E shtune, 20.04.2024, 10:08 AM (GMT+1)

Mendime

Sabri Maxhuni- Novosella: Milazim Zeka hesht lajmin për katërdhjetë ish të burgosur të Goli Otokut

E hene, 22.11.2010, 10:58 PM


“LAJM” MILAIM ZEKA HESHT LAJMIN PËR KATËRDHJETË ISH TË BURGOSUR TË GOLI OTOKUT

 

Nga Sabri Maxhuni- Novosella

 

Ti Milaim Zeka e paske quajtur lopë një gazetare! Të jesh i kujdesshën kur e quan dikë lopë, ngase mund të ndihen të fyera edhe lopët. Nder dhe respekt ndaj disa hazetarëve, por disa të tjerë, t’i krahasosh me lopët, të hedh në gjyq, madje në atë suedez, meqë ne të dy jemi nënshtetas suedezë.

“Skandali” me fjalët e Milaim Zekës kishte ndodhur ditën kur u kthye nga burgu i Goli Otokut një grup shokësh prej afro 40 isht-të dënuarëve poliitikë që i kishin vuajtur dënimet në këto burgje të tmerrshme. Shumica prej nesh, ish- të dënuarëve politikë e lamë pjesën më të mirë të jetës edhe një pjesë të madhe të shëndetit në kazamatet e Goli Otokut famëkeq. Kështu, e bëmë edhe një udhëtim me një autobus të keq, në të cilin të zihej fryma, për të dëshmuar në një film dokumentar që po xhirohej nga një kompani e Holiwoodit të SHBA-ve, nga një regjisore me emrin Mrika. Kjo femër ishte në krye të ekipit të xhirimit. Me këtë film dokumentar, kjo regjisore synonte të paraqitej në ndonjërin prej festivaleve botërore, për të argumentuar se çfarë përpjekjesh titanike kanë bërë atëdhetarët shqiptarë për t’u çliruar nga okupimi serbo-sllav.

U kthyem 40 ish-të burgosurit nga Goli Otoku famëkeq, duke udhëtuar 26 orë nga Prishtina de në Goli Otok dhe duke u kthyer nga Goli Otoku në Prishtinë, pas 28 orë të tjera. Kur mbërritëm në Prishtinë, pas shumë intervenimesh, kishin dalë disa gazetarë, ndërsa në mbrëmje vetëm KTV-ja e paraqiti një pamje kalimthi me disa sekuenca nga çastet ishim duke zbritur nga autobusi?! Të nesërmen, këtë ngjarje disa gazeta as si lajm nuk e kishin publikuar!

Megjithatë, gazetarët tanë kanë punë shumë më të “mëdha”! ata janë tepër të ndjeshëm ndaj çdo gjëje! Atë ditë, kur ne arritëm nga Goli Otoku, bubullonin tadiot dhe TV-të për faktin se Milaim Zeka i kishte thënë “lopë” një gazetareje. Ishin mbushur faqet e gazetave me këtë lajm të palajm! Edhe shoqata “Fol” ishte shqetësuar pamasë. Por si, or vëlla, nuk u kujdes asnjë prej gazetarëve “të fyer” për ata burra të kombit, të cilët rininë e vet e kishin lënë nëpër shkëmbinjtë e Goli Otokut? Si e mbuluan me heshtje këtë ngjarje dhe këta luftëtarë të liirisë, të cilët jo fort moti ia kishin dridhur themelet okupatorit serbo-sllav me sakrificën dhe qëndresën heroike? E po këta gazetarë kishin gjetur një temë tepër të rendësishme, do të thosha të përmasave planetare: Dhe kjo temë na qenka fyerja e M. Zekës që ia paska bërë një gazetareje, duke e quajtur qtë “lopë”!

Zonjën gazetare, e edhe disa gazetarë të tjerë, me siguri më tepër e pengonte prezenca e Milaim Zekës në Kosovë se sa shprehja e tij “lopë”. Zonja gazetare dhe plot gazetarë të tjerë, gazetarin M. Zeka e dëshirojnë si gazetarët Jusuf Gërvalla, Enver Hadri, Kadri Zeka, etj., pra të vdekur apo të humbur diku rrugëve të botës. Atje ku ishte Milaim Zeka plot 18 vjet, me bukë e pa bukë, me këpucë e pantallona që i blinte në pazaret e polakëve në Suedi, me çmime shumë të lira. Kështu ndodhte, sepse M. Zekës i duheshin paratë për t’i paguar udhëtimet për demonstrata e protesta, nga një qytet në qytetin  tjetër, për të botuar ndonjë shkrim, apo për të dërguar ndonjë mesazh, për të mbajtur fajalime në ballë të protestave e demonstratave, për ta demaskuar terrorin serbo-sllav, terror dy i cili nuk zbatohej kundër gazetarëve puthadorë, të cilët atë kohë i shërbenin okupatorit dhe i mbushnin mjetet e informacionit me akuza kundër demonstratave, protestave. Ndërkaq, pikërisht ky M. Zeka shkruante e vepronte sa këtu e sa atje, për ta demaskuar në Suedi terrorin ndaj popullit tonë. Ai njoftonte, jo vetëm miliona suedez, por edhe më gjerë, për luftën e paepur që bënte rinia jonë heroike kundër okupatorit serbo-sllav. M. Zeka në ato çaste të zymta për Kosovën martire, ishte i ri, por kishte guxim e trimëri të rrallë për ta sfiduar gjithë atë makineri vrastare të UDB-së. Kuraja e tij është krenaria e shqiptarëve të Suedisë, e pse jo edhe të Kosovës.

Edhe sot M. Zeka shkruan dhe akuzon ata që nuk çajnë kokën për të mirën e popullit shqiptar, por asnjëherë, nuk na u ankua, se si, kur u kthye në Kosovë, mezi gjeti varrin e babait, të cilin ia kishin vrarë okupatorët serbo-sllav, mezi gjeti hirin që kishte mbetur nga trupi i nënës së tij, të cilën po ashtu ia kishin vrarë okupatorët serbo-sllav, ndërsa kufomën e saj e kishin djegur. Tani i vërsulen kalemxhinjtë-puthadorë M. Zekës, pse i paska thënë një gazetareje “lopë”!

Është për t’u vajtuar gazetari e Kosovës! Këta të ashtuquajturit gazetarë nuk po tregojnë aspak ndjeshmëri ndaj gjithë atyre djemve e vaijzave trima të Perëndimit, të cilët nëpër rrugët e panumërta të Evropës i sfidonin udbashët e hapur e të feshhur, duke e vënë kështu në rrezik jo vetëm vetën e vet, por edhe të familjeve të tyre, këtu në Kosovë.

Ka sot edhe të tillë gazetarë, të cilët nuk çajnë kokën fare për ata burra që ia sollën lirinë popullit të Kosovës, për ata që flijuan gjithëçka për të qenë ne sot të lirë në këtë vend të bekuar. Për fat të keq, jo aq rrallë rastisim në njerëz që po i harrojnë viganët e UÇK-së, ata viganë që me gjakun e tyre të derdhur na sollën lirinë.

Po ku ishin këta “gazetarë” që asnjëherë nuk bënë intervista me M. Zekën, për t’ia treguar popullit tonë historinë e vërtetë të luftërave panumërta të atdhetarëve tanë anekënd shesheve të Evropër,  kur për Kosovën dihej aq pak në Evropë dhe në botë?

Disa gazetarë tonë pikërisht duhet ta mësojnë ABC-në e patriotizmit, pastaj ta quajnë veten gazetarë. Dhe një nga ligjëruesit e këtyre kurseve të patriotizmit për gazetarë patjetër do të ishte edhe Milaim Zeka!

 

Sabri Maxhuni- Novosella: DREJT SHTETIT SHQIPTAR NË KUFIJTË KOMBËTARË, Prishtinë, 2010, f. ( 147-150)

 



(Vota: 6 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora