E enjte, 24.09.2020, 02:01 PM (GMT+1)

Plus » Shoqëria

Rrefime biondesh te penduara

E merkure, 06.06.2007, 12:40 AM


Vjen një çast në jetën e çdo vajze kur ajo nuk është më e kënaqur nga pamja e vet. E nëse ndokush mund të mendojë se kjo nuk mund të ndodhë kurrsesi me biondet (thuhet se janë të preferuarat e meshkujve!), ka ardhur koha të ndërrojë mendim.

Sepse ndodh që edhe flokët e verdhë mund të të dalin nga qejfi. Dhe mbi të gjitha kjo u ndodh atyre false, ish - bruneve të shndërruara në bionde. Vjen një ditë që kthimi tek natyralja është më se i natyrshëm.

Por nuk është kurrsesi vetëm dëshira për të qenë natyrale, apo lodhja dhe mundimi nëpër parukeri që e bëjnë një bionde të kthehet në brune. Janë pikërisht flokët rigorozisht të verdhë ato që ua kthejnë mendjen "pronareve" të tyre duke i detyruar të shkojnë sërish tek ngjyrat e errëta. Sepse e bëjnë fytyrën të duket më pa dritë, kërkojnë më shumë përkujdesje për t'u dukur gjithmonë me shkëlqim, pra më të shëndetshme, apo krijojnë edhe një lloj monotonie. Por edhe për një arsye tjetër, psikologjike kësaj radhe: ka bionde, të cilat vuajnë nga sindroma e kukullave. Pikërisht ato flokët e verdhë që në fi-llim binin aq shumë në sy dhe të bënin të lakmueshme, ndodh të shkaktojnë efektin e kundërt. Pastaj ka aq shumë barsoleta sa... sa ndokush mund të lodhet duke e ndjerë veten të paragjykuar teksa sheh që çdo sukses i arritur në jetë i atribuohet vetëm flokëve të verdha.

 

Më të verdha, më të brishta

Janë femrat ato që në fakt kanë përhapur idenë se janë meshkujt ata që preferojnë biondet. Dhe në fakt ata i preferojnë. Sepse flokët e verdha janë mishërimi i përsosur i një gruaje të thyeshme, që duhet mbrojtur. Dhe natyra e mashkullit, viril dhe mbrojtës do të preferonte një femër të tillë përpara ndonjë bruneje, karakteri i së cilës njihet si gjaknxehtë dhe kokëfortë.

Po përse një femër bionde konsiderohet si e thyeshme? Nuk është thjesht një perceptim, por ka edhe një shpje-gim biologjik: e arta është ngjyra e fëmijërisë. Qelizat që prodhojnë melaninën, tek pjesa më e madhe e fëmijëve, nuk veprojnë, por nisin t'i kryejnë funksionet e tyre me kalimin e kohës, në më të shumtën e rasteve në adoleshencë. Shumë femra me flokë në ngjyrë të errëta, nuk janë gjë tjetër gjë veçse ish-bjonde, të cilat duke u rritur e kanë hedhur tutje prekshmërinë e tyre.

 

Larg imazhit të Barbit

Sytë blu, floknaja e artë, gjoksi i bëshëm dhe shtati i hajthëm i Barbit, kukulla më e famshme në bote, vazhdon të ndezë ëndërrimet e çupëlinave. Në gjithë botën janë shitur më shume se 1 miliardë të tilla. Barbi nuk është një Native American (e lindur në Amerikë), ajo është thjesht një emigrante gjermane dhe e merr frymëzimin nga Lili, një figurë ultraseksi e gazetës Bild Zeitung. Ruth Hendler e mori atë në bagazhet e saj në vitin 1951, me një ide të ngulitur fort në kokë: ta amerikanizonte dhe ta bënte të respektueshme. Po, të respektueshme, sepse verdhësia gjermane, në periudhën e pasluftës, ishte e lidhur me fjalimet e Këmishëzinjve në lidhje me pastërtinë e racës. Barbi, ish-Lili gjermane, u shndërrua pra në një ikone amerikane. E ngritur mbi takat e larta, të cilat ia ndalonin disa veprime të përditshme, Barbi shfaqet në përputhje me imazhin amerikan për një feminilitet të ngeshëm dhe të ngarkuar me një mision shoqëror: të vlerësojë burrin, i cili ka zënë një vend të rëndësishëm në shoqëri. Kurse vetë... Vetë është thjesht kukull, si Barbi që nga shumë femra shihet si simboli i një krijese artificiale dhe fatale me të cilën nuk mund të identifikohesh kurrsesi. Prandaj, kur vjen ajo ditë kur vetja të duket thjesht një kukull, bëhet e pashmangshme: do kthehesh në ish - bionde.

Xhemi, ish Velina e "Fiks"- it, e provoi për fare pak kohë. Aq sa askush nuk e mban mend me flokët e verdha. Në fakt, të zezat e tregojnë me më shumë jetë.

Enada At'Nikolla Dukej si një kukull e bukur me flokët e verdha. Por prej gati tre vjetësh nuk e ka ndryshuar më ngjyrën: të zeza. Pak më tepër sesa thjesht e bukur.

Çiljeta është nga ato që ndryshon gjatë gjithë kohës. Pikërisht kur i thonë të gjithë se është më mirë brune, kthen mendje dhe bëhet prapë bionde. Por zgjat pak.

Fjodores i pëlqen të ndryshojë. Por ka vite që nuk shkon deri tek e verdha, ndonjë refleks i kuq apo fije e verdhë janë i vetmi eksperiment, pa lëvizur nga pamja e një bruneje.

Albana Osmani që kur u shfaq në ekran për herë të parë, u pa vetëm me flokë të verdha. Derisa kohët e fundit, bashkë me gjatësinë ndryshoi dhe ngjyrën. Të gjithë e pëlqyen.

Inis Gjoni në pamjen e përditshme nuk ndryshon shumë: rrica me fije të verdha. Bionden totale e ka provuar vetëm për poza artistike. Por brune ngjan shumë më e ëmbël.

Sonila Meço ka rreth tre vjet që nuk i bën më flokët të verdha, e as me fije si dikur. Në fillim u bë brune, sepse floku kishte filluar t'i dobësohej. Por u ndje më mirë kështu.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora