E marte, 16.04.2024, 11:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Frederik Ndoci: Kur u dënova në 1983 m’u burgos dhe kënga

E merkure, 24.11.2010, 10:51 PM


Flet kantautori, poeti, piktori,  pjesëmarrësi në Eurovizion Frederik Ndoci

 

Nëna ka ruajtur poezitë e mia për 26 vjet ato poezi që fshikullonin monizmin

 

Nëna dhe Rita në monizëm ishin të “dënuara në mungesë” me poezitë e mia

 

Kam 3 vajza por do bëj dhe 5 fëmijë të tjerë

 

Libri me poezi do të jetë një anë e fshehtë e jetës sime

 

Marilu, është emri i vajzës së tretë, një emër që më frymëzon

 

Festivali i Këngës Popullore Qytetare më dha një shtysë tjetër

 

Kur u dënova në 1983 m’u burgos dhe kënga

 

Në vatrën e kulturës në Macukull, njoha nga afër hallet e popullit

 

 

EPITAF, MBI VARRIN TIM

 

Frederik Ndoci

 

Erdha harruar kush më lindi

E u rrita së harruari përse?

Harrova tokën që më s`shkelja

Dhe hijen që lëshoja mbi dhe

 

Harruar mes kujtimesh

Varrezat pa i pastruar nëndorëve

Fytyrën pa e rruar

Justifikimin për akisone doktorëve

 

Rob në mes të lirëve

I lirë në mes të robërisë

Djall në mes engjëjve

Engjëll në sketerrë….

 

Bergamo, Itali, Gusht 1992

 

I lidhur me këngën. poezinë, muzikën, pikturën Frederik Ndoci është gjithë kohën në lëvizje. Me qetësi dhe me atë humorin karaktersitik shkodran, ai miqësohet shumë shpejt me njerëzit. Ky vit ndoshta është ndër më të bukurit për Rikun, pasi tashmë është shtuar dhe me një vajzë tjetër me emër shumë të bukur, Marilu, por njëkohësisht ka çuar për botim dhe librin e parë me poezi. Pjesmarrës më i duatrokitur në spektaklin e tv Klan (100 këngët e Shekullit)., Frederiku  këndon, krijon, dhe përçon kudo, mirësi, këngë, poezi.

 

Nga Albert ZHOLI

 

Kohët e fundit Frederiku është shtuar dhe me një vajzë, si ndihet Riku me lindjen e vajzës së tretë?

 

Ashtu siç nidhet një artist kur sjell në jete një fëemijë. I lumturuar, i gëzuar, i emocionuar. Ishte një ditë e bukur ku kam marrë me dhjetra urime. Ishte një ditë që më prishi orarin e përditshëm dhe më bëri të qëndorj shumë kohë afër maternitetit.

 

Marilu. Ky është emri i gocës suaj. Një emër tepër interesant. Kush e gjeti këtë emër të bukur?

 

Vërtet është një emër interesant që besoj nuk është në asnjë Gjendje Civile në Shqipëri. Emrin e vendosëm së bashku me bashkshorten time. Marilu është një gërshetim I emrit të nënës time Maria dhe tezes (u prehtë e qetë) së bashkoshortes Luiza. E vramë shumë mendjen dhe vendosëm për këtë emër.

 

Kaq shumë e doni nënën?

 

Shumë.Jam e lidhur shumë me të.Sa më shumë ikin vitet aq më shumë e ndjej se nëna është njeriu më i dashur për mua (pa diskutuar për fëmijët). Ndonjëherë gabimet që njeriu bën në të ri, ndonjë mungesë vëmendje ndaqj nënës mundohet ti korigjojëkur bëhet vet prind.

 

Riku vetëm me goca mos vallë do të dëhironte këtë radhë të kishte një djalë?

 

Për mua fëmijët janë fëmijë. Si djalë si goc, ata mbeten fëmijë. Fëmija nuk ndahet. Por dua të them se Marilu është fëmija I fundit,ku pas saj do të bëj edhe 5 fëmijë të tjerë…Dua një shtëpi të mbushur me fëmijë…

 

Çështë familja për Frederikun?

 

Shumë herë njërëzit i keqkuptojnë artistët. I quajnë liberal etj…Jo,bile mund të themi se artistët janë shumë të ndjeshëm ndaj familjes. Por amilja ëshët diçka e shenjtë ku duhen të kujdesen të dy. Pra duhet një kujdesje e përbashkët burrë dhe grua. Sikur një nga të dy të mos ketë të njëtën vëmendje athere familja është e destinuar të shkatrohet.

 

Tashmë  Riku është shfaqur më shumë si kantautor. Cilat nga këngët si kantautor i ka pëlqyer Rikut?

 

Të gjitha këngët e mia si kantatutor më kanë pëlqyer ndaj i kam bërë dhe publike. Do të thoja se në shumë këngë unë kam bërë tekstin,muzikën dhe kam kënduar. Ndër këngët që unë kam bërë  tekstin është  “Ah jetë,jetë”. Kjo këngë është kënduar nga këngëtarja Hersiona Matmuja në Festivalin e 45 në RTSH dhe ka zënë vendin e nëntë. Teksti bën fjalë për gjënë më të bukur në jetë dashurinë. Në qendër të poezisë është njohja me një vajzë në vitet e rinisë.

 

Cili është një nga disqet më të bukur të Frederikut?

 

Të gjithë, por ai që ka pas sukses në botë ka qenë CD “Canterina”. Në këtë CD kënga “Të dua” është kënduar në shtatë gjuhë.  Ajo që dua të theksoj është se në këtë CD kam dhe një këngë për qytetin tim ku jam rritur Shkodrën. Qyteti i kulturës,muzikës. Qyteti që më dha çdo gjë të bukur me gjithë shpirt. Unë ja shpërbleva në mënyrë shumë modeste me këtë këngë “Shkodra ime”.

 

Ndoshta sukses të madh Fredriku korri edhe tek Festivali i Këngës Popullore Qytetare që e organizoi TV Klan?

 

Po! Ishte një Festival dinjitoz, që për çdo vit bëhet dhe më i bukur. Në këtë Festival hynë në konkurom paraprak 86 këngë popullore qytetare. Unë mora pjesë si kantautor me këngën “Ah,ky mall!”  me këtë këngë zura vend të parë ku ndjeva një emocion të veçantë.

 

Në këto evenimete çfarë sjell ndër mend Fredriku?

 

Rininë time. Atë kohë kur skena më dukej sa afër po aq larg. Sa e dashur po aq e frikshme sepse donte kurajo, punë, profesionalizëm, kërkesa, studim. Në këto raste kujtoj vitet kur bëja pjesë në grupin “Na bashkoi kënga Popullore” grup i cili u formua në vitin 1978 dhe pati sukses të madh. Ai grup solli risi në këngën popullore qytetare shqiptare.

 

Pse u largua Frederiku në atë kohë nga ky grup?

 

Nuk u largova unë por më larguan. Unë në atë kohë punoja në TOB. Pikërisht në vitin 1983, më akuzojnë për bashkpunim me agjenturat e huaja, zbutje të luftës së klasave, shfaqje të huaja. Përfundimi më largojnë nga TOB dhe më dënojnë. Pas dënimit më çojnë në Macukull të punoja në vatrën e kulturës. Pas disa vitesh aty,me shumë ndërhyrje më transferojnë në Estradën e Shkodrës. Unë bëja çmos të vija sërishmi në Tiranë por ishte e pamundur. Jetë plot tallaze.

 

Kur ka dalë për herë të parë në skenë Fredriku?

 

Ka qenë viti 1969. Kam marrë pjesë në Festivalin e këngës për Pionerë.Këndova këngën shumë të bukur dhe aq të përhapur tek fëmijët e at’hershëm “Kur agimi zbardh”. Ajo ditë më hapi dritën e bukur të këngës. Rrugën e vështirë por plot frymëzim të artit muzikor.

 

Çka mësuar nga jeta Fredriku, apo cili është mësimi që i ka mbetur si moto në jetën e përditshme?

 

Po e përmbledh me ca vargje

 

Çfarë hoqa në Tiranë se isha nga Shkodra..

Çfarë hoqa në Shkodër se isha katolik

Çarë hoqa nga në Itali se isha shqiptar

Çfarë hoqa në Amerikë se isha Evropian

Po të shkoj në Hënë e di se do më thonë: Tokësor je?

 

Çfarë po përgatit tani Fredriku?

 

Jam pjesamrrë në spektaklin “100 këngët e Shekullit”. Jam ndër 10 këngëtarët përzgjedhës. Evenimente të tilla janë shumë nxitëse për një këngëtar.

 

Po ju shoh në dorë një tufë me poezi. Ka filluar të bëjë poezi Frederiku tani në këtë moshë?

 

 Aha (qesh). Në moshë jam i ri siç jam në shpirt. Por unë poezi kam filuar të shkruaj që në fëmini (më tregon një fletore shumë të vjetër të ngrënë nga lëvizjet në kohë. Një fletore e prodhimit të vjetër të sistemit komunist. Nqs do të shohësh në këtë fletore poezit e para janë bërë që në vitin 1974. Bile shumë poezi i fshihja dhe nuki bëja publike pasi ato krtikonin fenomenet e sisetmit komunist. Janë me dhejtra poezi të shkruara në kohë të ndryshme që nga viti 1974. Dua të them se qysh athere kurrë nuk kam rreshtur së shkruari poezi. Por tani mendoj që ti botoj.

 

Kush i ka ruajtur këto poezi në sistemin komunist?

 

Eh! Askush nuk e beson por duhet të flisni me nënën dhe motrën time Ritën. Nëna ishte ajo që i mbante të fshehura në vende sekret që askush si dinte veç asaj dhe motrës. Dihej se ç’na priste të gjithëve nqs i kapinin ato poezi në diktaturë. Nëna për mëse 26 vjet ka qenë e “dënuar në mungesë” me këto poezi që fshikullonin politikën shqiptare të sistemit komunist. Sa vuajtje ka hequr ajo e di. Por asnjëherë si dogji dhe i jam mirënjohëse.

 

Po lexoj një nga poezitë.

 

MALLI THYEN BURRIN

 

Mbështetur mbi bërryl nga deti...

Ku asgja nuk shihet me sy...

T’përlotëshmen imagjinoj e në vetvete...

Më duket se diç po du me shfry...

Po këndoj me zë që dridhet tek bregu,

Përmallshëm si tuj qa...

As muzgu i natës, as zhegu...

S`po munden që andej me m’nda!

 

Eh, malli ti e di vetë se ke qenë emigrant në Greqi, Më pëlqen shumë kjo poezi..

 

Po vetë kë do të veçoje?

 

21 MARS . . . . . .

 

Ç`vlerë ka dita e parë e pranverës,

Kur zemrën ma ngrive, kur the se do iki,

Do iki dhe me tjetër do martohem.

E fortë ti

Që lumin në burim kërkon ta kthesh…

Diellin të rilindësh dhjetra, mijëra herë.

Për të kthyer kohën prapa, që ta rifillosh edhe një herë.

Por ç`e do, se vitet në kujtime lënë gjurmë.

 

-Kush është e meta kryesore e një burri sot?

 

-Naiviteti, që nuk po e kupton se bota nuk është më forcë fizike. Forca fizike është thjeshtë një rutinë e së kaluarës. Asnjëherë nuk mundet e keqja me të keqe.

 

-Kjo do të thotë që nuk ke asnjë peng në jetë?

 

-Po të futësh mendimin në një rrjetë filtrimi, dalin miliona njolla të zeza në hapësirë, të cilat deri diku janë të panjohura, por mashkulli në jetë niset për të thënë fjalën e vet me dinjitet. Në një mënyrë ose në një tjetër, fjalën e thotë gjithkush, por varet se sa ajo fjalë ngulet, zë vend, sa peshon, ose sa mbresa lë ajo punë. Kur hyn nëpër varreza shikon emra burrash edhe grash. Ato kanë thënë fjalën e tyre, tashmë prehen në heshtje. Sa kënaqësi është që lexon mbi pllakën e mermertë një emër të një njeriu që e ke njohur ose ka emër që diçka të thotë. Në heshtje do ndjesh admirim për veprën e tij, pranë varrit të tij do heshtësh për disa sekonda më tepër. Pra për ty, ai e ka thënë fjalën e tij.

 

-Burrat dhe moda. A mendon se burrat në përgjithësi janë ndjekës të rregullt të modës?

 

- Moda tek meshkujt është specifike në të gjithë botën. Kryesisht ato që bëjnë stilin janë gei. Unë nuk kam asgjë kundër tyre. Pra ata kanë shije feministe, ku bëjnë stilin si “Dolce&Gabana”, “Versace” etj. Aktualisht, stilistët më të mëdhenj që presin ose që qepin dhe stilizojnë modën për meshkujt janë gei (homoseksual). Pra, kuptohet është një zhanër, një specifikë feministe. Ndërsa burrat nuk kanë shumë sensin e estetikës. Sot preferohet kollare, kostum klasik, por në përgjithësi përdoret sportivja e ngatërruar me mundësinë dhe skamllëkun në kohë krizash. Por modernia tek burrat është celulari sa më i sofistikuar. Kur celulari do të arrijë që të tregojë partnerit edhe kordinatat, me siguri që burrat do ta harrojnë shpesh në shtëpi, pasi nuk preferohet shumë celulari spiun. Sot, nuk do imagjinoja dot një burrë prehistorik pa celular, i cili në vend të shigjetës përdor “Benz”-in dhe celularin për të gjuajtur. Dhe kjo është moda jonë (burrave), me dalë për “gjah”. Por ndryshimi është se, tanimë, nuk kalojnë më kaproj ose dhi nëpër rrugë, por kalojnë femra. Kështu sytë e burrave, marrin pamjen e shigjetave. Në kuptimin e mirëfilltë, nuk ka më shigjeta, por ato janë zëvendësuar me gjyslyke dhe yndyrë. Gjuetari me shigjetë- syze. Ajo që nuk më pëlqen tek meshkujt shqiptarë është eleganca. Nuk duhet shumë barku tek burri. Por ai (barku) duket bukur tek femrat, kur për 9 muaj sjell diçka në jetë. Ndërsa barku i madh i burrit nuk sjell asgjë në jetë, përveç....jetëshkurtim. Meshkuj, me rroba shumë të shtrenjta, por që një bark i fryrë ua ul vlerat komplet.

 

-Njerëzit në përgjithësi, por edhe në veçanti burrat kanë edhe një koncept mbi flirtin. A është pjesë e domosdoshme e jetës flirti, dhe a është pjesë e domosdoshme e Frederikut ky lloj fenomeni?

 

-Artistët janë të “sëmurë” çfarëdolloj qofshin. Shpirti është e vetmja sëmundje virus, që artistin e kap më shumë nga të gjithë të tjerët. Ndërsa në përgjithësi për burrat, unë kam një thënien time që “burrat janë tradhëtarë”. Burri të tradhëton për një sekondë, kur shikon diçka që ka interes. Ndërsa femra është shumë besnike, por në përgjithësi është mendje lehtë, ky është ndryshimi.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora