E premte, 29.03.2024, 08:33 AM (GMT)

Faleminderit

Gjon Neçaj: Lereni shenjëtoren në mbretërinë e saj!...

E merkure, 24.11.2010, 09:59 PM


Lereni shenjëtoren në mbretërinë e saj!...

 

Nga Gjon NEÇAJ

 

Në kohën kur po bëheshin përgatitjet për shungurimin e Nënë Terezës, para disa vitesh, në shtypin e shkruar shqiptar filluan polemikat rreth origjinës së saj, kryesisht nga biçim studiuesish, madje të njohur, duke arritur deri atje sa Nënë Terezën e nxorrën vllehe (arumune). Se nga e kishin nxjerrë këtë konkulzion, vetëm ata mund t'i japin përgjigje, ndonëse reaguan studiues, shkrimtarë si Moikom Zeqo, Albert Ramaj etj. Por përseri në shtypin e shkruar shqiptar, në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të Nënë Terezës, filluan përseri  polemikat e tani duke aluduar në besimin e saj!...E zhurma për prejardhjen e Nënë Terezës nuk ka të sosur as këtë vit,në 100 vjetorin e lindjes.

 

Në gjallje askush nuk guxoi të shkruaj për prejardhjen e Nënë Terezës, sepse ajo e kish pohuar vetë, madje pasi u bë e njohur në gjithë botën, sepse sekreti i triumfit të saj janë vetë fjalët e saj : "te dobësia ime, qëndron forca ime " Anjeza ( Gonxhe ) Bojaxhiu, Nënë Tereza e famshme, u lind në Shkup prej prindërve Kolë Bojaxhiu dhe Drande Nikollë Bojaxhiu, më 26 gusht 1910. Ajo ishte fëmija i pestë i Kolës dhe i Drandes. Familjes së Kolë Bojaxhiut dy fëmijë i vdiqën herët, kurse djali Lazer Kolë Bojaxhiu studioi në Austri, por emigroi shpejt në Itali për shkaqe politike. Gonxhja, Nënë Tereza e ardhshme, u rrit në atë familje tipike shqiptare, duke u ushqyer me dashurinë për njerëzit, kultivuar nga nënë Drandja, pasi babai vdiq shpejt, kur Gonxhja ishte vetëm 9 vjeçe. Motra, e cila quhej Age, u largua shpejt nga Shkupi, vendlindja e saj. Prej vitit 1928, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin kurrë. Kjo ishte dhe koha kur Gonxhe Bojaxhiu u nda përfundimisht me familjen, duke u dorëzuar bamirëse në Kalkuta të Indisë.Vetëm pas 30 vjetësh do të takohej me vëlla Lazrin.

 

Nëna Drande dhe motra Age shkuan në shtetin amë, Shqipëri qysh para Luftës së Dytë Boterore.

 

Ne vetëm po paraqesim disa veçori të Nënë Terezës, duke u kujtuar atyre që shtrembërojnë historinë për interesa që ata i dinë, se familja e Nënë Terezës është katolike dhe shqiptare, çka tregon vetë ajo, të afërmit e saj, si dhe ata që kanë jetuar në Tiranë me nënën Drande dhe motren Age. Nëna Terezë do t'iu kushtohej të varfërve, në vendin më të varfër të botës, sepse "të varfërit janë dhurata më e çmuar për ne, prania e fshehtë e Jezusit", thoshte ajo. Dhe Krishtin e shikonte kudo ku kishte vuajtje, luftë, sëmundje e ajo u bë qytetarja e botës, e popujve, feve, qytetërimeve. Ajo shkoj larg, e u shndërrua në mit.

 

Bota e ngriti në piediestal që herët nobelisten shqiptare, me të cilën krenohej ccdo vend i civilizuar, kurse atdheu i saj hesht, pa pasur mundësi as të shohin varrin e nënës dhe motrës së saj, që jetuan dhe vdiqën në Tiranë në fillimin e viteve '70.

 

Dhe përseri sot diskutohet rreth prejardhjes së Nënë Terezës, apo besimit të saj. Qindra dhe mijëra faqe të shkruara për Nënë Terezën nga studiues e biografë të saj janë fakte të pakundërshtueshme për jetën dhe vepren madhore të Nënë Terezës shqiptare që është e bija e Kolë Bojaxhiut dhe Drande ( Roza) Nikollë Bojaxhiut dhe motra e vogël e Lazer Kolë Bojaxhiut dhe Age Kolë Bojaxhiut.Jo rastësisht permendëm këta emra shqiptar-katolik për të vertetuar edhe një here se Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza e Madhe është katolike shqiptare, prandaj lereni shenjëtoren në mbretërinë e saj, në qiellin e Lumturuar të Jezusit, simboli i saj i përjetshëm.

 

Nënë Tereza,ndonëse ka vite që është larguar fizikisht nga kjo botë, lutet  për vëllezërit e saj, si dikur në marrjen e çmimit Nobel për paqe, kur lutej për lirinë, por shpresojmë se lutjet e saj do të dëgjohen një ditë.Amin! Ashtu qoftë!



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora