E merkure, 24.04.2024, 01:50 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Një jetë të të tërë në shërbim të çështjes kombëtare

E hene, 22.11.2010, 10:59 PM


Një jetë të të tërë në shërbim të çështjes kombëtare

 

Disa fjalë për librin e pedagogut, intelektualit, mësuesit e poetit Hamza Halabaku, "Vrunduj Kujtimesh"

 

Nga Ramiz Dërmaku

 

Të jetosh në diasporë të merresh me gazetari  e mos të shkruash për aktivitetet që  kanë ( kryer) e po   kryejnë mërgimtarët tanë për ndihmat materiale  si dhe ato humanitare që po  kryejnë ata ndaj atdheut, mbrojtjes së gjuhës shqipe, historisë kombëtare, mbrojtjen  e fëmijëve   të mërgimtarëve tanë nga asimilimi, internacionalizimin e çështjes sonë kombëtare në arenën ndërkombëtare, etj, etj, do të thotë se nuk po e kryen detyrën    ja ke thënë vetit. Ditë më parë në postën time gjeta librin  e  mësuesit, gjykatësit, poetit, intelektualit , pedagogut  dhe atdhetarit Hamza Halabaku "VRUNDUJ KUJTIMESH".  Atdhetarët e intelektualët tanë kudo që emigruan ( jo me dëshirën e tyre) me vete morrën "zjarrin" e dashurisë ndaj Atdheut . Ata pa marrë parasysh rrezikun që u kanosej  atyre ( dhe familjeve të tyre) nga  regjimi kriminel serbë, sakrifikuan çdo gjë e në shumë raste dhanë edhe  jetën,  por veprimtarinë patriotike ndaj çështjes kombëtare dhe atdheut nuk e ndaluan kurrë. Siq mësojmë nga historia armiku serbo sllavë  gjatë tërë historisë bëri përpjekje titanike për asimilimin, shkatërrimin dhe shpërnguljen e shqipëtarëve nga trojet etnike.  Mirëpo falë dashurisë që ata kishin ndaj çështjes kombëtare e atdheut,, historisë, gjuhës, kulturës , trimërisë, vendosmërisë e guximit, ata me sukësesë i rezistuan politikës barbare serbe. Në mesin e atyre atdhetarëve e intelektualëve padyshim bënë pjesë edhe poeti Hamza Halabaku.

Hamza Halabaku lindi me 10 shtator 1947 në fshatin Pozharan të komunës së Vitisë. Rrjedh prej një familje te mesme fshatare por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombëtare. Shkollën fillore e kreu në fshat, ndersa të mesmen në Gjilan dhe Prizren. Ndërkohë kreu Fakultetin e Drejtësisë në Univerzitetin e Prishtinës. Shumë vite punoi si mësues në fshatin Bllacë të komunës së Vitisë, e më vonë do të punoj në Gjykatën Komunale të Vitisë. Nga viti 1973 punoi në Sekretariatin Krahinor për Arësim, Shkencë e Kulturë të Kosovës. Në vitin 1982 u zgjodhë ndihmës sekretar i Kuvendit të Kosovës. Por regjimi serbo sllavo çetnik si shumë të tjerë me 5-korrik të vitit 1990  e suspendoi nga puna, pasi ky nuk e njohu regjimin barbarë serbë. Duke qenë i ftuar në biseda të shpeshta të ashtuquajtura "informative" , u detyrua të merrë rrugën e gyrbetit, ku akoma gjindet edhe sot.

 Regjimi barbarë serbosllav kishte angazhuar tërë makinerin ushtarake e shteterore serbe për asimilimin, shpërnguljen dhe pengimin e shkollës shqipe në Kosovë e diasporë. Mirëpo punëtorët arësiomor, intelektualët , atdhetarët e populli duke e ditur se arësimimi i gjeneratave të reja është arma më e fortë për ti rezistu çdo armiku e në rastin konkret regjimit barbarë serbë, i mobilizuan të gjitha forcat e energjitë dhe nuk lejuan që të mbyllen shkollat shqipe. Pra një "fat"të tillë e ndoqi edhe autorin e këtyre rreshtave z. Hamza Halabaku. Ky duke e ditur mië rëndësin e arësimimit, nuk hezitoi që ta kryej edhe detyrën e mësuesit në diasporë-rrethi i Mynihut. I prekur shpirtërisht e emocionalishtë  dhe duke e parë gjendjen ne të cilën po kalonin fëmijët e mërgimtarëve tanë ( sidomos ata të cilët me familjet e tyre jetonin në kampe) vendosi që nëse i ipet mundësia të ushtrojë detyrën e mësuesit edhe falasë, me të vetmin qëllim që ti mbrojë fëmijët nga asimilimi. Në librin "Vrunduj Kujtimesh" ai shumë bukur e përshkruan takimin  (por edhe dhembjen ) me nxënësit e mërgimtarëve ( me letëra) por edhe të refugjatëve. Autori i librit "Vrunduj Kujtimesh" na tregon për dëshirat e mëdha, të nxënësëve si dhe ato të prindërve ndaj shkollës plotësuese shqipe, të cilat tek mësuesi Hamza Halabaku do të lanë mbresa të  pashlyera në jetë. Autori librin e tij "Vrunduj Kujtimesh " e bënë edhe më tërheqës për lexuesin duke e ilustruar ate edhe me fotografi të shumëta të nxënësve, prindëve, të aktiviteteve të lira, kuizeve të diturisë, manifestimeve të ndryshme ; arsimore, kulturore, muzikore, sportive, grumbullimit të ndihmave, materiale, humanitare, miqezimin e shkolllës plotësuese shqipe me ate gjermane, etj , të gjtha këto tregojne qarte se sa me vullnete e përkushtim ka punuar mësuesi Hamza Halabaku.

          Libri i autorit Hamza Halabaku  "Vrunduj Kujtimesh" edhe pse i kushtohet një periode të caktuar , ai lë gjurmë të pashlyera për funksionimin e shkollës plotësuese shqipe në Bavari të Gjermanisë. Ky libër është edhe një pasqyrë e rëndësishme sepse na tregon për historinë tonë, dhe fatin e popullit shqipëtarë të shpërndarë metropoleve të shtrigës Europë e më gjërë. Autori Hamza Halabaku, me mjaftë sukësesë e kryen obligimin moraal - qytetar e intelektual , për ndriçimin e historisë sonë reale në mërgim dhe njiherit pasurimin e arhivës së diasporës sonë. Autori rëndësi të madhe i ka kushtuar edhe miqëzimit me palën gjermane. Pra lirishtë mund të konstatojmë se moto kryesore e mësuesit, pedagogut, poetit e intelektualit ishte që të krijojë ura të reja miqësie me palën gjarmane, gjë që edhe ia arriti qëllimit të tij. Mësuesi Hamza Halabaku, ishte shumë aktivë edhe  në ; aktivitete arsimore, kuize të diturisë, kulturore, sportive e muzikore. Ajo që duhet cekur ne këta rreshta është se mësuesi Hamaza Halabaku, kurrë nuk u nda nga aktivitetet e mërgimtarëve tanë pa marrë parasyshë se cila parti e organizonte , tubimin, aksionin, protestat, demostratat, kremtat e ndryshme kombëtare, manifestimet e ndryshme arsimore, sportive e kulturore, etj. Pra ne në fund na mbetët që ti falenderohemi për këtë gjestë human e njerëzor, duke i dëshiruar shëndet të mirë  jetë të gjatë sa malet dhe sukësese në punë.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora