E merkure, 24.04.2024, 11:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Drejtimi Veri-Veriperëndim (1959)

E hene, 29.11.2010, 09:23 PM


DREJTIMI VERI- VERIPERËNDIM/1959/

 

Nga Halit Bogaj

 

Filmi Drejtimi Veri-Veriperëndim është ndër realizimet më të famshme të kolosit regjisorial Alfred Hiçkok me emrin e të cilit janë të lidhura edhe disa kryevepra të tjera filmore si:’’Psiko’’,’’39 shkallët’’,’’Zogjtë‘’,’’Sharada’’ etj.

 

Pas realizimit të filmit’’Marramendja’’/me aktorët Xhejms Stjuart dhe Kim Novak/ Hiçkok vendosi ta bënte një film pak më të lehtë , më atraktiv dhe më argëtues për shikuesit e tij të shumtë.Realizoi një triler të shkëlqyer me aktorët e mëdhenj.Keri Grant, Eva Mari Sent dhe Xhejms Mejsën.

 

Veprimi i komplikuar sillet rreth një njeriu të pafajshëm/ Roxher Tornhill/Keri Grant/të cilin agjentët e një organizate të fshehtë e kishin përzier dhe ngatërruar me një spiun i cili ua prishte planet për kontrabandimin e një mikrofilmi.Filmi konsiderohet si njëra ndër të arriturat kulminante të Alfred Hiçkokut.

 

Ngjarja e tij fillon në një holl të hotelit kur Roxher Tornhill e kishte ngritur rastësisht dorën në vend të njëfarë Xhorxh Kapllanit të cilin e kërkonte një bandë kriminelësh.Banditët e dërgojnë në një vilë të njëfarë Filip Vandamit për ta marrë në pyetje por ai u thotë atyre se nuk ishte personi i kërkuar.Ata të hidhëruar që nuk e pranonte se ishte personi për të cilin e kishin marrë, vendosin ta vrasin duke e hedhur në një lloj kanioni në mënyrë që vdekja e tij të dukej si fatkeqësi, por ai shpëton.Askush nuk i besonte që kishte qenë i kidnapuar madje as nëna e tij!

 

Pasiqë donte ta zbulonte se kush ishte në të vërtetë Xhorxh Kapllani ,Tornhill në dhomën e vetë të hotelit e gjen fotografinë e njëfarë Tovnsendit i cili duhej të mbante një fjalim në Kombet e bashkuara  dhe pikërisht kur takohet me të ,dikush e vret atë me thikë për t’ia lënë fajin Tornhillit të cilin të gjithë në ndërtesë e akuzojnë për vrasje.Pa qenë fare fajtor Roxheri fillon të ikë prej një vendi në një vend tjetër për t’i gjetur vrasësit e vërtetë.Në tren e gjen bjondinën me emrin Eva/aktorja Eva Mari Sent/ e cila i ndihmon të fshihet në kupenë e saj.Pas peripecive të ndryshme ai më në fund e zbulon se një profesor e kishte imagjinuar emrin e Kapllanit për ta kapur Filipin i cili donte ta kontarbandonte mikrofilmin, kurse Eva ishte agjente secrete e cila luante dashnoren e tij.Roxheri në një bjeshkë e zbulon vendqëndrimin e  Filipit dhe përpiqet t’ia bëjë me dije Evës se ishte në rrezik prej tij.Në fund ai e shpëton Evën me të cilën martohet,duke u liruar nga policia dhe profesori për çdo dyshim për vrasje.Filmi ishte i nominuar për 3 çmime oskarë por nuk e kishte fituar asnjë, por mund të thuhet se  vërtet është ndër filmat më të paharruar deri sot dhe mund të shikohet disa here pa u bërë kurrë i mërzitshëm.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora