku vjeshta plot me fruta dhe me erë që fryn e shfryn

Unë që kam vjete mbi supa,po pres dimrin ulërimë

Zë e çirret me inate dhe lëshohet i xhindosur

I njoh mirë ato "tabiate",ne,pleqtë,na ka djallosur.

 

Zë e shfryn nëpër rrugë,në mjedise dhe shtëpi

Dy këmbë në një këpucë,t'i vë dimri,pleqëri.

Edhe mblidhemi ne grusht,si kërrmilli mu në guackë

Dimri për pleqtë është"tabut",kundër dimrit ulëras.

 

5  dhjetor 2003

 

 

4.Vizatim me vargje

 

Çupa qethur si një djalë,djali leshrat si një çupë

Nuk e them dot me fjalë,nuk e mbakam dot kët"turp?!"

Komçe e bluzës e zbërthyer dhe açik shikohet gjiri

Mëndja ime"kapërcyer",zë kullot  atë far "çahiri"

 

Fundi prapa krejt i çarë,sa të futet okllaia

Mëndja ime krejt ka shkarë,sulet tutje nga "thellësia"

Sulet tutje nga "thellësia",ku është fshehur"fshehtësia"

Epo luan dhe pleqëria;mëndja doli nga burgjia.

 

5 qershor 2004

 

 

5.   Unë dhe qyqja

 

Qyqja kujtonte se do më mundte me vajin e saj

Filloi me ku-ku, gjithë muajin maj

Më pa  se si ligjëroja dhe e mundur iku,pastaj,

Se qeshë det me ulërima dhe tha:-S'e kam kollaj.

 

Se unë qaja me ulërima,se aq për vëndin më dogji malli

Ku-ku-të e saj qenë veç grimca;të miat :mbushej oqeani...

 

25 maj 2007

 

 

6.Fundvjeshte

 

Fundvjeshte,varet reja mu mbi supin e një tjetre

Unë me mënd nga Myzeqeja që u mbyt me shira vjeshte

Se kur retë zënë e"zihen",një më një po erdhi shiu

Ja të gjitha seç më "shtihen",sikur jam atje,i ziu.

 

E shoh qiellin që vrëjtet,edhe detin të bërë sterrë

Zëmra ime këtu ënjtet,edhe shpirti m'u bë vrerë

Derdhet shiu me tërsëllimë dhe lëshohte me inate

Mua zëmra më psherëtin,dashurinë e kam me kate.

 

Se më duket jam atje,ku fundvjeshta bën tufan

Mu atje,në Myzeqe;për atje,zëmra kurban.

 

25 nëntor 2010

 

 

7. Kurbeti

 

Kurbeti mua më mblodhi grusht

Dhe paskam "ftoht",sado është gusht.

Të nxehtit është i madh;kushdo e shikon

Por shirti pse më mardh?Kush ma shpjegon?!...

 

15 gusht  2008

 

 

8. Seç na qenka

 

Seç na qënka,ku na qënka

Duro,Zot,se sa s'u çmënda

Një që s'kishte brekë në bythë

Sa hap sytë,na ka "çiflig"

 

Na ka vilë,pa ka dyqane

Pasuri,ku je,virane?

S'di se qysh e s'di se ku

Kot që lodhem bashkë me ju.

 

Se që thoni,tunjatjeta,

Kështu e paska tani jeta.

Vate erzi,vate puna

Ky dhe hënës i thotë:luna!!!

 

I gjezdisur është jeziti

Ndaj dhe vil-dyqane ngriti

Ky rrufjan dhe ky dështak

Tash ka zënë"Qiellin e shtatë"

 

Tër ditën rrri në hije

Ku je pikë dhe pse s'i bie?

Se i ndershmi bamp me punë

Namussëzi  rron pa punë.

 

9 tetor 2000

 

_____________________

 

Kujtime të trishta

 

(poezi)

 

Nga  Përparim  Hysi

 

1.Ç'pate?Ç'pate,zonja  IKS?

 

Sikur pikon mjaltë,unë po s'vlej dy pare

Ke zënë e"ha" lart:mua më ke bërë dalje.

Kokën mban përpjetë,si kalli pa bukë

Duket ke zënë retë;me mua s"piqesh;nuk!

 

Më hiç nuk më shkruan;sikur më s'më njeh

Premtimet ku shkuan?Mbi ndjenjat shëndre.

Shëndre...ka rënë ngricë;ndjenjat mardhur,ftohur

Ç'pate,zonja IKS,më thuaj çfarë ka ndodhur?

 

Ti ke marrë përpjetë,më poshtë nuk shikon

Pra,ke vënë fletë;ke ndërruar "padron"

Kujtimet e trishta vijnë dhe më ngasin

Letrat unë i grisa;dua të harroj imazhin.

 

Imazhin e bukur që ti e baltose

Paske qenë veç"kukull",kot më nakatose

Të vesh mu në dreq!Tash je e panjohur

Kur desh të vijë fletë,milingona ka ngordhur.

 

 

2.Zë e shfletoj kujtimet

 

Zë e shfletoj kujtimet  ( i shfletoj,se ç'do bëj tjetër?)

Dhe më mbytin ngashrimet,se jam larg e jam i vjetër.

Nëpër"xhepa" ka prej tyre,që,vërtet,mua më përlotin

Se aty është jeta ime;ndaj më prekin zëmërdobtin.

 

Zë më del fëmijëria,me opinga apo zbathur

Pastaj feks rinia që aq buzën ma ka plasur.

Po rinia është e bukur,pse ma plasi buzën mua?

Qe  regjimi i paskurpull,që rinia u  përçudnua.

 

Se filloi lufta e kllasës,tramundanë që ra mbi mua

Nuk m'u ndanë kusuret radhas dhe rinia u "harrua"

Sa në fshatra biografinë dhe kur ndërroja kolektiv

E  harrova unë rininë,m'u bë jeta veç pelin.

 

Dhe u  thinja para kohe,kohë e artë më shkoi si kot

Bamp me punë,por"jashtëloje";xhebraili rrij mbi kokë

Pa kur erdh demokracia,tek unë qe i madh gëzimi

Po u plaka dhe u thinja (ç'do gëzimi tek jetimi?!!!)

 

 

3.Ja dhe një kujtim tjetër

 

E të kisha një kasetë dhe ta shihja si një film

Seç ka ndodhur me vërtet,në atë kohë që ishte"dimër"

Kam përpara disa letra;janë të vjetra;janë të verdha

Ku açik del e vërteta;që e mbytën veç  me rrena.

 

Të vërtetës i vunë perde a më shumë i hodhën cergë

Dhe nuk fole,se u"meke" nga dikush në prapaskenë.

S'qe sufler,po skenarist veçse fshihej në surdinë

Ky"zeher" hiqej artist,por punonte për partinë.

 

Ky qe "sytë e veshtë e mbretit",që na luante tinëzisht

Hiç s'ndryshonte prej lanetit,sado hiqej si një Krisht

Kjo fytyrë e shëmtuar vjen e gjallë prej kësaj letre

Dashurisë sonë i bëri varr ;qe dinak si soj prej dhelpre.

 

Ndaj ligështohem tek lexoj,dhe them të kisha një kasetë

Që fytyrën t'ia dërrmoj(s'kish fytyrë,po kish syfet)

Dhe trishtohem,dhe trishtohem;jo se dua të marrë hak

Por dua nga gërçi të çlirohem,se tani jam veçse plak.

 

29 nëntor 2010