E enjte, 25.04.2024, 09:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: N’ daç me pa parajsë për s’ gjalli

E diele, 28.11.2010, 08:35 PM


N’ DAÇ ME PA PARAJSË  PËR S’ GJALLI

 

N’ daç me pa parajsë për s’ gjalli –

Dil n’ Gollak , ku  t’ shuhet malli !

N’ daç me ditë ç’ është e vërteta –

Dil n’ Gollak , ku  t’ shtohet jeta !

 

N’ daç me t’ mbajt  për jetë sevdaja – 

N’ Novobërdë , dil te Kalaja !

Prej aty sheh bjeshk’t  e borës ,

Kosovën si n’ shuplakë t’ dorës !

 

N’ daç me i pa bjeshk’t  e Dragashit –

Dil n’ Marec , në maje t’ Zllashit !

Ia sheh majën   Lubotenit

Edhe bjeshkët e Shkëlzenit !

 

N’ daç me i pa bjeshk’t  e  Drenicës 

N’ Prapashticë , dil  n’ majë  t’ Lisicës !

I sheh lisat, e sheh fierin –

Ku e kanë mbrojt  t’ parët  kufirin !

 

N’ daç  shëndet që t’ mos   rrokë  verdhëza –

Te Hani i Sherifit , shko mblidh lertha !

Shko mblidh lertha për Shën Gjergj –

N’ daç prej sëmundjeve mos me u dergjë !

 

N’ daç me i pa yjet në qiell –

Shko pi ujë në Hajkobillë !

N’ krua të Dafinave shko pi ujë –

S’ ka me t’ shkelë kurrë këmba e hujë !

 

N’ daç me  t’ rrokë dielli i mëngjesit –

Dil n’ Tugjec , n’ maje t’ Mërçezit !

Prej aty e sheh Rugovën ,

Bjeshk’t  e Sharrit dhe Kosovën !

 

N’ daç t’ mos kesh n’ këtë jetë kurrë gajle –

Dil në Gëmicë , pi ujë n’ Pogllavle !

N’ daç n’ këtë jetë  gjithmonë me u  kënaqë –

Shko  pi ujë gurre  n’ Jallaçë !

 

N’ daç freski  që t’ mos kapë  etja –

Shko në Sfircë e dil te Tepja !

Shih Sjarinën e kah Medvegja –

Vëllezërit tanë t’ mos i rrokë dergja !

N’ daç  me t’ ecë  damarët prej gjakut –

Dil pi ujë n’ gurra t’ Gollakut !

N’ daç mushkëritë me ta pa hairin –

Dil n’ Gollak e thithja ajrin !

 

N’ daç për jetë mos me t’ kapë frika –

Dil pi ujë n’ gurra te Kika !

Dil në maje t’ Setilisë –

Thirri  me zë ,  Nënë Shqipërisë !

 

Gjilan, më 26.11.2010.           Demir KRASNIQI

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora