Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mahmud Hysa: Psikologjia e dram?s s? heroit t? romanit

| E hene, 29.11.2010, 10:56 PM |


Psikologjia e dram?s s? heroit t? romanit

 

(Ibrahim Kadriu: Gloria n? mes, OMBRA GVG, Tiran?, 2010)

 

Nga Dr. Mahmud Hysa

 

Tipologjia e romanit

 

Për shkrimtar?t, q? kanë nj? opus mjaft t? gjer? dhe t? larmishëm letrar, q? paralelisht kultivojnë gjini t? ndryshme letrare gati me suksese t? paraf?rta, ?sht? vështir? t? përcaktosh se cila ?sht? gjinia e tij m? e preferuar, po edhe m? e suksesshme. K?shtu edhe Ibrahim Kadriun, q?, paralelisht kultivon romanin, tregimin, novelën, poezinë për t? rritur dhe për f?mij?, skenarin, për mendimin tim, mbi t? gjitha duhet konsideruar si romansier, pse qëndron n? kulmet e romanit bashkëkohore shqiptar, jo me sasinë, edhe pse mund t? jet? përcaktues, por me cil?sin?, dhe ate për dy faktor?: për njohjen racionale t? realitetit q? shprehet p?rmes mendimit dhe empirizmit refleksiv t? jet?s, dhe artizmit t? veprës q? shprehet p?rmes formave t? kompozicionit e t? tipologjive t? romanit, gjuhës poetike, sekuencave lirike.

 

        Ibrahim Kadriu, me romanin m? t? ri Gloria n? mes, i largohet tipologjis? s? romanit shoqëror apo historik, t? lëvizjeve e t? skenave masive, t? përfshirjes s? nj? periudhe t? caktuar apo t? gjat? t? ngjarjeve historike apo shoqërore, t? nj? personazhi apo t? ngjarjeve t? udhëkryqeve kombëtare, duke e sprovuar edhe tipin e romanit t? karakterit apo t? personazhit q? hyjn? n? tipologjinë e romanit psikologjik. Ësht? fakt se p?rbirimi n? psikologjinë e personazheve ka qen? veçori n? secilin tip romani t? gjertanishëm t? këtij autori, kemi analiza t? holla dhe t? thella t? bot?s s? brendshme q? motivojnë veprimet, pozitën, gjendjen, disponimin, reflekset e personazheve t? tij q? k?t? autor e b?jn? t? jet? i afërt edhe me romanin evropian. Megjithate, romani Gloria n? mes dallon nga t? tjer?t pse autori p?rq?ndrohet dhe thellohet n? psikologjinë e t?r?sishme t? nj? personazhi, ndriçon nj? kompleks shum? t? r?nd? psikik t? personazhit kryesor, t? Glorias, ate t? ikjes paranoike, t? pak?naq?sis? ndaj çdo njeriu q? rastis ta takoj?, t? refuzimit ndaj çdo gj?je q? i ofrohet.

 

Autori kërkon q? p?rmes disa kontakteve ta zbërthej? nj? nyje shum? t? fort? psikike t? Glorias dhe, duke e zbërthyer, mundohet ta aftësoj? për jet? dhe ta inkuadroj? n? rrjedhat normale t? jet?s, pa tendosje, pa shqetësime, pa ankthe. N? roman p?rvijohen disa tipare t? psikologjis? s? Glorias, veçmas karakteri dhe temperamenti, i pari shprehet p?rmes vendosm?ris?, q?ndres?s, k?mngult?sis?,vullnetit, dhe i dyti p?rmes lëvizjeve,fjal?ve, reagimeve, grimasave, fuqis? s? ndjenjës, konstant?s s? përgjigjeve, reagimeve konsekuente. Autori i qaset nj? fenomeni t? veçant? t? psikologjis? s? individit: t? gërshetoj? nj? ngjarje t? rrall? po t? vërtet? me nj? ngjarje fiktive, nj? hamendje për diçka sikur t? ketë ndodhur, nj? supozim i pabesueshëm dhe i pamundur duke krijuar n? let?rsin? ton? nj? tip t? ri t? romanit psikologjik. Psikologjia si shkenc? empirike i jep mundësi autorit q? bot?n e brendshme t? personazhit kryesor ta shpreh? n? m?nyr? eksplicite, duke demonstruar veprimet e saj p?rmes rasteve t? shumta q? ia ka shkaktuar shoqëria me psikopatologji seksualis t? cilat e kanë b?r? edhe Glorian nj? tip me psikoneuroz?.   

 

Kompleksi i ikjes                                                                             

 

               Autori thellohet n? psikologjinë e personazhit kryesor t? këtij romani, Gloria, n? plane t? ndryshme, pse ajo cilësohet me ngarkes? t? r?nd? psikologjike duke krijuar nj? kompleks t? ndërlikuar, ate t? ikjes konstante nga t? tjer?t dhe nga vetvetja, t? ikjes për t? shkarkuar nj? pesh? t? madhe q? e ndrynte n? vete, t? heshtjes enigmatike t? nj? drame personale q? u kthye n? tragjedi, t? refuzimit  t? çdo oferte, t? aktit tragjik, t? kërkimit t? nj? vendi tjetër përtej kufijve, t? kërkimit t? nj? rruge tjetër t? jet?s, t? k?rkimit t? nj? përvoje t? re t? jet?s, t? d?shir?s për t? harruar n? t?r?si p?rvoj?n dyvjeçare t? gjertanishme, t? mohimit t? moralit t? shprishur t? shoq?ris? s? kohës, t? loj?s me emrin personal (Dila, emri i vajz?ris? dhe i nus?ris?, Hyria, Tringa, Sadja, Gloria, emra q? ka  trilluar Dila) për t? fshehur identitetin e vet nga t? tjer?t. T? gjitha k?to tipare t? kompleksit t? saj e b?jn? ate nj? personazh tipik romantik pse edhe kjo revoltohet ndaj moralit t? shthurur t? kohës, por, e pafuqishme q? ate ta ndërroj?, ashtu si romantik?t, si rrugëdalje t? vetme e sheh largimin nga mjedisi q? e rrethon. Megjithate, s’mund t? thuhet se drama e saj “?sht? dram? e krejt mjedisit rrethues”, siç thotë nj? studiues, pse drama e saj e kthyer n? tragjedi ?sht? rast shum? i rrall? edhe dje edhe sot, m? tepër ?sht? nj? dram?-tragjedi me personazhe psikoneuroz?, psikopat?, psychopathia sexualis, psikoseksual?, maskulist? q? kanë nevoj? për psikoterapi, t? cil?t janë shum? t? përshtatsh?m për nj? roman psikologjik q? kërkon nga romansieri jo vetëm forc? krijuese transponomi, por edhe njohuri adekuate nga psikanaliza dhe neuropsikologjia q? veprimet e personazheve t? ken? edhe mbështetje shkencore q? ky autor, me kryepersonazhin dhe me disa t? tjera, por edhe me disa tema suplementare q? i trajton n? m?nyr? shum? kompetente, ka dëshmuar se ?sht? njohës i kësaj fushe dhe lexuesi, duke lexuar romanet e Kadriut, mund t? përftoj? shum? nga psikologjia personale dhe e përgjithshme për njeriun dhe për disa kategori t? veçanta t? disa individëve t? caktuar.

 

Zbulimi i nj? segmenti t? fshehur t? jet?s

 

       Romani zakonisht zbulon totalitetin e fshehur t? jet?s, por romani Gloria n? mes na zbulon vetëm nj? segment t? këtij totaliteti diskret, kryesisht  psikologjinë e pasojave t? dramës q? shndërrohet n? tragjedi. N? e par? zhvillohet drama ku heroina ?sht? viktim? e moralit t? shprishur, e maskulitetit psikoseksual t? shokut t? burrit q? tenton ta dhunoj?, dhe pastaj tragjedia, heroina, për shkak t? ndërgjegjes s? besnik?ris? bashkëshortore,  e vret me s?pat? shokun e burrit si kund?rp?rgjigje t? agresivitetit t? tij seksual, edhe pse drama ?sht? luajtur me d?shir?n e burrit pse ai si steril ka dashur,edhe n? k?t? m?nyr?, t? ket? trashëgimtar?. Pra, morali i dyfisht? i shoq?ris? s? kohës: ai i shprisht? i nj? kategorie t? njerëzve, n? k?t? rast i burrit dhe i shokut t? tij q? lejojnë t? devalvohet etika bashkëshortore, t? cil?n gj? burri m? kot don ta p?rmir?soj? duke kërkuar q? ajo t’i kthehet jet?s bashkëshortore, ndërsa miku i tij e paguan me kok?, dhe ai i nd?rgjegjsh?m, n? k?t? rast i gruas q? i qëndron besnike etik?s bashkëshortore, kategorikisht nuk e pranon as ate t? burrit, as ate t? shokut t? tij dhe as ate q? t’i rikthehet jet?s bashkëshortore. P?rmbajtja e romanit konsiston n? historin? e peripetive t? shpirtit t? heroinës: t? refuzimit t? moralit t? shprishur t? kohës dhe jo t? fshehjes s? krimit t? kryer. N? k?t? roman nuk b?het fjal? për krimin sepse “kufijtë q? e ndajnë krimin nga  heroizmi pozitiv janë t? rrëshqitsh?m”(Llukaç) dhe si “n? tragjedi krimi ?sht? asgjë ose simbol, element i thjesht? i veprimit” (Llukaç), ashtu edhe n? k?t? roman-tragjedi mbetet si primare revolta e nj? individi ndaj moralit t? shprishur t? shoq?ris? dhe as q? b?het fjal? për ndjekje penale për krimin e kryer edhe pse ligji e dënon edhe ate q? ka motive për krimin dhe nuk e lejon individin t? b?het gjykues e ekzekutor.

 

Veçori kompozicionale

 

       Autori, m? shum? n? k?t? roman, diçka edhe n? romanet Loja e fundit, Spirale muzgu, N? Vajhall, përdor nj? struktur? kompozicionale josuksesive, apo t? shtrirjes horizontale t? ngjarjes, por nj? inverso ordine, me r?nditje t? përmbysur duke nisur me shthurjen q? ekspozicioni me kobin tragjik dhe sidomos kulminacioni t? mos jen? faza n? vete duke u shkrir? e zbërthyer suksesivisht, p?rmes dy formave: vet?rr?fimit t? kryepersonazhit dhe rrëfimeve t? t? tjer?ve. Prologu fillon pikërisht me kompleksin e traumës s? Dil?s, kryepersonazhit,: “Dila rri n? kujtime si buz? humnerash, duke tërhequr zvarr? trupin e shpirtin e plagosur”, k?t? psikologji ta thelloj? edhe m? tepër q? t’i ftohet jeta, t? vihet n? ikje nga vetja dhe t? tjer?t për t? shkarkuar pesh?n e kompleksit, për t’u fshehur krijon sekretin e emrit t? vërtet?, “b?het leck? q? e merr era dhe ndalet ku t? jet?”, e kap s?mundja e paranojës, ka nevoj? për katarz? për ta ndryshuar drejtimin e jet?s, e kapin dilemat, don t’i rrëfehet Bali Tuzit, i pëlqen “shkëlqimi i syve t? Balit” q? do t? thotë se s’?sht? frigide, por nuk mund ta b?j? asgj?, ?sht? n? gjendje për retrospektiv?, ndjen dhembshuri për burrin, Sef?n, pse mendon se ?sht? i pafajshëm po nuk e din se ky e b?ri skenarin me shokun e tij, refuzon ofert?n e Gencit pse deshte t? shkoj? n?për nj? rrug? tjetër. Si n? romanin Loja e fundit, edhe n? k?t? roman, rruga jetësore e kryepersonazhit mbetet enigmatike për lexuesin dhe me t? drejt? shtrohet pyetja: Çka u b? me jet?n e mëtutjeshme t? Dil?s, për dik? Glories, apo Tring?s, apo Sades, apo Hyries, si e vazhdoi ajo jet?n, a u sh?rua nga kompleksi, a e vazhdoi jet?n me Sef?n e tjer?? Ndoshta zbërthimi i kësaj pyetjeje do t? jet? nj? tem? për nj? roman tjetër.

 

          Si veçori kompozicionale mund t? trajtojmë edhe çështjen e zbërthimit t? ides? themelore t? romanit q? qëndron n? raportin n? mes kryepersonazhit dhe personazheve tjer? pse n? poetik?n e Ibrahim Kadriut hetojmë edhe veçorin? e nj? proporcioni ekuilibrues t? rolit t? personazheve q? porosit?, idetë, mendimet, dyshimet, perceptimet, reflektimet apo totalitetin e jet?s t? mos e zbuloj? vetëm p?rmes kryepersonazhit, por edhe p?rmes t? tjer?ve duke i dh?n? secilit nga diçka, madje edhe nj? personazhi t? tret? apo katërt nj? segment shum? esencial t? ides? s? veprës, siç ?sht? rasti me hall?n Tush?. I barabart? me Dil?n ?sht? Bali Tuzi, shkrimtar, q? me mendimet, veprimet, qëndrimet e tij  integrohet n? struktur?n kompozicionale t? romanit, b?het pjes? e jet?s dhe e traumave t? Tring?s, alias Dil?s, por, si krijues, ka edhe nj? rol m? t? gjer? pse elaboron gjerësisht p?r poetik?n letrare si për aktin e frymëzimit dhe aktin e krijimit t? nj? tregimi, romani, drame, për titullin e tregimit, për rolin njohës t? krijimtaris?, për dialogjet e nj? vepre si shprehje t? origjinalitetit, për dilemën e krijuesve q? diçka t? përsoset artistikisht apo t? përshtatet, se personazhi ?sht? nj? sintez? e disa individëve, se tragjizmi fillon kur dikush e refuzon përshtatjen, se prozatori nuk duhet t? shkruaj? q? me vepr?n e tij ta pasuroj? vlerën atdhetare, ashtu siç veprohet sot q? atdhedashuria dhe forca kanë nj? aleans?, se për aktin e krijimit ?sht? me r?nd?si q? krijuesi t? jetoj? nj? koh? n? vendin e ngjarjes, siç veproi Bali q? shoqërohej n? rrug? me personazhet e tij apo u vendos n? Hijerin?, se drama si krijim ?sht? m? e vështir? pse kërkon t? zgjedhet tema, t? b?hen skedat e personazheve, q? ngjarja t? ketë dinamik?, konflikte dhe humor, se për nj? krijim ekziston edhe koha e munguar, se idetë e veprës lindin, shumohen dhe marrin form?n, se duhet t? hulumtohet karakteri i protagonist?ve q? ata t? jen? t? plot?, tipik? e jetësor?, q? protagonist?ve t? mos ua ndërronte veset, komplekset, se sot ?sht? koh? e përshtatshme për komediografi.

 

         Po Bali Tuzi nuk ?sht? vetëm ky, ai ka edhe patologjinë krijuese, jeton ndaras nga familja, nga vendlindja dhe kontakti i gjer? me njer?z pse krijimitarin? e ka obsesion dhe pasion, po ai ?sht? edhe obsevartor i shk?lqyesh?m q? e v?ren realitetin politik t? kohës nga nj? k?ndv?shtrim i tij karakteristik pse gjen njerëz-varre, sht?pi-varr, shkruan rrëfime impresive për Glorian, alias Dil?n apo Tring?n e tij, mediton për tema joletrare si për mentalitetin dhe psikologjinë e katundit, mbi moralin dhe burr?rin?, mbi doket, traditat, kodet për bes?n, etik?n e kodeve, hakmarrjen si akt etik. Bali Tuzi ?sht? një personazh i përpunuar psikologjikisht mjaft mir? me karakter, temperament, prirje, po edhe vese t? veçanta q? t? len përshtypjen e nj? njeriu  racional. Sefa, burri i Dil?s, ?sht? bartësi i nj? morali t? ri çoroditës, t? shprishur e t? mjer? kundër t? cilit çohet edhe Dila pse e përpiloi skenarin m? t? trupsh?m për t? arritur deri te nj? trashëgimtar, skenar t? cilin Dila s’e pranoi duke e shndërruar n? nj? vepër penale. Bashk?punoi me Dil?n n? shlyrjen e gjurm?ve t? krimit, e pranoi gabimin, por ate nuk mundi ta shlyej? p?r ta rindërtuar familjen edhe nj? her?. Impresive ?sht? halla Tush? q? me rolin e saj i përngjan rolit t? korit n? tragjeditë greke q? janë dëshmitare dhe tregojnë t? vërtet?n e hidhur t? familjes s? Dil?s, t? vrasjes makabre t? prindërve t? saj, t? fatit t? vëllait t? saj dhe t? jet?s reale dhe jotraumatike t? vet? Dil?s. Ajo shfaqet sa her? q? paraqitet nevoja dhe tërhiqet n? strofullin e saj.

 

        Shikimi nga dritarja ?sht? nj? postulat kompozicional n? t?r? veprat e Ibrahim Kadriut,nuk i mungon as këtij romani q?,n? k?t? rast,autori e sendërton p?rmes Bali Tuzit për t? shprehur aft?sit? e vrojtimit psikologjik t? t? tjer?ve. K?shtu ai v?ren nga dritarja nj? grua dhe e dallon psikologjinë e saj n? baz? t? qëndrimit, t? shikimit se ajo mban n? vete nj? barr? shum? t? r?nd?, se e kërkon ndihm?n e dikujt q? t? strehohet p?rkoh?sisht, se ?sht? n? rrug? t? hapur, por e ka edhe dinjitetin e vet q? nuk kërkon ndihm? nga secili.

 

Zhbirimet n? segmente tjera t? jet?s

 

        Romani, me totalitetin e pasqyrimit estetik dhe racional t? jet?s, edhe për individualitetin letrar t? Ibrahim Kadriut paraqet nj? mundësi m? shum? për t? zhbiruar jo vetëm segmentin e temës baz? t? romanit, por edhe n? segmente tjera duke iu larguar mjeshtërisht fragmentaritetit dhe aksidentalizmit p?r t’iu përmbajtur gjithmonë sistemit t? motivacionit si interferenca kompozicionale q? i ndriçojnë edhe m? shum? premisat e veprës apo e b?jn? vepr?n t? lidhur edhe me aktualitetin. N? e par?, si stil i individualitetit t? tij letrar, janë zhbirimet n? psikologjinë e personazheve për ate se çka flet qëndrimi, lëvizja, heshtja, grimasat, fytyra, pamja e tyre. Natyrisht t? zbulosh bot?n m? intime, m? t? fshehur, m? vetjake t? nj? individi dhe ate t? mos e identifikosh me t? asnjë tjetri pse nuk ekzistojnë dy individ? me psikologji t? nj?jt?, ?sht? paksa nj? ngarkes? e madhe për nj? krijues q? duhet t? jet? shum? i sprovuar e i kujdessh?m. T? shumta janë rastet e vrojtimeve psikologjike te personazhet q? e b?jn? lexuesin t? meditoj? edhe m? tepër për secilin rast pse flitet për ate q? ?sht? vështir? t? formulohet siç b?n autori kur flet për psikologjinë e njeriut t? panjohur q? troket n? der? t? sht?pis? q? shprehet p?rmes pamjes dhe gjesteve t? tij,t? njeriut vetmitar,si Bali Tuzi,q? nuk komunikon me t? tjer?t, t? njeriut t? mjer? q? kërkon ndihm?, psikologjinë e instiktit t? njeriut,  psikologjinë e t? sëmurit q? beson n? gjithçka, edhe n? absurde, vetëm t? gjej? sh?rim.

 

        Meq? si kryepersonazh i romanit Gloria n? mes ?sht? nj? fem?r-grua me t?r? kompleksitetin e psikologjis? s? saj m? intime, m? t? pashprehur dhe m? enigmatike, autorit i ?sht? dashur t? b?j? zhbirime n? thella n? individualitetin e seksit tjetër për t? mundur t? jet? sa m? i bindsh?m e sa m? i mundsh?m. N? k?t? autori mund t? thuhet se ka pasur plotësisht sukses aq sa nj? personazh thotë:” ...edhe femra çuditet se si nj? mashkull ka mundur t? hyj? n? bot?n e nj? femre?” apo se “si ke mundur kaq mir? t? lexosh shpirtin e nj? femre?”pse autori ka mundur t? hyj? edhe n? ndjesinë e përdhunimit t? femrës, mbi duelet e mendimeve t? mashkullit dhe femrës, mbi martesën dhe esencën e kuptimit t? saj për femrën si formalizëm ku e humbet lirin?, martesa si ?nd?rr e par? n? gjum?, si dualizëm shpirtëror i t? dyve, mbi filozofinë e heshtjes si varr shpirti, mbi lindjen e f?mij?s, mbi maskulizmin si veçori t? sundimit t? veçorive trupore dhe shpirtërore t? mashkullit ndaj femrës, për epik?n e mashkullit dhe brisht?sin? e femrës.

 

        N? individualitetin letrar t? Ibrahim Kadriut ?sht? edhe veçoria e kontekstualitetit q? personazhet dhe ngjarjet t? vendosen n? kontekstin kohor, përveç atij hapësinor, jo nga aspekti formal,si shfaqje transparente dhe konvencionale,por si kontekste kompozicionale ku personazhet ose marrin pjes? direkt n? ngjarjet, ose janë t? prekur dhe t? zhytur thell? n? vorbullën e saj. Drama-tragjedi e brenda dy viteve t? jet?s s? Dil?s zhvillohet n? koh?n kritike t? shprishjes kombëtare nga okupatori s?rb kur personazhet janë dëshmitar? okular?  t? vrasjeve masive, t? njeriut kufom?, t? llavës s? ujqve q? vërsuleshin n? njerëzit, t? piromanis?, t? dhunimit, t? sadizmit me pleqt? e grat? e zhveshura q? shoqërohej me muzik? e pije,  t? familjeve pa trashëgimtar?, me varret n? oborret e shtëpive, siç ishin t? prindërve t? Dil?s, por edhe t? organizimit t? rezistencës popullore me formacionet e UÇK-s? siç veproi vëllai i Dil?s, Dema. Po autori nuk ?sht? idealist pse pas çlirimit, konstaton me keqardhje, humben idealet e luftës nga devijimet e shumta.

 

Pasuria figurative

 

        Romani i personazhit q? hyn n? kategorinë e romaneve psikologjik? kërkon nj? denduri m? t? madhe t? figuracionit, po ?sht? edhe prirje e individualitetit stilistik t? këtij autori q? për shum? fenomene, situata, gjendje shpirtërore t? shprehet p?rmes figurave stilistike, natyrisht me kritere dhe me mas? q? t? mos errësohet teksti dhe t? krijohet konfuzioni, po edhe ta shtyj? lexuesin t? mendoj? dhe t? zbuloj? nëntekstin q? barrt n? vete nj? figur?. P?rdor krahasimin inovativ: ”Pa telefonin e vogël, si t? shihte përball? tij gojën e hapur t? qenit”(11) dhe :”I pëlqente t? mësonte diçka nga ata (librat) q?, si retë e vrenjtura n? qiell, i dukeshin t? pakapshme” (134) apo similitud?n krahasimtare si: “Duke ndenjur mbështetur, me qepallat t? mbyllura mbi sy, si kapak? t? ndonjë arke t? mbushur me libra rrëfimesh, ndjeu si t? ishte nj? bark? q? lëkundej mbi val?t e detit t? trazuar duke pritur fundin e pashpres?”(162), nuk mungon as metafora duka na e zbuluar asosacionin:”n?p?r trotuaret e saj ishin mbjell? mështekna lotues me deg? t? lëshuara q? u p?ngjanin shelgjeve lotues. K?ta drur?, t? ngjashëm me shelgje lotues, i kujtonin edhe veten e tij t? lodhur”(27), metafora me shkall?t si asociacion për ngjitje politike dhe fshehje t? realitetit, metafora e gjetheve t? vjeshtës për fluiditetin e vlerave t? dyshimta t? politikan?ve q? duken :” si gjethe vjeshte q? bartet e bartet nga erërat e ftohta dhe humbet diku n? ndonjë pellg balte” (121).

 

                                       *       *       *

 

        Ibrahim Kadriu, me romanin Gloria n? mes, mund t? thuhet se b?n nj? kthes? n? tipologjinë e romaneve q? ka botuar gjer m? tani, ndërsa, n? let?rsin? shqiptare, u afrohet shum? pendave t? afirmuara edhe jashtë dimensionit kombëtar duke e arsyetuar ate q? ?sht? th?n? se ky roman “?sht? nj? rimarrje e re stilistike” edhe pse ngjyrimet psikologjike nuk i kan? munguar as romaneve tjer?, megjith?se tani kemi n? pro primo, nj? fokusim t? ri q? besojmë se do t? vazhdoj? edhe m? tutje.