E marte, 23.04.2024, 03:14 PM (GMT+1)

Mendime

Rita Shehu: Shqiptarët në Europë

E diele, 28.11.2010, 07:26 PM


Shqiptarët në Europë

 

Nga Rita Shehu

 

Kohë më parë Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë dhe instituti “EUNACAL” publikuan një sondazh për sjelljen e shqiptarëve pas 15 dhjetorit, ditë që mendohet se ata do të lëvizin lirisht pa viza në të gjithë hapësirën europiane të zonës “Shengen”. Si drejtuese e një shoqate jofitmprurëse (URDNJ), por edhe si punonjëse universitare kam pasur rastin të kryej sondazhe të herëpashershme për afërinë shqiptaro – euopiane dhe më ka rezultuar se jemi ndër të paktat shtete ku besimi te Europa, sidomos te SHBA-ja, është i pakrahasueshëm në përqindje me asnjë vend tjetër të kontinentit tonë.

Pavarësisht problemeve politike që ka ekspozuar Shqipëria në këtë periudhë posttotalitare, kulturës së paktë demokratike, institucioneve të pavarura ende të brishta, duket se besimi në aleancën euro-atlantike, nuk ka reshtur ndër banorët e tij. Dhe këtu nuk bëhet fjalë thjesht për ata që jetojnë brenda kufirit shtetëror, por edhe në kufijtë e përkohshëm që janë me shtetet fqinje dhe që kanë pjesë të konsiderueshme popullsi shqiptare. Më domethënës këtu është shteti më i ri europian, Kosova, ku SHBA dhe Europa, vlerësohen si aletatët më të ngushtë dhe të pandryshueshëm, të së sotmes dhe të së nesërmes. Natyrisht ky shtet, që ka ende punë për t’u njohur ndërkombëtarisht për të qenë anëtar me të drejta të plota në OKB, është stacioni i fundit në Ballkan që ende s’mund të lëvizë lirisht në Europë, megjithëse e konsideron atë si pjesë organike të saj.

Por le të kthehemi te sondazhi dhe te dita simbol e pas pesëmbëdhjetë dhjetorit të këtij fundviti. Ndër 3 mijë persona të intervistuar, vërehet lehtë përfundimi se shqiptarët e shohin anëtarësimin e vendit në BE si diçka që do të ndikojë në përmirësimin e jetesës dhe jo si një mundësi që ata të largohen për të jetuar e punuar diku tjetër. Ndryshe nge vende të tjera fqinje që e kanë njohur lëvizjen e lirë pa viza pak kohë më parë, Shqipëria është ndër popullsitë më emigratore dhe shumë syresh janë qytetarë në disa vende europiane.

Pra, ata që e kanë dëshiruar Europën, në një mënyrë apo në një tjetër, herë me vizë dhe herë ilegalisht, e kanë gjetur mundësinë për të udhëtuar kudo dhe kurdo, ndërsa më të privuar nga kjo lëvizshmëri kanë qenë fëmijët, familjarët e moshuar dhe femrat. Kur Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia përfituan nga lëvizja e lirë, Europa u gjend para dyndjes së këtyre qytetarëve për azil, për punë dhe për moskthim mbrapa pas nëntëdhjetë ditësh, çka nuk do të ndodhë më shqiptarët që e kanë hedhur më herët këtë hap. Sipas sondazhit pas 15 dhjetorit do të ketë dyfishim të lëvizjes së shqiptarëve për të takuar të afërmit, për turizëm,  për biznes dhe për studime. Megjithatë do të ishim naivë të besonim se nuk do të këtë shpresëhumbur që nuk do të thyenin rregullat europiane, por ato do të jenë në numër të papërfillshëm. Dhe në këtë aspekt nuk do të ishte e paktë një fushatë e

gjerë në qytet dhe në fshat, nga pozita dhe opozita, nga media dhe shoqëria civile, nga shkollat e të gjitha niveleve, nga komuniteti i artistëve dhe profesionistëve, sespe Europa na duhet për sot dhe për gjithherë.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora