E marte, 16.04.2024, 07:16 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gjashtë shtëpi, hipotekë në emër të Fatmir Limajt

E diele, 28.11.2010, 08:27 PM


Prishtinë, 28 nëntor - Gjashtë shtëpi janë ndërtuar afër njëra-tjetrës në katër vjetët e fundit në një zonë prej 27 arësh në zonën kadastrale të Çagllavicës, shkruan sot “Kohas Ditore”. Prona ku është ndërtuar rrjeti i shtëpive figuron si hipotekë në një bankë private në Kosovë në emër të ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, dhe të dajës së tij, Skënder Shala. Të njëjtët emra, sipas dokumenteve që ka siguruar gazeta, figurojnë edhe në kadastrën e Komunës së Prishtinës. Emri i ministrit të Transportit në kadastrën e Prishtinës, sipas këtyre dokumenteve, figuron që nga viti 2006.

Në Veternik të Prishtinës gjenden edhe 28 arë të tjerë, që janë deklaruar si pronë e përbashkët familjare nga Demir Limaj, vëlla i ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit. Në këtë vend ende nuk ka filluar të ndërtohet asgjë, sipas Fatmir Limajt, ministër në largim i Qeverisë së Kosovës.

“Atë e ka blerë Demiri përmes kredisë, por aty nuk është ndërtuar ende asgjë”, ka thënë Limaj, edhe pse e njëjta është deklaruar në Agjencinë Antikorrupsion si pasuri e përbashkët familjare, nga vëllai i tij.

Ndërkaq për ndërtimin e rrjetit të përberë prej gjashtë shtëpish në dy parcelat e tjera në Veternik, e të cilat nuk janë deklaruar në Antikorrupsion, ministri Limaj ka deklaruar se ato janë pronë e Skënder Shalës, për të cilin thotë se e ka dajë.

“Ata i kanë ndërtuar gjashtë shtëpi, sepse janë gjashtë vëllezër që punojnë në Zvicër dhe kur të kthehen në Kosovë herdokur mund t’i shfrytëzojnë”, ka thënë Limaj.

Ai nuk mohon se dy parcelat ku janë të ndërtuara këto shtëpi figurojnë në hipotekë bankare e në regjistrin kadastral të Prishtinës në emër të tij e të Skënder Shalës.

“Mua më është dashur të merrja një kredi prej 40 mijë eurosh në ‘Raifeisen’ dhe kjo pronë është lënë si garanci, për shkak se nuk kam mundur ta mbuloja me rrogë këtë shumë”, ka thënë Limaj.

Në anën tjetër, ministri i Transportit në formularin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Antikorrupsion ka shkruar se ka si pasuri të përbashkët familjare një banesë 110 metra katrorë, të blerë në vitin 2003, në vlerë prej 80 mijë eurosh, si dhe një banesë tjetër po ashtu e deklaruar si pasuri familjare me sipërfaqe prej 68 metrash katrorë e blerë në vitin 1981, në vlerë prej 70 mijë eurosh. Pasuri tjetër e përbashkët, sipas Limajt, janë edhe gjysmë milioni euro, që është vlera në euro e 13 hektarëve tokë, truall e arë bujqësore në Banjë të Malishevës, si dhe një shtëpi banimi prej 300 metrash katrorë në vlerë prej 250 mijë eurosh. Në Antikorrupsion po ashtu është deklaruar nga Limaj se ka një veturë të tipit BMW në vlerë prej 20 mijë eurosh, të cilën e ka ndërruar me veturën e tipit AUDI A4 në vitin 2009. Po ashtu, Limaj ka edhe një veturë tjetër të tipit AUDI A6, e blerë në vitin 2007 për 25 mijë euro, të cilën e ka deklaruar si pasuri familjare. Ndërsa si para të gatshme i mban 26 mijë euro në “Raifeisen Bank”, aty ku pati nevojë të futej në kredi për të marrë rreth 40 mijë euro. Këtë kredi e ka deklaruar në Antikorrupsion se është marrë për një kohëzgjatje prej 40 vjetësh për arsye të meremetimit të shtëpisë. Ndërsa si pasuri familjare pronën prej 28 arësh në Veternik e ka deklaruar në Antikorrupsion Demir Limaj, zyrtar i lartë në korporatën publike të Postë-Telekomit. Limaj ka shkruar në formularët e deklarimit të pasurisë se kjo pasuri e përbashkët familjare në Veternik është blerë përmes kredisë në vlerë prej 150 mijë eurosh, të marrë në “Teb Bank”, në vitin 2009, me afat kthimi prej dhjetë vjetësh. Kësaj banke në vitin 2010 Limaj ka deklaruar se i ka mbetur borxh edhe 100 mijë euro. Në këtë bankë Limaj ka shkruar në formular se mban para të gatshme në vlerë prej 3 mijë eurosh.

Sipas shënimeve të tij në Antikorrupsion, pasuri e përbashkët familjare janë edhe 23 arë te Liqeni i Badovcit (Prishtina e Re) të blerë në vitin 2001. Limaj fillimisht e ka shënuar se kjo pronë është blerë 100 mijë euro, ndërsa e ka përmirësuar dhe e ka shkruar se është blerë për vetëm 50 mijë euro.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora