E shtune, 20.04.2024, 12:56 AM (GMT+1)

Editorial

Jeton Kelmendi: Kosova dhe Serbia duhet të njihen si dy shtete te pavarura nga Këshilli i Sigurimit

E shtune, 29.12.2007, 03:04 AM


Qasje

Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Çështja e Statusit të Kosovës është bërë një problem aq i madh, sa që ka eskaluar çdo parashikim të analistëve. Në fakt komuniteti ndërkombëtar  ka bërë gabime të shumta, prandaj kemi ardhur deri tek një situatë, ku gjërat kanë ngelur dhe nuk janë duke shkuar drejt zgjidhjes sipas afateve të parapara.
Së pari rezoluta 1244, është një rezolutë që parasheh dështim në procesin e çështjes së Kosovës, kështu duket të jetë bërë në fillim, me ketë qellim . Në ketë kuadër Misioni i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Kosovë, UNMIK-u ka qenë jo vetëm i paaftë dhe i pavullnetshëm për transferimin e kompetencave tek vendoret, por edhe ka bllokuar dhe penguar procesin e kalimit nga tranzicioni. Kjo tanimë shihet qartë, e keqja është se  reflekton në pasqyrën e gjendjes në vend. Si pasoj e saj janë krijuar mekanizma dhe struktura të tëra të korruptuara dhe joprofesionale. Faktori ndërkombëtar ka bërë që në Kosovë të dominoj një gamë politike tepër zemërgjerë, e cila toleron në pafundësi derisa populli të filloj disi ndryshe.
Këshilli i Sigurimit është organi më i lartë në botë. Me zhbërjen e disa nga federatave  të vendeve të bllokut të lindje, ka njohur shtete të reja. Kur jemi tek njoha e shteteve të reja duhet pasur parasysh të drejtën ndërkombëtare të popujve për të jetuar të lirë dhe ashtu si do populli,... të pavarur.  Nga ish-Jugosllavia sot janë të njohura si shtete Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi. Ndodhen lufta të tmerrshme dhe masakra të mëdha, mirëpo në fund popujt e vendeve të lartpërmendura vendosen për fatin e tyre, qe të jetojnë si shtete të pavarura, madje Sllovenia ka arritur qe të jetë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian. Jugosllavia ishte një federatë artificialisht e krijuar dhe kishte një pozicion specifik në politikën ndërkombëtare.
Pas ndarjes së Malit të Zi së Fundi, federata u zhbë tërësisht. Mali i zi u njoh si shtet, Kosova nën protektorat ndërkombëtar, kurse Serbia pa u njohur si shtet i ri po vazhdon të funksionoj si shtet, duke trashëguar përfaqësimet në institucionet ndërkombëtare nga Federata.
Kjo është gabimi më i madh i Këshillit të Sigurimit, Bashkimit Evropian dhe subjekteve tjera ndërkombëtare, që lejojnë një gjë të tillë. Serbia duhet të njihet shtet i ri ashtu si edhe shtetet e tjera, që dolen nda federata.
Këshilli i Sigurimit ketë do të duhej ta bënë sa më shpejt dhe ti njeh në të njëjtën kohë  si dy shtete të pavarura Kosovën dhe Serbinë.
Nga ana tjetër rezoluta 1244 që vazhdon të përdoret si arsye nga Serbia dhe Rusia, qe sipas rezolutës, Kosova është pjesë e territorit të Jugosllavisë, është lehtë për tu demantuar nga perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.   
Serbia në Jugosllavi ka qenë njësi e barabartë federale dhe pasi që, të gjitha dolën nga  federata edhe Serbia ka emrin Serbi dhe jo Jugosllavi, prandaj duhet njohur si një shtet i ri.
Në një far mënyre  Kosova ka dalë nga Jugosllavia që nga përfundimi i luftës, me vet faktin se ka institucione që funksionojnë si shtet, Presidentin, qeverinë, parlamentin dhe mekanizma tjerë,  ka trupat e NATO-s që bëjnë sigurinë dhe funksionon si territor i njohur ndërkombëtarishtë. Ketë e përforcojnë deklaratat e zyrtarëve më të lartë në SHBA dhe BE.
Ketë çështje duhet analizuar ekspertët ndërkombëtar e natyrisht edhe shqiptarë. Kësaj pritje kaq të gjatë dhe nën presion duhet shtuar edhe ketë fakt që asnjëherë nuk kam pasur rastin ta dëgjoj apo lexoj.
Nuk është e mjaftueshme që nga diplomacia ndërkombëtare të thuhet se Serbia po jeton në të kaluarën siç potencohet nga disa politikan në Bruksel. Një veprim i tillë dhe sa më i shpejt jo vetëm se do të qetësonte kosovaret, por edhe serbët në përgjithësi dhe ky do të ishte realiteti që nuk mund ti ikin politikanët fjalaman në Beograd.  



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora