E premte, 03.04.2020, 08:49 AM (GMT+1)

Komente

Ibrahim Egriu: Udhëtim i tmerrshëm

E shtune, 29.12.2007, 12:08 PM


Udhëtim i tmerrshëm

Shkruan: Ibrahim EGRIU
 

Ibrahim Egriu
Isha në mëdyshje, të shkruaj apo jo për udhëtimin tim të trishtuar para 39 vjet, që e përjetova në vigjilje të Vitit të Ri ’69 dhe s’mundem të jem i qetë e të mos e shpalos dhe Përvjetorin e demonstratave revolucionare të ’68-ës, që u organizuan në Kosovë dhe në Iliridë.
Kohën kur punoja në qytezën e Kaçanikut s’do ta harroj urrë, veçanërisht Natën e Vitit të Ri 1969. Demonstratat gjithpopullore mbajtën në mbarë Kosovën e në Pollog qenë tmerr për armiqtë, ndërsa krenari për popullin shqiptar të shtypur shekuj me radhë nga sundimi i huaj e që kërkonte të drejtat e tij, Universitetin e vet dhe Flamurin e tij.
Në mëngjes të 31 dhjetorit të vitit ’68, nga Kaçaniku, vendosa të udhëtoj për Dibër, që Natën e Vitit të Ri ’69 ta kremtoj në gjirin familjar së bashku me të afërmit e mi, miqtë e shokët. Por ç’ndodhi në atë vazhdë, në ato orë policore dhe në atë shtetrrethim?! – Burgosje maltretime, torturime dhe terror ndaj shqiptarëve, në veçanti ndaj intelektualëve.
- Ora 7 e mëngjesit: - Bënte tepër ftohtë, ishte acar dhe kish rënë borë e madhe.
Zbrita në Stacionin e autobusëve në Shkup që të marrë biletë për Dibër. Rastësisht në stacion e takova bashkëqytetarin tim - Shaban Klloboçishta, i cili në vitet 1952/53, së bashku me Arif Jegenin, ilegalisht kaluan Kufirin-Murin e hekurt shqiptaro-shqiptar, në Bllatë afër Dibrës. Pas pesë vjet qëndrimi në Atdhe-Shqipëri, që të dy, Arifin e Shabanin i kthyen në Dibër, por mjerisht psikikisht të sëmurë e të dërmuar nga vuajtjet e mëdha që kishin pësuar. Andaj, s’kishte njeri në Dibër që s’i njihte. Porsa e vërejta Shabanin, ashtu të strukur e të zbehtë e pyeta: - Për ku do udhëtosh? -Përgjigja: - Për Dibër, por s’kam të holla për biletë. Jo Shaban, mos kij dert i thash, unë do ta paguajë biletën. Mirëpo, për fat rruga për Dibër ish e zënë dhe s’kishim mundësi të udhëtonim direkt për Dibër, por mora dy bileta për Gostivar, me shpresë se atje do të gjendet ndonjë mjet komunikacioni e do arrijmë para mbrëmjes në Dibër. Por ç’ndodhi më pas!
Rruga e Pollogut Shkup - Gostivar qe e mbushur plotë e përplot policë me helmeta në kokë, të cilët për shkak të demonstratave gjithëpopullore që e kapluan Tetovën e Gostivarin, bënin kontroll të rreptë.
Ora 9 të mëngjesit. Arritëm në Gostivar. Ç’me pa!-Në çdo vend e në çdo skutë policë në të gjitha anët. O Zot thashë, ç’ndodhë kështu?!-Hymë në një restorant që të pushojmë ca.
Aty takova disa kolegë të mi, të cilët më njoftuan për masat represive që kishte ndërmarrë pushteti i shfrenuar maqedon ndaj intelegjencisë shqiptare, duke burgosur me dhjetëra e dhjetëra arsimtarë të pafajshëm. Atëherë parandjeva se do më ndodhë diçka dhe desha që sa më parë, së bashku me Shabanin të largohemi në Dibër. Në ora 10 paradite, me një kombi nisëm për Mavrovë, me shpresë se aty mund të gjejmë edhe ndonjë mjet tjetër për Dibër.
Ora 11 e 30 min.-U ndalëm në Motelin e Mavrovës që të ngrohemi, pushojmë dhe, porosisim diçka për të ngrënë. Në një skaj të sallës, perceptoja me vëmendje një agjent, i cili, gjoja se lexon gazetën, kish hapur një vrimë në faqen e gazetës dhe na përcillte çdo lëvizje tonën. E nuhata situatën se përgatitet diçka kundër nesh. Porosita nga një gullash për të dy dhe, porsa filluam të shijojmë gullashin, papritmas u paraqitën para ne katër policë, të cilët, drejtuan tytat e automatikëve drejt nesh dhe, ulëritën me të madhe:-Duart lart! Shpejt, shpejt, çohuni dhe duart lart!-Vepruam ashtu si na urdhëruan. Mandej vazhduan:-Nxirrni letrat e njoftimit! -Unë e nxora dhe porsa lexuan se kam lindur në Maqellarë-Shqipëri më pyetën:-Ku punosh?-U tregova! Mandej ia kërkuan Letrën e njoftimit Shabanit, por ai për fat të keq s’e kishte dhe nxori Librezën e shëndetësisë. Në ndërkohë, ndërhyra unë e u thashë:-Shabani është i sëmurë psikikisht, mund të telefononi në Dibër që t’ju informojnë. Mandej, polici që i lexoi të dhënat, tha:-Ky ka lindur në Shqipëri dhe është i punësuar si profesor në Kaçanik, kurse këtë tjetrin s’mund ta identifikojmë:-I kapëm!-Këta kërkojnë ta bëjnë ”Shqipërinë e Madhe”!-Jo, jo u përgjigja unë, s’ekziston”Shqiperi e Madhe”, por Shqipëri etnike. Në atë çast, njëri prej policëve më qëlloi me kondakun e automatikut në krahun e djathtë dhe ndjeva dhimbje të fortë.-A mend do të na shesish, hë, nënën shqiptare -Duro Imi, duro, thash më vete se këtu përgatitet një Skenar i çuditshëm e perfid.
Ora 12-mesditë: - Na nisën duart lart, në drejtim të Stacionit policor, i cili ishte rreth 200 m. larg. Në Stacion kërkuan t’i nxjerrim palltot, lisat e këpucëve dhe sendet që kishim nëpër xhepa. Mandej na futën në dhoma të veçanta dhe filluan të parashtrojnë lloj-lloj pyetje provokuese: -Ku punosh? - Me kend shoqërohesh? -A ke shoqëri me Kryetarin Sali Bajra dhe Bedri Kyçykun? Kend e kontaktuat në Gostivar, pse u ndalët dhe, për çka bise duat? -Parashtruan lloj pyetje provokuese, të cilave me gjakftohtësi iu përgjegja, pa më lëvi zur syri fare.
Pas bisedës, na futën në një Qeli të ngushtë me një dritare të vocërr me shufra hekuri, pa xhama dhe, në skaj kishte vetëm një stol, sa për t’u ulur dy vetë. Bora binte fjolla - fjolla dhe lirisht depërtonte brenda në Qeli. Ishte ngricë e madhe, bënte ftohtë, tepër ftohtë!
Unë isha i veshur hollë, me një kostum veror dhe, që të shpëtoj jetën, në një hapsirë aq të ngushtë prej 6 m. katror, lëvizja majtas - djathtas, fërkoja pa ndërprerje duart ,trupin dhe
këmbët që të mos ngrij së ftohti, sepse s’dihej se sa kohë do të qëndronim të ngujuar në atë Qeli të ngushtë. Ndërsa, Shabani herë qeshte, herë qante, herë ulërinte dhe herë
këndonte.
Ai dridhej, ndërsa unë, duke ia fërkuar, duart, trupin e këmbët, përpiqesha t’i ndihmoj. E ai thonte: - Çfatë njeri je Ty Imi, nuk shohish veten tënde, por përpiqesh mua të më shpëtosh. Po, Shaban,Ti ke më tepër nevojë për ndihmë, ndaj unë dua të të ndihmoj. Në ato çaste instiktivisht diçka më shtynte që kohëpaskohe ta këndoj këngën”Për Mëmëdhenë”të Mihal Gramenos. Më kujtohej romani”Burgu” i Haki Stërmillit, të cilin e pata lexuar që klasën e tetë. M’u kujtuan qindra e qindra të rinj të burgosur nëpër kazamatet sllave, si në Kosovë, poshtu edhe viset tjera shqiptare. M’u kujtua heroi Fazli Graiçevci, të cilin, shkjetë çetnik e asgjësuan në burgjet e Serbisë vetëm për Flamurin kuq e z i me Shkabën dykrenare.
M’u parfyturua simboli i rezistencës - Adem Demaçi, i cili, vetëm pse ngriti fuqishëm zërin për liri e Flamur dhe, që shkroi romanin ”Gjarpinjtë e gjakut”vuajti dënime drakoniane. M’u kujtua djali i dajës tim, Sabri Karameti, të cilin pushtetarët gjakpirës e dënuan 6 vjet e gjysëm burgim, vetëm se e kaloi kufirin shqiptaro-shqiptar. M’u kujtua plaku më i mençur i Trevës së Dibrës, që ishte dhe Nuni im, atdhetari - Jonuz Majtara, i cili 15 vjet burgim i vuajti në Goli Otok, prej Tij dhe z. Abdi Begu, jo vetëm që thitha nektarin e atdhedashurisë, por mësova shumëçka në jetë. M’u shpalosën lloj-lloj mendime, çka s’mu kujtua gjatë 12 orëve plot ankth, trishtim e pasiguri, sepse, s’di nim fare se çdo të ndodh me fatin tonë, në të ftohtë, pa ushqim, pa ujë e pa cigare.
Ora 24-Viti i Ri 1969: - U dëgjua një zhurmë në gjuhën maqedone,duke i thënë njëri- tjetrit- Gëzuar! Atëherë mësova se erdhi Viti i Ri. Në atë çast më kapluan mendimet dhe tho ja më vete:-Ç’mendojnë anëtarët e familjes sime: nëna, babai, vëllezërit e motrat.Po bashkë shortja ime dhe fëmijët, ç’thonë?!-Ku e kanë djalin e tyre dhe ç’ndodh me të?!
Papritmas e pakujtuar u hap dera e Qelisë. Para nesh u dukën tre policë të armatosur gjer më dhëmbë dhe filluan të bërtasin:Jasht, dilni jasht!-Dolëm të lodhur, të ngrirë prej të ftohtit dhe pagjumë. Çka kërkoni-Shqipërinë!
Nuk ua ktheva përgjigjen, por thashë se edhe cigaret m’i keni marrë, m’i jepni cigaret që ta ndezi një?!E ndoza dhe, aq etje kisha për cigare, sa që me treherë të thithur e kreva, por akoma pa e fikë mirë, m’i lidhën duart me pranga. Atëherë iu drejtova policit, që m’i vuri prangat:-Pse m’i lidhni duart, çfarë krimi kam bërë?!-Ju luftoni kundër”nënës”Maqedoni, ju e doni ”Shqipërinë e Madhe”, kurse ne do va ndreqim samarin, do t’ju shfarrosim!
Sa keq e ndjeja veten në ato çaste, s’dija kah t’ia mbaj, të kundërshtoja para tre policëve të armtosur, s’ishte mençuri, andaj që të dy heshtëm.
Ajo që më së shmti më shqetësonte ishte se n’çdrejtim do të na nisin, për Shkup apo për Dibër. Poqe se na nisnin për Shkup, atëherë, lamtumirë i thoja lirisë, sepse, pushtetarët e atëhershëm shovinist do përgatisnin Skenar e do të na burgosnin me dhjetra vjet, si shumë intelektualë të tjerë të pafajshëm i morëm sendet që na i kishin marrë dhe ashtu duarlidhur të dyve na nxorrën jasht. Ora ishte 00 - 15 min. Jasht binte borë pa pra. Me siguri kish rënë më tepër se një metër borë.
Na futën në një xhips dy policë, ne të dy dhe vozitësi (shoferi). Mandej vëreja me vëmendje se për ku do të nisin, për Shkup apo për Dibër. Porsa kuptova se nisëm në drejtim të Dibrës, m’u shfaq një fije shprese se do t’i përballojmë më lehtë malltretimet e torturat, që vijonin.
Rruga ishte e pahapur nga bora, sepse s’kish kaluar asnjëmjet komunikacioni dhe kishte rrëshqitje. Shoferi voziste ngadalë. Xhipsi endej herë majtas herë djathtas, ndërsa unë mbahesha fort me dy duart nga droja se do të rrotullohemi. Sa më fort mbahesha me duart e lidhura, aq më tepër ndjeja dhëmbje nga prangat, që më shtrëngonin.
Ora 2 pasmesnate: - Largësia, Mavrovë-Dibër ishte 40 km. Mirëpo, nga bora e madhe, rruga më dukej e largët rreth 400 km.Porsa iu afruam fashtit Rostush,Shabani filloi të qajë me dënesë, duke thënë:-Unë dua të shkoj tek babai im në Dibër, mos na ndalni këtu! Sa çudi, Shabani kishte pasur parndjenjë se do t’i ndodhën diçka edhe më e keqe se në Mavrovë. Dhe, ashtu ndodhi!-Na dërguan në Stacionin policor të fashtit Rostushë. Komandantit të policisë ia dorëzuan dy zarfa të mëdhenj,në njërin kishin shkruar të dhëna për mua, ndersa në tjetrin për Shabanin.Ai, urdhëroi pesë policë që të bisedojnë veçmas me Shabanin, kurse mua durlidhur, nën mbikqyrjen e një polici, më lënë në korridor. Njërin nga policët e njohta, sepse gjatë viteve 1964/65 dhe ’66/67 punoja si arsimtar në fshatin Skudrinjë dhe shpesh herë vinte në fshat. Ai ishte i madh në shtat dhe shumë i fuqishëm. Emrin e kishte-Lazar.
Që të pesë policët, me shkopinjtë e gomës, si bisha të egër u vërsulën mbi habanin. Britmat dhe ulurimat e gjakpirësve policë dhe ofshamat (psherëtimat) e Shabanit dëgjoheshin në kup të qiellit.Shabanit i parshtronin pyetje të ndryshme:-Pse i përmendët demonstratat në Gostivar?-Çka doni të organizoni me profesorin?-Ku u takuat me të?-Mirëpo, Shabani i gjorë s’kishte çka të thoshte, sepse s’dinte asgjë për mua dhe rreth aktivitetit tim. Në ato çaste traumatike, nga dhëmbja e madhe që ndjeja për Shabanin, s’mundesha kursesi të qëndroj indiferent, por vetëtimthi nisa në drejtim të dhomës, në të cilën torturohej ai. Piskata me të madhe:-Çka jeni duke i bërë Shabanit, o bisha të egër! -Atëherë, polici që e kisha pranë, nxorri shkopin e gomës dhe duke më sjellë me sa fuqi kishte në shpinë e në krye, më tha:
- Hesht, se do të vras e do të hudh në lumin Radikë!-Po, iu drejtova unë me plotguxim! –Ti mua mund të më vrasish, por dije se i kam edhe katër vëllezër, që të njohin si paraja e kuqe dhe do ta marrin hakun tim.-Sa frikacak kish qenë ai.Filloi të më merr me të mirë, duke më thënë:-Jo, jo, unë mahitem s’e kam seriozisht! Dhe, gjatë kohës kur polici justifikohej para meje, u hap dera e dhomës ku e torturonin Shabanin. Çka me pa: -O Zot, o Zot, Shabani, i larë tërë gjakë në fëtyrë!-S’mundesha të duroj dot e u thash: -O kriminelë çka i keni bërë Shabanit! -Atëherë, polici m’ u vërsul drejt meje dhe, me sa fuqi që kishte më ra me shuplakë e dora iu ngjit në fëtyrën time. Sytë më shihnin xixa-xixa e më tha -Ty të njohim fare mirë dhe e dijmë se çfarë nacionalisti je ! –Ti në Skudrinjë, ua ke hekë nxënësve prapashtesën–ski!-Heshta, durova dhe s’kundërshtova më, sepse e dija se ç’do më ndodhte.
Ora 3 pasmesnate: - Na nisëm me të njejtin Xhips për Dibër. Porsa arritëm tek çeshma e Udovës,e ndalën makinën dhe e zbritën Shabanin që t’ia lajnë gjakun, që ia kishte mbuluar fëryrën. Atëherë, iu drejtova policit, i cili me automatik qëndronte para meje: -Po, ju ia lani gjakun Shabanit, por unë jam dëshmitar i gjallë dhe botërisht do të rrëfej se çka i keni bërë atij!-Duke ma drejtuar tytën e automatkut në gojë, më tha:-Hesht, mbylle gojë se do të vras!-Vritmë i thash, ç’presish!-Nuk u drojta fare, meqë e dija se sa frikacakë janë ata. Rreth orës katër arritëm në Dibër. U gëzova sinqerisht. Kujdestar në Seksionin e Punëve të Brendshme ishte një shqipfolës, i ndjeri E. T., i cili porsa na pa, m’u drejtua e më tha:
- Pse u kanë burgosë, mos vallë Shqipërinë e Madhe e doni?!- Mbylle gojën dhe Ty don të na provokosh sikurse policët e Mavrovës e të Rostushit.-Shiko çka i kanë bërë Shabanit!
Ai uli kokën-heshti, na dha nga një batanie dhe na përcolli deri posht te burgjet e policisë.
Për herë të parë në jetën time i pashë burgjet e Dibrës. Në hyrje kishte një korridor, kurse në të djathtë ishin radhitur qelitë njëra pas tjetrën. Në to s’kishte as shtretër e as dyshekë.
Qelitë ishin të shtruara me dysheme e jo me beton, si në Mavrovë. Ishte agu i mëngjezit të 1 janarit 1969. Nga i ftohti i madh askend s’e merrte gjumi. Ku të merrte gjumi derisa gjatë tërë kohës Shabani bërtiste me të madhe nga dhëmbjet që ndjente meqë të tri brinjët ia kishin thyer!Ashtu, të ulur pupas, mbuloheshim me batanie dhe, duk e fryrë me frymë bënim përpjekje që sadopak ta nfrohim ajërin, por më kot, s’ndihmonte asgjë. Shabani rënkonte dhe vetëm rënkonte: -O brinjët, m’i thyen brinjët! Dhe unë ndjeja dhëmbje në shpinë dhe në kokë, por atë që e pësoi Shabani s’ka të përshkruar.
1 janar ’69, ora 8-të e mëngjezit:8- U hap dera e burgut. Dolëm në korridor dhe paprtmas para nesh u dukën tre arsimtarë dibranë: -Petrit Dibra, Besnik Kërluku dhe Abdullah Tabaku, te dy te ndjerë. U përshëndetëm prej së largu, sepse s’na lejuan që të afrhemi. Atëherë u binda se edhe në Dibër kanë burgosur shumë arsimtarë, ashtu siç kishin vepruar në Tetovë, Gostivar, Shkup, Kërçovë, Strugë, Kumnovë, pra në tërë Iliridën.
Na hipën shkallëve përpjetë dhe na futën në një zyrë. Para nesh u shfaqën dy agjentë të Sigurimit sekret të UDB-së, të ardhur nga Shkupi. Ata, parashtrojnë pyetjen e parë se çka është puna, ç’ndodhi me ju?-I mbushur plot mllef e neveri me padurim prisja që t’u përgji gjem siç vijon:-Si është e mundur të burgosen rrugës gjatë udhëtimit shqiptarët, pa bërë fijen e fajit? -Si është e mundur të burgosen shqiptarët, vetem se kanë lindur në Shqipëri, apo vetëm se punojnë në Kosovë?!Si mund të tolerohet të burgoset, torturohet duke ia thyer dhe brinjët një të sëmuri psiqik, vetëm se s’e kish marrë me veti Letrën e njoftimit?! -Vallë, mos ndofta vetëm se jemi shqiptarë!-Pse, pse…? Përgjigja:-Eshtë bërë ”gabim”! -Ju e dini se muajin që kaloi u organizuan demonstrata të fuqishme”antijugosllave”në Kosovë dhe në Pollog.Gjendja është e tendosur, e pasigurtë dhe, përmes drurit të thatë digjet dhe i” njomi” por ju mund të ankoheni!”Të ankohemi”!..
Rreth orës 9 të mëngjesit, mua dhe Shabanin na liruan me motivacion se është bërë ”gabim”!Në ato çaste gëzimi, s’i besoja vetes se jam i lirë dhe, porsa kalova pragun e derës së UDB, ktheva kokën pas duke dyshuar se do më kthejnë përsëri.
Arrita para derës së shtëpisë, por ç’me pa, ishin grumbulluar i madh e i vogël, prindër, të afërt, miq e shokë dhe me lotë gëzimi në sy më përqafonin duke më thënë: -Qoftshin të kalu ara !-Ata të gjithë, kishin mësuar se na kishin burgosur.
5 janar ’69-Kthimi në Kaçanik:-Së bashku më bashkëshorten dhe dy djemtë e mij nisëm me autobus për Kaçanik. Ç’me pa:-Po e njejta situatë, policë e xhandarë anë e kandë Iliri dës, dominonte po e njejta atmosferë dhe po të njejtat masa represive ndërmerreshin ndaj shqiptarëve:-ndalje, kontrollim pas kontrollimi, fyerje, malltretime dhe burgosje të të rinjve shqiptarë. Po të mos isha së bashku me familjen, me siguri sërisht do të më arrestonin.
Arritja në Kaçanik.Kjo qytezë, që udhëhiqej nga atdhetarët e shquar: - Sali Bajra (kryetar i ndjerë), Bedri Kyçyku (indjerë), Latif Nalbani, Hebib Shehu etj. quheshte:- Shqipëri e lirë në ato vite.Atëherë, u ula ne gjunjë për tokë, putha dheun e lirë të Kaçanikut legjendar të trimave: Idris Sefri e Sali Bajra dhe me lotë në sy, brohorita: Liri, liri, sa e shtrenjtë që je!
Ata, pasi vërejtën se çfarë malltretime dhe tortura më patën bërë xhandarët maqdon, Kryetari i atëhershëm i Kaçanikut, z.Sali Bajra, i dërgoi DEMANT ishpresidentit të Maqedonisë Kërstervenkovskit dhe e vendosi kufirin në Ele-Han, duke kryer kontrollë të rreptë edhe ndaj maqdonasve, ashtu siç vepronin shovinistet maqedon ndaj shqiptarëve.
Sqarim: Dhe sot e kesaj dite, sa herë që udhëtoj ne vendlindjen time te dashur, ndaj meje dhe familjes sime, policet maqedonas kryejne kontrollë të rreptë, duke me kontrolluar e konfiskuar edhe librat e gramatikave shqip-suedisht e duke me ndaluar ne kufi me orë te tera. Motivi:-Kemi urdher nga Shkupi dhe, deri me sot asnje subjekt politik s’më mori ne mbeshtetje, pos vellezerve te mi nga Diaspora, te cilet ngriten zerin ndaj padrejtesive qe ne forme permanente kryejne pushtetmbajtesit maqedonofil ndaj familjes-Egriu.
Përfundim:-Kornizat e ketij shkrimi s’më lejojnë që të zgjatem dhe më, por i bëj të ditur lexuesit e repektuar se, pas më se 16 vjet qëndrimi në Spitalin Psikiatrik -Demir-Hisarit, ku qe i keqtrajtuar pa masë dhe kur të gjithë dibranet e dinin se s’eshte i gjallë, Shabani, më në fund, nje grup mirëbërës dibranë, i përbërë nga: - Nadi Fejsko, Burhan Skikuli, Nehat Pekmezi, Fuhat Maqellara e Nehat Karpuzi, i rënë në gjurmë dhe mësuan se Shabani gjëndet i gjallë në Spitalin Psiqiatrik dhe arritën qe pas 16 vjet, ta kthejnë Shabanin në Dibrën e tij të dashur – Ju lumtë!
Në mbarim, te gjithë shqiptarëve kombëtarë, ne Atdhe e Diasporë: Gezuar Vitin e Ri 2008!
Ky vit le të jetë vit i plotësimit të idealeve te perbashkëta, vit i mëvetësimit të Kosoves martire e i bashkimit me trungun amë; vit i tolerancës,mirëkuptimit, shtrimit te dores së pajtimit me njeri-tjetrin dhe vit i bashkimit te gjithe shqiptareve si nje trup i vetëm!
Malme-Suedi, 29 dhjetor 2007



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT