E marte, 14.07.2020, 06:49 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Nje Moment i Rendesishem ne Jeten e Dom Pjeter Popaj dhe te Komunitetit Shqiptaro-Amerikan

E premte, 26.11.2010, 10:58 PM


Autori majtas, Profesor Mark Krasniqi, Dom Pjetri dhe Martin Shkreli
Autori majtas, Profesor Mark Krasniqi, Dom Pjetri dhe Martin Shkreli

 

Nje Moment i Rendesishem ne Jeten e Dom Pjeter Popaj dhe te Komunitetit Shqiptaro-Amerikan

 

Nga Frank Shkreli

 

Famullia "Zoja e Shkoders" ne New York, kete jave, organizoi nje darke madheshtore me rastin e 25-vjetorit te meshtarise se famullitarit te saj te Perndershmit Dom Pjeter Popaj ne te cilen moren pjese afer 1000 vete, per te shenuar kete pervjetor te rendesishem, jo vetem ne jeten e Dom Pjeterit, por gjithashtu edhe ne jeten fetare kulturore e kombetare te komunitetit shqiptaro-amerikan te New York-ut me rrethe. Them komunitetin shqiptaro-amerikan, pasi Dom Pjeteri si famullitar i Kishes "Zoja e Shkoders", natyrisht i ka sherbyer dhe udheheqe grigjen e tij ne dobi te jetes shpirterore te besimtareve, por ne te njejten kohe ai dhe famullia e tij i kane hapur dyerte  e kishes dhe te qendres "Nene Tereza", per te gjithe komunitetin shqiptar, pa dallim feje a krahine.  Dom Pjeteri eshte i vetdijshem se dialogu me shoqerine jashte famullise eshte jo vetem i nevojshem, por edhe i doemosdoshem duke vene ne dukje keshtu vlerat e perbashketa morale e etike si edhe bashkpunimin me perfaqsues te feve te tjera, me te cilet ekziston tashme nje bashkpunim dhe respekt i perbashket.  Dom Pjetri, simbas shembullit te Jezu Krishtit, qe i ftonte te gjithe duke u thene "Ejani" tek une, ashtu edhe Kisha "Zoja e Shkoders", ne New York i fton te gjithe: ejani, ejani te festojme se bashku vlerat tona shpirterore, vlerat tona te perbashketa kulturore e kombetare. Dhe ashtu ndodhe gjithehere. Aty, me cdo rast gjene shqiptare nga te gjitha viset e nga te gjitha fete. 

 

Dom Pjeteri, eshte pasardhes i denje si famullitar ne Kishen Zoja e Shkoders ne New York -- i Monsinjor Zef Oroshit dhe Arkipeshkvit Tirane-Durres, te Perndershmit Rrok Mirdita -- famulli kejo qe sic shihet tashti kishte mbrenda  pranine e te Madhit Zot, i cili gjate nje periudhe  kur dukej se katolicizmi ishte zhdukur ne Shqiperi, po mbillte nje fare te re rritjeje e lulezimi, qe eshte sot Kisha Katolike ne Shqiperine demokratike.

 

Me vepren dhe punen e  tij te perditshme, ai ka bere te mundur rrjeshtimin e denje  te kombit shqiptar ne radhen e kombeve te tjera ne Amerike, duke bere te mundur dhe duke inkurajuar pjesemarrjen e komunitetit shqiptaro-amerikan ne evenimente, parada e cfaqje kulturore e muzikore qe organziohen ne New York -- duke vene ne dukje keshtu pasurine tone kulturore e kombetare e folklorike para popullit amerikan dhe para botes.

 

Me veprimtarite e Kishes "Zoja e Shkoders", ne New York dhe me jehonen e fjales se tij, Dom Pjeteri ka nderuar gjithekund dhe gjithehere Kishen Katolike Shqiptare, por ai ne te njejten kohe edhe ka promovuar virtytet dhe emerin e mire te kombit shqiptar.  Dom Pjetri, me krenari rreshtohet ne rendin e gjate te klerikeve katolike shqiptare te cilet ne trojet tona ne Ballkan dhe ne diaspore, kane qene shtyllat me te rendesishme te ajkes se patriotizmit dhe ndertimit e zhvillimit te kultures dhe gjuhes shqipe.  Dom Pjeteri kete e ka bere e vazhdon ta beje cdo dite, -- nder te tjera -- me botimin e revistes Jeta Katolike, me organizim simpoziumesh, konferencash, e akademishe ne perkujtim te personaliteteve me te dalluar te historise kombetare, duke filluar nga Gjergj Katsrioti-Skenderbe e deri tek 100-vjetori i lindjes se Nene Terezes kete vit.

 

E falenderojme te Madhin Zot dhe "Zojen e Shkodres", Zojen e Keshillit te Mire, qe veprimtaria fetare e kombetare e Dom Pjetrit dhe atyre qe bashkpunojne me te, te vazhdoje te jete gjithmone ne dobi te perparimit shpirteror, kombetar e kulturor te komunitetit shqiptar dhe ne te njejten kohe te vazhdoje te jete trashegimi e pavdekeshme e historise sone dhe si nje kujtim i martireve te shumte te klerit katolik shqiptar, te cilet  me dashuri te pamase dhe me vendosmeri te patundur ia kushtuan jeten e vepren predikimit te Fjales se te Madhit Zot dhe ne te njejten kohe dhe ne rrethana shpesh shume te veshtira i dedikuan dijen, penden dhe jeten    ngritjes se kombit shqiptar.

Famulltari i kishes katolike Zoja e Shkodres dom Pjeter Popa
Famulltari i kishes katolike Zoja e Shkodres dom Pjeter Popa



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora