E merkure, 24.04.2024, 01:20 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Vetëvendosje: Së shpejti flamuri kombëtar do të jetë në institucione

E diele, 28.11.2010, 02:52 PM


Nga Express

 

Lëvizja “Vetëvendosje” i ka uruar gjithë qytetarët shqiptar me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit, me ç’rast edhe kësaj radhe kanë kritikuar politikanët që kanë lënë jashtë institucioneve flamurin kombëtar.

 

Përmes një kumtese “Vetëvendosje” thotë se ndarja që ekziston midis institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj, jetohet çdo ditë.

 

“Përjashtim nuk bën as shënimi i datave historike. Qyteti i Prishtinës sot po vlon nga qytetarët, ata po e festojnë ditën e kombit të tyre. Mijëra flamuj kuq e zi valëviten në rrugë e sheshe. Gjithë hapësira jonë kolektive frymon kuq e zi, por flamurin kombëtar po e mbajmë fort edhe secili individualisht”.

 

Më tutje, kjo lëvizje konsideron se aty ku janë qytetarët, nuk janë institucionet dhe se nuk ka si të jetë ndryshe, kur bëhet fjalë për institucione që nuk janë ndërtuar mbi bazën e vullnetit të popullit.

 

“28 Nëntori nuk është në kalendarin e festave zyrtare të shtetit, ai është në vetëdijen tonë kombëtare si histori dhe si perspektivë. Kjo datë historike bashkë më këtë flamur do t’i rrijë si nur shumë shpejtë edhe institucioneve tona”, theksohet nga “Vetëvendosje”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora