E premte, 19.04.2024, 05:47 PM (GMT+1)

Mendime » Dardani

Ekskluzive - Ilir Dardani: Vafsh ne djall Sali Nano Hoxhistani!

E diele, 30.12.2007, 01:37 PM


Nga Ilir Dardani

© Bujar Kapexhiu
Pushtimi osman i shembi shqiptaret. 500 vjet roberi, 500 vjet shqiptaret nuk ishin shqiptare, por vetem funderrima te perandorise se djallit. Pervec skllever te turqve, shqiptaret ishin edhe skllever te vetvetes!  Pasi u zhduk rraca e ndyre osmane (jo perfundimisht) nga trojet ilire, me ndihmen e popujve te Ballkanit dhe te Evropes, Shqiperia do te perjetonte nazi-fashizmin, perpara se te prezantohej monstra Enver Hoxha. Clirimi i Shqiperise do te ishte pushtim per tu mos u c’pushtuar deri ne thyerjen e plote te komunizmit. Po pas vdekjes se komunizmit, u c’pushtuan shqiptaret?!

Lindi diell i ri ne mendjet e shqiptareve. Demokraci! Nje fare Sali Berisha pushtoi sheshet i udhehequr nga dy gishtat e tij, qe ne thelb teorik ishin lajm-jete-mire. Qe me lindjen e shqiptarit te pare, deri ne vitin 1990, Shqiperia kishte trashegimi vetem disa objekte te paredesishme, perjashto disa hidrocentrale. Ishte e veshtire te realizohej enderra e shqiptarit, sidomos kur pushtetin e marrin jo-politikanet. Por sot, kur po afrohen 2 dekada nga shembja e komunizmit, Shqiperia eshte ne mjerim te plote. Kjo fale politikaneve shqiptare, te cilet, duke mos perjashtuar asnje, meritojne urrejtjen.

Sali Nano apo Fatos Berisha hyne ne histori! Dy figura, me te njejtin surrat, qe cdo fukara dhe njeri i ndershem duhet t’i urreje perbindshem. Vertet qe urrejtja nuk eshte e dobishme per shoqerine, por te urresh ate qe e meriton, eshte vleresimi maksimal qe i ben vetes, njekohesisht eshte rreze drite per te ardhmen tende. Kushdo te kishte qene ne vendin e kryepolitikanit Fatos Berisha, sado injorant, kriminel e zemerzi, sigurisht qe do bente me shume per Shqiperine.

Eshte e pabesueshme skamja qe ben ligjin ne Shqiperi. Njerzit marrin buke me lista, me fytyren e ndershme, por te skuqur nga turpi. Se cdo te thote varferi e kam perjetuar, sepse me plot halle jam rritur. Sot jam emigrant dhe nga ana ekonomike kam nje jete normale, se bashku me njerzit e mi. Por kjo sdo te thote qe cdo familje shqiptare ka nje emigrant qe e ndihmon. Sidoqofte, mund te jesh emigrant por s’mund te kesh as mundesine me te vogel per te ndihmuar. Eshte qeveria shqiptare qe duhet te kujdeset per popullin, per njeriun per te mos shkuar ne varr pa jetuar si njeri, te pakten nje dite.

Shume shqiptare kane lindur dhe vdekur pa e shijuar asnje dite te vetme ne jeten e tyre. Kane lindur dhe vdekur ne mjerim te plote. Kane dashur te hane, buka ka munguar. Kane dashur te ngrohen, akulli i ka mberthyer. Kane dashur respekt, perbuzje kane fituar. Kane dashur nje Krisht, sot djalli i ka shkundur!

Dyshja e shemtuar Nano-Berisha mban peng Shqiperine. Mungesa e trurit dhe primitizmi jane pika te theksuara tek ‘’legjendaret’’ e politikes shqiptare. Fytyrat e zbehta nga mjerimi e tregojne me se miri se kush jane ata qe udheheqin Shqiperine. Cmimet katastrofike (kjo fale edhe tregtareve shqyes, te cilet jane pjese e funderrimave te shoqerise) e bejne jeten normale te pamundur. Pagat ne Shqiperi jane ‘’kriminale’’, gjithashtu edhe pensionet se bashku me ndihmat sociale. Shqiptaret i dhimbsen edhe gurit, por jo kalbesires se cmendur Sali Nano Hoxhistani!

Sa mire do te ishte nese Sali Berisha te ishte nje Gjergj Kastriot modern, shpetimi i shqiptareve. Te shkruante emrin te lista e arte e shqiptareve te medhenj. Ishte kohe shprese, gezim ne sy e ne zemer, koha kur Berisha u shfaq. Partia Demokratike, teorikisht, u shnderrua nga heshtje, ne simbol i shpreses dhe mirqenies. C’enderr e bukur, c’realitet i dhimbshem!

Ka shume shqiptare qe e mallkojne demokracine dhe qe e kujtojne me nostalgji perbindeshin Enver Hoxha! Pse? Sepse diktatori shqiptaret i ushqeu me te pakten buke misri me krimba, por NanoBerisha as shijen e krimbit nuk ua ofron dot. Te pasur sot jane fiset e ciftit neperke te politikes shqiptare, kriminelet dhe nje pjese e vogel njerezish te ndershem. Ndersa popullin e thjeshte, njerzit e mire i ka shkundur varferia. Shqiptaret largojne femijet nga televizioni sepse ne rast se ata shohin reklama karamelesh, prinderit sdo jene ne gjendje t’i blejne! Me dhimbsen shqiptaret, me dhimbset ne zemer njeriu. C’fatkeqesi nanoberishiane!

C’qeveri, c’president apo c’kryeminister eshte ai qe edhe kur shqiptaret do humbin jeten nese nuk realizohet nje operim jashte shtetit, i cili kushton vetem 10 000 dollare, nuk ofrojne ndihme?! Pjese e fajit behen edhe milionieret shqiptare, te cilet harxhojne miliona pas kurvave, duke tradhetuar grate, si dhe me jeten luksoze, e cila asnjehere nuk eshte e nevojshme ne Shqiperi, kur te lodh syte (edhe zemren ai qe ka) fukaralleku. C’me shijon mua, kur jam i rrethuar nga urija e leckosja?! Bastardet e pasur (jo vetem ata shqiptare) jane kafshe me fat, sic jane edhe politikanet tane! Demokrato-Socialistet jane ushqyesit e mjerimit shqiptare. Mos votoni me kurre per ta!

Vafsh ne djall Sali Nano Hoxhistani!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora