E premte, 19.04.2024, 01:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe - SH

E diele, 28.11.2010, 07:29 PM


Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe

 

Nga Bajram Qerimi

 

SH

 

 

SHABLLON-I shm. SHABLLONE-T

I MERR SHABLLON (gjërat) dikush fr.fol., iron.-  nuk gjykon në mënyrë të pavarur dikush, nuk arsyeton sipas kushteve e rrethanave dikush, po në mënyrë të verbër. (FGJSSH f. 1813). S.  shih sin :  i merr kallëp  (gjërat)  dikush

SHAFRAN-I

BËHET (SI)  SHAFRAN fr.fol.,  met., ftill.- 1. (në fytyrë dikush ) zverdhet shumë (në fytyrë)  dikush).  S. shih sin: bëhet dhe (në fytyrë) dikush. 2. (gjella)   bëhet shumë e kripur, pothuajse e hidhur nga kripa e tepërt (gjella), bëhet aq e kripur sa s’ vihet dot në gojë (gjella).  S. shih sin : bëhet helm (gjella). 3. (gjella) bëhet shumë e hidhur (gjella). (FGJSSH f. 1813). S.shih sin : bëhet pelim (gjella)

I HIDHUR  SHAFRAN fr.mb.,ftill.- shumë i hidhur, fare i hidhur. (FGJSSH f. 1813). S. shih  sin : i hidhur farmak

I  VERDHË (SI)  SHAFRAN  fr.mb., ftill.,krah.-  shumë i verdhë, fare i verdhë. (JNU-FPM f. 228, FGJSSH f. 1813). S.shih sin: dyllë zoge; flakë ari

SHAG/E-IA

BËHET SHAGE BYREKU dikush fr. fol.,iron.- fr.fol., iron.-i bie, i ulet vlera, autoriteti dinjiteti, personaliteti dikujt, nuk i shkon më fjala dikujt, nuk e dëgjon, nuk e pyet më dikë dikush, bëhet fare i pafuqishëm, i parëndësishëm,i  pavlerë, i padobi-shëm, shterp dikush, i humb çdo vlerë dikujt, nuk vlen, nuk vyen për asgjë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin:  bëhet brashnjë dikush

SHAH

MBETET  SHAH dikush  fr.fol.,ftill.- shtanget, ngrihet, nguroset  fare në vend dikush (nga habia, nga frika etj.), nuk mund fare të lëvizë a të flasë  dikush (nga habia, nga frika etj.), nuk lëviz fare dikush, mbetet si i ngrirë  nga habia, nga një gjë e papritur dikush. ( FGJSSH f. 1814). S. shih sin: mbetet si dhia në hell dikush

NGRIHET SHAH fr.fol.,ftill.-1. (dhia, lepuri, kali etj.)   rri, qëndron vetëm mbi (në) këmbë të prapme (duke  i mbajtur ngritur lart  këmbët e para (dhia, lepuri, kali etj.). (FGJSSH f. 1814). S. shih sin : rri ari (dhia, lepuri, kali etj.). 2. (dikush)  çohet, ngrihet drejt përpjetë dikush. (FGJSSH f. 1814). S. shih sin: çohet arithi (përpjetë) dikush

SHAH  PËRPJETË   fr.ndf.,ftill.- drejt përpjetë. (FGJSSH f. 1814). S. shih sin:  pizgë  përpjetë

SHAH-U

BËHET SHAH NË VETE dikush  fr.fol. ,id.- qëndron më vete dikush, pavarësohet, mëvetësohet dikush. (AXH-I f. 208). S. shih sin : bëhet dukë në vete dikush

ËSHTË SHAH NË VETE dikush fr.fol., ftill.- është njeri me tipare të veçanta e të çuditshme dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : është çeshit më vete dikush

SHAHTHI

NGRIHET SHAHTHI fr.fol.,ftill.-1. (dhia, lepuri, kali etj.) ngrihet   mbi (në) këmbë të prapme (duke  i mbajtur ngritur lart  këmbët e para (dhia, lepuri, kali etj.). (FGJSSH f. 1814). S. shih sin : rri ari (dhia, lepuri, kali etj.). 2. (dikush)  çohet, ngrihet drejt përpjetë dikush. (FGJSSH f. 1814). S. shih sin: çohet arithi (përpjetë) dikush

RRI SHAHTHI fr.fol.,ftill.-1. (dhia, lepuri, kali etj.)   rri, qëndron vetëm mbi (në) këmbë të prapme (duke  i mbajtur ngritur lart  këmbët e para (dhia, lepuri, kali etj.). (FGJSSH f. 1814). S. shih sin : rri ari (dhia, lepuri, kali etj.). 2. (dikush)   rri  ngritur, i ngritur drejt përpjetë dikush. (FGJSSH f. 1814). S. shih sin: çohet arithi (përpjetë) dikush

SHAJAK-U shm. SHAJAKË-T

E LË  SHAJAK diçka ( punën etj.) dikush  fr.fol.,ftill.- e lë në gjendje jo të mirë diçka (punën etj.) dikush, e lë keq diçka (punën etj.) dikush. (FGJSSH f. 1814).

ME SHAJAK E ME DAJAK fr.ndf., met.-  me të mirë e me të keq, me marrëveshje e me dhunë, herë me të mirë e herë me kërcënime, herë me të mirë e herë me shtrëngim, me dhunë. (FGJSSH f.  1814).S. shih sin: herë me dru e herë me bukë

SHAJK/Ë-A shm. SHAJKA-T

BËHET SIKUR KA NGRËNË SHAJ-KA dikush  fr.fol.,meton.- dobësohet shumë, pa ma-së, së tepërmi dikush ,  tretet e dobësohet shu-më dikush. (JBALL-KOR f. 201). S. shih sin : bëhet asht e zhëngë dikush

SHAKA-JA shm. SHAKA-TË

*NUK BËHET SHAKA me dikë a me diçka fr.fol.,fj.- duhet të jesh shumë serioz në raport me dikë a me diçka, duhet ta përfillësh me seriozitet të madh dikë a diçka. (FGJSSH f. 1815). - Unë jam burrë aty ku duhet, por... me ty s’ bëhet shaka! Nuk dua të shkoj për dhjamë qeni. (KB-TNZ f. 200). Me pleq si xha Islami, nuk bëhet shaka. Kur i vë kurrizin punës, ai e nxjerr më tjetër anë...(ROTHE-P f.115). Shpëtimi, si përgjegjës sektori që ishte, e dinte nevojën për fuqi punëtore, por në këtë rast s’ mund të shkelte në dërrasë të kalbur, pasi  s’ bëhej shaka. Të  fuste në gjirin e punëtorëve një tip si i kushëriri?! (ROTHE-P f. 59-60).  S. s’ ka shaka me dikë a diçka  (edhe moh.)

MOS BËJ SHAKA!  fr.fol.,iron.-  fr.fol., iron.- mos u tall! (FGJSSH f. 1815). S. shih sin: mos bëj  lodra!

*BËN SHAKA me dikë a diçka dikush fr.fol.,fj.- tallet me dikë a diçka dikush, e tall dikë a diçka dikush.(AXH-VII f. 156, FGJSSH f. 134,688, 1011, 1815, 1966, RAHY f. 45).- Asnjëri nuk duhet ta dijë këtë që bëra.Më fal që bëra pak shaka me ty. Por, besoj se e vlen barra qiranë. (KJ-F-II f.221). Njerëzit bënin shaka  në llogari timen, që me ëndje i dëgjoja. (HKA-OM f. 162).S.shih sin : bën allatkë me dikë a diçka  dikush

*ËSHTË I SHAKASË dikush fr.fol., ftill.- është hokatar, mahitar, shakaxhi  dikush.- Ja kështu jam. i  mpirë, i dashur, i dhempshur, i fjalës, i muhabetit, i kupës, i shakasë...(SA-TZ f. 220).

S’ KA SHAKA fr.fol.,fj.- është serioze e me rëndësi diçka. (ASU-VGJKMGJ f. 268).

E KA ME SHAKA dikush  fr.fol.,ftill.-    nuk e ka seriozisht dikush, nuk e ka përnjëmend, me të vërtetë dikush. (FGJSSH f. 1966). S.shih sin: nuk e ka me gjithë mend dikush

E KA PA SHAKA dikush  fr.fol.,ftill.- e ka seriozisht, përnjëmend, me të vërtetë, me seriozitet  dikush. (FGJSSH f. 1815). S. shih  sin: e ka me mend dikush, e ka me gjithë (me tërë) mend dikush

S’ KA  SHAKA me dikë a diçka  fr.fol.,fj.- duhet të jesh shumë serioz në raport me dikë a me diçka, duhet ta përfillësh me seriozitet të madh dikë a diçka. (FGJSSH f. 1815). S. shih sin:  nuk bëhet shaka me dikë a me diçka

E MERR ME SHAKA diçka dikush  fr.fol.,iron.- nuk e  merr seriozisht, me seriozitet  diçka dikush, nuk e merr përnjëmend, me të vërtetë diçka dikush, nuk i (ia) jep rëndësinë e duhur diçkaje dikush. (FGJSSH f. 1815).  S. shih sin: nuk e merr me gjithë (me tërë) mend diçka dikush

*SI NË SHAKA afr.ndf.,krah.- si me tallje, si me të tallur, si në qesëndi.- Po, ja baba mirë po prashis, a sheh edhe unë si ju...-u përgjigj  ai si në shaka, por tepër i mërdhezur në pamje. (HKA-OM f. 166).

SHAKA ME SPEC fr.em.,ftill.- shaka që dëmton, shaka që mund të ketë  pasoja të rënda, shaka me zarar. (FGJSSH f. 1779). S. shaka me thepa (me thumba)

SHAKA ME THEPA fr. em.,ftill.-shaka që dëmton, shaka që mund të ketë  pasoja të rënda, shaka me zarar. (FGJSSH f. 1815, 2060). S. shih sin: shaka me spec

SHAKA ME THUMBA fr. em.,ftill.-shaka që dëmton, shaka që mund të ketë  pasoja të rënda, shaka me zarar. (FGJSSH f. 2060). S. shih sin: shaka me spec

SHAK/Ë-A

SHAKËS KUR TË  LOZË BISHTIN I VIHEN QENTË  PRAPA fr.proverb.,iron.- femra e pamoralshme, e pandershme, e përdalë  i ndjell, i tërheq bandillët prapa. (KOKA te: Dituria nr. 4/ 1928 f. 130). Ant. bushtra po s’ e luajti bishtin nuk e ndjekin qentë

SHAKULL-I

BËHET SHAKULL dikush  fr.fol., id.- fryhet shumë, pa masë  dikush (së ngrëni a së piri), ngopet shumë, pa masë dikush (me diçka), ngopet së tepërmi, tej mase dikush (me diçka), ha a pi shumë, pa masë, tej mase dikush. (FGJSSH f. 1815). S. shih sin:  ; bëhet calik dikush

BIE SHAKULL (PËRTOKË) fr. fol.,id.-bie i shtrirë  përdhe, përtokë (gjerë e gjatë e pa lëvizur fare) dikush., bie pa ndjenja,  i alivanosur a pa jetë,  i vdekur përdhe, përtokë dikush, vdes në vend, menjëherë dikush. (FGJSSH f. 1815). S. shih sin: bie capërdak përtokë dikush

ËSHTË SHAKULL DHIE ME LESH PËRBRENDA dikush  fr.fol., iron.- është shpirtlig, keqdashës, zemërzi dikush. (NMUS-SHPK f. 279).

E LË SHAKULL (NË VEND) dikë dikush  fr.fol.,ftill.- e lë sa gjatë gjerë shtrirë përdhe t alivanosur a të vdekur dikë dikush,  e lë pa jetë, të vrarë, të mbytur a pa ndjenja, të alivanosur  a të vdekur dikë dikush, e vret, e mbyt me një të goditur a menjëherë, në vend dikë dikush. (FGJSSH f. 985, 1815, 1844). S. shih sin: e lë balmuq dikë dikush

E LËSHON SHAKULL (NË VEND) dikë dikush  fr.fol.,ftill.- e lë sa gjatë gjerë shtrirë përdhe t alivanosur a të vdekur dikë dikush,  e lë pa jetë, të vrarë, të mbytur a pa ndjenja, të alivanosur  a të vdekur dikë dikush, e vret, e mbyt me një të goditur a menjëherë, në vend dikë dikush. (FGJSSH f. 985, 1815). S. shih sin: e lë balmuq dikë dikush

MBETET SHAKULL dikush fr.fol.,ftill.- mbetet menjëherë, në vend i shtrirë e  i alivanosur a i vdekur, i vrarë, i mbytur   dikush.  (FGJSSH f. 1815). S. shih sin: mbetet crangël dikush

SHAL/Ë-A

Ç’ E DO SHALËN, KUR S’ KE KALË  fr.proverb. – ç’ të  duhet gjëja e vogël, e parëndësi-shme kur të mungon gjëja e madhe, gjëja kryesore. (JBALL-KOR f. 201).

I KA HIJE SI SHALA GOMARIT diçka dikujt fr.fol.,iron.- nuk i ujdiset, nuk i përshtatet, nuk i shkon, nuk i ka hije  fare diçka dikujt   nuk i shkon, nuk i vete, nuk i  i rri mirë diçka dikujt, i rri keq, shëmtuar diçka dikujt . (FGJSSH f. 1816, 1862). S. shih sin: nuk i vjen në dorë  diçka dikujt

I RRI  SI SHALA GOMARIT diçka dikujt fr.fol.,iron.- nuk i ujdiset, nuk i përshtatet, nuk i shkon, nuk i ka hije  fare diçka dikujt   nuk i shkon, nuk i vete, nuk i  i rri mirë diçka dikujt, i rri keq, shëmtuar diçka dikujt . (BQ-DSH). S. shih sin: nuk i vjen në dorë  diçka dikujt

SHALË MBI SAMAR fr.em.,iron.- diçka e tepërt, e panevojshme, diçka më shumë nga ç’ duhet, diçka mbi një tjetër a mbi të tjera, barrë tepër e rëndë, barrë a detyrë, që i ngarkohet dikujt, të cilën nuk e pëballon dot, mbingarkesë . (FGJSSH f. 1816). S. shih sin:  barrë mbi shalë

SHKOI  PËR SHALË  E  U  KTHYE  PA KAPISTËR dikush fr.proverb., iron. -shkoi për diçka më tepër a diçka tjetër e erdhi (u kthye, mbeti) edhe pa atë që kishte (më parë a pa atë krye-soren), shkoi për të fituar,po humbi edhe atë që kishte pasur dikush, u mundua të fitojë (të kërkojë) më mirë, por i doli më keq, e humbi edhe atë që kishte. (BQ-DSH). S. shih sin: u nis për as e erdhi pras dikush

I SHKON  SI SHALA GOMARIT diçka dikujt fr.fol.,iron.- nuk i ujdiset, nuk i përshtatet, nuk i shkon, nuk i ka hije  fare diçka dikujt   nuk i shkon, nuk i vete, nuk i  i rri mirë diçka dikujt, i rri keq, shëmtuar diçka dikujt . (FGJSSH f. 1816, 1862). S. shih sin: nuk i vjen në dorë  diçka dikujt

ULET NGA SHALA E HIPËN NË SAMAR  dikush  fr.proverb.,iron.-zbret nga një detyrë a punë e lartë në një detyrë a punë (më) të ulët dikush. (FGJSSH f. 1816, 2086, 2217). S. shih sin:  bie nga ati (prej atit) në gomar (magar)  dikush

ZBRET NGA SHALA E HIPËN NË SAMAR  dikush  fr.proverb.,iron.-zbret nga një detyrë a punë e lartë në një detyrë a punë (më) të ulët dikush. (FGJSSH f. 1816, 2217). S. shih sin:  bie nga ati (prej atit) në gomar (magar)  dikush

SHALQI-RI

  HA SHALQIRIN  E TË RRAH  ME LËKURA dikush fr.proverb., iron.- e harron të mirën e bërë, ndihmën e dhënë dikush, është mosmirënjohës, bukëpërmbysës,bukëshkelës dikush. (FGJSSH f. 1816). S. shih sin : i bie bukës me këmbë dikush

SHALQINJ-TË

NUK MBAHEN DY SHALQINJ  ME (NË) NJË DORË fr. proverb.,iron.-nuk mund  të bëhen (t’ i bësh) dy punë njëkohësisht, përnjëherësh . (FGJSSH f. 918, 1785). S.  shih sin: dy bostana  s’ mbahen me (në)  një dorë

NUK MBAHEN DY SHALQINJ NË (NËN) NJË SQETULLfr.proverb., iron.- nuk mund të bëhen ( t’ i bësh) dy punë njëkohësisht, përnjëherësh . (FGJSSH f. 918, 1785, 1816). S.  shih sin: dy bostana s’ mbahen me (në) një  dorë

 

SHAMAT/Ë-A

 

BËN SHAMATË dikush fr.fol., fj.-1. (me dikë) grindet me fjalë  e me të bërtitura me dikë dikush. (FSHSSH f. 132,  1817). S. shih sin: e çon dardhë me dikë dikush. 2. (për diçka) bën potere, zhurmë të madhe dikush, s’ lë gjë pa thënë dikush, qorton rëndë, kritikon ashpër dikush, kundërshton, proteston me të madhe dikush dike bërë shumë  zhurmë, ankohet me të madhe dikush duke bërë shumë zhurmë. (FGJSSH f. 132, 1817). S.shih sin:  bën bujë  për diçka dikush, e bën bujë  diçka dikush

NUK I BËN SHAMATË dikujt dikush fr.fol.,meton.- nuk e trazon dikë dikush, nuk i flet dikujt dikush, e lë në punën e tij dikë dikush, nuk ndihet i gjallë në punën e vet dikush. (FGJSSH f. 1817).

SHAMI-A

BËHET PËR SHAMI dikush (një femër) fr.fol.,id.- gëzohet shumë, së tepërmi dikush (një femër) . (UÇ-3/ 71 f. 200). S. shih sin : u guf (i gufon) barku  dikujt

DJEG SHAMINË dikush  fr.fol.,meton.-gëzohet shumë, pa masë dikush, bën festë të madhe dikush. (FGJSSH f. 349). S. shih sin : u guf (i gufon) barku  dikujt

SHAP-I

E HA SHAPIN PËR SHEQER  dikush fr.fol.,iron.- mashtrohet, gënjehet (lehtë) dikush, e merr një gjë për tjetër dikush. ( FGJSSH f. 637). S. shih sin : i merr badrat për presh dikush

S’ E HA SHAPIN PËR SHEQER dikush  fr.proverb.,iron.- nuk mashtrohet, nuk gënjehet dot dikush, nuk e gënjejnë, nuk e mashtrojnë dot dikë të tjerët, nuk ia hedhin dot dikujt.(FGJSSH f. 639). S. shih sin : nuk e ha bajgën  për samun dikush

*E NDAN SHAPIN NGA SHEQERI dikush fr.fol.met.- e dallon, e ndan, e shquan të keqen nga e mira dikush, e dallon atë që nuk vlen nga ajo që vlen dikush. (FGJSSH f. 208, 406, 1827). - Prandaj thuaja popullit ato që të takojnë dhe ndaje shapin nga sheqeri. Mos shko në atë botë më i zi se ç’ je. (KB-TNZ f. 220). Përgjegjësit kryesorë  për fatin e tij  tashmë do të ballafaqohen  me drejtësinë  dhe sitat e saj  që do ta ndajnë  shapin nga sheqeri. (p.a. te : ERE, 14 qershor 2003 f. 8). S. shih sin : e ndan bykun nga gruri dikush

SHAPKAS

 

SHAPKAS

LUAJNË SHAPKAS fr.fol.,fj.- luajnë me shapkë; njëri nga lojtarët e ruan shapkën nga lojtarët e tjerë që të mos e marrin ose të mos e gjuajnë me këmbë. (JNU-FPM f. 230).

SHAPK/Ë-A

IA HEQ  SHAPKËN  dikujt dikush  fr. fol., meton.-    ia pranon dikujt dikush (zotësinë, ftësinë, mundjen, fitoren etj.), ia pranon dikujt dikush( se është më i aftë, më i zoti , më i ditur, më i mençur etj.),i shpreh mirënjohje dikujt dikush, e përgëzon dikë dikush (në shenjë mirënjohjeje), e nderon veçanërisht për një punë të madhe e të rëndësishme që ka bërë, për meritat e aftësitë etj.) dike dikush.. (FGJSSH f. 668, 1817). S. shih  sin:  i  (ia) jep dorën  dikujt dikush

SHAR/Ë-A (E), SHARA-T (TË)

HA TË SHARA dikush  fr.fol.,fj.- shahet dikush. (FGJSSH f. 637)

SHARË-T (TË)

*ËSHTË PËR TË (TA) SHARË dikush   fr.fol.,antifras.-  është i keq, i lig dikush.-Kur vdes qenkam i lig, qenkam për të sharë, për të hedhur në baltë! (Ç-3 f.78). S.shih sin : është për të (ta) hedhur në baltë dikush

NUK ËSHTË PËR T’ U SHARË diçka  fr.fol., antifras.- vlen diçka (edhe kështu siç është), nuk është e keqe diçka, është mjaft e mirë diçka. (FGJSSH f. 1814). S. shih sin : hyn në punë diçka

NUK ËSHTË  AS PËR T’ U SHARË,  AS PËR T’ U LAVDËRUAR diçka  fr.fol.,ant.- nuk ka ndonjë vlerë të veçantë diçka, por as ndonjë të metë të dukshme, nuk është as e mirë, as e keqe diçka, është mesatare diçka, është me vlerë mesatare diçka. (FGJSSH f. 1814).

S’ KA TË SHARË fr.fol.,antifras.- 1. (diçka)  është e mirë diçka, nuk ka asnjë  të metë a mangësi diçka (një punë etj.). (FGJSSH f. 774). S. shih  sin : nuk ka halë e byk diçka (një punë etj.) ; është ar diçka.2.(dikush) është shumë i mirë dikush sa s’ ke ç’ i thua, s’ka asnjë cen a të metë dikush, është i përsosur dikush. (FGJSSH f. 1818, 2058). S. shih sin : është  pika e burrit  dikush

SHARK-U

E DO SI SHARKUN E GËSHTENJËS NË GJI dikë a diçka dikush  fr. fol.,iron.- nuk e do fare,  aspak  dikë a diçka dikush,  e urren  shumë, së tepërmi dikë a diçka dikush. (AVSU-SHPMGJ-I f. 165). S. shih sin : e do si akullin në gji  dikë a diçka dikush

SHART-I

IA  PUNON  SHARTIN dikujt dikush fr.fol., id.- dikujt dikush fr.fol.,id.-e mund me fjalë dikë dikush, s’ e lë të flasë më (me  argumente etj.) dikë dikush, e zë shumë ngushtë dikë dikush sa nuk mund a nuk di të flasë (të përgjigjet) fare. (HB-I f. 205). S.shih sin: e zë cingthi dikë dikush

SHARR/Ë-A

BËHET PËR TA ÇARË ME SHARRË dikush  fr.fol.,iron.-shëndoshet shumë dikush. (FGJSSH f. 1820). S. shih sin : bëhet si bucë  dikush

I BIE SHARRA NË GOZHDË dikujt  fr.fol.,iron.-i del përpara një vështirësi e pakapër-cyeshme a e paparashikuar dikujt, ngec, ndesh në një pengesë të pakapërsyeshme a të paparashikuar dikush, nuk shkon dot më tej dikush. (FGJSSH f. 1820, 2232). S. shih sin: mbetet si beli në gurë dikush

I HA SHARRA dikujt  fr.fol., id.-  i shkojnë mirë punët dikujt, nuk ka pengesa e vështirësi dikush. (FGJSSH f. 638, 1820). S. shih sin : i shkon në dyzen  diçka (puna etj.) dikujt

S’ E HA SHARRA diçka (një punë, një mendim etj.)  fr.fol.,id.- nuk vlen, nuk shkon, nuk përfillet, nuk zë vend, nuk pranohet, nuk honepset, nuk merret parasysh fare diçka (një punë, një mendim etj.).(NMUS-SHPK f. 279).S.shih sin: s’ merr bojë diçka (një punë, një mendim etj.)

HAS SHARRA NË GOZHDË fr.fol., met.- dalin gjëra të paparashikuara (në një punë), dalin vështirësi e pengesa të reja (në një punë etj.). . (BQ-DSH). S. shih sin :  dalin bishta

*I HAS SHARRA NË GOZHDË dikujt fr.fol.,iron.-i del një pengesë e paparashikuar dikujt dhe nuk është më në gjendje të kryejë  një punë, ndesh në pengesë (në pengesa)  dikush, has , ndesh në një pengesë të fortë dikush, ngec, ndesh në një pengesë të pakapërsyeshme a të paparashikuar dikush, nuk shkon dot më tej dikush. (FGJSSH f. 589, 1820, 2232, EQSHI f. 4).- Rreshter Dautit na i hasi sharra në gozhdë e na u egërsua deri aty  ku s' duron më burri. (AABD -ËD  f.20). S. shih sin: mbetet si beli në gurë dikush

JANË NJË SHARRË fr.fol.,ftill.- janë të barabartë, njësoj  (për nga lartësia, madhësia, rritja), janë të një madhësie, lartësie. (BQ-DSH). S. shih sin : janë një boj, janë të një boji

JANË SI TË JENË PRERË ME SHARRË fr.fol.,ftill.-janë njësoj, janë të barabartë (për nga madhësia, latësia, rritja), janë të një madhësie, lartësie. (BQ-DSH).S. shih sin : janë një boj, janë të një boji

JANË SIKUR T’ I KETË PRERË NJË SHARRË   fr.fol.,ftill.- janë të barabartë, njësoj  (për nga lartësia, madhësia, rritja), janë të një madhësie, lartësie. (BQ-DSH). S. shih sin : janë një boj, janë të një boji

JANË    NJË SHARRE  fr.fol.,ftill.- janë të barabartë, njësoj  (për nga lartësia, madhësia, rritja), janë të një madhësie, lartësie. (BQ-DSH). S. shih sin : janë një boj, janë të një boji

I KA PRERË NJË SHARRË fr.fol., meton..-janë  njësoj. (FGJSSH f. 1820). S. shih sin : janë një ajar

S’ E KAP AS SHARRA, AS LIMA dikë  fr.fol., ant., meton.- është shumë i varfër dikush, është krejt i këputur dikush. (FGJSSH f. 1820). S. shih sin : arnë është, arnë s’ ka dikush

NDESH SHARRA NË GOZHDË fr.fol., met.- dalin gjëra të paparashikuara (në një punë), dalin vështirësi e pengesa të reja (në një punë etj.). . (BQ-DSH). S. shih sin :  dalin bishta

I NDESH SHARRA NË GOZHDË dikujt fr.fol.,iron.- i del përpara një vështirësi a  një pengesë  pakapërsyeshme a  e paparashikuar dikujt  , ndesh në pengesë (në pengesa) dikush, ngec, ndesh në një pengesë të pakapërsyeshme a të paparashikuar dikush, nuk shkon dot më tej dikush. (FGJSSH f. 1820, 2232, EQSHI f. 4). S. shih sin: mbetet si beli në gurë dikush

NGEC  SHARRA NË GOZHDË fr.fol., met.- dalin gjëra të paparashikuara (në një punë), dalin vështirësi e pengesa të reja (në një punë etj.). . (BQ-DSH). S. shih sin :  dalin bishta

I NGEC SHARRA NË GDHE (NË GOZHDË) dikujt fr.fol.,iron.- ndesh në pengesë (në pengesa) dikush, ngec, ndesh në një pengesë të pakapërcyeshme a të paparashikuar dikush, nuk shkon dot më tej dikush . (NMUS-SHPK-I f. 173, NMUS-SHPK f. 105, 244, 279, FGJSSH f. 1504, 1820). S. shih sin: mbetet si  beli  në gurë  dikush

I KA NGECUR SHARRA NË GOZHDË dikujt  fr.fol.,iron.-1. e ka një hall të madh dikush që nuk po e zgjidh dot. (FGJSSH f. 2151).S.i ka ngecur veza  kryq dikujt. 2. i del përpara një vështirësi a  një pengesë e  pakapërcye-shme a  e paparashikuar dikujt. (FGJSSH f. 1504, 1820, NMUS-SHPK f. 279). S. shih sin: mbetet si  beli  në gurë  dikush

NGEL  SHARRA NË GOZHDË fr.fol., met.- dalin gjëra të paparashikuara (në një punë), dalin vështirësi e pengesa të reja (në një punë etj.). . (BQ-DSH). S. shih sin :  dalin bishta

I NGEL SHARRA NË GOZHDË dikujt fr.fol.,iron.-i del përpara një vështirësi a  një pengesë  pakapërsyeshme a  e paparashikuar dikujt  , ndesh në pengesë (në pengesa) dikush, ngec, ndesh në një pengesë të pakapërsyeshme a të paparashikuar dikush, nuk shkon dot më tej dikush. (NMUS-SHPK-I f. 172, NMUS-SHPK f. 151, FGJSSH f. 1820). S. shih  sin:  mbetet si  beli  në gurë  dikush

SHARRA QË PRET, SHKËLQEN EDHE VETË fr.proverb.- ai që i mëson e i ndihmon të tjerët, mëson e përfiton edhe vetë prej tyre. (FGJSSH f. 1820).

E SHARROFTË SHARRA ! fr.fol., mallk.- vdektë ! u shkretëfoftë ! (FGJSSH f. 1820).

S. shih sin : mos i pjektë dy bukë në një hi !

I (IA) VË SHARRËN dikush fr.fol., meton.-1.(diçkaje)e sharron diçka dikush. (FGJSSH f. 2153). 2. (diçkaje a një vendi etj.) e prish krejt, e shkretëron, e shkreton , e rrënon, e shkatërron  diçka a një vend  dikush . (FGJSSH f.  1820,2154). S. shih sin : e bën bar diçka a një vend  dikush

  SHARRA NË GOZHDË fr.fol., met.- dalin gjëra të paparashikuara (në një punë), dalin vështirësi e pengesa të reja (në një punë etj.). . (FGJSSH f. 2230). S. shih sin :  dalin bishta

I ZË SHARRA NË GOZHDË dikujt fr.fol.,iron.- i del përpara një vështirësi a  një pengesë  pakapërsyeshme a  e paparashikuar dikujt  , ndesh në pengesë (në pengesa) dikush, ngec, ndesh në një pengesë të pakapërsyeshme a të paparashikuar dikush, nuk shkon dot më tej dikush. (FGJSSH f. 1820, 2232, EQSHI f. 4). S. shih sin: mbetet si beli në gurë dikush

I ZË (I KA ZËNË) SHARRA NDRYSHK dikujt  fr.fol.,iron.- 1.  nuk është më në gjendje të punojë ose të kryejë një punë dikush. S.shih sin: i laget (iu ka lagur) baruti dikujt. 2. nuk e ka më gjallërinë e dikurshme dikush. (NMUS-SHPK f. 280). S. shih sin : bie në apati dikush

SHARRËXHI-U shm.SHARRËXHINJ-TË

SHTROHET SI SHARRËXHINJTË dikush  fr.fol., meton.-ha me oreks e me shije dikush, nuk zgjedh në të ngrënë dikush. (NMUS-SHPK f. 280). S. shih sin : është i bukës dikush

SHAT-I

BËHET SHAT  dikush fr.fol.,iron.- është egoist i madh dikush, e ruan, e shikon  vetëm  inte-resin vetanak  dikush, e ruan,e sheh vetëm lever-dinë, perspektivën vetanake dikush, heq nga vetja dikush, përpiqet të marrë sa më shumë për vete dikush. (MIHO-DI f. 179). S. shih sin : është çarçuk ferrash dikush

IA FUT ME SHAT fr.fol.,meton.- e gërmon shpejt e shpejt. (FGJSSH f. 522). S. shih sin : ia fut me kazmë

I HEQ NJË SHAT (misrit etj.) dikush  fr.fol.,meton.- e prashit (misrin etj.) dikush. (FGJSSH f. 1821). S. i shkon një shat (misrit etj.) dikush

TË MOS JESH VETËM SHAT, POR EDHE LOPATË fr.proverb.,iron.- jo vetëm të marrësh, por edhe të japësh. (ANJEKE-M f. 72).

E  MBAN SHATIN NË UJË dikush  fr. fol.,iron.- punon pa dobi, kot dikush, e kalon kohën kot dikush. (FGJSSH f. 2081). S. shih sin : bën baltë dikush

ME SHAT NË UJË  SHKON PUNA RROKOPUJË fr.proverb.- kur punon kot më kot nuk nxjerr gjë në dritë. (SUAH-SHPPG f. 92).

MERR SHAT (toka) fr.fol., ftill.-  mund të punohet, të prashitet lehtë (toka). (FGJSSH f. 1063, 1821).

NUK I MERR SHATI UJË dikujt  fr. fol. , iron.- fr.fol.,iron.-nuk i ecën, nuk i vete  puna mbarë dikujt, nuk fiton gjë dikush. (FGJSSH f. 1018, 1064, 1821, 2081).S. shih sin: s’ i zë  eshka  dikujt

NUK I NGRE SHATI UJË dikujt  fr.fol..,iron.-nuk i ecën, nuk i vete  puna mbarë dikujt, nuk fiton gjë dikush. (FGJSSH f. 1018, 1064, 1821, 2081). S. shih sin: s’ i zë  eshka  dikujt

NUK I PI SHATI UJË dikujt fr.fol.., iron.- nuk i ecën, nuk i vete  puna mbarë dikujt, nuk fiton gjë dikush. (FGJSSH f.1821).S. shih sin: s’ i zë  eshka  dikujt

SHAT  RROTULLUES  fr.em.,fj.- disqe të dhëmbëzuara, të bashkuara në një bosht e të përkulura të gjitha nga njëra anë, që përdoren për të thyer koren e tokës. (FGJSSH f. 1821).

SHATI TËRHEQ NGA VETJA fr.pro-verb.,iron.-interesi individual mbizotëron te njerëzit, çdokush, secili kujdeset, interesohet për vetveten, çdokush, secili anon nga interesi vetanak a individual.. (FGJSSH f. 1821, 1995, 2142). S. shih sin:  dega mban gjithmonë nga trungu

SHKEL NË SHAT dikush  fr.fol., me-ton.- e gjen të keqen vetë dikush. (SUAH-SHPPG f. 92). S. shih sin : e gjen si breshka te nallbani dikush

I SHKON  NJË SHAT (misrit etj.) dikush  fr.fol.,meton.-e prashit (misrin etj.) dikush. (FGJSSH f. 1821). S.shih sin :  i heq një shat (misrit etj.) dikush

VEÇ SHATI E LOPATA DO T’ I NDAJË  fr.fol.,meton.- duhen aq shumë në mes vete  sa vetëm vdekja do t’ i ndajë. (FGJSSH f. 1821). S. shih sin : bien në (një) brazdë

VJEN NË SHAT (misri) fr.fol.,meton.- vjen  në kohën e prashitjes (misri). (FGJSSH f. 1821).

VONON SHATI fr.fol.,meton.- janë të vona bimët, prashitja e bimëve pranverore fillon më vonë. (IBME-OP f. 157).

NUK I ZË SHATI UJË dikujt  fr.fol.., iron.- nuk i ecën, nuk i vete  puna mbarë dikujt, nuk fiton gjë dikush. (FGJSSH f. 1018, 1064, 1821, 2081). S. shih sin: sin:  nuk  i zë  eshka  dikujt

SHATAF

QET SHATAF dikush fr.fol.,iron.- shpif dikush, trillon, shton, thotë diçka të paqenë a të pamundur dikush, flet, thotë diçka dikush si t' i vijë për mbarë. (BQ-DSH). S. shih sin: qet bigoni  dikush

SHATËLBAK-U

ËSHTË ENDE  SHATËLBAK dikush  fr.fol.,iron.- është ende i papjekur (në të gjykuar, në të menduar) dikush, është ende i ri e i   papërvojë në jetë dikush, është ende i ri, në moshë të re,  i vogël  dikush (thuhet për një të ri që e heq veten të rritur). (SUAH-FPtTSHPG-III f. 69). S. shih sin : nuk i ka plasur arpallëku  dikujt

SHAT-PAT

FLET SHAT-PAT dikush  fr.fol.,iron.- flet keq, sa mezi kuptohet dikush, nuk merret vesh fare se ç’ flet, ç’ thotë dikush.. (FGJSSH f. 1821). S. shih sin :  flet me boça në fyt dikush

SHKRUAN SHAT-PAT dikush fr.fol., ftill., iron.- shkruan në mënyrë gati të palexueshme ,shkruan shumë keq dikush. (FGJSSH f. 1821). S. shih sin : shkruan si me bythë dikush

SHATRA-PATRA

FLET SHAT-PAT dikush  fr.fol.,iron.- flet keq, sa mezi kuptohet dikush, nuk merret vesh fare se ç’ flet, ç’ thotë dikush..(FGJSSH f. 1821). S. shih sin :  flet me boça në fyt dikush

SHKRUAN SHATRA-PATRA dikush fr.fol.,ftill.,iron.-shkruan në mënyrë gati të palexueshme ,shkruan shumë keq dikush. (FGJSSH f. 1821). S. shih sin : shkruan si me bythë dikush

SHAZ

E MBUSH SHAZ  diçka  (gotën etj.) dikush  fr. fol.,ftill.- e mbush  diçka (gotën etj.)  sa nuk merr, sa nuk zë më, e mbush me të rrasur, plot e përplot  diçka(gotën etj.) dikush. (FGJSSH f. 1821). S.shih sin :  e mbush an’ e mb’ anë  diçka dikush

SHEBEK-U

BËHET(SI) SHEBEK dikush fr.fol.,id.- lidhet mirë nga shëndeti dikush, trashet, majmet  shumë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: bëhet si bucë dikush.

MBETET SHEBEK dikush  fr.fol.,ftill.-  mbetet i shkurtër, i parritur,  i pazhvilluar në trup dikush. (FGJSSH f. 1821).

I SHKURTËR SI SHEBEK- fr.mb.,ftill., krah.- i shkurtër, i parritur, i pazhvilluar në trup . (FGJSSH f. 1821).

SHEG/Ë-A

BULË SHEGE fr.em., ftill.- një pjesë e kokrrës së shegës, që i ka farat të mbledhura në një vend. (FGJSSH f. 1822). S. kaposh shege

KAPOSH SHEGE fr .em., ftill.- një pjesë e kokrrës së shegës, që i ka farat të mbledhura në një vend. (FGJSSH f. 1822). S. shih sin : bulë shege

I KUQ SI SHEGË fr.mb.,ftill.,krah.-  shumë i kuq. (FGJSSH f. 1822). S. shih sin : all i kuq

SHEGË DEVEDISHE fr.em.,fj.- shegë kokërrmadhe  dhe shumë e ëmbël. (FGJSSH f. 319).

SHEH

SHEH Ç' SHEH dikush fr.fol.,id.-  është i detyruar.- Fshatarët s' dinin nga t' ia mbanin. Panë ç' panë, shitën bukën e gojës për të larë të dhjetat. (THK-PËR f. 363). S, shih:  nuk ka care

NUK SHEH NGA SHKON (NGA VETE) dikush  fr.fol.,iron.- ikën menjëherë e me nxitim dikush. (FGJSSH f. 1862, 1883). S. shih sin : e ther binishin dikush

SHEJTAN-I

BËHET SI SHEJTANI dikush a diçka  fr.fol., iron.,krah.- fëlliqet, ndotet shumë dikush a diçka. (FGJSSH f. 1822). S. shih sin: bëhet berbat dikush a diçka

BINDET EDHE SHEJTANI I PËRROIT diku fr.fol.,id.- ndodh diçka e jashtëzkonshme  diku, bëhet  një pështjellim i madh diku. (PETZE-FSHFRR f. 22).S. shih sin:  nuk dihet kush blen e kush paguan diku

DEL SI SHEJTANI NGA TEMJANI diçka a dikush fr.fol.,ftill.,krah.- del krejt papritur e pakujtuar diçka a dikush. (NMUS-SHPK f. 280). S. shih sin : del nga zemra e dheut diçka a dikush

DI DHE SHEJTANIN KU RRI (NËPËR SHKËMBINJTË)  dikush  fr.fol.,ftill.-  s’ ka gjë që nuk e di dikush, di shumë gjëra të fshehta dikush. S.di (njeh) zhurin e detit dikush.

ËSHTË GATUAR ME SHEJTANIN dikush fr.fol.,iron.-është shumë i djallëzuar e i prapë dikush, nuk i rrihet pa bërë të liga e prapësira dikujt. (NMUS-SHPK f. 280).S. shih sin: është biri i meçkës dikush

ËSHTË SI SHEJTANI I PËRROIT  dikush fr.fol.,iron.-është shumë i djallëzuar e  zemërlig dikush, nuk i rrihet pa bërë të liga e prapësira dikujt. (NMUS-SHPK f. 280).S. shih sin: është biri i meçkës dikush

ËSHTË  SHEJTANI  VETË dikush  fr. fol., iron.- është shumë i djallëzuar e i prapë dikush, nuk i rrihet pa bërë të liga e prapësira dikujt. (FGJSSH f. 734). S. shih sin: është biri i meçkës dikush

E FUT  SHEJTANIN NË ÇIBRIT (NË GASTARE, NË KUTI, NË SHISHE, NË  THES) dikush fr.fol.,iron.- 1. është shumë i zoti, i shkathët e dinak dikush, e bën dikush edhe atë që duket e pamundur. (FGJSSH f. 347, 1822, 1844) S. shih sin: të çan ashka në maje të kresë dikush; i bëhet bisht sakicës dikush .2.  është shumë i djallëzuar dikush, është dinak i madh  dikush, është shumë i pabesë e i lig dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: e fut draprin në thes dikush

ËSHTË GATUAR ME SHEJTANIN dikush  fr.fol.,iron.- fr. fol., iron.- është shumë i djallëzuar e i prapë dikush, nuk i rrihet pa bërë të liga e prapësira dikujt. (FGJSSH f. 734). S. shih sin: është biri i meçkës dikush

ËSHTË I SHEJTANIT  E I MEJDA-NIT dikush  fr.fol.,ftill.-është i zoti të bëjë  çdo punë dikush, është i zoti për të gjitha punët dikush. (FGJSSH f. 1822). S. shih sin: i bëhet  bisht sakicës dikush

IKËN SI SHEJTANI NGA TEMJANI dikush fr. fol., ftill.,krah.-1. i shmanget, i largohet me çdo kusht dikujt a diçkaje dikush,ia ka  shumë frikën dikujt a diçkaje dikush, ikën, largohet shpejt e shpejt e i trembur dikush. (FGJSSH f. 347, 1822, 1981). S. shih sin: ikën si djalli nga temjani dikush .2. (prej dikujt a diçkaje) i druhet, i frikohet, i trembet  shumë, pa masë dikujt a diçkaje  dikush. S. shih sin : i druhet si dreqit  dikujt a diçkaje dikush. 3. frikësohet trembet shumë dikush, tmerrohet, lemeriset dikush,  është frikacak i madh  dikush.   (FGJSSH f. 1981). S. shih sin: i dridhet barku dikujt; ikën si fqarri  nga tymi (prej tymi) dikush

LARGOHET SI SHEJTANI NGA TEMJANI dikush fr. fol., ftill.,krah.-i shmanget, i largohet me çdo kusht dikujt a diçkaje dikush,ia ka  shumë frikën dikujt a diçkaje dikush, ikën, largohet shpejt e shpejt e i trembur dikush. (FGJSSH f. 347, 1822, 1981). S. shih sin: ikën si djalli nga temjani dikush

KA LINDUR PËRPARA SHEJTANIT dikush  fr.fol.,iron.- është dinak i madh dikush, është shumë i djallëzuar e i prapë dikush. (FGJSSH f. 1822). S. shih sin : të ha babanë në vesh dikush

RUHET SI SHEJTANI NGA TEM-JANI dikush fr. fol., ftill.,krah.-1. i shmanget, i largohet me çdo kusht dikujt a diçkaje dikush,ia ka  shumë frikën dikujt a diçkaje dikush, ikën, largohet shpejt e shpejt e i trembur dikush. (FGJSSH f. 347, 1822, 1981).S. shih sin: ikën si djalli nga temjani dikush.2 (prej dikujt a diçkaje)  i druhet, i frikohet, i trembet  shumë, pa masë dikujt a diçkaje  dikush. (FGJSSH f. 1981). S. shih sin : i druhet si dreqit  dikujt a diçkaje dikush

SHEJTAN ME BRIRË fr.em.,iron.- njeri shumë i keq,  i lig, njeri shumë shpirtkeq e smirëzi, njeri shumë dinak. (ART- III f.148, FGJSSH f. 178, 1822).   S. shih sin: djall me brirë

SHEJTANI AS MBJELL, AS KORR fr. fol.,iron.- njeriu i keq  nuk bën kurrë ndonjë punë të dobishme. (NMUS-SHPK f. 280). S. shih sin: s’ bën dreqi ve

SHEJTAN ME VESHË fr.em.,iron.- njeri shumë i prapë, i prirur për prapësira . (PAVHA-SHPE f. 117). S. shih sin : djall me brirë

E  SHTIE SHEJTANIN NË SHISHE (NË THES) dikush fr.fol.,iron.- është shumë i zoti, i shkathët e dinak dikush, e bën dikush edhe atë që duket e pamundur. (FGJSSH f. 347, 1844, 2063) S. shih sin: të çan ashka në maje të kresë dikush; i bëhet bisht sakicës dikush

SHEK/E-JA shm.SHEKE-T

I  USHTOJNË SHEKET dikujt fr.fol., meton.- është shumë i varfër dikush, është i varfër në kulm, tej mase dikush, s' ka gjë prej gjëje (nga pasuria) dikush,  jeton, rron në varfëri, në skamje të madhe dikush. (PETZE-TRO-I f. 200, FGJSSH f. 1823, 2098). S. shih sin : nuk ka asgjë mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit  dikush

SHEKULL-I

E DI GJITHË SHEKULLI diçka  fr.fol., ftill.,meton.- e dinë të gjithë (njerëzit) diçka. (FGJSSH f. 1823). S. shih sin : e di gjithë bota diçka

FAQE SHEKULLIT fr.ndf.,meton.- para të tjerëve, në prani   të tjerëve, botërisht, haptas, sheshit. (ALSI te: Leka nr. 3/ 1931 f. 88).S. shih sin: faqe gjithë botës

SHEKULL I ARTË fr.em.,fj.- koha e lulëzimit më të madh  të dijesive (shkencave) e të  arteve në historinë e një vendi. ( FGJSSH f. 56, 841, 1823) S. shih sin:  kohë e  artë (e florinjtë)

SHELEG-U  shm.SHELEGË-T

BËHET SI  SHELEG dikush fr.fol.,krah.- majmet, shëndoshet  dikush. (HXH-2/ 82 f. 170). S. shih sin: bëhet gic dikush; bëhet si bucë dikush

BËHET SHELEGU DASH fr.fol., meton.-kryhet, plotësohet, përmbushet, sendërtohet diçka me kohë. (JTH-FFGJSH f.  186).

BËHET SI SHELEG I PURTHOSUR  dikush fr.fol.,krah.-1. dobësohet e tretet shumë, së tepërmi dikush. (NMUS-SHPK f. 281). S.shih din : bëhet asht e zhëngë dikush. 2. bëhet i neveritshëm dikush. (NMUS-SHPK f. 281).S. shih sin: ta zë bukën në fyt dikush a diçka

E BËN SHELEGUN DASH dikush  fr.fol.,iron.- e zmadhon së tepërmi diçka dikush. (NMUS-SHPK f. 281). S. shih sin: e bën bjeshkë diçka dikush

SHELG-U,  SHELGJ/E-JA  shm.-SHELGJE-T

KUR TË BËJË SHELGU RRUSH  fr. ndf.,proverb.,iron.-kurrë, askurrë, asnjëherë,  fare, kurrën e kurrës. (HAJSHE  te: GJJ nr. 3-4/ 91 f. 36). S. shih sin: kur të shijë Ajdini urov

*KUR TË BËJË SHELGJJA RRUSH   fr.ndf.,proverb.,iron.-kurrë, askurrë, asnjë-herë,  fare, kurrën e kurrës.- Serbia mund t’ i realizojë qëllimet e veta ekspansioniste në Kosovë kur të bëjë shelgjja rrush e të qethen dhentë e kuqe. (KSY-SHZ f. 37).. S. shih sin: kur të shijë Ajdini urov

I PJELL EDHE SHELGU RRUSH dikujt  fr.fol., meton.- i ecën shumë fati dikujt,  i vjen e mira  dikujt  edhe  kur s'  e  pret. (NMUS-SHPK f. 281).S. shih sin : i lulon bahçja (edhe) në dimër dikujt

SHELG I EGËR fr.em.,bot.- lloj shelgu që rritet si shkurre e ulët, me gjethe pushatake e me lule të verdha. (FGJSSH f. 1823).

SHELG  INDUSTRIAL fr.em.,bot.- shelgjishtë,  shelgjishtër. (FGJSSH f. 1823). S. shih sin : shelg i kuq

SHELG  I KUQ fr.em.,bot.- shelgjishtë,  shelgjishtër. (FGJSSH f. 1823). S. shelg industrial

SHELG  LOTUES fr.em., bot.- lloj shelgu me degë shumë të epshme  e të gjata që varen poshtë. (FGJSSH f. 1823, 2106). S. shelg vajtues

SHELG  VAJTUES fr.em., bot.- lloj shelgu me degë shumë të epshme  e të gjata që varen poshtë. (FGJSSH f. 1823, 2106). S.shih sin : shelg lotues

SHEMBULL-I

BËHET SHEMBULL dikush fr.fol., meton.- 1. (për diçka) shërben si model, si gjedhe  që ndiqet për diçka nga të tjerët  dikush, e bën i pari diçka dikush. (FGJSSH f. 1824). S. shih sin : e jep shembullin dikush

E BËN SHEMBULL  diçka a dikë dikush fr.fol.,meton.- ecën në rrugën e diçkaje a të dikujt dikush, ecën në rrugën që ka çelur, që ka hapur dikush, e ndjek shembullin e diçkaje a të dikujt dikush, bën, vepron sipas shembullit të diçkaje a të dikujt dikush, e vijon, e vazhdon, e çon më tej  punën e nisur prej dikujt dikush, e vijon, e vazhdon po atë rrugë (lëmë, fushë etj.) dikush. (FGJSSH f. 1824).S.shih sin : ndjek gjurmët e diçkaje a  dikujt  dikush

ËSHTË PA SHEMBULL dikush fr. fol., meton.- nuk ka edhe një tjetër si dikush  ,nuk e gjen dot edhe një tjetër si dikush  , është i pashoq, i vetëm për diçka dikush, dallohet, shquhet shumë nga të tjerët a nga të gjithë dikush   nuk gjendet fare, nuk gjendet edhe një si dikush.  (FGJSSH f. 1824). S. shih sin : s’ i gjendet edhe një çift  dikujt,  s’ i gjendet (kund) çifti dikujt

ËSHTË I VETMI SHEMBULL dikush  fr.fol.,meton.- nuk ka edhe një tjetër si dikush  ,nuk e gjen dot edhe një tjetër si dikush  , është i pashoq, i vetëm për diçka dikush, dallohet, shquhet shumë nga të tjerët a nga të gjithë dikush   nuk gjendet fare, nuk gjendet edhe një si dikush.  (FGJSSH f. 1824). S. shih sin : s’ i gjendet edhe një çift  dikujt,  s’ i gjendet (kund) çifti dikujt

*ËSHTË SHEMBULL  dikush  fr.fol., ftill.- shërben si gjedhe, si model për të tjerët dikush, e bën i pari diçka dikush.-Vetëm për punë të tilla isha unë i dobishëm. Megjithatë jo vetëm në shtëpinë tonë, po në tërë lagjen, të gjithë, pa përjashtim, vinin dorën në zjarr për vëllanë e madh. Ai ishte shembull, model. (KB-TNZ f.389). S. shih sin : e jep shembullin dikush

*E JEP SHEMBULLIN… dikush  fr.fol.,ftill.– shërben si pofte, si  gjedhe, si model për të tjerët dikush, e bën i pari diçka dikush. (FGJSSH f. 1824).-Lejla ka dhënë shembullin më të keq. Pas mendimit tim, ky nuk është duke dalë nga udha e Partisë, po ka dalë. (ZSA-VL-3 f. 207). S.bëhet shembull dikush ; është shembull dikush ; shërben si shembull  dikush

E KA SI SHEMBULL dikë dikush  fr.fol.,meton.- e ndjek në një punë a në një veprimtari dikë dikush, e ndjek rrugën e dikujt dikush, bën, vepron dikush siç bën , siç vepron një tjetër. (FGJSSH f. 1824). S. shih sin : shkel në gjurmët e dikujt dikush

S’ KA  SHEMBULL dikush fr.fol.,  meton. - nuk ka edhe një tjetër si dikush  ,nuk e gjen dot edhe një tjetër si dikush , është i pashoq, i vetëm për diçka dikush, dallohet, shquhet shumë nga të tjerët a nga të gjithë dikush  nuk gjendet fare, nuk gjendet edhe një si dikush.  (FGJSSH f. 1824). S. shih sin : s’ i gjendet edhe një çift  dikujt,  s’ i gjendet (kund) çifti dikujt

*MBETET SHEMBULL dikush a diçka për dikë a diçka fr. fol.-mbetet pofte, gjedhe, model për t ' u shkërbyer, imituar nga të tjerët dikush a diçka.-Isuf  Mujani, Bali Idrizi, Sali Rama,Tahir Coli  etj. kanë mbetur shembull  për brezat e tashëm  dhe të ardhshëm .(ZYNE-  PLR f. 38).

E MERR  SI SHEMBULL dikë dikush  fr.fol.,meton.- e ndjek në një punë a në një veprimtari dikë dikush, e ndjek rrugën e dikujt dikush, bën, vepron dikush siç bën , siç vepron një tjetër. (FGJSSH f. 1824). S. shih sin : shkel në gjurmët e dikujt dikush

MERR SHEMBULL  dikush nga dikush  fr.fol., meton.- e merr si pofte, si gjedhe, si model dikë dikush,  bën, vepron dikush si dikush tjetër. (FGJSSH f. 1824) . S. shih sin : shkel në gjurmët e dikujt dikush   (edhe moh.)

E NDJEK  SHEMBULLIN e dikujt dikush  fr.fol.,meton.- e ndjek në një punë a në një veprimtari dikë dikush, e ndjek rrugën e dikujt dikush, bën, vepron dikush siç bën , siç vepron një tjetër. (FGJSSH f. 1824). S. shih sin : shkel në gjurmët e dikujt dikush

*PËR SHEMBULL fr.ndf.- fjala vjen,   ta zëmë, përdoret pasi kemi shprehur një mendim, të cilin duam ta sqarojmë më mirë a ta vërtetojmë, ta konkretizojmë.(FGJSSHf.1824).-Ja,për shembull, ju bëtë shkollën që të nxirrnit bukën e gojës. Mirëpo, unë e kam të siguruar bukën. (ZIÇE-TZ f. 156-7). Kështu për shembull, një ulje e çmimit vërehet te kafja. (LHA te: KS, 18.10. 2002 f. 11). Kryetari amerikan  Bill Klinton, për shembull, edhe më tutje qartë e bën  të ditur se SHBA-të nuk janë të gatshme t’ i dërgojnë trupat e tyre tokësore në territorin e ish Jugosllavisë. (p.a. te: B, 2.IX. 1995 f. 3). S. shih sin ; bie fjala

SHËRBEN SI SHEMBULL dikush  fr.fol.,meton.- shërben si pofte, si  gjedhe, si model për të tjerët dikush, e bën i pari diçka dikush. (FGJSSH f. 1824). S. shih sin : e jep shembullin dikush

SHEMERKA-T

HAHEN (SHKOJNË) SI SHEMER-KAT në mes vete fr.fol.,iron.- i acarojnë marrë-dhëniet në mes vete, zihen, shkojnë keq, keqas në mes vete, nuk shkojnë fare mirë në mes vete. (BQ-DSH). S. shih sin: shkojnë araz  (arëza) në mes vete

SHEM/ËR-RA shm. SHEMRA-T

I BËHET  SI SHEMRA NËNËS  dikujt dikush a diçka fr. fol., id.- e urren së tepërmi dikë a diçka dikush , nuk e do fare dikë a diçka dikush. (BQ-DSH). S.shih sin:  e do si akullin në gji  dikë a diçka dikush

E  DO SI DJALIN E SHEMRËS dikë a diçka dikush fr. fol.,iron.-nuk e do fare,  aspak  dikë a diçka dikush,  e urren  shumë, së tepërmi dikë a diçka dikush, s'e  honeps , s' e  duron  dot  fare dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin : e do si akullin në gji  dikë a diçka dikush

E KA SHEMËR E JO ZEMËR  dikë   dikush   fr.fol.,ftill.- e ka armik e jo mik dikë dikush. (FGJSSH f. 1825).

SHKOJNË SI SHEMRAT  në mes vete fr.fol.,iron.- i acarojnë marrëdhëniet në mes vete, zihen, shkojnë keq, keqas në mes vete, nuk shkojnë fare mirë në mes vete, zihen vazhdimisht në mes vete. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin: shkojnë araz në mes vete

SHENA-T

U SHTERËN (U ULËN) SHENAT  DHE U  ÇUAN PËRROJET fr.proverb.- ka rënë paria dhe ka dalë në krye vegjëlia, kanë rënë nga gjendja e mirë shtëpitë e mëdha dhe është  ngritur  vegjëlia (SUAH-SHPPG f. 89, 93). S. shih  sin : u ngritën brigjet e u ulën malet

SHEND-I

BËHET GJITHË (TËRË) SHEND dikush  fr.fol., meton.- gëzohet shumë, së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin : i guf (i gufon) barku dikujt; i qesh lulja e ballit dikujt

BËHET   SHEND E GAZ dikush  fr. fol.,meton.-gëzohet shumë, së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin : i guf (i gufon) barku dikujt ; i qesh lulja e ballit dikujt

BËHET   SHEND E HARE dikush  fr. fol.,meton.-gëzohet shumë, së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin : i guf (i gufon) barku dikujt; i qesh lulja e ballit dikujt

BËHET  SHEND E JETË dikush  fr. fol.,meton.-gëzohet shumë, së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin : i guf (i gufon) barku dikujt; i qesh lulja e ballit dikujt

BËHET SHEND E VERË dikush fr. fol.,fj.- gëzohet shumë, së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 130, 1825). S. shih sin : i guf (i gufon) barku dikujt; i qesh lulja e ballit dikujt

ËSHTË  GJITHË (TËRË) SHEND dikush fr.fol.,ftill.- është shumë i gëzuar, i lumtur dikush. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin : sikur ka tërë dheun dikush

ËSHTË SHEND E GAZ dikush fr.fol.,ftill.- është shumë i gëzuar, i lumtur dikush. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin : sikur ka tërë dheun dikush

ËSHTË SHEND E HARE dikush fr.fol.,ftill.- është shumë i gëzuar, i lumtur dikush. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin : sikur ka tërë dheun dikush

ËSHTË SHEND E E JETË dikush fr.fol.,ftill.- është shumë i gëzuar, i lumtur dikush. (FGJSSH f. 1825).S. shih sin : sikur ka tërë dheun dikush

*ËSHTË SHEND E VERË dikush fr.fol.,ftill.- është shumë i gëzuar, i lumtur dikush. (FGJSSH f. 1825, 2134).- Im vëlla ishte shend e verë.Dhe kishte arsye, sepse ai kishte bërë alamet pune për montimin e aparatit të transmetimit.(SK-P f.127). S. shih sin : sikur ka tërë dheun dikush

*PLOT SHEND  fr. mb., fj.- i gëzuar, i lumtur, shumë, pa masë.- Xha Lita buzëqeshi sipas adetit të vet gjerë-gjerë plot shend...(MI-FV f. 117). S. shih sin : shend e verë

SHEND E GAZ fr.mb.,fj.- i gëzuar, i lumtur shumë, pa masë. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin: shend e verë

SHEND E HARE  fr.mb.,fj.- i gëzuar, i lumtur shumë, pa masë. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin: shend e verë

SHEND E JETË fr.mb.,fj.- i gëzuar, i lumtur shumë, pa masë. (FGJSSH f. 1825). S. shih sin: shend e verë

*SHEND E VERË fr. mb.,fj.- i gëzuar, i lumtur shumë, pa masë. (FGJSSH f. 1825). - Rrebesh Rradaka, atëherë shend e verë, hiqte buzën vesh më vesh- siç e hiqte redaktori vijën e kuqe përmbi mendimet e gabuara në artikuj. (MI-SH f. 61). plot shend ; shend e gaz ; shend e hare ; shend e jetë

SHENJ/Ë-A  shm.SHENJA-T

IA BËN ME SHENJË (ME SHENJA)  dikujt dikush fr.fol.,meton.-  e njofton dikë dikush   për diçka me shenja. (FGJSSH f. 735). S.i bën shenjë  dikujt dikush ;  i jep shenjë (shenja) dikujt dikush

*I BËN  SHENJË dikujt dikush fr.fol., meton.- e njofton dikë dikush   për diçka me shenja.- Zonja Hijerënda i bëri shenjë që të heshte, se dardha  bishtin e kishte prapa. (SS-S f. 236). Aq i bëri shenjë ta ndiqte përgjatë korridorit, duke mbajtur vetë në duar për të bërë dritë pishtarin. (FLAÇ te: KD, 9 gusht 2003 f. 31). I deleguari i bëri shenjë të mos ngutej. (ZSA-VL-3  f. 250). S. shih sin : ia bën me shenjë (me shenja) dikujt dikush

NUK IA BËN SHENJË (punës etj.) dikush fr.fol., iron.-nuk ia nis fare (punës etj.) dikush, nuk punon fare dikush, nuk prek gjë (punë etj.) me dorë  dikush, nuk provon, nuk matet, nuk përpiqet, nuk mundohet fare të punojë dikush. (HB-I f. 224). S. shih sin: nuk ia bën çak (punës etj.) dikush

I BËN SHENJË ME DORË dikujt dikush  fr.fol.,fj.-  e lëviz dorën duke e tundur nga lart disa herë në drejtim të dikujt dikush (në shenjë përshëndetjeje, të thirrjes a të heqjes së vëmendjes). (FGJSSH f. 1826). S. shih sin : ia bën me dorë dikujt dikush

I BIE NË SHENJË diçkaje dikush  fr.fol.,id.-1.e zbulon dhe e kritikon  pikërisht burimin  e një të mete,  të një gjendjeje të pakënaq-shme etj. dikush, qëllon, godet aty ku duhet, ku kërkohet dikush.. (ART f. 212, FGJSSH f. 1711, 1826). S. shih sin: i bie pikës  dikush. 2. e kupton drejt diçka dikush, e merr vesh, e kupton (më në fund) dikush diçka , që nuk e merrte vesh, që nuk e kuptonte më parë, e kupton, e kap menjëherë dikush se  ku është qëllimi. (FGJSSH f. 1989). S. shih sin: i bie në fije diçkaje dikush

, I BIE SHENJËS dikush fr.fol.,id.- e gjen,  e qëllon pikërisht, tamam atë që kërkohet, atë që duhet  dikush,  thotë a  bën  pikërisht  atë që duhet dikush, e prek thelbin e çështjes dikush.. (ART f. 212, FGJSSH f. 1711, 1826). S. shih sin: i bie pikës  dikush

ËSHTË NË SHENJË dikush fr. fol.,ftill.- është veçan nga të tjerët dikush, shquhet,dallohet nga (mbi, ndër) të tjerët dikush, nuk ka krahasim me të tjerët dikush, dallohet, del mbi të gjithë dikush. (FGJSSH f. 1826). S. shih sin : ha bukë veç dikush

*ËSHTË SHENJË SE... fr.fol.,ftill.-është paralajmërim se...- Ishte shenjë se nga çasti në çast ai mund të shpërthente në një shfryrje të papër-mbajtur nervozizmi. (GJZH-R f. 72).

GODET NË SHENJË dikush  fr.fol.,id.-    e gjen,  e qëllon pikërisht, tamam atë që kërkohet, atë që duhet  dikush,  zbulon a  kritikon  pikërisht burimin  e një të mete, të një gjendjeje të pakënaqshme etj. dikush, qëllon, godet aty ku duhet, ku kërkohet dikush. (FGJSSH f. 1826). S. shih sin: i bie pikës  dikush

HUMB PA SHENJË  dikush a diçka  fr.fol.,ftill.,meton.- humb, zhduket,tretet pa lënë asnjë gjurmë dikush a diçka. (FGJSSH f. 1826). S.shih sin : bëhet abet  dikush a diçka

HUMB PA SHENJË E PA DOKË (PA DUKË) dikush a diçka, HUMB PA SHENJË E DUKË dikush a diçka fr.fol.,ftill.,meton.- humb, zhduket,tretet pa lënë asnjë gjurmë dikush a diçka, zhduket  shumë shpejt, menjëherë, sakaq, fare, krejt dikush a diçka , zhduket, humb pa kurrfarë gjurme dikush a diçka. (FGJSSH f. 1826). S.shih sin : bëhet abet  dikush a diçka

HUMB PA SHENJË E PA NISHAN dikush fr.fol.,ftill., meton.- humb, zhduket,tretet pa lënë asnjë gjurmë dikush a diçka, zhduket  shumë shpejt, menjëherë, sakaq, fare, krejt dikush a diçka, zhduket, humb pa kurrfarë gjurme dikush a diçka. (BQ-DSH). S.shih sin : bëhet abet  dikush a diçka

JANË TË GJITHA SHENJAT QË… fr.fol.,id.- ka shumë mundësi që…(FGJSSH f. 1826). S. shih sin :  ka gjasë, ka gjasa

*JEP SHENJË dikush, E JEP SHENJ-ËN dikush fr.fol.,fj.- sinjalizon dikush. (RAHY f. 49).- E sa po e dha shenjën ky kadiu i Zafir Kulirës, të gjithë këndesat e fshatit ia thirrën berihasë. (MK-AJ f.252).

JEP SHENJË (SHENJA) dikush  fr. fol., meton.- tregon një farë gjallërie dikush,  bën një farë lëvizjeje dikush. (FGJSSH f. 1826).

JEP SHENJA  për diçka dikush  fr.fol., meton.- tregon se është i aftë për diçka (për një punë a për një veprimtari  etj.) dikush, tregon se do të bëjë diçka dikush. (FGJSSH f. 1826).

I JEP SHENJË (SHENJA) dikujt dikush  fr.fol.,meton.- e njofton dikë dikush   për diçka me shenja. (FGJSSH f. 735). S. shih sin : ia bën me shenjë (me shenja) dikujt dikush

JEP SHENJË ME DORË dikush fr. fol.,fj.- lëviz dorën dikush duke e tundur nga lart (në shenjë përshëndetjeje a të heqjes së vëmendjes a thirrjes). (FGJSSH f. 1826). S. shih sin : bën me dorë   dikush

I JEP SHENJË ME DORË dikujt dikush  fr.fol.,fj.-  e lëviz dorën duke e tundur nga lart disa here në drejtim të dikujt dikush (në shenjë përshëndetjeje, të thirrjes a të heqjes së vëmendjes). (BQ-DSH). S. shih sin : ia bën me dorë dikujt dikush

I JEP SHENJË (SHENJA) dikujt dikush për diçka fr.fol.- Unë vazhdova rrugën, duke menduar se mund të ishte një zë tjetër. I dhashë shenjë të kalonte. (IPRO  te:KD, 8 mars 2003 f. 31).Në se  do të fillojë të më dojë, s’ ka çare pa mos më dhënë shenja. (MI-FV f. 151).

E KA NË SHENJË diçka a dikë dikush  fr.fol..,eton.- i drejton goditjet a sulmet kundër diçkaje a dikujt dikush, e sulmon, e godet vazhdimisht diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 1826, 2154). S. shih sin : e vë në sy diçka a dikë dikush

KA SHENJË dikush  fr.fol., fj.- qëllon mirë (me armë) dikush. (FGJSSH f. 1826).S. shih sin : ka nishan dikush

KA SHENJA QË… fr.fol.,meton.- ka shumë mundësi që... (të ndodhë) , pritet të ndodhë (që, se). (FGJSSH f. 774, 1826). S. shih sin: ka gjasë, ka gjasa

E KTHEN SHENJËN dikush (i fejuari)  fr.fol.,id.-e prish fejesën dikush (i fejuari). (FGJSSH f. 1826).

E MBAN NË SHENJË diçka a dikë dikush  fr.fol.,met.-i drejton goditjet, sulmet kundër diçkaje a dikujt dikush,e përqendron sulmin, goditjen  kundër  diçkaje a dikujt  dikush , e synon për ta qëlluar, goditur a për  ta sulmuar  diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 1826). S. shih sin : e vë në sy diçka  a dikë dikush

MERR SHENJË dikush fr.fol.,fj.-shënon, shenjon dikush. (FGJSSH f. 1826, 1941,  RAHY f. 15). S.shih sin: merr nishan dikush

E MERR NË SHENJË diçka a dikë dikush, E MERR SHENJË diçka a dikë dikush fr.fol.-1. fj.- e synon për ta qëlluar a për ta vrarë  dikë a shenjën (me armë) dikush, e synon për ta qëlluar, goditur a për  ta sulmuar, vrarë  diçka a dikë (me armë) dikush,  e syzon, e shënjon diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 1835). S. shih sin : e fut në shënjestër diçka a dikë dikush.2. met.- i drejton goditjet, sulmet kundër diçkaje a dikujt dikush, e sulmon vazhdimisht diçka a dikë dikush, e përqendron sulmin, goditjen  kundër  diçkaje a dikujt  dikush, e merr si shenjë kryesore , si cak, si synim kryesor diçka a dikë  për ta sulmuar a goditur dikush, e synon për ta qëlluar, goditur a për  ta sulmuar  diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 1826). S. shih sin : e vë në sy diçka  a dikë dikush

NDAHET NË SHENJË dikush  fr.fol., met.- bie në sy, dallohet shumë dikush në mesin e të tjerëve  , veçohet, dallohet, shquhet prej të tjerëve për diçka (për nga vetitë, për nga aftësitë etj.) dikush, dallohet, shquhet  sheshit, fare qartë prej të tjerëve dikush. (FGJSSH f. 1826). S. shih  sin : ha bukë veç  dikush

E NDAN NË SHENJË diçka dikush fr.fol.,met.- e dallon, e thekson, e nënnvizon diçka dikush, e spikat, e shquan nga të tjerat (për të mirë a për të keq) diçka dikush, e bën që të bjerë  menjëherë në sy, në dukje diçka dikush, i jep rëndësi diçkaje dikush, e bën që të duket, që të dallohet qartë diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin :e tregon me dorë diçka dikush

I NGUL SHENJAT dikush  fr.fol., fj.- i ngul disa hunj në tokë dikush për të treguar diçka. (FGJSSH f. 1825).

NJË  SHENJË  DYFEKU LARG fr. ndf.,meton.- aq sa arrin plumbi i pushkës, aq sa mund të vihet në shenjë me pushkë diçka. (FGJSSH f. 1578, 1826). S. shih sin: një nishan dyfeku larg

NJË  SHENJË  PUSHKE LARG fr. ndf.,meton.- aq sa arrin plumbi i pushkës, aq sa mund të vihet në shenjë me pushkë diçka. (FGJSSH f. 1578, 1826). S. shih sin: një nishan dyfeku larg

PA LËNË AS SHENJË,  AS PULLË fr.ndf.,meton.- pa lënë asnjë gjurmë. (SM f. 41). S. shih sin: pa çikë e pa nishan

QËLLON  NË SHENJË  dikush  fr.fol., meton.- e gjen, e qëllon diçka dikush, e qëllon, e godet  ashtu siç duhet e aty ku duhet diçka dikush,  thotë a bën pikërisht  atë që duhet dikush. ( FGJSSH f. 1481, 1826). S. shih sin: i bie pikës dikush

E RROK  SHENJËN dikush  fr.fol., met.- e qëllon, e godet  ashtu siç duhet e aty ku duhet diçka (një punë, një çështje etj.) dikush,  thotë a bën  pikërisht atë që duhet dikush, e gjen, e qëllon  tamam, pikërisht atë që duhet dikush. (FGJSSH f. 1711). S. shih sin: i bie pikës dikush

SI DUKEN SHENJAT .1. fr.ndf.,id.-me sa duket, me sa shihet, si duket puna. S. shih sin: me ç’ duken bathët. 2. fr.fol.,met. (si  duken shenjat?-si është puna, si duket puna, si janë punët, si duken punët?  (FGJSSH f. 385). S. shih sin: si duken bathët?

SI JANË SHENJAT .1. fr.ndf.,id.-me sa duket, me sa shihet, si duket puna. S. shih sin: me ç’ duken bathët. 2. fr.fol.,met. (si  janë shenjat?-si është puna, si duket puna, si janë punët, si duken punët?  (FGJSSH f. 385). S. shih sin: si duken bathët?

SIÇ TREGOJNË SHENJAT fr.fol.,id.-  me sa duket, me sa shihet, si duket puna, si janë shenjat, si duken shenjat . (FGJSSH f. 2020). S. shih sin: me ç’ duken bathët

SIPAS SHENJAVE fr.ndf., id.- me sa duket…. (FGJSSH f. 1826). . S. shih sin: me ç’ duken bathët.

SHENJA ASTRONOMIKE fr.em.,fj., astr.- vizatime që përdoren në astronomi për të përfaqësuar planetët dhe trupat e tjerë  qiellorë. (FGJSSH f. 1825).

SHENJAT E BARDHA fr.em.,fj.- viza të bardha në rrugët e qyteteve, që shërbejnë për të treguar vendin ku lejohet kalimi i këmbësorëve. (FGJSSH f. 1825).

SHENJA DIAKRONIKE fr.em.,fj., gjuh. - viza të veçanta, pika etj. që, duke  iu bashkuar një shkronje, tregojnë se  ajo përfaqëson  një tingull tjetër (p. sh. dy pikat e shkronjës ë ose bishti i shkronjës ç).

SHENJA GRAFIKE fr.em.,fj.- tërësia e shkronjave, e shifrave dhe e shenjave të pikësimit që përdoren në shkrim. (FGJSSH f. 1825).

SHENJË E GJELBËR fr.em.,fj.-shenjë që tregon se rruga  është e lirë për kalim (për kalimtarë). (FGJSSH f. 606).

SHENJA KONVENCIONALE fr. em., fj.-  figura, vizatime etj. që përdoren në fusha të ndryshme të shkencës, të artit, të teknikës etj., me vlera e me kuptime për të cilat njerëzit janë marrë vesh që më parë. (FGJSSH f. 1825).

SHENJË E KUQE fr.em.,fj.- shenjë që tregon se rruga është e lirë për kalim, për ngasje (për automjete) (BQ-DSH).

SHENJA MATEMATIKE (MATEMA-TIKORE)  fr.em.,fj.,  mat.- simbole që përdoren për të shënuar veprime ose vlera të ndryshme matematike (matematikore). (FGJSSH f. 1825).

SHENJË MONETARE fr.em.,fj.,fin.- figurat dhe shënimet që shtypen ose që gdhenden në një monedhë. (FGJSSH f. 1825).

SHENJAT E PIKËSIMIT fr.em.,fj.,  gjuh.-  shenjat ( pika, presja pikëpresja,  dy pikat, pikëpyetja,  pikëçuditja,  thonjëzat, kllapat, viza etj.),  që përdoren në shkrim për të ndarë fjalitë a pjesëtc e një fjalie, për të shënuar ndalesat gjatë leximit dhe anë të tjera të  ligjërimit që nuk mund të jepen meanë të shkronjave. (FGJSSH f. 1825).

SHENJAT E QARKULLIMIT fr.em., fj.- sistem vizash  e figurash që rregullojnë  qarkullimin e mjeteve nëpër rrugët. (FGJSSH f. 1825).

E VË NË SHENJË diçka a dikë dikush  fr.fol..,met.- e synon për ta qëlluar, goditur a për  ta sulmuar  diçka a dikë dikush, e përqendron sulmin, goditjen   kundër  diçkaje a dikujt  dikush,  i drejton goditjet a sulmet kundër diçkaje a dikujt dikush, e sulmon, e godet vazhdimisht diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 1826, 2154). S. shih sin : e vë në sy diçka a dikë dikush

SHKON PA SHENJË E PA DOKË (PA DUKË) dikush fr.fol.,meton.- zhduket, humb pa gjurmë dikush, vritet, vdes pa kurrfarë gjurme dikush, humb, zhduket, tretet pa lënë asnjë gjurmë dikush a diçka. (BQ-DSH). S.shih sin : bëhet abet dikush a diçka

I (IA) VË SHENJËN dikujt dikush  fr.fol.,meton.- e dallon dikë dikush nga të tjerët për t’ ia besuar një detyrë që kërkon  aftësi e zotësi të veçantë ose për ta trajtuar ndryshe. (FGJSSH f. 1826, 2154)

SHEQER-I

DERDH  SHEQER NGA GOJA dikush   fr.fol., met.-është gojëmbël dikush, flet butë e këndshëm dikush, flet, thotë fjalë të ëmbla, të mira dikush. (FGJSSH f. 1153, 1827). S. shih sin: është për të marrë bletë në të dikush

I ËMBËL SI SHEQERI  fr.mb.,ftill., krah.-  shumë i ëmbël. (FGJSSH f. 1827). S. shih sin :  i ëmbël si mjaltë

ËSHTË TOP SHEQERI (një vajzë) fr. fol., ftill.- është e shëndetshme, e bardhë dhe e bukur (një vajzë). (FGJSSH f. 1827, 2007).

ËSHTË SHEQER I GJALLË dikush  fr.fol., ftill.-është shumë i dashur e fjalëmirë me të tjerët dikush, është shumë gojëmbël dikush. (FGJSSH f. 1827). S. shih sin: është për të marrë bletë në të dikush

S’ ËSHTË  SHEQER QË TË  TRE-TET dikush  fr.fol.,ftill.- nuk e gjen ndonjë gjë e keqe dikë. (NMUS-SHPK f. 281).

I HEDH  SHEQER diçkaje dikush  fr. fol.,fj.- e sheqeron, e sheqeros diçka dikush. (FGJSSH f. 1827). S.e krip me sheqer diçka dikush ;  i shtie sheqer diçkaje dikush

KËRKON SHEQER E KRIPË NË UJË   dikush fr.fol.,iron.-rkon diçka të pabazë, të pamundur, të pasendërtuar dikush, kërkon gjëra të pamundura dikush, e kërkon të pamundurën dikush. (JBALL-KOR f. 201). S.shih sin: lyp borë në lëmë dikush

E KRIP ME SHEQER diçka dikush fr. fol.,fj.-e sheqeron, e sheqeros diçka dikush. (FGJSSH f. 1827). S.shih sin : i hedh sheqer diçkaje dikush

LËSHON  SHEQER NGA GOJA dikush   fr.fol., met.-është gojëmbël dikush, flet butë e këndshëm dikush, flet, thotë fjalë të ëmbla, të mira dikush. (FGJSSH f. 1153, 1827). S. shih sin: është për të marrë bletë në të dikush

E LYEN ME SHEQER diçka dikush  fr.fol.,iron.- përpiqet ta fshehë thelbin e keq të diçkaje dikush duke përdorur fjalë të ëmbla e mënyra joshëse. (FGJSSH f. 1827).

NXJERR  SHEQER NGA GOJA dikush   fr.fol., met.-është gojëmbël dikush, flet butë e këndshëm dikush, flet, thotë fjalë të ëmbla, të mira dikush. (FGJSSH f. 1153, 1827). S. shih sin: është për të marrë bletë në të dikush

NXJERR SHEQER NGA UJËT E DETIT dikush  fr.fol.,meton.-  është shumë i zoti, i aftë e i shkathët dikush, i vjen gjithçka përdoresh dikujt,   e   bën   pothuaj      pamundurën   dikush.

(NMUS-SHPK f. 281). S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush

NUK RA SHEQERI NË UJË !  fr.fol., iron.- nuk  ndodhi ndonjë e keqe e madhe! nuk ndodhi ndonjë e keqe e pandreqshme! nuk 'është kaq e ngutshme (puna), ka kohë (për punë), pret puna! ((NMUS-SHPK-I f. 173, FGJSSH f. 1827, 2081).). S. shih sin : nuk u prish bota !

I SHTIE SHEQER diçkaje dikush  fr. fol.,fj.-e sheqeron, e sheqeros diçka dikush. (FGJSSH f. 1827). S.shih sin : i hedh sheqer diçkaje dikush

*TRETET SI SHEQERI NË UJËT E  VALUAR diçka  fr.fol.,meton.- tretet  shumë shpejt  diçka, tretet pa lënë asnjë gjurmë, pa u hetuar fare diçka.- Edhe gjuhën shqipe, e cila në fillim do të mbetej e dorës së dytë e pastaj, pak nga pak, do të tretej si sheqeri në ujët e valuar. (SKJA-G f. 35). S. shih sin :  tretet si dylli diçka

SHEQERK/Ë-A shm. SHEQERKA-T

E ËMBËLSON ME SHEQERKA dikë dikush  fr.fol.,iron.- e merr me të mirë dikë dikush( me qëllim që ta gënjejë, që të nxjerrë përfitim prej tij). (FGJSSH f. 1827).  S. shih sin : e merr me dhele dikë dikush

IA JEP NJË SHEQERKË dikujt dikush  fr.fol.,iron.- ia jep  dikujt dikush diçka fare të parëndësishme, të pavlerë  a të vogël sa për ta mashtruar, sa për ta bërë për vete  a sa për t' u pajtuar. (FGJSSH f. 1827). S. shih sin : ia hedh një asht (për ta lëpirë) dikujt dikush

SHEQERKË ME HELM  fr.em., iron.- diçka që duket e mirë e joshëse nga jashtë, por që fsheh një rrezik të madh. (FGJSSH f. 1827). S. shih sin :  plumb me sheqer

SHERBET-I

LIDHET SHERBETI fr.fol.,id.- trashet sherbeti aq sa duhet për t’ ia hedhur ëmbëlsirës. (FGJSSH f. 1828).

E  PI  SHERBETIN dikush  fr.fol.,iron.- vdes dikush. (FGJSSH f. 1828).S.shih sin : e kthen barkun nga dielli dikush

IA KA PIRË SHERBETIN dikujt dikush fr.fol.,id.-  e di, e njeh sa vlen, çfarë është dikush, e njeh mirë dikë dikush, ia di të gjitha vlerat,veset, huqet dikujt dikush, e di sa heq në kandar dikë dikush, e di ç’ karakter ka dikë dikush,  , e ka provuar, sprovuar, denedisur dikë dikush shumë herë se ç’ është, e njeh hollë e mirë dikë dikush. (PAVHA-SHPE f. 120). S.shih sin : ia ka ngrënë çorbën dikujt dikush

SHERBET GËLQEREJE fr.em.,fj.- lëng i hollë me gëlqere  që përdoret për të lyer muret, pemët etj. (FGJSSH f. 543). S. shih sin : qumësht gëlqereje

SHERR-I

I BËN ME SHERR  njerëzit (në mes vete) dikush  fr.fol,meton.- i përçan në mes vete (njerëzit) dikush, i bën që  të grinden, të zihen   në mes vete (njerëzit) dikush. (FGJSSH f. 1829). S. shih sin :  u (ua) fut çartën  në mes vete (njerëzve) dikush

I (IA) BËN NJË SHERR dikujt dikush  fr.fol.,fj.- ia bën një të keqe, një dëm, një të ligë  dikujt dikush. (FGJSSH f. 1829).

BËN SHERR NGA ZENGJINLLË-KU dikush fr.fol.,iron.- azdiset, azganiset dikush, harbohet, tërbohet nga e mira, nga pasuria e madhe dikush, e ndien veten tepër të fortë, të gjallë, energjik  nga jeta shumë e mirë, shumë pasur dikush, dalldiset, rrëmbehet nga fuqia,nga  forca e madhe  fizike a  nga jeta shumë e mirë, shumë e pasur dikush. (PESHA-BER f. 213). S. shih sin : e qet bishtin dikush

I BIE  SHERRIT  PRAPA dikush  fr. fol.,meton.-e kërkon vetë sherrin, të keqe, fatkeqë-sinë etj. dikush, do, kërkon të zihet, të grindet me të tjerë dikush. (FGJSSH f. 1531, 1829).S.shih sin : e kërkon belanë me qiri dikush

*DO SHERR dikush fr.fol.,fj.- kërkon shkak   për t' u zënë, për t' u grindur   me dikë a me të tjerë dikush, provokon dikush.-  Dhe u gjendën të dy palët ballë për ballë  atje para mullirit. Ata të ballit rrugën nuk e kishin atje, po nga pushkët që mbanin peshë, dukej që e kishin lëshuar brezin e donin sherr. (SA-TZ f. 16). S. shih sin: e kërkon belanë me qiri dikush

IA DRUAN SHERRIN dikujt dikush  fr.fol.,fj.- ruhet prej dikujt dikush se mos i bën ndonjë të keqe,  ndonjë  të ligë. (FGJSSH f. 1829).

ËSHTË NË SHERR me dikë dikush  fr.fol.,ftill.- ka ngatërresa (të pazgjidhura)  me dikë  dikush. (FGJSSH f. 1829). S. shih sin : është në bela me dikë dikush

FUT SHERR në mes të njerëzve dikush, I FUT NË SHERR njerëzit (në mes vete) dikush  fr.fol.,ftill.- i ngatëron, i përçan njerëzit në mes vete dikush, i ngacmon njerëzit  për t' u zënë, për t' u kapur, grindur në mes vete dikush,i shtyn për keq njerëzit dikush.  (FGJSSH f. 522, 1829). S. u (ua) fut çartën në mes vete (njerëzve) dikush; hedh çika  në mes të njerëzve dikush

HAP SHERR dikush fr.fol.,iron.- do, kërkon sherr dikush, dëshiron, kërkon të grindet me të tjerë  dikush, rri gati për t’ u zënë me dikë a të tjerë dikush. (FGJSSH f. 986). S. shih sin : e kërkon belanë me qiri dikush

HAP SHERRIN ME PARA dikush fr. fol.,iron.-  kërkon grindje, zënkë me çdo kusht dikush. (IBME-OP f. 157). S. shih sin : e do si breshka gozhdën dikush

E  KA SHERR dikë dikush fr.fol.,fj.- e urren a nuk e do dikë dikush a ia do të keqen  dikujt dikush  për shkak se ka fat a sukses në punë a në jetë më shumë se ai, e reson, e mërin, e smiron, e zilis, e zileps dikë dikush . (FGJSSH f. 1829). S.  shih sin: e ka inat dikë dikush

*KËRKON SHERR dikush fr.fol.,fj.- kërkon shkak   për t' u zënë, për t' u grindur   me dikë a me të tjerë dikush, provokon dikush, e nxit, e ngacmon dikë a të tjerë për t’ u grindur dikush. (FGJSSH f.823).- Sa herë i ndodhte ndonjë prapësi, ia hipte pelës e dilte nëpër Pazar të Korçës, lëshonte brezin e kërkonte sherr. (KB-TNZ f. 235).  S. shih sin: i hanë bajgat dikujt ;  e kërkon belanë me qiri dikush

E KËRKON SHERRIN ME QIRI dikush   fr.fol., ftill.- kërkon me çdo mënyrë shkak për t’ u grindur me dikë a të tjerë dikush, është i gatshëm për të bërë sherr dikush.(FGJSSH f.  1614, 1829).S.shih sin:  e kërkon belanë me qiri  dikush

I MBIN SHERRI MIDIS HAIRIT dikujt  fr.fol.,meton.- i ndodh një e keqe e papritur dikujt. (FGJSSH f. 1829).

E NDAN SHERRIN në mes njerëzve dikush  fr.fol.,fj.- bën që të pushojë një grindje në mes njerëzve  dikush duke i pajtuar të dyja palët. (FGJSSH f. 1829). Ant. ua fut çartën në mes vete (njerëzve) dikush

*NDEZ SHERR dikush, E NDEZ SHERRIN dikush  fr.fol., meton.-e nxit, e acaron edhe më shumë diçka  (të acaruar) dikush,   e  ndez, e acaron, e nxit  edhe më tepër një sherr, një grindje, një ngatërresë dikush. (AVSU-SHPMGJ-I f. 164).-Me petkun progresiv na vjen vërdallë/ dhe sherrin etër-bij kërkon të ndezë,/ ja shkulim dhëmbë e dhëmballë... (DA-P f. 251).  S. shih sin : ia vë gacën agzotit  dikush

E NDEZ SHERRIN në mes njerëzve dikush  fr.fol., ftill.- i përçan në mes vete (njerëzit) dikush, i bën të grinden, të zihen  keq në mes vete (njerëzit) dikush, i armiqëson keq  në mes vete (njerëzit) dikush. (FGJSSH f. 581, 1015). S. shih sin : ua fut çartën në mes vete  (njerëzve) dikush

MOS E NDIZ SHERRIN ! fr.fol.,fj.-mos e  nxit, mos e acaro edhe më shumë diçka  (një zënkë , një sherr etj.) ! (FGJSSH f. 648).

PËR SHERR fr. ndf., id. -mjerisht, fatkeqësisht. (FGJSSH f. 1829). S. shih sin: për fat të keq

PËR SHERRIN e dikujt a diçkaje  fr.parafj.- për shkakun e dikujt a të diçkaje. (FGJSSH f. 1829). S. shih sin: për arsye të dikujt a diçkaje

I PJELL SHERRI me dikë dikujt  fr.fol.,iron.- ndez me dikë dikush, bie , ndodhet keq,  ngushtë me dikë dikush, nuk shkon mirë me dikë dikush, ndesh në vështirësi të paparashikuara në marrëdhënie me dikë dikush. (FGJSSH f. 1829). S. shih sin :  e gjen  belaja   dikë  me dikë

*PLAS SHERRI fr.fol.,fj.-Nxehen gjak-rat, plas sherri,/ Bini djema, u bë beteri! (MUBER te: B, 24 maj 1997 f. 20).

IA SHEH SHERRIN dikujt a diçkaje  dikush  fr. fol., ftill.-ia sheh të keqen dikujt a diçkaje dikush, dëmtohet prej dikujt a diçkaje dikush, gjen (ka)  dëm, të keqe  prej dikujt a diçkaje dikush. (FGJSSH f. 1829, 1883). S. shih sin : ia  sheh  rrengun dikujt a diçkaje  dikush

SHIKON PËR SHERR dikush fr.fol., id.- kërkon të zihet, të ngatërrohet me dikë a të tjerë  dikush. (FGJSSH f.  1829). S. shih sin: e kërkon belanë me qiri dikush

IA SHTIE  SHERRIN  dikujt dikush  me dikë tjetër a me të tjerë fr.fol.,id.,iron.-i shkakton ngatërresa, zënka dikujt dikush me dikë tjetër a me të tjerë, e ngatërron dikë dikush me dikë tjetër a me të tjerë. (BQ-DSH).S.shih sin: e fut në bela dikë dikush me dikë tjetër a me të tjerë

E ZË SHERRI dikë me dikë  fr.fol.,fj.- ngatërrohet, grindet, zihet  me dikë dikush., ndez me dikë dikush, bie , ndodhet keq,  ngushtë me dikë dikush., nuk shkon mirë me d.ikë dikush, ndesh në vështirësi të paparashikuara në marrëdhënie me dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: e gjen belaja dikë me dikë

SHESH-I

E BËN SHESH dikush fr.fol.-1.(diçka a një vend) fj.- e rrafshon, e sheshon ( diçka a një vend) dikush . (FGJSSH f. 134). S.shih sin:  e bën dyst diçka a një vend dikush. 2.(diçka a një vend) met.- e rrënon, e trokon, e shemb, e shkatërron, e prish  krejt, fare, deri në themel,  me themel  diçka a një vend dikush. (FGJSSH f. 980, 1830). S. shih sin : e bën bar  diçka a një vend dikush

IA BËN SHESH dikujt dikush fr.fol., iron.- nuk ia bën fjalën dy (dysh) dikujt dikush, nuk e kundërshton fare dikë dikush për atë që flet, ia miraton, ia pranon, ia tumir, ia vërteton dikujt dikush atë që e thotë, që e flet (me arsye e pa arsye, me vend e pa vend). (BQ-DSH). S. shih sin: ia bën dyz  dikujt dikush

E BËN SHESHIN  BREG dikush  fr. fol. ,iron.-vdes dikush. (ART- III f.145, FGJSSH f. 172, 1830). S. shih sin:  e kthen barkun nga dielli dikush

E BËN SHESH ME LULE  diçka (një punë  etj.) dikush  fr.fol.id.- e paraqet shumë të lehtë diçka (të vështirë) dikush, e bën të lehtë diçka (të rëndë) dikush. (FGJSSH f. 133). S. shih sin : e bën çardak diçka dikush

IA BËN SHESH ME LULE  diçka  dikujt dikush fr.fol.,iron.- ia paraqet diçka (të vështirë)    fare të lehtë (për t' u bërë, për t' u kryer,  për t' u zgjidhur etj.) dikujt dikush. (AXH-II f.174, FGJSSH f. 195, 245, 521, 978, 1021, 1570, 1830, 2134). S.shih sin: ia bën bulevard   diçka dikujt dikush

*DEL NË SHESH fr.fol.,meton.-1.(diçka) zbulohet diçka, bëhet e ditur, e njohur diçka (e fshehtë, e panjohur etj.), nuk mbetet e fshehtë, e panjohur diçka. (FGJSSH f. 521, 1010).- Pikësynimi i tij del në shesh  në orvatjet e tij  që ata të bëhet të vlershëm  e të proko-pishëm, të dobishëm jo vetëm për kombin, por edhe për njerëzimin. (BQ-PNF f. 72). Para së gjithash, në këtë mes  del në shesh  edhe bamuria se nivelit të përsosur të dashurisë i përgjigjet niveli i përsosur i bukurisë. (BQ-PNF f. 183). Me bërjen publike të këtyre raporteve edhe shumë çështje të tjera dalin në shesh. (p.a. te: ERE, 14 qershor 2003 f. 8). Më kanë kthyer në mënyrë të heshtur dhe duke u përpjekur që t’ i pengojnë  gjërat që të dalin në shesh. (XHNU te: ERE, 7 shkurt 2004 f. 2). Të gjithë së bashku japin dorë të dalë në shesh ajo që do të thotë autori. (KOBI-LK f. 28). S. shih sin :  del për fushe diçka. 2. (dikush).- del me fytyrën e vërtetë dikush, e zbulon plotësisht veten se kush është dikush,  zbulohet plotësisht kush është dikush, e zbulon, e tregon fytyrën e vërtetë dikush, i zbulohet fytyra e vërtetë dikujt, demaskohet dikush.-Kam dalë në shesh e jam me ballë të hapët: nuk jam mësuar të futem në thes si dikur tjetër.(LG-VZ f.33). S. shih sin: i del bakri  dikujt .3. (dikush) shfaqet, paraqitet, del  botërisht dikush .-Dil në shesh të luftojmë si burrat! Mos u fsheh si miu vrimave! (THK-PËR f. 262). S.shih sin : del faqe botës dikush .4. (diçka) spikatet,   shquhet, dallohet shumë mirë, shumë qartë diçka midis gjërash a prej gjërash të tjera, bëhet (më) e dukshme, (më) e qartë diçka, bëhet e njohur, e qartë mirë diçka. (FGJSSH f. 376, 1830) S. shih sin: del në dritë diçka ; nxirret në dritë diçka. 5. (diçka)  duket, vërehet diçka. S. shih sin : del në dukje diçka. 6.  (diçka) iron.- zbulohet, kuptohet , merret vesh botërisht, nga të gjithë diçka, demaskohet diçka. (FGJSSH f. 2229). S. shih sin : i  del  bishti diçkaje

DO SHESH PËR PËRSHESH dikush  fr.fol.,iron.- kërkon fushë të lirë veprimi dikush, do , kërkon të bëjë si do vetë dikush. (NMUS-SHPK f. 281).

ËSHTË NË SHESH, S’ ËSHTË NË THES  diçka  fr.fol.,ftill.-është e zbuluar diçka, nuk  është e fshehur, e mbuluar diçka, duket sheshit diçka . (NMUS-SHPK f. 282). Ant. s’ është në shesh, po në thes diçka

S’ ËSHTË NË SHESH, PO NË THES diçka fr.fol., meton.- është e fshehur diçka. (FGJSSH f. 1830, 2062). Ant. është në shesh, s’ është në thes diçka

GJEN  SHESH  TË LIRË dikush  fr.fol., iron.- ka mundësi të veprojë lirisht e pa vështirësi dikush, ka mundësi veprimi të lirë, të shpenguar dikush. (FGJSSH f. 1004). S. shih  sin : gjen dorë të lirë dikush

GJEN SHESH E BËN PËRSHESH dikush  fr.fol.,iron.- bën si do vetë dikush,  sepse nuk e pengon njeri , përfiton nga rasti a nga rrethanat dikush dhe sillet, bën, vepron si i do qejfi, si ia ka ëndja. (FGJSSH f. 1830). S. shih sin : gjen dorë të lirë dikush

I LË SHESH TË LIRË   dikush  fr.fol.-1. (dikujt) iron.- e lë , e lejon të bëjë, të veprojë si të dojë, pas qejfit dikë dikush, e lë, e lejon të veprojë  i lirë, shpenguar , lirisht dikë dikush, i jep, i lë liri veprimi dikujt dikush, i jep (i lë) mundësi dikujt dikush të veprojë lirisht, shpenguar a të bëjë ç’ të dojë. (FGJSSH f. 971, 1830). S. shih sin :  e lë  azat  dikë dikush. 2. (diçkaje) e lejon diçka që të zhvillohet lirisht dikush. (FGJSSH f. 1005).S.shih sin: i lë fushë të lirë  diçkaje dikush

*(E) MERR SHESHIN fr.fol, id.- 1. (diçka) përhapet, shtrihet gjithandej, kudo diçka.- Lulet morën sheshin,/ zunë dynjanë. (NZFR te: SF nr. 1-2/ 2005 f. 157). S. shih sin: (e) merr botën diçka. 2. (dikush) del haptas dikush, e shohin të gjithë dikë, del sheshit dikush. (FGJSSH f. 1063, 1830). S. shih sin : del arave dikush

NUK NXIRRET ASGJË (GJË) NË   SHESH fr.fol.,id.-nuk arrihet, nuk fitohet, nuk sendërtohet asgjë (gjë). (BQ-DSH). S. shih sin : nuk del asgjë (gjë) në dritë

NUK NXJERR ASGJË (GJË, KURR-GJË)    SHESH dikush fr.fol., met.- s' është i zoti të kryejë një punë dikush, s' ia del dot në krye një gjëje, një pune dikush, nuk arrin, nuk fiton, nuk sendërton asgjë  (gjë, kurrgjë)  dikush, përpiqet, punon kot, pa fryt, pa sukses dikush, nuk ka rezultate, përfundime të mira në një punë etj. dikush, nuk ka vlerë, dobi, dukë, prokopi puna e dikujt, i del, i shkon kot puna  dikujt, nuk arrin të përfundojë diçka dikush. (FGJSSH f. 384, 1830). S.shih sin: s’ i bën dy bashkë dikush ; nuk qet asgjë (gjë, kurrgjë) në dritë dikush

*(E) NXJERR NË SHESH  diçka  dikush   fr. fol., id.-  nuk e fsheh, nuk e mbulon diçka dikush, e përhap, e zbulon një gjë që mbahej e fshehtë e nuk dihej dikush, e shpall diçka  dikush,  e bën të ditur, të njohur diçka (të fshehtë a të panjohur) dikush, e tregon hapur diçka dikush, e bën të qartë për të gjithë diçka dikush. (AXH-II f. 174, FGJSSH f. 376,521, 1830, 2218, RAHY f. 46, EQSHI f. 161). -Kur dëshiron të nxjerrë në shesh  dhe t' i japë bujë një ngjarjeje, një skandali e një senzacioni, atëherë e shtie në punë këtë lloj dialogu anonim. (AA-KK f. 241-2).Një debat i mbajtur para disa ditësh…nxori në shesh  një mori kontradiktash, pasaktësish, konflikte interesash…(MEKRA te : KD, 24 janar 2004 f. 25). Disa skica dhe tregime të tjera demaskuan hapur përfaqësuesit e klasave shfrytëzuese dhe nxorën në shesh … rënien e tyre morale e shpirtërore. (SOKJA te : SF nr. 3/ 77 f.  46).  S. shih sin: e nxjerr  faqe botës diçka dikush

NUK NXJERR (NUK QET) GJË (ASGJË, KURRGJË) NË SHESH dikush  fr.fol.,meton.- s' është i zoti të kryejë një punë dikush, s' ia del dot në krye një gjëje, një pune dikush, nuk arrin, nuk fiton, nuk sendërton asgjë  (gjë, kurrgjë)  dikush, përpiqet, punon kot, pa fryt, pa sukses dikush, nuk ka rezultate, përfundime të mira në një punë etj. dikush, nuk ka vlerë, dobi, dukë, prokopi puna e dikujt, i del, i shkon kot puna  dikujt. (BQ-DSH). S. shih  sin : s’ i bën dy bashkë  dikush

IA NXJERR NË SHESH diçka dikujt fr.fol.,meton.-  a zbulon  botërisht, haptazi  diçka  dikujt dikush, nuk ia lë, nuk ia mban  fare fshehur diçka dikujt dikush, ia thotë hapur, sheshit  diçka dikujt dikush. (FGJSSH f. 980). S. shih sin: ia qet balladan diçka dikujt dikush

*IA  NXJERR  SHESH diçka dikujt dikush  fr. fol.,meton.- ia  zbulon diçka dikujt dikush.- Kjo…ia nxirrte shesh ndjenjat e fshehura…e ia zbrazte jashtë, në dritën e botës e ia derdhte përtokë. (JX-LV f. 43). S. shih sin : ia qet balladan diçka dikujt dikush

NUK QET ASGJË (GJË, KURRGJË)    SHESH dikush fr.fol., met.- s' është i zoti të kryejë një punë dikush, s' ia del dot në krye një gjëje, një pune dikush, nuk arrin, nuk fiton, nuk sendërton asgjë  (gjë, kurrgjë)  dikush, përpiqet, punon kot, pa fryt, pa sukses dikush, nuk ka rezultate, përfundime të mira në një punë etj. dikush, nuk ka vlerë, dobi, dukë, prokopi puna e dikujt, i del, i shkon kot puna  dikujt. (BQ-DSH).. S.shih sin: s’ i bën dy bashkë dikush

NUK  QITET ASGJË (GJË) NË   SHESH fr.fol.,id.-nuk arrihet, nuk fitohet, nuk sendërtohet asgjë (gjë). (BQ-DSH). S. shih sin : nuk del asgjë (gjë) në dritë

RRI SHESH dikush  fr.fol.,ftill.-rri, ulet   përdhe duke i kryquar këmbët në mes vete dikush. (AXH-XLIV f. 176). S. shih sin : ulet këmbëkryq dikush

SHESH  I BURRAVE fr.em.,fj.- vend në fshat  ku mblidheshin ose ndesheshin burrat. (FGJSSH f. 1830).

SHESH  DITOR fr.em.,fj.- vend i posaç-ëm i pajisur me lojëra e me mjete të tjera të nevojshme, ku fëmijët i kalojnë në mënyrë të organizuar pushimet e ditës. (FGJSSH f. 1830).

SHESH GJEOGRAFIK fr.em.,fj.- ngas-tër toke  pranë shkollës, e pajisur me mjete për konkretizimin  e mësimit të gjeografisë dhe për vëzhgime që lidhen me mësimin e gjeografisë. (FGJSSH f. 1830).

SHESHI I KËMBËS fr.em.,fj.,anat.- pjesa e poshtme, e sheshtë e këmbës. (FGJSSH f. 1830). S. shputa e këmbës

SHESHI   I KOKËS fr.em.,fj.,anat.- pjesa e sipërme e kokës, që vjen si e rrafshët. (FGJSSH f. 1830).

*SHESH I LUFTËS fr.em.,fj.- fushë e betejës.- Kjo që duam të bëjmë ne është njësoj sikur të ikësh nga sheshi i luftës dhe t' i lësh shokët në baltë. (FGJ-K f.334). S.  shih   sin: fushë e luftës

SHESH ME LULE  fr.em., meton.- vend pa pengesa e vështirësi. (FGJSSH f. 2195).

SHESH  MONTIMI fr.em.,fj.,ndërt.- vend pranë një ndërtese, ku bëhet montimi I materialeve të parapërgatitura. (FGJSSH f. 1830).

SHESH  NDËRTIMI fr.em.,fj., ndërt.- vend ku bëhet një ndërtim dhe ku grumbullohen  materialet e nevojshme për këtë. (FGJSSH f. 1830).

SHESH PRODHIMI fr.em.,fj., ndërt.- vend pranë një ndërtese, ku përgatiten materiale të ndryshme ndërtimi. (FGJSSH f. 1830).

SHESH PUSHIMI fr.em.,fj., ndërt.-pjesa e sheshtë në kthesat e shkallëve të një ndërtese, ku nuk ka shkallare, sheshore. (FGJSSH f. 1830).

SHESH QITJEJE fr.em.,usht.- hapësira që duhet të ketë përpara pozicioni i zjarrit, në të cilën mund të bëhet  qitje pa pengesë dhe në një kënd sa më të gjerë majtas e djathtas. (FGJSSH f. 1616).

SHESH PËR SHESH fr.ndf., id.- haptas, si burrat, sheshit. (FGJSSH f. 1830). S. shih sin: me bark zbuluar

SHESHI I SHPATËS fr.em.,fj.- faqja e shpatës. (FGJSSH f. 1830).

SHESH VEROR fr.em.,fj.-vend i posaçëm i pajisur me lojëra e me mjete të tjera të nevojshme, ku fëmijët i kalojnë në mënyrë të organizuar pushimet verore. (FGJSSH f. 1830).

SHESHIT

*DEL SHESHIT diçka a dikush fr.fol.,fj.-  del botërisht, hapur diçka a dikush.- Po del sheshit që ata farkatarët e mallkuar na e dhanë dërrmën. (BMJ te: KD, 12  prill 2003 f. 31). S. shih sin :  del faqe botës diçka a dikush

SHET

  SHET E TË BLEN dikush  fr.fol.,id. është shumë i aftë, i zoti, i shkathët,  i zgjuar  dikush. (FGJSSH f. 1829). S. shih sin :  të çan ashka në maje të kresë  dikush

SHET E NUK BLEN dikush  fr.fol., iron.-  flet vetë dikush për  t’  ua mbushur mendjen të tjerëve dhe nuk dëgjon  fare se ç’ i thonë ata. (FGJSSH f. 1829).

SHËLLIR/Ë-A

ËSHTË SHËLLIRË dikush fr.fol., ftill.- është i pavlefshëm,i pavlerë dikush . (IDMET-SK f. 79). S. shih sin : është si bleta në majë të lisit dikush

ËSHTË REGJUR NË SHËLLIRË dikush fr.fol.,met.- është regjur, argasur, rysur, rryer në jetë dikush,  është mësuar nga përvoja, nga vuajtjet, nga pësimet e jetës dikush, ka fituar përvojë të madhe në jetë dikush. (SUAH-SHPPG f. 93). S. shih sin : është zier në lëng çeliku dikush

TA SHET SHËLLIRËN PËR QU-MËSHT  dikush fr.fol.,iron.- të mashtron, të gënjen  keq dikush, të mashtron, ta hedh lehtë dikush, ta hedh, të mashtron kur të dojë dikush, të mashtron sy ndër sy dikush. (JTH-FFGJSH f. 211). S. shih sin: ta bën të bardhën të zezë dikush

SHËLLIRË CIKTH fr.em.,ftill.- shëllirë e qartë , pa grimca djathi. (AXH-XLIII f. 143).

SHËMBËLLIM-I

*KA SHËMBËLLIM me ...fr.fol. –shëm-bëllen me... Kjo pritje nuk kishte shëmbëllim  me asnjë pritje tjetër, ta zëmë, me atë pritjen e priftit të dielave. (IBIB te: KD, 24 maj 2003 f. 31). S. shih sin: ka  ngjasim

SHËMBËLLTYR/Ë-A

E  KA (E MERR ) SI SHËMBËLLTY-RË dikë dikush  fr.fol.,meton.- e ndjek në një punë a në një veprimtari dikë dikush, e ndjek rrugën e dikujt dikush, bën, vepron dikush siç bën , siç vepron një tjetër. (FGJSSH f. 1832). S. shih sin : shkel në gjurmët e dikujt dikush

SHËN MITËR- SHËN MITRI

E FUT NË SHËN MITËR (SHËN MITRIT)  DHE E KËRKON  NË SHËN GJERGJ  (SHËN GJERGJIT) diçka dikush fr.fol.,iron.- kujtohet për diçka dikush pasi bëhet shumë vonë. (VALLA-FSHPE f. 112). S. shih sin:  kanë pikur dardhat

SHËNDET-I

I BAJSH ME SHËNDET!  fr.fol.,ur.- i  urohen dikujt  rrobat a këpucët e reja. (BQ-DSH).

E BËN ME SHËNDET diçka dikush  fr.fol.,id.- e ha për herë të parë në atë vit një pemë a një ushqim tjetër të stinës dikush. (FGJSSH f. 1833). S. shih sin: e bën sefte diçka (një pemë etj.) dikush

 



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora