E enjte, 25.04.2024, 06:03 AM (GMT+1)

Faleminderit

I. Egriu: Jonuz Majtara 31 vjetori i vdekjes së atdhetarit Jonuz Majtara

E merkure, 24.11.2010, 11:00 PM


31 VJETORI I VDEKJES SE ATDHETARIT-JONUZ MAJTARA

 

Elegji dedikuar Xha Nuzit

 

Ijeshi e shend oxhakut i ke dhënë,

të burgosën sorrat, që deshën me t’ngrënë,

vujate dënimin larg në Goli Otok,

për të mos dorëzuar as miq as shok’!

 

Nga I. Egriu

 

Më 2010, s’më kujtohet dita dhe muaji,  pra, mbushen 31 vjet kur pushoi së  rrahuri  zemra e patriotit te shquar dibran, e luftëtarit të paepur për liri, zemra e të  burgosurit shumëvjeçar politik, zemra  e mentarit dhe e filozofit popullor në Trevën e Dibrës– Jonuz Majtara, të cilit me nderime të më dha iu bënë omazhet  nga  mijëra  dibranë, që u nda në përgjithmonë prej tij, me kujtimet dhe mbresat më të mira.

            Fjala e Tij e mprehtë dhe e matur, besnikëria, bujaria dhe trimëria  ishin  ti paret e Mixhës Jonuz, të cilat në tërësi përbënin një mozaik të etikës e të karakterit të tij të lartë e njerëzor.

 

Luftëtar i paepur për liri:-Duke filluar  nga  viti  1941  e  deri  në mbarim të luftës së Dytë Botërore ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftën kundër pushtuesve  për  çliri min e Shqipërisë dhe të  trojeve të okupuara shqiptare. Ai, kishte dëshirë të zhurritur që pas mbarimit të  luftës, t’i plotësohet ëndra e tij e kahmotshme e t’i sheh njëhehrë  e  për

gjithmonë, të gjitha trojet shqiptare të shkëputura padrejtsisht nga trungu  amë,  i  bash kangjiten Shqipërisë etnike, por dhe ai, si shumë luftëtarë të tjerë të lirisë qe i zhgënjyer

dhe, s’i shijoi çastet e vërteta të lirisë së plotë e të bashkimit etnik të shqiptarëve.

            Pas mbarimit të luftës, pushtatarët maqedonas filluan  ndjekjet, burgosjet, torturimet dhe shfarosjet e luftëtarëve e të  atyre  pak  intelektualëve,    gjindeshin  në atë kohë, e përse?-Vetëm se i kanë pasë takuar Partisë  Nacional - Demokrate  apo  ishin bashkëluftëtarë të trimit të Madh,-Xhemë Gostivari, i cili ishte tmerr ndaj armiqëve dhe patriot i përbetuar i popullit tonë.  Këtë e dëshmojnë qindra e mijëra  shqipta rë, të cilët, përshkak të tij i patën futur nga 30-40 vetë nëpër dhomat e ngushta te barakat për rreth lumit Vardar, që ishin hermetikisht të mbyllura , duke i  torturuar  e  asgjësuar  shqipta rët, pa gjykim, pa vendim e pa dëshmi.

            Sipas të dhënave të dëshmitarëve të zënur peng e që i shpëtuan më së keqes, pra vdekjes, deklaronin:-Po të mos kish ardhur që të ndërhyjë tek pushtetarët maqedon Komandanti i  Brigadës  Shqiptare -Qemal Agolli dhe vëllau i tij -Nexhati - Komesar,  të gjithëve do na shfarosnin.

                  Më 1962 isha mësues në fshatin Tërnovë. Rreth atyre  masakrave,  ja  se  ç’më rrëfeu atëherë në besim, plaku 75 vjeçar-Kamber Tahiri:

            Nëpër baraka, të rrethuara në të gjitha anët me ushtri e polici,  ishim    zë nur robër rreth 3000 shqiptarë. Ishte tmerr e lemeri. S’dinim se ç’ndodh me ne! Prisnim vetëm se kur të na vjen radha e të na asgjësojnë. Bashkëluftëtarët e  mij,  nxirreshin  një nga një,  torturoheshin  pa  masë  dhe nuk kthenin më. Disa pushkatoheshin,  kurse  disa therreshin me anxhar. Me këtë detyrë, xhandarët, i kishin ngarkuar disa jevgji (romë).

            Mirë po ç’ndodhi?!-Një rom, të cilin poashtu e kishin urdhëruar që    bëjë masakrime ndaj shqiptarëve, ai me këmbngulësi, u kap me të dyduart për një  shtyllë  të barakës dhe nuk deshte të zbatojë urdhërin që t’i therrë shqiptarët. Në ato çaste iu  ofru ofruan dy xhandarë dhe me anxharët (thikat) e pushkëve ia pren të dyja duart romit,me që s’deshte të kryejë kasapanë ndaj shqiptarëve. Ai, nga dhëmbja bërtiste me të madhe:

-Më vranë!-Na vranë!

            Në ato çaste, britmës dhe ulurimës së tij iu bashkangjitën dhe qindra e mijë ra britma të tjera, me thënien:-Pse na vrisni?! –Kështu që,  sipas  dëshmitarëve  okularë,  ato britma janë dëgjuar rreth 25 km. larg ,përtej Mavrovës, për rreth fshatrave:Vrutok, Zhirovjan, Simnicë e gjetkë, më njohtoi plaku 75 vjeçar-Xha Kamberi. Mandej vazhdoi: -Të nesërmen, kish ardhur Komandant Qemal Agolli,  i cili kish reaguar ashpër  kundër pushtetarëve shovinist se çfarë masakrime kryen ndaj  shqiptarëve  dhe,  prej  asaj  dite, një numër të madh të brugosurish na liruan. Në mesin e tyre isha dhe unë, tha ai.

Edhepse,Xha Nuzi ishte pjesëmarrës aktiv në luftën për liri, çlirim dhe bashkim të trojeve etnike ai, pas lufte,përsëri ishte i ndjekur këmba-doras nga pushteti i sapo formuar monist-maqedon. Përveç tij, në shënjestër ishin të dy vëllezërit dibranë: -Qemal e Nexhat Agolli, të cilët, siç përmenda më lart, për shkak të ndërhyrjes së tyre tek pushte tarët maqedonas që të mos e masakrojnë popullatën shqiptare të  Pollogut,  u  asgjasuan  pa nam e pa nishan. Mandej, vijon burgosja dhe toturimi çnjerzor i intelektualit dibran, Ministrit të Parë shqiptar, më 1946-Xhafer Kodra, vëllau i historianit të shquar, prof.dr. Masar Kodra,  i cili nga torturat e marra u dërgua në Spitalin Psikiatrik të Shkupit dhe vdiq në moshën më të mirë, atëherë kur i nevoitej më tepër Atdheut. Menjëherë, pas tij, më 1949, u dënua 9 vjet e gjysëm burgim, Mësuesi i popullit-Esat Menzelxhiu, i  cili,  më 1992 mori Dekoratën Naim Frashëri. Ai, në oborrin e Shkollës  ”Hoxhë  Vokrri”,  vetëm  pse  deklaroi para nxënësve se, Dibra është pjesë e Shqipërisë, atëherë xhandarët e rrëm byen me dhunë dhe s’u kthye në shkollë më.  Pas vuajtjes së dënimit, ai rreth një dekadë punoi si mësues në Kastriot të Kosovës dhe gëzonte autoritet të madh në popull.Vdiq më 1968 ku,  dhjetramijëra qytetarë nga të gjitha viset, i bën omazhe këtij Mësuesi të po pullit dhe u ndanë për të fundit herë me nderime të mëdha prej tij.

Pati shumë e shumë burgosje dhe u ndërmorën masa të  ndryshme represive ndaj shqiptarëve, jo vetëm në Dibër, Gostivar e Tetovë, por edhe nëpër viset tjera    banuara  kryesisht me shqiptarë.

Pas asgjësimit të vëllezërve Agolli, burgosjes së Mësuesit të popullit-Esat Menzelxhiu dhe tronditjen psiqike, që ia shkaktuan  intelektualit,  juristit  dhe  Ministrit  drejtësisë-Xhafer Kodra, më 1952, pushtetarët shovinist, pa asnjë preteks e vënë në shënjestër atdhetarin-Jonuz Majtara, vetëm se deshte që shqiptarët bashkohen shpirtrisht, fizikisht dhe etnikisht. Ai, energjikisht kundërshtoi të bëhet vegël qorre e OZNES  ( e shër bimit sekretishjugosllav), andaj ndaj tij u ngrit aktpadijë  me  motivacion: -  ”Agjitacion  për bashkim me shtetin amë, pra, me Shqipërinë”.

Pushtetarët e shfrenuar sllavomaqedonas kishin drojë nga autoriteti i  tij që gëzonte në masë, nga mençuria e tij dhe nga oratoria e tij, tipare që i kish dhunti nga  natyra. Për një fjalë goje nëpër ndeje apo oda burrash, ate e ftonin në polici, duke e malltretuar se çka dashtë të thotë me sintagmën:”Populli i din të gjitha dhe populli do t’i  rregu llojë punët, dhe:-Të mëdhenjtë na kanë dëmtuar!-Duke aluduar në Konferencën famëkeqe të Londrës, pra për coptimin e trojeve shqiptare, shkëputjen nga trungu amë.

Nëntëmuaj ditë rrjesht vijuan hetimet ndër më    tmerrshmet,  duke  ia  lë lëshuar pikat e ujit, nga maja  e kokës deri tek thembrat e këmbëve,    rrëfente  ai  me gojë të vetë.Pas hetimeve nga më shtazaraket,ate e dënuan me 13 vjet burgim drakonian në ishullin famkeq-Goli Otok.

Më kujtohet një rast kur ishte në ndeje tek ne, iu drejtua babit tim  e  i  tha:

Mua Arif, për një fjalë goje që e thoja, më thërrisnin në polici pa fijen e fajit,  ndërsa,  jemi dëshmitarë, e kemi dëgjuar të gjithë se ç’thotë Ejup Grazhdani, në mes    tregut,  ai brohorit:-Dita e beterit! Ka ardhur dita e myflizit! Që në kuptimin  figurativ  simbolizon ardhjen e një Sistemi diktatorial e të korruptuar.-Mandej reciton vargjet e Naimit:

-Krujë o qytet  i  bekuar,  prite – prite Skënderbenë, ka ardhur si pëllumb i shtruar, të shpëtojë Mëmëdhenë!-Të gjithë dibranët kënaqen kur e dëgjojnë.

Për çudi, thonte Xha Nuzi, atij s’ia marrin për    madhe,  sepse  shtihet  se është sharllatan, por jo ai është tepër i zgjuar dhe din se ç’vepron…I lumtë!        

           

Filxhani prej fajance i Mixhës Nuz:-Pas vuajtjes së dënimit në burgun famë keq të Goli Otokut, ai doli i sëmurë nga tuberkullozi. Sa herë që vinte tek  ne  për  vizitë, nënës sime të ndjerë ia kërkonte filxhanin e veçantë e të vetin të kafes, jo vetëm  kur  vin te në shtëpinë tonë, por kudo që shkonte,  ai ishte i vemendshëm dhe s’deshte që të tjerët infektohen nga ajo sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme gjatë atyre viteve.

Në çdo odë, ndeje e konaqe,  jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinjtë  edhe

fëmijët, me vemendje te posaçme i dëgjonin fjalët e tij, mendimet e tij dhe këshillat e  tij, të cilat simbolizonin filozofinë dhe tërë mendjemprehtësinë popullore të Trevës historike të qytetit të Dibrës së Madhe me rrethinë.

Ai i jepte rëndësi punës kolektive e jo asaj individuale dhe thonte: -Një mende, asnjë mende, dy mende përbëjnë një gjysëm mende, ndërsa tre e më shumë mende përbë jnë një mende”. Që do të thotë se shqiptarët lypset të punojnë bashkarisht si kolektivitet e jo individualisht. Nga Mixha Jonuz dhe nga disa pleqë, poashtu    mençur  dibran,  të ndjerët:-Ramiz Begu e Eqrem Begu-ishministër i Finansave në kohën e A. Zogut, Demir Marku dhe Shyqri Disha i grumbullova të dhënat rreth temës: ”Legjenda e Urës    Spi  les”e cila në formën e gjysëmharkut ish ndërtuar para dy mijë vjetëve, duke  i  lidhur dy brigjet e lumit-Drin i Zi, në hyrje të Dibrës së Madhe. Atë temë, në v.1965, Dr.Petro Jan ura më ngarkoi ta përgatis si punimseminarik.Andaj,që të pestëve ua dij për nder rreth të dhënave të sakta që m’i ofruan.

Sa herë që ktheja nga Kaçaniku në Dibër, ai dhe atdhetari Eqrem Begu, më dilnin përpara e më pyesnin për Kryetarin e Kaçanikut-Sali Bajra:-Si e kemi  atë  Pejga mberin (Engjëllin) tonë?!-Mirë është dhe, jua përcjellë të falat më të përzemërta prej tij.

Ai gjithmonë vinte nga fshati Spas(Shpëtim)në Dibër, e blente gazetën e për ditshme”Rilindja”në gjuhën shqipe, ofrohej pranë ne të rinjve e  na këshillonte  haptazi: ”Mësoni, mësoni dhe vetëm mësoni !-Duajeni  Atdhenë dhe Kosovën, flijoni diç për to”!

            Një ditë, duke kthyer nga komuna, ne, një grup të rinj, i dolëm përpara dhe e pyetëm:Ku ishe Mixha Nuz?Ai me buzëqeshje na u përgjegj:

Në komunë. Mandej, na parshtroi pyetjen :-Më thoni pse i thonë komunë?

-Asnjëri prej nesh s’dinim si t’i përgjigjemi. Atëherë, ai vazhdoi:-Domethënia e fjalës ko munë ka këtë kuptim:”Ku mundet, ku s’mundet, ku të sosin punë, ku s’të  mbarojnë  punë”!-Pra, kështu është puna me nëpunësit nëpër të gjitha komunat e këtij pushteti. Rysh feti bën punë-ryshfeti ! Pa ryshfet nuk të kryejnë punë!-Tha ai.

Shpesh herë vinte tek ne, në familjen time në ndeje, sepse ate e kisha  Nunin tim. Gjatë bisedës me babain tim, poashtu    ndjerë,  i  thonte: -”Arif, ne pleqët s’dijmë gjë, të rinjtë dijnë më tepër”. Atëherë, unë ndërhyrja dhe i përgjigjesha:-Jo, Mixha Nuz, s’është e vërtetë, ju pleqët keni grisur më shumë këmisha (keni    tepër  përvojë)  dhe, dini më shumë se ne. Mirë po, ai qëndronte i palëkundur në mendimin e tij dhe thonte:

”Nëqoftë se ne pleqtë mendojmë se mund të bëjmë diç pa  Rininë,  gabojmë, por edhe nëse mendojmë se të rinjtë s’mund të bëjnë pa ne, gabojmë dhe më rëndë, sepse Rinia e din rrugën e vet”.

Më vonë, thëniet e tij u bënë realitet. Më 26 prill  ’81, Rinia qe ajo, që  i  nisi  demonstratat dhe kryengritjen gjithpopullore në Kosovë. Rinia qe ajo, që u flijua, u  bur gos dhe masakrua vetëm se kërkoi liri dhe barazi në IRJM e në Kosovën Lindore, kurse Pavarësi për popullin e Kosovës.

                  

 Mendjemprehtë, vigjilent, gjakftohtë dhe i qetë.

Me rastin e vdekjes së një fshatari në fshatin Bomovë, shkuam së bashku me arsimtarin, Kadri Dema, për ngushullime. Si zakonisht nëpër odat  e  fshatrave  dibrane filitet me temsil (frazologjizma) dhe, poqe se ndodhën ndonjë i huaj apo i  jashtëm,  vështirë e kanë të kuptojnë domethënien e bisedës.

Njëri nga fshatrët filloi ta thumbojë me fjalë Mixhën Nuz, i cili  kishte përvojë të madhe dhe e jepte përgjigjen shpejt e me me logjikë, iu drejtua A. M. me këto fjalë:

Unë Adem, nuk zemrohem për ate që thua.E kam bërë shprehi që, sa herë që shkoj diku në ndeje apo në mixhlis, marrë me veti një torbë dhe, fjalët që m’i thua Ty,i hudhi prapa shpine  në torbë, ndërsa, fjalët e mira dhe me përmbajtje, siç folën: Ismet  Marku, Kadri Dema dhe I.Egriu i fus në xhep, sepse:”Kur kuvendon me njerëz-miq të mirë e të matur,

të duket vetja dy herë më i zgjuar”. Mandej, thuhet:”Zemrimi e vë në provë të urtin, luf ta e njeh trimin, ndërsa nevoja mikun”.Ai që më lajkaton është armiku im, ai që    tre gon drejt gabimet e mia është mësuesi im, ndërsa ai që më vë në dukje veprimet e mia të drejta është miku im.Nuk i adhuroj lajkat,u përgjegj ai, me buzëqeshje dhe gjkaftohtësi.

           

Përfundim:-Kohën e fundit, pak para vdekjes, Mixha Nuz lëngoi nga një sëmundje e rëndë dhe humbi intuitën. Sa herë që shkonim në vizitë, së bashku  me  babain tim, ai nuk na njihte më. Nuk zgjati shumë kohë dhe, më 1979, u nda nga më    afërmit dhe nga populli i tij i dashur, i okupuar e i coptuar në pesë shtete,  që e deshte me  shpirt  dhe që sakrifikoi aq shumë.

Me pietet e krenari, këtë patriot e  luftëtar për liri , të burgosur politik  dhe filozofi popullor i Trevës së Dibrës me rrethinë, e përkujtojnë më të  afërmit,  miqët  dhe gjithë shqiptarët, sepse ai i takonte tërë Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve të tjera  iliriane.

Shumë këshilla e shumë ide i thitha prej tij.

-Dritë i bëftë shpirti dhe lavdi veprës së tij!     



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora