Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Smajl Latifi: Bashkimi kombetar prodhon stabilitet per rajonin

| E shtune, 29.12.2007, 01:23 AM |


Bashkimi kombetar prodhon stabilitet per rajonin

Nga Smajl Latifi

Nuk ka komb ne bote qe e deshiron ndarjen e padrejte dhe te dhunshme. Pse shqiptaret duhet te bejne kete perjashtim? Historia ka treguar se kombet jane ndare dhe roberuar ne menyre te dhunshme. Shqiptaret jane nje deshmi bindese e kesaj padrejtesie historike. Nga ndarja ne nuk fituam asgje si komb, perveç se vuajtjeve dhe mundimeve nga me te ndryshmet. Privimi nga e drejta per te qene te lire dhe nje komb i bashkuar ne nje shtet jane te papranueshme, prandaj shqiptaret kurre nuk e pushuan perpjekjen dhe luften per t’i fituar te drejtat e shkelura. Jane te shumta deshmite qe dhane porosine, se liria e nje kombi dhe bashkimi i tij, jane boshti i te gjitha perpjekjeve qe bene shqiptaret gjate shekujve. Eshte koha qe te definohet perfundimisht kufiri ne mes te paqes se qendrueshme dhe lufterave te reja.
Edhe ne fillim te ketij shekulli, procesi i bashkimit kombetar ende po vazhdon. Sepse eshte i vetmi proces i natyrshem qe nuk u ndale asnjehere dhe nuk ka per t’u ndalur deri ne realizim. Opsioni i “pavaresise” se Kosoves dhe mbeshtetja e tij, eshte e vertete se ka ndikuar ne zgjatjen e ketij procesi. Megjithate, pamundesia e realizimit te ketij opsioni parcial, ka ndikuar dhe tani se fundi, do te shenoje hapin vendimtar per ta forcuar ndikimin e duhur, opsioni i bashkimit kombetar. Ballkani i mberthyer me kriza te renda, ka nje projekt qe ndihmon daljen nga kjo vorbull. Riperteritja e krizave duhet te marre fund. Paqja e qendrueshme mund te arrihet me arritjen e zgjidhjes se drejte qe hap rruge per mbylljen e nje epoke te rende. Pra eshte thelbesore qe te definohet perfundimisht kufiri ne mes te paqes se qendrueshme dhe lufterave te reja. Vetem perpjekja dhe realizimi i zgjidhjes se plote ne pajtim me interesin dhe vullnetin e popullit shqiptar, mund ta çimentoje paqen e vertete. Nuk ka me njeri normal ne kete gadishull qe ka gatishmeri te jetoj ne dhune e gjakderdhje. Kjo pjese e botes do mireqenie dhe nivel me te larte te jeteses. Prandaj liria dhe paqja bashke me te, jane menyra per t’ua shperblyer keto aspirata ballkanasve. Shovinizmi serb dhe idete sllavomedha jane platforma qe kerkojne ndeshkim. Pergjigjja me e mire ndaj kesaj platforme luftenxitese, eshte zgjidhja e drejte e nyjes shqiptare rreth se ciles pa kurrfare baze: as shkencore, as historike, as te se drejtes, as etnike, qeverite sllave, na kane rene ne qafe gjate gjithe kohes dhe nuk duan ta kuptojne as edhe sot, se ne jemi komb qe jetojme ne tokat tona, qe e duam jeten, lirine, bashkimin, shtetin, pavaresine e plote kombetare si baze e reale per te sendertuar paqen dhe sigurine.

“Bashkimi ben fuqine”
 
Fuqia te ruan, te mbron, ajo ben te mundur vendosjen e raporteve te mbeshtetura ne interesin e ndersjelle midis njerezve, popujve, shteteve. Muret brenda kombit jane te papranueshme. Rrenimi i tyre eshte akt civilizues sepse çliron energjite e medha te bllokuara dje, te penguara sot te nje kombi qe mund te prodhoje vlera dhe t’i sjelle te mira jetes ne paqe dhe harmoni midis popujve.
Çdo shqiptar do ta ndieje veten te sigurt dhe pa frike kur behet pjese e pandashme e nje shteti qe ka fuqi mbi 7 milione banore. Nuk ka shqiptar qe nuk e do te lire dhe te bashkuar vendin e tij. Nje shtet me mbi 7 milione qytetare eshte simbol i fuqise. Fuqia e bazuar ne drejtesi paraqet mundesi reale per stabilitet. E kush nuk e do stabilitetin? Shqiptaret jane ata qe me se shumti e duan ate, sepse eshte jo vetem vullnet, por interes i tyre. Mirepo Kosova ne keta kufij te imponuar administrative, qe po duan t’i shnderrojne ne kufij “shteterore”, nuk siguron stabilitet te bollshem. Bile-bile kur e shikojme problemin e pazgjidhur politik dhe terrenin ne te cilin po zhvillohen rrjedhat politike, mund te konstatojme, se parashikimet çojne ne pasiguri. Pra, paqja e brishte nuk i sherben askujt, perveç atyre qe rrojne per te perfituar ne kurriz te popujve te roberuar. Bazamenti i sotem per zgjidhje te statusit perligj pasigurine dhe mosfunksionimin e Kosoves. Nuk do mend se eshte i imponuar ky projekt dhe ne kete drejtim, klasa politike i ka paraprire legalizimit te projekteve qe ruajne shenja te qarta te paqendrueshmerise. Nuk duhet te pajtohemi ne shqiptaret qe Kosova jone te mbetet model i mosfunksionimit normal te jetes ne kete truall. Eshte mire se çdo dite ne qarqe te ndryshme shqiptare dhe te huaja po piqet dhe forcohet mendimi politik, se vetem me ridefinimin e kufijve ne Ballkan do te kemi stabilitet afatgjate. Kjo do te thote se vetem me bashkimin kombetar te shqiptareve qe jetojne ne trojet e veta ne shtetin e tyre kombetar do te behemi zoterues te vetvetes dhe faktor stabiliteti ne rajon. Prandaj, pa u definuar qarte ky raport, askush nuk do te mund te thote, se tashme lufta ne Ballkan i takon vetem te kaluares. Nje gje eshte e sigurt: do te vazhdoje pasiguria sa kohe qe proceset e nisura edhe te ketij rajoni ne rrjedhen e integrimeve euroatlantike, do te gjejne baze qe te zhvillohen duke e ruajtur ne brendi burimin e krizes- nyjen shqiptare ende te pazgjidhur ne teresine e saj.
Shqiptaret nuk kane nevoje per politiken qe ruan ndarjen e dhunshme brendashqiptare. Shqiptareve kurre nuk iu ka dashur platforma politike qe ec ne trendin qe ruan ndarjen brenda shqiptare. Politika parciale eshte identifikuar qartazi me kete. Ajo po e legalizon kete padrejtesi historike. Mund te thuhet se cilado politike qe anashkalon programin e bashkimit kombetar eshte e gjykuar te deshtoje dhe do te deshtoje. Bashkimi i kombit shqiptar eshte platforme realiste, eshte kerkese e kohes, ajo duhet te shtrohet. Prandaj, eshte me shume interes sa me pare populli shqiptar te ndergjegjesohet per kete, ne menyre qe te mundesohet jetesimi i saj. Permbyllja e kaptines se “pavaresise” po ndodh. Po i vjen “radha” kaptines se bashkimit. Porta e çlirimit dhe bashkimit kombetar eshte e hapur. Te ecim me tutje.