E marte, 23.04.2024, 09:06 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Krasniqi ndan 31 dekorata, Demaçi hero i gjallë

E premte, 26.11.2010, 09:35 PM


Nga Express
 
Presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi, në prag të festës së 28 Nëntorit, ka ndarë përnjëherë 31 medalje për heronj, dëshmorë, personalitete që kanë kontribuuar për lirinë e Kosovës, ngritjen e kulturës dhe arsimit në Kosovë. 
KosovaPress raporton se Krasniqi i ka dhënë Kuvendit të Kosovës një atmosferë kombëtare, e cila nuk ishte parë asnjëherë më parë në këto ambiente që nga formimi i tij. Ai e ka cilësuar 28 Nëntorin, (e cila në kalendarin e festave të Kosovës ka hyrë si Ditë e Shqiptarëve) si festë e dinjitetit dhe e krenarisë së shqiptarëve. 

“Jemi në prag të festës kombëtare, festës së flamurit, festës së pavarësisë së Shqipërisë, festës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe konsiderojmë se është festë e lirisë, është festë e pavarësisë, është festë e dinjitetit të shqiptarëve, është festë e shumëfisht, festë që popullit shqiptar gjithnjë i ka dhuruar liri, dinjitet, i ka dhuruar prosperitet”, ka thënë me këtë rast, Krasniqi. 

Bazuar në të drejtën që i jep Kushtetuta dhe rregullorja mbi dekoratat, urdhrat, titujt e nderit, ushtruesi i detyrës së presidentit ka ndarë medaljet “Heroi i Kosovës, Medalja e Artë e Lirisë “Adem Jashari”, Medalja e Lirisë, Medalja “Artist i Merituar” dhe Medalja “Mësues i Merituar”. 

Për së gjalli, Medalja “Hero i Kosovës” i është dhënë edhe atdhetarit Adem Demaçi, të cilit Krasniqi ia ka atribuuar kontributin e gjithë heronjve dhe dëshmorëve tjerë. 

“Urime baci Adem dhe të falënderojmë shumë për kontributin që ke dhënë dhe për mobilizimin dhe masovizimin që u ke dhënë brezave të tërë për t’u angazhuar, për të luftuar dhe për të dhënë edhe më të shtrenjtën, jetën, për lirinë e Kosovës. Ne konsiderojmë se gjithë këta që u shpallën heronj dhe dëshmorë dhe që s’janë në mesin tonë, të gjithë kanë qenë nxënës besnik të veprës sate të çmuar”, ka thënë Krasniqi. 

Ndërkaq me Medaljen e Lirisë, Krasniqi ka dekoruar ish- presidentin e Shqipërisë Rexhep Mejdanin, duke theksuar se ai gjatë kohës së luftës në Kosovë bëri shumë për popullin e Kosovës. 

“E zgjodha që t’i jap Medaljen e Lirisë presidentit Mejdani dhe me këtë rast mendoj se e nderojmë dhe respektojmë gjithë kontributin që ka dhënë Shqipëria për lirinë e Kosovës”, ka theksuar Krasniqi. 

Me medaljen hero i Kosovës janë dekoruar Hamëz Jashari, Adem Demaçi, Shaban Shala, Fazli Greiçevci, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla, Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Xhavit Haziri. 

Me Medaljen e Artë “Adem Jashari” janë dekoruar Tahir dhe Nebi Meha, Shkëlzen Haradinaj, Hafir Shala, Gursel e Bajram Sylejmani, Remzi Ademi, Isa Kastrati, Agim Bajrami dhe Tahir Sinani. 

Ish- presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdani është dekoruar me Medaljen e Artë të Lirisë, bashkë me Ukshin Hotin, Naser Hajrizit, Asllan Pirevës dhe Murat Mehmetit. 

Ndërkaq, Medalja “Artist i Merituar”, i është ndarë Ahmet Brahimaj, Hadi Shehu dhe Engjëll Berisha, përderisa Medaljen “Mësues i Merituar” e kanë marrë profesor Skënder Riza, mësuesja Nadire Dida dhe profesorit Gani Luboteni. 

Gjatë ndarjes së dekoratave, nuk ishin të pranishëm anëtarët e familjes Gërvalla, për ta marrë Medaljen “Hero i Kosovës” për dy heronjtë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, raporton KosovaPress.

 


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora