E enjte, 25.04.2024, 10:09 AM (GMT+1)

Editorial

Valentin Bruçaj: Shqipëria u çlirua me datën 28 Nëntor...apo me 29?

E diele, 28.11.2010, 08:59 PM


Shqipëria u çlirua me datën 28 Nëntor...apo me 29?

 

Nga Valentin Bruçaj

 

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, ne librin e tij te fundit, "Mosmarrveshja", nder te tjera thote: "Kombi eshte ne rrezik zbehje, faza e pare e shuarjes".

"Kontributi" qe shqiptaret kane dhene dhe vazhdojne te japin per "zbehjen" e kombit, eshte duke çuar kombin drejt nje krize te pakthyeshme identiteti. Shqiptaret jane te gatshem te identifikohen ne te gjitha ideologjite, ne te gjithe pushtuesit, por asnjehere ne kombin e tyre. Nje fenomen qe i ka rrenjet tek nje pjese e popullit dhe qe pasqyrohet akoma me mire tek klasa politike dhe intelektualet e pakte. Kane kaluar me shume se peseqind vjet, nga lufterat qe shqiptaret benin me ne krye Shqiptarin me te madh te historise, Gjergj Kastriotin, dhe nuk mungojne ata qe ne nje menyre apo ne nje tjeter, gjejne vend qe te diskutojne te vetmen periulle te ndritur te kombit. Ndoshta, peseqind vjet eshte nje kohe e gjate, ku nder te tjera, kane ndryshuar njerzit e koherat, dhe ndoshta drita e atyre viteve kaq te te lavdishem eshte zbehur pergjate rruges se historise.

 

Por, nuk eshte koha e gjate, motivi i mohimit te historise, po te shikosh se ne çfare menyre shqiptaret trajtojne edhe historine e mevonshme. Kete mund t'a provojme ne Republiken e Shqiperise, sa here qe vjen muaji nentor. Ne nje menyre te pajustifikueshme, fillon nje "lufte" mohuese mes dy kraheve te politikes shqiptare. Nje gare e vertete se kush eshte me "patriot", te gjithe e bejne gjoksin grope duke u mburrur ne emer te historise. Jane 24 ore qe ndajne shqiptaret nga e verteta ose e paverteta historike. Dikush thote se gjermanet iken me 28 nentore te vitit 1944, dikush tjeter thote se iken nje dite me vone pra me 29. Bile ka nga ata qe thone se i kemi pare me syte e tone, ishim ne Shkoder ate dite kur nazistet gjerman u larguan nga Shqiperia drejt Jugosllavise, por nuk jane ne gjendje te na ofronjne nje date te sakte qe t'i japim fund komedise njezetvjeçare. Per t'a vertetuar kete, mjafton te presim 28 nentorin e ardhshem, qe eshte dita e ngritjes se flamurit ne Vlore dhe shpalljes se pamvarsise nga perendoria osmane, por qe njezet vitet e fundit e djathta shqiptare ka vendosur t'a konsideroje edhe si diten e çlirimit te Shqiperise nga nazifashizmi.Ndersa e majta, nostalgjike e kohes se rregjimit komunsit vazhdon te ruaje me fanatizem 29 nentorin si daten e largimit te Gjermanise naziste. 

 

Tani, te gjithe jemi dakord qe historia duhet te shkruhet ashtu siç ka ndodhur, do te ishte e pafalshme po te ndodhte e kunderta, por askush nuk arrin t'a kuptoje se ku qendron rendesia e kesaje diatribe kaq te ashper mes forcave politike shqiptare. Eshte tejet ofenduese per kujtesen e te reneve, kur politika ndahet ne dyshe edhe ne homazhe. Me 28 nentor behen homazhe nga te djathtit, me 29 nentor nga te majtit. Te djathtit nuk njohin Luften Antifashiste Nacionalçlirimtare te majtit vazhdojne ende ne rrugen e paraardhesve te tyre komunist. Ne vend qe te japin e shembullin e tyre per unitetin e kombit, me nje paturpesi te madhe shenderrojne historine e shqiptareve ne nje seance te rendomte parlamentare.

 

Jane te pakte ata popuj qe mohojne ne kete menyre historine tyre. Ne Europe, vetem ne Itali ndodh nje teater i ngjashem. Partia e Lidhjes se Veriut(Lega Nord), qe deklaron hapur idene per seçesion nga Republika  Italiane, ne ç'do pervjetor te çlirimit te vendit, mundohet te njollose figuren e Garibaldit dhe kontributin e tij ne bashkimin e Italise. Dhe jo rastesisht, kombi italian eshte nder kombet me nje te ardhme me pak te sigurt nga te gjitha kombet e tjera te kontinentit. Te gjitha kombet me te rendesishme te kontinetit tone, mburren per te shkuaren e tyre, gjithmone te lavdishme sipas tyre. Suedezet ndihen gjithmone e me krenar per prejardhjen e tyre vikinge, ndodh e njeta gje me te gjitha kombet e tjera, anglezet, spanjollet, portugezet, francezet, hollandezet etj. Pa harruar Shtetet e Bashkuara te Amerikes, qe per nder te deshmoreve te kombit kane organizuar diten e falenderimit, falenderim per te gjithe ata qe rane per kombin amerikan.

 

Ketu nuk behet fjale per 24 ore kohe, ku mund te kete ndodhur gjithçka, qe ushtari i pare gjerman te jete largua nga Shqiperia me 28 nentor dhe i fundit te nesermen. Ketu behet fjale per nje poshtrim historik qe eshte gjithmone ne vazhdim e siper. Behet fjale per nje mohim te historise se shqiptareve, qe ne vetevete eshte e varfer dhe me intriga te bollshme antishqiptare. Ndoshta historia qe kemi mesuar deri tani, ne lidhje me Luften Antifashiste Nacionalçlirimtare ka qene e hiperbolizuar dhe me shume te paverteta, por eshte joproduktive per vete kombin qe te njolloset ç'do gje nga ajo lufte. Deri ne vitet 90, na thonin se ishim trima dhe luftuam kunder pushtuesve me nje heroizem te pashoq, pas viteve 90, vazhdojne te na thone se, italianet ishin nje pushtues i mire,  gjermanet neper Shqiperi ishin vetem si kalimtar, qe do te thote se shqiptaret nuk luftuan. Edhe po te ishte e vertete kjo, eshte autolezionizem, poshterimi i historise se popullit tend, aq me teper kur nuk kemi asnje prove se Shqiperia eshte çliruar me 28.... dhe as me 29 nentor.

 

Shqiptaret, duket se jane te mallkuar nga ndonje Perendi e vjeter pagane, qe nuk jane ne gjendje asnjehere te festojne te gjithe te bashkuar. Te gjitha kombet e tjera, e kane sepaku nje feste te perbashket qe bashkon te gjithe qytetaret nen nje simbol te perbashket kombetar, si nga ana fetare ashtu edhe nga ajo kombetare. Shqiptaret festojne Krishtelindjet,  Vitin e Ri,  Pashket,  Bajramin, por secili per veten e tij. Nuk ekziston nje feste apo date historike qe te perfaqesoje te gjithe kombin. Nje dhurate qe na la perendoria osmane, dhe, ndonse ka njeqind vjet qe eshte larguar, ne vazhdojme te jemi te ndare, pa nje te ardhme te sigurt.

 

Sa here vjen nentori, behemi deshmitar te nje skene tragji-komike, qe behet ne lidhje me historine e Shqiperise pa arritur ne nje konkluzion te besushem apo edhe genjeshtar. Eshte e papranushme qe institucionet shqiptare ndahen edhe kur behet fjale per t'u bere homazhe te reneve per liri. Ne vetevete, homazhet i ngjajne nje skene te mbushur me hipokrizi, por te veshe ne dyshim edhe vete ekzistencen e heronjeve te kombit, kjo eshte e tepert. Prandaj, ka ardhur koha qe historianet te bien dakord ne lidhje me daten e çlirimit te Shqiperise, te vendosin nje date çfardo, vetem e vetem qe te ndalojne abuzimin qe politika vazhdon t'i beje historise se kombit. Te vendoset nje date, qe te gjithe sebashku te shkojme per te nderuar ata qe per kete vend dhane jeten e tyre. Une propozoj qe data e çlirimit te mbetet 29 netori i vitit 1944, jo se kam ndonje prove historike per kete, mendoj se do te ishte e dobishme qe shqiptaret te festojne dy dite rresht, dhe te shkeputen dy dite nga puna dhe jeta e tyre e perditshme. Kush e di, ndoshta ushtari i fundit gjerman pati mbetur prapa shokeve qe pershpejtonin te largoheshin nga Shqiperia, dhe si pa kuptuar kur pa oren e tij u kujtua se kishte kaluar mesnata e dates 28 nentor. Kush e di.

 

brucaj.zemrashqiptare@yahoo.com



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora