E marte, 31.03.2020, 02:05 PM (GMT+1)

Editorial

Gjergj Kabashi: Dhunë deri në gjunjëzim ekonomik në gazetarinë e Kosovës

E marte, 23.11.2010, 10:59 PM


27 vite gazetari-10-vite që kur gazetarë dhe intelektualë të lidhur me kriminelë të shërbimeve sekrete antishqiptare më thanë se për mua nuk ekzistojnë të drejta

 

DHUNË DERI NË GJUNJËZIM EKONOMIK NË GAZETARINË E KOSOVËS

 

Në Kosovën e paraluftës dhe pasluftës kan ndodhur krime të jashtëzakonshme ndaj gazetarëve të Kosovës, rrahje, poshtërime të ndryshme deri edhe gjunjëzime ekonomike deri edhe likuidime fizike të atyre që janë vlerësuar si pengesa për grupimet politike-policore. Meqenëse në Kosovën e pasluftës nuk është zbuluar qoftë edhe rasti i vetëm i atij e atyre që i vranë gazetarët, apo edhe policët e Kosovës, tregon teposhtëzen dhe mjerimin e shoqërisë së re të Kosovës

 

Nga Gjergj Kabashi

 

        Ka disa vite që nuk parapëlqej të jem prezent aq dendur para opinionit publik qoftë për shkak të rrethaneve kushtëzuese dhe preokupimeve të tjera më parësore për mua apo edhe për shkak të ngarkesave të mija me punë të tjera, zënjes sime me disa punë e obligime paralele, apo qoftë edhe për arsyen se me kohë merrem krysisht me gazetari investiguese, hulumtime e gazetari zbuluese në përgjithësi. Por, gazetari, ”ky mesues i popullit” për asnjë çast nuk duhet t’i harroj detyrat dhe obligimet e veta, nuk duhet t’a largoj nga mendja kurreshtjen për të qenë vëzhgues sa më i kujdeshëm i ngjarjeve jetësore të mjedisit apo poullit të vet. Dhe, nuk duhet t’i harroj jo vetëm dëshirat dhe synimet e të tjerëve por as vuajtjet e veta. Eshtë fakt evident që në Kosovën e para dhe pas luftës ndodhën shumë ngjarje të trishtuara, kumte të zymta dhe tragjedi për shumë individ dhe familje, të cilat nëse do t’i harronim ne ”të tjerët” assesi nuk do të mund t’i harrojnë ata që u prekën në lëkurën e tyre.

 

        Janë të shumëta dhe të pikëllueshme krimet e bëra ndaj gazetarëve të Kosovës dhe intelektualëve të tjerë në periudhën e cekur, rrahjet, poshtërimet, vrasjet e deri tek gjunjëzimi ekonomik për të pabindurit. Për turpin e shoqërisë së re të Kosovës edhe tre vite pas shpalljes së pavarësisë së vendit nuk u arrit të zbulohej qoftë edhe rasti i vetëm i dhunës së shumëllojshme ndaj gazetarëve deri tek vrasja e disave apo nuk u arrit të zbulohej qoftë edhe vrasja e qoftë një prej policëve të vrarë, shumica e të cilëve supozojmë se e kan dhënë jetën e tyre të pakthyeshme për t’i mbrojtur liritë tona, sigurinë tonë nga xhungla e krimit të madh i cili deri tash del se as që ka filluar të luftohet ashtu qysh duhet e ashtu qysh i takon një kombi si ne që aq gjatë i ka munguar liria për shkak të pushtimeve shumëshekullore. Një kombi aq të nëpërkëmbur e vuajtur.

 

Mercenarizmi në gazetari, deri kur?

 

Duke qenë edhe vet viktimë bukur e madhe e dhunës në gazetari dhe ndaj profesionit tonë, kam vërejtur me keqardhje të madhe se gazetarija shqiptare, sidomos kjo e Kosovës, vazhdon të mbetët e blerë, në shumë aspekte mercenare, qoftë me vetëdije apo pa e ditur fare se është në shërbim dhe pozita mercenarije. Gjithmonë për sa mbahet në mend në historinë e profesionit që nuk ka qëllim tjetër pos me kallxue se çka ka parë , ka qenë e qartë se gazetari krejtësisht të pavarur nuk ka pasur dhe deri diku edhe nuk mund të ketë, por të kemi një gazetari kaq servile, të përulur, në sherbim të taborreve kundërshtare,shkurtpamëse dhe kaq partiake qysh është gazetarija e Kosovës , zor t’i gjendet shembull tjetër në hapësirën ballkanike se për atë evropiane as që ia vlenë të krahasohet asgjë.

 

        Pas 27-vite dhune në gazetari të ushtruar kryesisht nga redaktorët e ish-Gazetës ”Rilindja” që bashkëpunuan dhe kryen detyra për pjestarët e Drzhavna Bezbednosit Shqiptar të Serbisë, pa u gjunjëzuar për asnjë çast kam përjetuar tortura të llojllojshme, kërcënime fizike deri edhe tentime për likuidim nga sherret dhe ndërskamcat e kriminilevë të tillë të gazetarisë, që nuk janë gjë tjetër pos kanceri i profesionit të gazetarisë. Sot bahen dhjetë vite qëkur kolegët e mij nga ish-Gazeta ”Rilindja” në bashkëpunim me Drzhavna Bezbednosin e tyre apo me kriminel të sherbimeve sekrete partiake që për mua janë e njëjta gjë, më porosinë me të çuditshme dhe më kriminele që mund t’ia jep gazetari gazetarit për kotësinë e punës së deriatëhershme si gazetar, dhe atë në formën e shkruar e të dokumentuar, duke rënë vetiu në grackën që e kishin përgatitur për mua. Meqenëse përvoja e gjatë dhe e dendur si gazetar hulumtues-zbulues në raport me naivitetet e tyre, u tregua superiore duke qenë se duke u paraqitur i mashtruar prej tyre,-pikërisht qysh synonin ata, në fund i mashtrova të gjithë, duke ua thënë sot njësoj si dhjetë vite më parë se ju jeni rankoviqistët dhe enveristët e Kosovës, antishqiptarët e saj! E,tash, se a ishin rankoviqist apo enverist të Kosovës me decenie pas vdekjes së shqiptarvrasësve Aleksandar Rankoviq dhe Enver Hoxha, kjo nuk është punë e imja. Për mua ishte me rëndësi fakti se pas ardhjes së lirisë, e sjellë kryesisht prej forcave aleate amerikane-evropiane, ata nuk e kishin harruar gjuhën e urrejtjes, përbuzjes, poshtërimit dhe të vrasjes.

 

        Fjalën e kam për provokimin nga e-maili: bujarbukoshi@yahoo.com dhe provokimet e tyre të gjata në emër të Bujar Bukoshit dhe Jonuz Tërstenës, dy emra me peshë në Kosovën e paraluftës. Jam shumë i vetëdijshëm se emrat e tyre dhe përmendja e emrave të tyre mua më hyn në punë së tepërmi nga aspekti investigues. E para, ata duhet të deklarohen botërisht se a janë të përfshirë në këtë provokim dhe për ç’farë qëllimesh nëse janë përfishirë dhe, e dyta, nëse emrat e tyre janë keqpërdorur, atëhere jo vetëm une por edhe ata duhet të jenë krah meje në ndërmarrjet ligjore që synoj t’i hapë ndaj tyre, pavarësisht se kush mund të jenë, ata duhet të përgjigjen publikisht dhe ligjërisht para drejtësisë për keqpërdorimin e mundshëm të emrave të huaj për të më provokuar për qëllimet që ata i dijnë e që duhet t’i sqarojnë.    

 

        Për t’a sqaruar këtë çështje e provokim që më intrigon aq gjatë e për të cilin unë mendoj se ia vlenë të hulumtohet edhe më tej, pata biseduar me Bujar Bukoshin në mujin korrik të vitit 2009 në Prishtinë, mirëpo dhe përkundër disa përpjekjeve nuk kisha mundur t’a kontaktoja Jonuz Tërstenën, ish-shefin e Drzhavna Bezbednosit Shqiptar të paraluftës, në mënyrë që nga ky udhëheqës i atij shërbimi paralel sekret të mësoja diçka rreth atij provokimi, t’a vija edhe atë në sprovë qysh e vura Bujar Bukoshin duke i thënë se,fundja, ne duhet të ragojmë së bashku ndaj atyre provokatorëve derisa t’i vinim në bankën e të akuzuarve, me kusht që ata të mos jenë të përfshirë edhe vet në këtë provokim.

 

Për asnjë moment të vetëm deri në ditën e sotshme nuk jam pajtuar e as që pajtohem me pësimin në gazetari që e pata përjetuar gjatë pothuaj njëzet viteve të athershme që i kalova duke punuar si gazetar i Gazetës ”Rilindja”, duke e bjerrur rininë time dhe duke i hargjuar vitet e shtrenjta të jetës sime për diçka që e bëja mirë e me zemër, por që strucët e asaj kohe kishin qenë duke ma përbuzur e konsideruar të kotë. Shkrimet e mija të nduarnduershme nga terrenet, informatat që sillja për opinionin, analizat, prekja e temave të dhunës ndershqiptare, reagimet e mija njerëzore ndaj vrasjeve dhe plagosjeve të njerëzve të shquar të asaj kohe, qysh mendoj tash kur reflektoj rreth asaj kohe, e kishin pas shndërruar në sy e vesh kuçedrën e vllavrasjes me të gjitha grupimet e spiujve dhe analfabetve të UDBës. Meqenëse ka qenë si traditë që gazetarët e ”zotët” të punojnë për grupimin e caktuar të spiujve, puna ime dhe shkrimet e mija janë shikuar me mosbesim pasi gazetari, sipas asaj ”tradite”,duhet t’i takojë dikujt e une nuk isha anëtar i asnjë partie politike të kohës, as i LDK, as i LPK, as i PGJK dhe as i asnjë grupimi partiak. Mosbesimin ndaj punës, angazhimit dhe qëllimeve të mija e kan nxitur sidomos ata që une i konsideroj spiuj të infiltruar të x shërbimit partiak në çerdhen e shërbimit tjetër, duke u shndërruar si i dyshimtë, njëfar lubije, në sytë e partizanve-fanatikëve partiak të shërbimit të caktuar. Pavarësisht se nuk kam dëshirë të ”gufojë” me rrëfime personale për përjetimet e asaj kohe, dëshiroj t’a vë në pah një reagim të dy gazetarëve të Rilindjes një ditë tetori  të vitit 1998. Njëri ishte gazetar me stazhë të gjatë pune e tjetri gazetari ma i ri i gazetës. Posa dolën nga zyra e kryeredaktorit të atëhershëm Avni Spahiu i shoh se si me lot në sy drejtoheshin nga une!? Dhimbjen e pikëllimin e të parit e kuptoja pavarësisht se ajo nuk ka mundut të ishte vetëm dhimbja e tij por e çdo njeriu normal dhe sidomos e çdo shqiptari të vërtetë të Kosovës.

 

-”Do t’a shihni ju kur t’ua hapim dosjet”, mu drejtua gazetari i vjetër i asaj gazete  i cili gjatë gjithë kohës sa ka punuar gazetar aty e ka pasur për nder t’a mbante ”n’shokë” alltinë/revolen me leje të Drzhavna Bezbednosit të Kosovës. Personalisht nuk më brengosnin fjalët e tij sa më zgjonte dhimbje ngjarja e trishtueshme, duke e ditur se në raste të tilla disa njerëz e humbin ekuilibrin dhe baraspeshën e të qenit njeri dhe fjalëmatur edhe në raste tragjedishë e dhimbjesh të ndryshme. Fakti se më drejtohej edhe mua sado që gjendja e tij ishte afektive, dhe shumë e shumë sjellje të tjera të dushimta të të tjerëve më patën shti të mendoja se ishte dikush i zi me një grupim njerëzish kobzi që krimet e veta mundoheshin t’ia gjuanin te kambët tjetërkujt. Kriminelët i luanin lojërat e tyre kriminele. Ata mundoeheshin t’i ngatërronin të tjerët për krimet që i shkaktonin vet ata. Kjo ka qenë evidente atëherë për atë që ka dashur dhe që ka mundur t’a bënte deshifrimin e kumteve të tilla. Kështu, kriminelët e bashkuar e të kapur ngrykë me njëri tjetrin, bënin me gisht nga të tjerët, që ngatërresës t’i jipnin edhe ma shumë zjarrë dhe përmasa shkrumimi, që të dezorientonin e të hutonin. Shembulli i Gazetës Rilindja ku ka funksionur gjithnjë bashkëpunimi i disa gazetarëve të ”aftë” me pjesëtarët e Drzhavna Bezbednosit, është shembulli më i madh dhe më i keq që më ka bindur se sa tragjike dhe me pasoja mund të jenë devijimet e tilla profesionale të gazetarëve, të cilët në vend që të punojnë e angazhohen gjithmonë duke e pasur për bazë Kodin Gazetaror të Mirësjelljes, merren me gjëra me të cilat një gazetar i shquar nuk duhet të merret kurrë dhe në asnjë mënyrë. Thjeshtë, shpesh i kam shtruar vetës pyetje: Ç’bëjnë dhe për çka nagazhohen hijenat e tilla të gazetarisë kur ekziston gazetarija kritike,hulumtimi dhe zbulimi në gazetari, përmes të cilës mund të zbulohet gjithçka me kusht që vendi të udhëheiqet nga një politikë e duarve të pastra.  Pavarësisht se në Kosovë  shkalla e dhunës ndaj gazetarëve dhe mohimi i fjalës dhe shprehjes së lirë është ende e pranishme, mund të them se ai shtyp në anën tjetër është i vërshuar nga fara e keqe e fjalëve të tepërta, nga shkrimet pa fakte e arrgumente, nga fyerjet dhe nënçmimet ndaj jetës së të tjerëve. Që liria e fjalës duhet të ekzistojë por që ajo duhet gjithmonë duhet të jetë e përgjegjshme, kjo për rrethanat kosovare nuk vlenë dhe shembulli më i rëndë i abuzimit dhe animit jokritik atje janë të ashtuquajturat shoqata të gazetarëve profesionist, të cilat nga mungesa e kulturës profesionale gjithmonë e kan bërë zakon t’i ndajnë njerëzit në të mirë dhe të këqeinj, bardhezi e në mënyrë të cekët, pa e bërë përpjekjen më të vogël për t’u thelluar në problemet e individëve dhe fatet e tyre.

 

Njerëzit e duan fjelën. Ata duan të jenë të dëgjuar dhe të mendohet për ta.

 

Ngopje me rrenë apo nevojë për informata

 

Në Kosovë njerëzit janë ngopur nga prania enorme, abnormale në shtyp dhe radio-televizione të gjashtë-shatë analistëve dhe rrenëve të tyre, por Kosova duket se ka nevojë për të qenë e gënjyer dhe e pa informuar, mendjembyllur dhe jo mendjehapur. Kjo është Kosovä e atyre dhe jo Kosova që duhet të jetë. Njërin ndër superanlsitët e Kosovës së sotshme, një gazetar të dështuar të Gazetës Rilindja, e pata indetifikuar atëherë kur më provokonin në emërin e Bujar Bukoshit. Gjithë jeta e tij ka qenë intrigë dhe mohim i të tjerëve. Fjalia përmes të cilës e zbulova, ishte kjo: ”Sikurse shkrimtari që merret me analizën e jetës së personazhit, edhe une merrem me ty!”

 

Merre me mend, deri ku mund të shkojë analiza e ”analistit”!

 

Me gjuhën satirike, do të mund t’i përgjigjesha, sado që atëhere i jam përgjigjur ndryshe... Ky nuk ishte mendimi i tij. Ishte mendimi i gruas së tij! Dhe, nuk ishte as mendim i gruas së tij, por i babait të gruas së tij… Nuk ishte as i babait të grues së tij,por ishte:kompilim!?

 

Në historinë e gjatë të profesioniat të gazetarisë tuj fillue nga Maratona e edhe më herët, nuk mbahen në mend që një gazetar, një gazetar i njëmendt e i vërtetë, t’ia bëjë një të keqe gazetarit tjetër, përkundrazi ka shumë shembuj kur gazetari është flijuar duke i dalur në mbrojtje gazetarit tjetër...

 

Por, të tillë ishin gazetarët e ”mëdhenj” të Rilindjes, të mëdhenj për gjëra të turpshme, krime e pabesira. Duke menduar për tipat e tillë të ligj që ia kan zënë frymën gazetarisë sime në atë kohë e mëpastaj e ripërsëris se nuk mund të pajtohem me ato krime dhe nuk do të dorëzohem si njeri e gazetar gjithnjë përderisa t’a anulojë vendimin e e atyre ”gazetarëve-intelektualve” dhe kriminelëve të shërbimeve sekrete, që më gjunjëzuan ekonmikisht atëhere dhe që ma kumtuan me shkrim kotësinë e gazetarisë sime të dalluar në atë kohë të rëndë, të zymtë e të pashpresë...

 

Duke e shfletuar shtypin e sotëm vërejtja se në Bota sot e cila konsiederohet ende shtyp partiak i LDK e përkujtonte 10-vjetorin e vrasjes së kolegut tim Xhemajl Mustafa. E vërejta se ende përhapeshin iluzione se vrasja e tij do të ndriçohet nga ana e ”deputetëve të LDKsë”. Është me të vërtetë e dhimbshme që për këdo qoftë të kërkohet ndihma e bashkëpartiakut, deputetit të LDKsë apo gazetarit të LDKsë. Kjo është verbëri kur tashmë Policia e Kosovës është në konsolidim e sipër dhe ajo polici sidoqoftë mund të konsiderohet se ka kapacitete për zbulimin e çdo krimi, me kusht që të lejohet t’i kryej detyrat profesionale pa ndërhyrje joprofesionale. Fundja integrimi në Evropë është parakusht që krimet duhet të zbulohen dhe të vërtetat sado të hidhura që të jenë ato, të thuhen ashtu qysh janë në të vërtetë, pa ndërhyrje e brenga të rrejshme e demagogji partiake. Ligjet në Kosovë pa dyshim do të jenë në përputhje me ligjet evropiane, çka do të thotë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Nëse jo sot, atëherë nesër gjithsesi...

 

Derisa e përfundoj këtë shkrim po mendoj se është lumturi kur je gjallë dhe ke mundësi t’i zgjidhësh problemet që të janë shkaktuar vet. Është me të vërtetë ndjenjë e këndshme kur ke bindjen se ke triumfuar ndaj krimit edhe pse ndoshta të është dukur se ke qenë i vetmuar. Ndaj së keqës duhet triumfuar me çdo kusht dhe me çdo mënyrë dhe me të nuk duhet pajtuar asnjëherë. Kur ke punuar me zemër të pastër duke bërë punë të mira, nuk ke nevojë që veprën tënde me t’a njohur gjithkush se veprat e mira dhe të bëra me qëllime të mira, nuk i harron koha...

 

Sa herë kam shkuar këtyre viteve në Kosovë dhe jam ndalur përpara Pallatit të Shtypit aty ku kam bërë gazetari në favor të Kosovës, nuk kam mundur pa e përshëndetur vuajtjen time. Pa i bërë të fala!

 

Gjithmonë mu ka dukur se aty, në atë pirg çimentoje është edhe varri im dhe shpirti im që u munduan të ma vrisnin kolegët e mij gazetar dhe UDBashët e tyre. 



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT